| E marte, 04.07.2023, 06:01 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
“Kurbani”
dhe “Vidovdani”
Dy
festa të mëdha kalendarike
Njëra
thirret në fat e shëndet,
E
tjetra për humbje shekullore
Gjatë
një kohe, prej 634 vjet.
Kurban
Bajrami me Vidovdanin
Nuk
krahasohen, për asnjë çmim,
E
para hap rrugë me mish kurbani
E
dyta mbyll lëvizjet për qarkullim.
T’i
kremtosh humbjet me lëvdata
Për
mitet e “zhveshura” me interes,
Është
sikur brenda kur të zë nata
Sillesh
vërdallë, si macja në thes.
Nga
Beteja e Kosovës me siklet
Sa
sulltanë, mbretër e gjeneralë,
Treten
si shkuma e valës në det,
Duke
ikur me bishtin nën shalë!