| E merkure, 05.07.2023, 07:54 PM |
“VËLLAZËRIM – BASHKIMI”
FISHEK
QORR NË BALLKAN
Nga
Kalosh Çeliku
Historikisht,
i kemi fajësuar armiqtë tanë shekullor pushtuesë: serbët dhe turqit. I kemi
pranuar edhe si “vëllezër”. Edhe, pse: na i ka lindur Njerka, e jo Nëna. I kemi
bërë edhe shtete “demokratike”. Po, jo: edhe, Veten në Histori. Edhe, pse:
gjithë jetën me “vëllezërit” jemi në luftë. Ligje, natyrore: nëse do, të duan.
Nëse vret, të vrasin. Nuk mundesh ta duash dikend, nëse ai nuk të do ty si
“vëlla”, në shtetin e “përbashkët”. Nuk e kam thënë unë, janë thënje profetike.
Miqtë,
“vëllezërit” shqiptarë: priftërinjtë dhe hoxhallarët, na e kanë rujatur edhe
Fenë e “vëllezërve”, dhe PYKAT e shelgjeve të “vëllezërve”. Fetë, që e kanë
udhëqur popullin shqiptar me “ilahi” majë minareve të xhamive dhe kambanave të
kishave me “politikë madhore” nëpër shekuj për në Liri. Fatkeqësisht, edhe
Sotekësajdite. E politizuan arsimin dhe kulturën shqiptare deri në palcë me
argatë partiak gjysmëanalfabetë. Armën, më të fuqishme të armikut historik e
përdorën me shekuj në luftë, që ua lamë në duar armiqëve histrorik. Sot, me
sakatimin e arsimit dhe kulturës shqiptare, nuk merren më armiqtë historik, por
argatët e tyre shqiptarë të punësuar
partiak nëpër ato institucione të “vëllazërim - bashkinit”, në shtetin e
“përbashkët”.
Përçudi,
armiqtë tanë historik, ende na luftojnë me armën e tyre primitive “muslimane”,
Fenë Islame?! E, jo me armën moderne arsimore dhe kulturore: Librin, dhe
Lapsin. Fenë krishtere. Ose, “Bombën atomike” vdekjeprurëse. Pavetëdije,
Prosisë të Vaso Pashë Shkodranit, se: Feja e shqiptarëve, është Shqiptaria.
Armën, që Sot ende e përdorë në luftë armiku historik i shqiptarëve. Dhe, e
konkuron me bombën atomike vdekjeprusëse njerëzore: arsimin dhe kulturën, Partitë
Politike të Ditës Sotshme Shqiptare. Pamarrë parasysh, vizitën e ish
presidentit amerikan Klinton, që e bombardoi Beogradin dhe e çliroi Kosovën,
duke i kthyer shqiptarë e ikur nga lufta
nëpër botë, duke i kthyer në shtëpi. E shpallën edhe Republikën e Kosovës
(2008.) Problem politik, me të cilin
kanë edhe e sot e kësaj dite si shtet i Kosovës.
Politikë
tjetër është ajo e kryeminstrit shqiptar Edi Rama (një shtet tjetër shqiptar me
kufinj politik, poashtu shqiptar me Kosovën), që luftoi për “Ballkanin e Hapur”
me me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e
Veriut, dhe Serbinë ?! Edhe, hoqi dorë
nga “Ballkani i hapur”. E pritën me nderime Bill Klintonin në Tiranë, ku mori medaljen e “Yllit të
Mirënjohjes për Arritje Publike”, si një vlerësim për ndihmesën e tij në
fillimet e demokracisë në Shqipëri, si dhe rolin e tij të veçantë në ndalimin e
dhunës serbe në Kosovë në vitin 1999. Në ceremoninë e mbajtur në
shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama e prezantoi zotin
Klinton me një grup fëmijësh dhe të rinjsh nga Kosova, që mbanin emrin e tij,
të lindur pas luftimeve të vitit 1999. Duartrokitje. Parashikime politike historike
për Ditën e Nesërme Shqiptare. Koha, është: nëse, kryeminstri Rama ia arrin qëllimit
politik historik të popullit shqiptar, koha do ta dëshmojë Nesër, edhe këtë
Datë Historike e pritur me vite e shekuj nga populli shqiptar. Edi Rama, bënë
politikë Ballkanike Evrpiane. E përfundoi “Ballkanin e Hapur” me Shqipërinë,
Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, dhe
Serbinë. E nis me konferencat e Berlinit. Ditë, të mbarë!
Shqiptarët,
ende nuk e kanë shpikë deri më Sot një “Bombë atomike” vdekjeprurëse për Liri
me licencë shqiptare. Jetesë, për zgjidhjen e ?ështjes Shqiptare në
Ballkan. Qoftë, ai si “Ballkan i hapur”, apo i mbyllur brenda kufinjëve politik
shqiptaro-shqiptar. Armë luftarake vdekjeprurëse për armiqtë shekullor. Që: hë
për hë, nuk i shpie shqiptarët në “Fitore” me zgjedhje lokale dhe parlamentare
politike në dy tri shtete të shpërndarë nëpër botë si “Kashta e Kumbarës”.
Shqiptarët,
ende nuk e kanë shpikur armën paqëruese për ta shkatërreur sistemin Komunist,
dhe atë Neokomunist. Edhe, këtë të Sotshmin të rrejshëm të “vëllazërim - bashkimit”.
Mos, e dhashtë Zoti, Botën e Ditës Nesrme. Vetëdijen shqiptare.
Bombën
atomike politike, ende e kanë në dorë armiqtë historik të njerëzimit. “Paqes”
botërore. Politikë e gabuar politiko - fetare shekullore. Apo, politikë e
ngatërruar nëpër këmbë të brekëve të partive politike shqiptare. Fatkeqësisht,
shqiptarët ende bëjnë në fushëbetejat politike: luftë për pushtet dhe pasuri me
Krajl, e Mbret. Dhe, partive politike. Lindin, dhe vdesin ende me “vëllazërim –
bashkimin”. Parullë demagogjike komuniste. Sot, Neokomuniste?!
Shqiptarëve,
vonë u del gjumi. Nuk e kam thënë, Unë. E kanë thënë Rilindasët shqiptar.
Shembull: individë politik partiak, që sot dalin me shkrimet e tyre si analistë
politk. Dudumë, që deri Dje ishin në shërbimin e partive politike komuniste me
poste partiake dhe vende pune. Sot, Neokomuniste. Poashtu, edhe marrin pjesë si
argatë partiak me poste partiake dhe vende pune, në rrënimin e arsimit dhe
kulturës shqiptare. Themelet e një shteti shqiptar. Përkrahnin asaj kohe masat
qeveritare të ministrisë arsimit dygjuhësinë në shkollat shqipe. Adminstrata të
plotësohet në dy gjuhë me “vëllezërit”. Askujt, nuk i tekeshte të interesohet
sesi zhvillohet ora mësimore, por sesi shënohet në ditar dhe librin e amzës
gjuha e “vëllezërve”. Në një gjuhë, apo dy gjuhë. Shkak, që shumë mësuesë
shqiptarë edhe u larguan nga puna si “nacionalistë” dhe “irredentsitë”. Sot, u
paska dalë gjumi trusakatëve?! Pavetëdije, se: arsimin dhe kulturën shqiptare,
nuk arriti dot ta shkatërrojë sistemi Komunist. Aqmëpak, do t’ia arrijë
qëllimit, ky i sotmi Neokomunist.
Përpiqen
me shkrimet e tyre teknefese të partive politike plotë zhurmë shurdhuese
(përsëri si argatë të partive politike), se: partitë politike shqiptare e
paskan shkatërruar dhe varrosur arsimin dhe kulturën shqiptare, pa e hudhur
fajin edhe mbi vete si argatë me poste dhe vende pune të partive politike për
ta rehabilituar veten si partizanë besnik të atyre partive politike shqiptare.
Herë, me pseudonime, e herë me emër e mbiemër. E, aspak veten si argatë të atij
sistemi komunist të “vëllazërim – bashkimit. Jetën, e shohin edhe në sistemin
Neokomunist.
Shtegëtimeve
politike paqesore të Kryeministrit shqiptar Edi Rama: në Shkup, Prishtinë,
Podgoricë, Sarajevë dhe Beograd. Padyshim, janë të mirëseardhura. Sot, sipas
analizave dhe shkrimeve trusakate, nuk u beson as Nëna e gjirit. E, ku më
Katundi Madh?! Mos them: Libri publicistik parashikues i Sami Frashërit: Shqipëria
çka qenë, është. Dhe, çdo të bëhet.
“Vëllazërim
– bashkim”, nuk ka pa Shqipëri Etnike!...