| E merkure, 05.07.2023, 07:58 PM |
Idriz Seferi dhe veprimtaria patriotike e tij
Nga
Ibrahim Kabili
Hasan
Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi, etj. janë ndër figurat më
të mëdha të kohës në Kosovë dhe shqiptari. Ata dhanë një kontribut të madh në
lëvizjen kombëtre shqiptare, dhanë gjithçka për Kosovën dhe çështjen shqiptare.
Lufta e tyre e paepur kundra pushtuesve turq, serbë, malazezë, etj. i bëri ata
të njohur në luftën e tyre për çlirim kombëtar. Kështu janë fiksuar në memorjen
time këto figuara patriotike që dhanë gjithçka për lirinë, pavarësinë dhe
çështjen shqiptare. Kosova ka qenë vatra e patriotizmit. Aje u ngjizën liria,
pavarësia dhe çlirimi kombëtar. Ëndrrat e tyre për Kosovën e lirë dhe të
pavarur u bënë realitet pas njëqind vitesh robërie nën pushtimin serb. Kosova
sot është e lirë dhe pavarur, edhe falë kontributit të madh të tyre. Sot Kosova
ka probleme ende me Serbinë. Ajo në forma të ndryshme do ti ketë këto probleme
edhe në të ardhmen, me të. Serbia sot edhe pse e ka humbur Kosovën vazhdon
veprimtarinë armiqësore kundër saj. Tek unë si i ri, dhe më pas si mësues i
historisë, figura e Idriz Seferit është fiksuar në memorje si patriot dhe
atdhetar i flaktë. Ai më ka "bërë për vehte" me heroizmin e tij si
strateg dhe udhëheqës i Betejës së Kaçanikut, si prijës popullor dhe strateg
ushtarak në luftëra e beteja të shumta kundra pushtuesve. Idriz Seferi në
betejën e Kaçanikut dhe Isa Boletini në atë të Caralevës i dhanë goditje të
madhe pushtuesve turq. Pavarësisht fatit të këtyre kryengritjeve dhe të tjerave
si këto, u fitua liria dhe erdhi Pavarësia e Shqipërisë. Kosova padrejtësisht
mbeti jasht saj.
Idriz
Seferi udhëhoqi shumë kryengritje në Anamoravë, Karadak, Shkup, etj. Ai u bë
një figurë emblematike për shqiptarët. Edhe sot ai "motivon" me
mësimet dhe veprimtarinë e tij. Idriz Seferi lindi në Sefer të Gjilanit më 14
mars 1847. Lindi në një familje të madhe e cila ishte me tradita të mëdha
atdhetare. Duke qenë pjesë e kësaj familje me tradita, dhe i ndikuar edhe prej
figurave atdhetare të kohës, ai u bë një atdhetar i flaktë i çështjes
kombëtare. Qe antar dhe aktivist i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Lidhjes
së Pejës, përkrah Isa Boletinit. Qe organizatori dhe prijësi i kryengritjeve të
vitit 1910 dhe të vitit 1912. Edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë
Idriz Seferi vazhdoi luftën me pushtuesit serbë, bullgar, etj. Jo vetëm kaq,
por e gjthë familja, gruaja e tij dhe djemtë u shquan për çështjen kombëtare.
Ai megjithëse u burgos disa herë dhe u internua nga pushtuesit, asnjëherë nuk u
thye tyre. Madje ju ofruan privilegje
atij dhe familjes, nuk pranoi asgjë nga këto, dhe i qëndroi besnik çështjen
kombëtare. Vlerat e larta që ai manifestonte e bënë Idriz Seferin, njeriun dhe
prijësin më të dashur dhe popullor në Karadak dhe më gjerë. Banorët e këtyre
anëve e shihnin me dashuri dhe respekt atë dhe e ndiqnin me besnikëri në
veprimtarinë e tij atdhetare. Vdiq më 25 mars 1927 në vendlindjen e tij, të cilën
e donte aq shumë dhe që bëri gjithçka për mbrojtjen dhe përparimin e saj.
Populli i kësaj ane i është mirënjohës edhe pas vdekjes Idrizit Seferit për
kontributin dhe veprimtarinë e tij. Shumë historianë janë të një mendimi dhe
vlerësojnë, se; Idriz Seferi ishte njëri ndër udhëheqësit kryesorë që organizoi
luftën e popullit për çlirim kombëtar, për mbrojtjen e viseve shqiptare nga
pushtuesit osmanë, serbë, bullgarë, etj. Ai punoi për bashkimin e viseve
shqiptare në një shtet kombëtar, qe kryetrimi i kësaj ane. Idriz Seferi në
korrik të vitit 1907 mori pjesë në luftërat kundër serbëve. Luajti një rol të
rëndësishëm në organizmin e Kuvendit të Ferizajt në vitin 1908 dhe përkrahu revolucionit Xhonturk. Pas kësaj
Idriz Seferi dha ndihmesë të çmuar për përhapjen e arsimimit kombëtar në viset
e Kosovës. Në luftën Ballkanike Idriz Seferi dhe vullnetarët e tij luftuan në
mbrojtje të atdheut. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ai nuk pushoi
së luftuari kundër pushtuesve serbë dhe
bullgarë. Gjithë jetën e tij i'a kushtoj
atdheut dhe shqiptarisë. Në këtë rrugëtim të gjatë si luftëtar i lirisë ka
bashkëpunuar ngushtë me figurat kryesore të kombit shqiptar. Shqiptarët e
Kosovës dhe figurat e shquara të saj kanë meritën e tyre të pamohueshme në
pavarësinë e Shqipërisë. Një ndër këto figura atdhetare me gjurmë në histori
është edhe Idriz Seferi. Ai është cilësuar, si; “kalorësi i Karadakut”, "kreshniku i maleve", "ushtari
i lirisë", etj. Idriz Seferi qe organizator shumë i zoti. Si njeri me
influencë të madhe frymëzoi, mobilizoi dhe udhëhoqi shumë kryengritje në
Anamoravë dhe trojet e tjera shqiptare. Deri në vdekje ai luftoi për liri dhe
pavarësi. Idriz Seferi si prijës popullor dhe strateg ushtarak udhëhoqi
popullin e tij në luftërat për liri. Idriz Seferi nuk luftoi për privilegje dhe
pasuri por për komb dhe atdhe. Për gjithë këtë është vlerësuar me titullin;
"Heroi i Kosovës". Kosova dhe krahinat e saj zënë një vend të
rëndësishëm në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Kjo vërteton qartë kontributin e
kësaj treve në Pavarësisë e Shqipërisë.
Idriz Seferi vdiq në kohën kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia. Ai vdiq i
brengosur pasi atdheun e la të copëtuar, vendlindjen e la nën errësirën e huaj.
Ëndrra e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk u përmbush në të gjallë të
tij. Ajo u bë realitet në vitin 1999 me fitoren e lirisë dhe me 17 shkurt 2008
me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Edhe sot pas 96 vjetësh nga vdekja e
Idriz Seferit, mbeten aktuale mësimet që dalin nga veprimtaria e tij:
?Të
ndalohet shpopullimi i Kosovës dhe i trojeve etnike shqiptare.
?Të
eleminohen grindjet, përçarjet dhe të bashkohen gjithë shqiptarët për të
ndaluar veprimtarinë armiqësore të Serbisë.
?Vetëm
të bashkuar mund të ecim përpara dhe të përballohet çdo rrezik që i vjen
Kosovës nga Serbia dhe armiqtë e tjerë.
?Klasa
politike e Kosovës të mos shitet për privilegje e pasuri por të jetë e
devotshme për çështjen kombëtare.
Idriz
Seferi dhe shokët e tij janë modeli që duhet ndjekur për veprimtarinë e tyre
atdhetare. Ata me veprën e tyre do të motivojnë gjeneratat e reja në mbrojtjen
e kauzës kombëtare...
Tiranë, më 29.06.2023