| E diele, 09.07.2023, 07:58 PM |
REZOLUTA FAMËKEQE E 10 KORRIKUT (1945)
Nga
Adil FETAHU
Ideja, dëshira dhe
përpjekjet e patriotëve shqiptarë kanë synuar gjithëherë bashkimin trojeve dhe
të kombit. Kjo ide është zhvilluar
sidomos në periudhën e Rilindjes kombëtare shqiptare, kur e detyruan edhe
Perandorinë Otomane të pranonte formimin dhe bashkimin e katër vilajeteve
shqiptare, në një vilajet shqiptar, përkohësisht nën suzerenietit të Sulltanit
Por, kur shqiptarët këtë e arritën me luftë, deri sa arritën në Selanik,
monarkitë slavo-ortodokse: serbe, malazeze, bullgare e greke, të frikësuara nga
formimi i një shteti të madh shqiptar në Gadishullin ilirik, në Luftën
ballkanike (1912), sulmuan trojet shqiptare të cilat ishin akoma nën pushtimin
Osman, pushtuan Kosovën, Veriun e
Shqipërisë, Malësinë e Plavë-Gucisë, Maqedoninë me pjesën shqiptare dhe
Çamërinë. Këto pushtime ua përligji dhe njohu Konferenca e Ambasadorëve në
Londër (1913).
Shqiptarët kurrë nuk u
pajtuan me pushtuesit, por gjithnjë
luftuan, bënë rezistencë aktive e passive, me intensitete e intervale të
ndryshme, varësisht nga kushtet dhe rrethanat.
Pas pushtimit (tetor 1912),
Kosova vetëm një kohë të shkurtër ishte nën pushtimin e Serbisë, sepse së
shpejti shpërtheu Lufta e Parë Botërore, ushtria e Austrohungarisë e përzuri
ushtrinë e Serbisë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Serbia, e cila duke iku
për në ishullin Korfuz, nëpër territorin e Shqipërisë së Veriut bëri masakra në
popullsinë shqiptare.
Pas përfundimit të Luftës së
Parë Botërore dhe formimit të Jugosllavisë së Versajes (1 dhjetor 1918), e
ashtuquajtur Konferenca e Paqes përsëri trojet shqiptare i la nën pushtuesit e
para asaj lufte. Shqiptarët kurrë nuk u pajtuan të mbesin nën pushtuesit,
prandaj deri më 1924 zhvilluan luftë të armatosur kundër regjimit të ri
(Lëvizja kaçake).
Luftën e Dytë Botërore
(1941-1945), shqiptarët e konsideruen si çlirim të tyre nga pushtuesit
serbo-malazez, pasi u çliruan nga dhuna e regjimeve, fituan lirinë e lëvizjes, hapjen e shkollave dhe
përdorimin e gjuhës shqipe në shkolla dhe në administratë. Por, as kjo periudhë
e lirisë (liri i thënqin, nën pushtimin e fashizmit dhe nacizmit
italo-gjerman!), nuk zgjati shumë, pasi forcat e koalicionit anglo-amerikane e
ruse, e thyen makinerinë e ushtrisë së koalicionit Romë-Bërlin-Tokio.
Populli ynë e ka një
metaforë, që thotë: “E mbyti ujku, e hangrën qentë”! Kjo metaforë i shkon për
shtati rastit të çlirimit të Jugosllavisë nga pushtimi italo-gjerman, pasi që
forcat e aleancës anglo-amerikane e ruse, e sidomos Ushtria e Kuqe ruse, bënë
të mundur çlrimin e Jugosllavisë. Forcat partizane të popujve të Jugosllavisë,
ishin vetëm në rolin e zagarëve për ndjekjen e gjahut. Sepse, ato më tepër
zhvilluan luftë civile midis frakcioneve të ndryshme: kundër çetnikëve,
lotiçeVstëve e ballistave, se sa me gjermanët dhe Italianët.
AVNOJ-i
dhe formimi i Jugosllavisë së Dytë
Pasi forcat e koalicionit
antifashist e kishin thyer e dërmuar ushtrinë gjermane dhe pjesa më e madhe e
territorit të Jugosllavisë ishte çliruar, krerët e Partisë Komuniste të
Jugosllavisë dhe të të ashtuquajturës Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të
Jugosllavisë, në krye të të cilave ishte Josip Broz Tito, në Mbledhjen e Dytë
të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëta të Jugosllavisë (KAÇKJ/ srb.AVNOJ), që u mbajt në Jajcë të
Bosnjes (26-29 nëntor 1943), i vunë themelet e Jugosllavisë federative, të 5
kombeve e gjashtë republiave. Në atë mbledhje nuk muerën pjesë përfaqësues të
Kosovës, të Sanxhakut as të Vojvodinës, edhepse në aspektin e organizimit
partiak dhe ushtarak ishin krahina të veçanta politiko-territoriale dhe
ushtarake gjatë luftës 1941-1943. Krahas luftës, të gjitha krahinat (atëherë
edhe territoret e republikave të
mëvonshme quheshin krahina, në aspektin e organizimit partiak dhe ushtarak), u
formuan të ashtuquajturat këshilla nacional-çlirimtare, si bartëse të pushtetit
popullor.
Në Vendimin e AVNOJ-it për
formimin e Jugosllavisë në parime federative, thuhet se kjo “mbështetet në të
drejtën e të gjithë popujve për vetëvendosje, duke përfshirë edhe të drejtën e
shkëputjes ose të bashkimit me popujt e tjerë dhe në pajtim vullnetin e vërtetë
të të gjithë popujve të Jugosllavisë, të dëshmuar gjatë luftës së përbashkët
trijveçare”. Ç’është e vërteta, në pikën katër të atij Vendimi thuhet se:
poopujve pakicë iu garantohen të gjitha të drejtat nacionale”. Por, në Kosovë,
si njësi e veçantë partiake dhe ushtarake gjatë luftës, Shqiptarët nuk
ishin as
nuk përmendeshin si pakicë.
Në historiografi dhe në
teorinë juridike, AVNOJ-i konsiderohet si akt konstituimi i shtetit të
Jugosllavisë, i cili në vazhdim është ndërtuar e ka marrë formën.
Mbështetur në këto
gënjeshtra e premtime, strukturat e
partisë dhe të ushtrisë nacional-lirimtaresë Kosovës e Dukagjinit, organizuan
dhe mbajtën Konferencën e parë të Këshillit Nacional-Çlirimtar për Kosovë e
Rrafsh të Dukagjinit, në të cilën, pas një analize dhe konstatimeve të gjendjes së përgjithshme, pjesëmarrësit
miratuan Rezolutën, në të cilën shprehen njëzërit për bashkimin e Kosovës dhe Rrafshit të
Dukagjinit me Shqipërinë amë. Në pjesën që ka të bëjë me deklarimin (vendimin)
për bashkimin e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit me Shqipërinë, thuhet:
“Kosova e Rrafshi i
Dukagjinit asht nji krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili
gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipni. Prandja e ndiejmë
për detyrë me i tregue rrugnë e drejtë që duhet me ndekë ppoulli shqiptar për
me realizue aspiratat e veta. Rruga e vetme pra që populli shqiptar i Kosovës
dhe i Rrafshittë Dukagjinit të bashkohet me Shqipnin asht lufta e përbashkët me
popujt e tjerë të Jugosllavis kundër okupatorit nazist gjaksuer e rrogtarve të
tij, sepse kjo asht e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cilën të gjithë
popujt, pra edhe populli shqiptarë, do të kenë mundësi me vetvendosë mbi fatin
me të drejtën e vetvendosjes deri në shkëputje. Grancija për kët asht ushtrija
Nacional-Çlirimtare e Jugosllavis dhe ushtrija Nacinal-Çlirimtare e Shqipnis,
me të cilën ngushtësish asht e lidhun. Përveç këtyne për kët garantojnë aleatët
t’onë të mëdhej Bashkimi Sovjetik, Anglija e Amerika (Karta e Atlantikut,
Konferenca e Moskës dhe e Teheranit”.
Në vazhdim të Rezolutës nga
Konferenca e Bujanit, shprehet përkrahja udhëheqjes më të lartë të LNÇ,
Mareshalit Tito; zgjedhen organet (Kryesia dhe anëtarët e Këshillit NÇ), ftohet
populli të bashkohet dhe të ndihmojë luftën; përcaktohen detyrat që duhet të
kryejnë organet e zgjedhura dhe
këshillat lokale; jepet një Proklamatë me të cilën u bënë thirrje tërë popullit
të Kosovës e Dukagjinit (Shqiptarë, Serbë e Malazezë; të tjerët nuk
përmenden!), që ta përkrahin, ta ndihmojnë e të marrin pjesë në LNÇ.
Kryesinë e Këshillit
Nacional-Çlirimtarë, të zgjedhur në Konferencë, e përbënin: Mehmet Hoxha,
kryetar, Pavle Joviçeviq e Rifat Berisha – nënkryetarë; Xhevdet Doda, Fadil
Hoxha, Hajdar Dushi, Zekerija Rexha, Millan Zeçar e Ali Shukrija,, anëtarë të
Kryesisë, -si dhe 42 anëtarë të Këshillit: Ismail Gjinali, Tefik Çanga, Qamil
Luzha, Xheladin Hana, Halil Haxhija, Ismet Shaqiri, Adem Miftari, Ismail Isufi,
Sabrije Vokshi, Velisha Miçkoviq, Lubomir Caniq, Abdyl Kerim Ibrahim, Spiro
Velkoviq, Xhevat Tahiri, Ymer Pula, Et-hem Zurnaxhiu, inxhinjer Nexhat Basha,
Ajdin Bajraktari, Bejto Shahmanoviq, Millan A. Miçkoviq, Zymer Halili, Mehmet
Dermani, Qamil Brovina, Gani S. Çavdërbashi, Sul A. Alaj, Shaban Kajtazi, Ferid
Perolli, Haxhi Morina, Xhavid Sh. Nimani, Reshat Isa, Mehmet Bajaktari, Veli
Niman Doçi, Rasim Cokli, Sadik Bekteshi, Jaho Bajraktari, Shaban Haxhija, Alush
Gashi, Beqir Ndou, Xhafer Vokshi, Sima H. Vasileviq, Enver Dajçi, Maxhun Doç
Nimani.
*
Edhe më tutje, shqitarët
ishin të ndarë në dy anë të ndryshme në frontet e luftës, ndonëse Ushtrija NÇ e
Jugosllavisë i mobilizonte me dhunë në radhët e veta. Ajo luftonte më shumë
kundër shqiptarëve (ballistave). Lufta kundër ballistëve u intensifikue pas
tërheqjes së Gjermanisë nga Kosova (nëntor 1944), Ushtria Nacional-Çlirimtare e
Jugosllavisë dërgoi në Kosovë 30000 ushtarë, për ta ngulfatur kryengritjen e
ballistëve. Krahas këtyre ushtarëve, ishin masovizuar edhe brigadat partizane
të Kosovës, ndërsa për thyerjen e rezistencës së kosovarëve kundër riokupimit
sllav, Ushtrisë jugosllave u erdhën në ndihmë edhe dy brigade të UNÇ të
Shqipërisë.
Më 20 dhjetor 1944, Shtabi
Operativ i UNÇ dhe i Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës e Metohisë, iu dërgoi
shtabeve të njësive partizane Udhërin
(“Zapovest”) për të aktivizuar të gjitha njësitë për “pastrimin e bandave të
ndryshme” dhe zhdukjen e “armikut”, që nënkuptonte ballistët dhe rrymat tjera
antisllave.
Në ato kushte, sigurisht me
insistimin e kuadrave serbe e malazeze në organet e partisë dhe të ushtrisë NÇ
në Kosovë dhe të atyre të Serbisë, Josip Broz Tito, në cilësi të komandantit të
përgjithshëm të UNÇ dhe të kryetarit të PKJ, më 8 shkurt 1945, dha urdhërin për
aplikimin dhe zbatimin e regjimit ushtarak në Kosovë. Në Urdhërin e dhënë me
shkrim thuhet:
“Sipas nevojës së
shfaqur,
U r dh ë r
o j
Në Kosovë e Metohi të
aplikohet dhe vendoset adminisrimi ushtarak, i cili do të jetë organ i
pushtetit shtetëror-ushtarak në provincën e përmendur.
Për komandant të
administrimit ushtarak në Kosovë e Metohi e caktoj kolonelin Sava Dërleviqin,
komandant i Shtabit Ushtarak për Kosovë e Metohi.
Për komesar politik e caktoj
nënkolonelin Gjuro Medenica, komesar politik i Shtabit Operativ për Kosovë e
Metohi.
Koloneli Sava Dërleviq dhe
nënkoloneli Gjuro Medenica, do t’i kryejnë këto detyra, krahas detyrave të tyre
të rregullta në Shtabin Operativ.
Për komandant të Provincës
ushtarake të Kosovës e Metohisë, e caktoj kolonelin Nikolla Bozhaniq.
Komandanti i Provincës
ushtarake është , drejtëpërsëdrejti i
mvarur nga ogani i Administrimit ushtarak, gjegjësisht nga Shabi Opeativ për
Kosovë e Metohi”.
Pas këtij urdhëri për
vendosjen e regjimit ushtarak, po atë ditë, në urdhërin tjetër të Titos,
dërguar Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi,
shkruan:
“Sipas
nevojës zyrtare të shfaqur,
U r dh ë r
o j
Nën
komandën e drejtëpërdrejt të Shtabit Operativ të Kosovës e Metohisë, si njësi
organike të Shtabit bëjnë pjesë:
a)
Divizioni i Kosovës,
Grupi
Operativ malazez, prej dy brigadash,
Divizioni
i 46 serb.
Shtabi
Operativ i Kosovës e Metohisë do ta përforcojë Grupin Operativ Malazez me një
brigadë nga Kosova e Metohia dhe të formohet divizioni. Në këtë mënyrë Shtabi
Opeativ i Kosovs e Metohisë do të ketë tri divizione, të cilat duhet të kenë
gjithësejt 30.000 luftëtarë”.
*
Ato njësi të shumta
ushtarake të koncetruara në Kosovë, i ndoqën dhe mobilizuan dhunshëm rekrutët shqiptarë, të
cilët i dërguan, këmbë, të deshur e dathur, të uritur e të sëmurë, në golgotën e rrugës nëpër Shqipëri drejtë në
kasaphanën në Tivarë, e ata që shpëtuan nga Tivari, i dërguan në frontet e
veriut në Dallmaci, përtej e tutje.
Prandaj, duke kombinuar
mozaikun e ngjarjeve që ndodhën pas futjes së regjimiit ushtarak, na dalin të
pabaza akuzat që i bëhen Fadil Hoxhës në lidhe me masakrën e Tivarit apo ngjarjet
e tjera të zhvilluara nën regjimin ushtarak, i cili zgjati prej 8 shkurt deri
në fillim të korrikut 1945.
Rezoluta e
bashkimit të Kosovës në Serbinë federale
Pas terrorit të ushtruar në
kohën e regjimit ushtarak, propagandës për vëllazërimin e bashkimin e popujve,
për liritë dhe të drejtat nacionale në Jugosllavinë e re demokratike,
strukturat e caktuara të PKJ, të OZN-ës dhe UDB-ës, organizuan të
ashtuquajturin “Sesioni i parë i rregullt i Legjislaturës së parë të Këshillit
Populluer Krahinuer të Krahinës Autonme të Kosovës e Metohisë”, që u mbajt në
Prizren më 8, 9 e 10 korrk 1945. Asaj mbledhje iu dha karakteri i kuvendit të
përfaqësuesve të popujve të Kosovës e Metohisë: Shqiptarë, Serbë e Malazezë. Në
rendin e ditës së atij farë “kuvendi” famëkeq, të cilin formalisht e ka
kryesuar Mehmet Hoxha, ndër 12 pikat e rendit të ditës, në pikën 6, ishte
Projekt-rezoluta për aneksimin e Kosovë-Metohis Serbisë Federale. Me qenë se
mbledhja zgjati tri ditë, miratimi i Rezolutës për aneksimin e Kosovës-Metohisë
Serbisë Federale u bë ditën e tretë, dmth. më 10 korrik (në shumë shkrime të
publikuara thuhet se ajo u miratua më 9 korrik, por nga Procesverbali i
mbledhjes del se është miratua më 10 korrik,v.j.).
Natyrisht, për të ardhur
deri te miratimi i Rezolutës për aneksimin e Kosovës Serbisë federale,
paraprakisht në mbledhje është shqyrtuar “Raporti i Këshillit Ekzekutiv
Krahinuer” (pika 2 e rendit të ditës) dhe “Referati për situatën politike”
(pika 4). Për të dyja këto u zhvilluan diskutime të gjata. Raportin e punës së
Këshillit Ekzekutiv Krahinuer e ka paraqitur Pavle Joviçeviqi, i cili në
Konferencën e Bujanit ishte zgjedhur nënkryetar i atij Këshilli! Ndërkaq,
raportin për situatën politike e ka paraqitur Xhavid Nimani (në ndonjë shkrim
më vonë unë do ta publikoj të plotë atë raport, për ta njohtuar opinionin me
përmbajtjen e tij, a.f.).
Dhe pas diskutimit e
miratimit të raportit për situatën politike, e kishte radhën miratimi i
projektit të Rezolutës për aneksimin e
Kosovës Serbisë Federale, që u miratua me aklamacion. Përmbajtja origjinale e
Rezolutë (nxjerrë nga Procesverbali i atij Kuvendi) është si vjon:
R E Z O L
U T Ë
E KUVENDIT
POPULLUER RAHINUER TË KOSOVËS E METOHIS
Kuvendi
populluer krahinuer i Kosovës e Metohis konstaton faktin e gëzueshëm se kushtet
në Krahinë janë rregullue e normalizue n’atë masë, sa ka mujtë me u zhvillue
puna e favorshëme në lamit e ndryshëme të jetës shoqnore, ekonomike e
kulturore. Ky fakt shihet edhe në ngritjen e të gjitha organeve të pshtetit
populluer në zgjedhjen e këshillave popullore të vendeve, këshillave popullore
të rretheve e të Kuvendit,si dhe në mbledhjen e këtij kuvendi krahinuer,
n’organizimin e gjyqeve e t’organeve tjera të pushtetit civil, të cilët kanë
marrë në duer të gjitha punët në Krahinë mbas suprimimit t’administratës
ushtarake. Banorët e kësaj Krahine gëzojnë sod begatit e veta të Demokracis
jugosllave dhe të pushtetit të vërtetë populluer, i cili ka lindë nga lufta
shumvjeçare e të gjithë ppoujve të Jugosllavis kundra okupatorit fashist. Me
qenë se puna në konsolidimin e zhvillimin e matejshëm t’organeve të
tashëme tëpushtetit populluer dhe puna
në lidhjen e tyre me masat e gjana popullore asht kusht për mprojtjen e
konsolidimin e fitoreve të Luftës nacjonal-shlirimtare, me qenë se të gjitha
këto janë ndihma e jonë për Jugosllavin Fedrative demokratike, atëherë asht
detyrë e çdo qytetari me i ndihmue këshillat popullore dhe me i kotnrollue në
punë.
Fakti ma i
shëndrishëm në jetën e sodshëme të kësaj Krahine asht ndryshimi themeluer i
cili, në saje të lëvizjes nacjonal-shlirimtare, të politikës së saj dhe të
barazis e vllaznmiit në mes të të gjithë popujve të Jugosllavis, asth ba në
marrëdhënjet në mes të banorëve të kombsis shqiptar e Serbëve e Malzezëve. I
asht dhanë fund njiherë e përgjithmonë politikës së zhvillimit të përçamjes
reciproke dhe të luftës ndërmjet Serbëve e Shqiptarëve, të cilën e përkrahshin
dhe e nxitshin në dam edhe të njanit edhe të tjetrit popull, të gjitha regjimet
e përarshëme antipopullore, si në Perandorin e dikurshëme turke, ashtu edhe në
Jugosllavin e vjetër, e poashtu edhe pushteti i okupatorit gjatë vjetëve të
fundit. Për këtë arsye zhvillimi i matejshëm, thellimi e konsolidimi i
vllaznimit e bashkimit tashma të korrun, asht detyrë e shejtë e çdo qytetari të
Kosovës e Metohis, pa u bazue në përkatësin fetare e nacjonale - parimi
udhëheqës në punën e të gjitha organve të pushtetit populluer te na.
Sod
banorët shqiparë gëzojnë barazi të vërtetë dhe kanë të gjitha mundësit që, në bashkëpunim
të ngushtë me banorët serbë e malazezë, dhe me ndihmën e Serbis demokratike dhe
të mbarë Jugosllavis Federative Demokratike, të përkushtojnë të gjitha fuqit e
veta për zhvillimin e përshtatshëm kulturuer dhe përparimin ekonomik e
shoqnuer. Sod banorët shqiptarë kanë organizatën e tyne politike nacjonale –
Komietin shqiptar, i cili asht pjesë përbase e FUNSH në Krahinë, nji nga faktet
ma të randësishëme, të cilin e gëzojnë Shqiptarët në Jugosllavi asht barazija e
gjuhës shqipe n’administratën shtetnore dhe shkollat në gjuhën shqipe. Të
vetëdijshëm për këtë pozitë kështu të barabartë, banorët shqiptarë kanë dhanë
me mija bij të vetët n’Armatën e tyne të lavdishëme jugosllave, e shum
Shqiptarë, të cilët kanë qenë tërhjekë nga reakcjonarët në shërbim
t’okupatorit, janë shlirue nga ndikimi i damshëmi i reaksjonarëve dhe sod
bashkëpunojnë me gjith zemër në ndërtimin e jetës së re të Krahinës s’onë. Nga
kjo rrjedh se puna në ndërtimin, në ngritjen e forcimin ekonomik asht vijim i
pakëputun i luftës shlirimtare, kusht për krijimin e jetës ma të mirë e ma të
lumtun, dhe pra të gjithë qytetaët e krahinës s’onë e kanë për detyrë me marrë
pjesë në të.
Për shkak
të kushteve të vështira që kanë mbretnue para nji vjeti e gjysëm në Krahinën
t’onë, banorët e kësaj Krahinen uk kanë pasë mudnësin me qenë të përfaqësuem në
Mbledhjen e dytë të Këshillit antifashist të shlirimit kombtar të Jugosllavis
në Jajce në nanduer të vjetit 1943. Për këtë arsye populli i kësaj Krahine, me
anën e kuvendit të vet krahinuer të zgjedhun lirisht, mundet qysh tash me
shprehë në mënyrë të lirë pëlqimin e vet të plotë me vendimet historike
t’AVNOJ-it m etë cilat i kanë qenë vu themele të forta Jugosllavis së re
Federative Demokratike dhe liris e barazis së popujve të saj e pakicave najonale.
Kuvendi
populluer krahinuer i Kosovës e Metohis deklaron njizanit se banorët e kësaj
krahine, puashtu sikurse edhe të gjithë popujt e Jugosllavis, nuk kanë pranue
kurrë copëtimin e Krahinës së vet, që e ka ba okupatori, as coptimin e
Jugosllavis, dhe pra shpreh dëshirën e tanë banorëve të Krahinës që kjo të
bashkohet me Serbinë fedrale, si pjesë përbase e saj.(theksimi dallues i
kësaj pjese të fjalsisë është imi, a.f.). Populli i kësaj krahine asht i bindun
se do ta ketë mprojtjen e plotë të Qeveris popullore të Serbis, dhe se nga
pushteti populluer i mbarë Jugoslavis do të ndihmohet në ngritjen e tij
politike, nacjonale, ekonomike e kulturore, e përfaqsuesat e Krahnës në
Kuvendin populluer të Serbisë e n’AVNOJ do të kontribuojnë me të gjitha fuqit
në ndërtimin e Serbis demokratike dhe të Jugosllavis Fedrative Demokratike”.
*
Kjo ishte rezoluta famëkeqe
që e “qoi cjapin te kasapi”, e futi Kosovën në Serbinë jo demokratike, siç e
cilëson rezoluta, por në Serbinë
klerofashiste.
Përveç presionit politik dhe
ushtarak, veçmas të OZN—ës e UDB-s për të miratuar rezolutën për aneksimin e
Kosovës në Serbi, ishte krijuar edhe një doktrinë e realizimit socialist për
vllazërimin e bashkimin, e cila ishte ngulitur në gjuhën e përfaqësuesve të
“pushtetit populluer”, ndërkaq në kokat dhe në mendjet e tyre vërtitej
nacionalizmi më i egër dhe urrejtja e skajshme ndaj njeni-tjetrit. Kjo u pa në
zhvillimet e mëvonshme plot 44 vjeçare, deri në vitin 1999, kur Kosova u çlirue
në saje të përpjekeve të vazhdueshme dhe së fundi në saje të Luftës së UÇK, me ndihmën
vendimtare të Aleancës së NATO-s.