Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alma Lama: Mosmirenjohes, injorante, te lajthitur qe po punoni kunder interesit te Kosoves

| E diele, 09.07.2023, 07:53 PM |


Alma Lama:

E mobilizuan aleancen ushtarake me te madhe qe bota ka pasur ndonjehere, per te cliruar ty; e bombarduan Beogradin, te cliruan nga pushtuesi shekullor, ta shpetuan jeten; te bene shtet qe as ne enderr se ke pare; te ndihmuan me te njoft si shtet gjysma e botes e gati krejt vendet demokratike; te japin qindra miliona per cdo vit per te forcuar ekonomine dhe institucionet, drejtesine dhe sundimin e ligjit; po mundohen me ta zgjidh perfundimisht konfliktin me Serbine dhe qe te behesh anetar i plote i bashkesise nderkombetare  me vendin tend ne OKB, dhe ti hedh shqelma perpjete duke kundeshtuar cdo lloj bashkepunimi ne emer te ”ligjshmerise” dhe “sovranitetit” e madje i quan edhe naive e tiger prej letre.  Flet per ta me keq se Rusia, Serbia apo Irani.

Mosmirenjohes, injorante, te lajthitur qe po punoni kunder interesit te Kosoves dhe per interesat ruso-serbe. Koha do ta provoje nese kete po e beni me vetedije apo pavetedije.