| E premte, 07.07.2023, 07:49 PM |
Për një alternativë me ADN të pastër shqiptare!
Shkruan:
Florim Zeqa
Rrjetet
sociale i kanë prishur njerëzit, çdo kush shkruan e flet çfare ia thotë mendja
e vet, lëvdon dhe kritikon pa ndonjë arsye, shanë dhe ofendom të tjerët pa fije
turpi, duke mos e respektuar mendimin e tjetrit!
Përdorimi abuziv i
rrjeteve sociale
Secili
ka të drejt të publikoj çfarë të dojë në faqen e vet të librit gjigant të
quajtur Facebook, por askush nuk ka të drejtë që të ndërhyjë në faqen e tjetrit
pse ai e shprehë mendimin e vet të lirë. Janë administratorët e Facebook-ut ata
që na kontrollojnë të gjithëve. Për secilin që i thenë rregullat gjatë të
shkruarit në këtë libër dhe për secilin që përdorë gjuhë fyese apo raciste
ndëshkohet nga administratorët.
Andaj,
ne nuk kemi nevojë të përdorim gjuhë fyese dhe denigruese kundër njëri-tjetrit
pse i shprehim mendimet tona të lira, pse e shprehim simpatinë apo e antipatinë
ndaj ndonjë personalitet të jetës publike, qoftë ai president, kryeministër,
deputet apo politikan i zakonshëm.
Secili
ka të drejtë të besojë në një liderë apo parti politike, apo e kundërta, të mos
i besojë asnjërit prej tyre, sikurse që i beson një religjioni të caktuar
fetarë, apo e kundërta, që të mos besojë në asnjë religjioni dhe të jetojë i
lirë në këtë botë gjithnjë më të komplikuar dhe më të trazuar nga krizat e
thella morale dhe sociale.
Sulmet e militantëve dhe
mercenarëve partiakë
Përgjatë
këtyre viteve të fundit është bërë e vështirë të thuhet e vërteta publike, kur
gënjeshtrat dhe mashtrimet i kanë vërshuar të gjitha rrjetet sociale dhe
portalet e kontrolluara nga të fortët e politikës.
E
njëjta gjë është sikur të kritikosh dikë sesa ta lëvdosh kundërshtarin e një
krahu të caktuar politik. Menjëherë të vërsulen militantët dhe mercenarët e
partive politike, të cilët, përveq fjalëve fyese, edhe të kërcënojnë me jetë
nëse nuk e tërhjekë shkrimin apo mendimin publik!
Kjo
situatë ta kujtonë kohën pas vdekjes së Titos në Beograd, ku njëjtë
ndëshkoheshin njerëzit që flisnin mirë për Titon dhe ata që e kritikonin
Millosheviqin.
Edhe
tek ne sot në Kosovë është krijuar e njëjta situatë, nëse nuk i mbështet
pushtetarët konsiderohesh armik i shtetit apo anasjelltas nëse e mbështet një
subjekt opozitarë!
Liderit partiak nuk i
thuhet babë
Qytetarë
të dashur të vendit tim, duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin, ruajeni dhe
kultivone dashurinë vëllazërore në familjet e juaja ashtu siq ishte gjithmonë
në traditën tonë popullore, nderoni dhe respektoni miqët dhe farefisin e gjërë,
e assesi mos u ndani dhe përçani ndër veti për shkak të këtyre partive politike
të dështuara dhe të këtyre politikanëve të papërgjegjshëm.
Mjafton
t’i përcjellni veprimet dhe sjelljet e politikanëve në baza ditore, dhe e
shihni qartë si e ndërrojnë gëzofin qysh ndërron moti. Para dite e shajnë dhe
ofendojnë njëri-tjetrin, pas dite i thonë shkelqësi!
Thënë
me një fjalë, kjo klasë kusarësh politik janë bërë të paparashikueshëm edhe
brenda sojit të njëjtë. Këta politikanë, për një interes të vogël i thonë
“derrit dajë” siq e thotë populli dhe për një hatërmbetje të vogël vëllaut i
thonë djallë!
Politikanët
që ndajnë heronjët dhe dëshmorët në baza partiake, që klasifikojnë
intelektualët dhe krijuesit sipas bindjeve politike, dëshirave apo urrejtjes,
nuk janë udhëheqës shtetëror por uzurpatorë të institucioneve shtetërore dhe
skenës politike në përgjithësi.
Është
momenti i fundit për reflektim i qytetarëve. Pa humbur kohë duhet të ndryshohet
mentaliteti qeverisës në vend përmes rreshtimit në një alternativë të re
politike, jo sa për të ndërruar pushtetin, por për të ndërruar sistemit aktual
qeverises dhe klasën politike në përgjithësi. Pak ka rëndësi emërtimi i
alternativës së re politike sa ka rëndësi përmbajtja e ADN-së politike e
shqiptarëve në dekadën e tretë të shekullit 21.