| E marte, 04.07.2023, 06:47 PM |
KUR NËRBREGU BANOHEJ NGA ARBËRORËT
Shkruan
Syrja ETEMI
LETËRNJOFTIM
PODBREGJE (shqip: NËRBREGI, kurse
sllavisht: ????????) E KOMUNËS SË JEGUNOCIT – TETOVË
STRUKTURA DEMOGRAFIKE
Sipas regjistrimit të vitit 2021 ky
vendbanim ka 199 banorë rezidentë me këtë strukturë etnike:
Maqedonë 171 banorë
Romë 11 banorë
Sebë 10 banorë
Banorë të padeklaruar 7
Sipas regjistrimit të vitit 2002 ky
vendbanim ka 179 banorë me këtë strukturë etnike:
Maqedonë 161 banorë
Sebë 1 banor
Romë 16 banorë
Tjetër 1 banor
Që në fillim të shkrimit, patjetër të
potencoj që të dhënat apo shënimet për këtë vendbanim (i cili me ndarjen e
tanishme territoriale i takon komunës së Jegunocës), do t’i paraqes duke u
bazuar në librin e Jovan Trifunovskit: “Pollog” i botuar në vitin 1976, kurse
hulumtimi antropogjeografik është realizuar në vitin 1947. Shënimet për
vendbanimin që ceka, janë të paraqitura me nr. 138, në faqen 460. Dhe, ja se
ç’shkruan për të.
Fshati shtrihet në rrafsh, në anën e
majtë të Vardarit. Fshatrat fqinj janë: Jegunoca në anën veriore, Jançishti në
anën Jugperëndimore dhe Raotinca në anën lindore. Me ujë për pije furnizohet
nga bunarët, të cilët I kanë në oborret e shtëpive. Përreth atarit të fshatit
burojnë edhe burimet: Rupa dhe Zabeli.
Emërtimet topografike për tokën
punuese janë: Xh(q)eramidnica, Zuka, Makarja, Bistrica, Kisha, Taumba,
Glluvçejca, Tlibaçi, Livadhi ujtëm (Vodena Livada), Zabeli, Arbina* (për të
cilën shkruan edhe profesor Qemal Murati).
Podbregje (Nërbregi) është fshati I
vogël dhe, prandaj edhe nuk ndahet në mëhallë apo lagje.
Gjithsej vendbanimi ka 17 fise me 33
shtëpi (viti 1947).
Podbregje (Nërbregi) është fshat i
vjetër, i cili në burimet e shkruara përmendet që në vitin 1321. Atëherë krali
serb Milutini në krisovulën e manastirit të Graçanicës në Kosovë, nga Pollogu
ia dhuron fshatin Odri dhe të gjithë pasurinë autoritetit Borka me fshatrat
Podbrezi dhe Lahca. Fshati Podbrezi me siguri duhet të jetë Podbregje
(Nërbregi).
Shënimi i dytë për fshatin është i
ruajtur nga koha e Turqisë, edhe atë, ai nga viti 1461 apo 1462. Atëherë në
vakufnamet e Mehmet Beut nga Tetova i hudhen në pronësi livadhet të cilët
gjenden në Raotincë dhe ka qenë e kufizuar në njërën anë me Vardarin dhe rrugën
“e cila shkon për në Podbregje (Nërbregi) Toka tjetër në formë zirati, të cilën
Mehmet Beu e ka përvetësuar, në njërën anë është kufizuar me rrugën e cila ka
çuar nga fshati Podbregje (Nërbregi) deri në fshatin Nerasht. Në vakufnamen e
lartëcekur nga Podbregje (Nërbregi) paraqitet si dëshmitar Turku Ismail bin –
Ibrahimi.
Është e njohur e dhëna gojore se,
Podbregje (Nërbregi) në kohën e Turqisë ka qenë qytezë e Pollogut të Poshtëm.
Atëherë këtu zhvillohej ditë pazari, për këtë arsye edhe ka akzistuar edhe
Kazerma, Hamami (banjo publike), Kasapnica, Xhamia, Qeremidnica dhe Kisha. Më
vonë Podbregje (Nërbregi) është rrënuar dhe rrafshuar përtokë. Për këtë arsye,
më vonë fillon të revitalizohet si një vendbanim i vogël me ngulmime të reja të
ardhur nga vende e zona të ndryshme.
_________________
*Murati, Qemal (2004).
Fjalor i Fjalëve Shqipe Në Maqedonishten Dhe Idiomatikë Shqiptaro-maqedonase.
Logos. p. 44. Në nomenklaturën e onomastikës sllavomaqedonase ka shumë fjalë
shqipe që kanë mbetur si apelativa të fosilizuara, qoftë si rezultat i ndikimit
gjuhësor të drejtpërdrejtë në kontakt, qoftë si rezultat i procesit të
asimilimit të popullsisë shqiptare në atë sllave, me ndërrim të substratit
etnik, ku popullsia shqiptare ka ndërruar etninë ose është asimiluar , por
topikët me burim shqiptar mbetën të pandërruar, të papërkthyer, pra e ruajtën
burimin e primitivit. ... Arbina - vis në Podbregje të Tetovës.
Në vendin ku shtrihet fshati
Podbregje (Nërbregi) dhe, përreth tij, tani ka gërmadha arqitektonike,
përkatësisht themele ndërtesash të shkatërruara. Kështu njifen rrënojat e një
mulliri dhe një kishe shumë të vjetër, e cila gjendet te vendi I quajtur
Crkvishte (Te Kisha), në anën perëndimore të katundit të sotëm. Këtu banorët e
fshatit në fjalë, më 1947 kanë gjetur monedha të vjetra, kryq, themele
objektesh të ndryshme, një shtyllë mermeri dhe narteks. Më herët kupola ka qenë
e locuar thellë në pyll dhe aty ka patur themele ndërtese. Në Crkvishtë tani
janë arat. Xh(q)eramidnica ka qenë po në të njëjtin vend me të njëjtin emër. Në
këtë vend janë gjetur themele të një ndërteseje të dikurshme.
Në kohën e re të Turqisë, Podbregje
(Nërbregi) bëhet vendbanim çifligar. Akoma edhe sot mbahen mend pronarët e
çifliqeve të dikurshme. Ata kanë qenë: Mehmet Pasha, Rushid Pasha, Rufat Aga
dhe Shemshi Beu. Të gjithë jetonin në Tetovë. Pronën e Mehmet Pashës, në formë
mirazi më vonë e trashëgon Ilaz Aga. Pronarët e çifliqeve në fshat kanë pasur
subashë. Në Podbregje (Nërbregi) tani janë të ruajtur Kullat – konaqe të
Shemshi Beut dhe Ilaz Agës.
Podbregje (Nërbregi) nga çifligaria u
lirua në vitin 1912. Me këtë, deri në vitin 1946 kanë ngelur të pashpronësuara
vetëm pronat e Ilaz Agës (përmendet edhe si Ilaz Efendiu), që kanë përbërë
rreth 60 hektarë. Këtë tokë të pronarit të lartëcekur e kanë shfrytëzuar
çifçinjtë e ardhur në këtë fshat familje “rome”, (? S.E.). Ata kanë jetuar në
pesë konaqe të një ndërtese e cila edhe sot ekziston (v.1947).
Rreth vitit 1900 Podbregje (Nërbregi)
ka pasur 20 shtëpi të krishtera me 140 banorë.
Në vitin 1916 në fshat ndërtohet
kisha Shën Arangjelli. Para saj, në këtë vend nuk ka pasur një të tillë.
Podbregjen (Nërbregin) pjesën më të
madhe e përbën popullata e krishterë maqedone dhe sërbe. Një numër të vogël e
përbëjnë edhe popullata myslimane, turke dhe rome. Të gjitha fiset janë të
ardhur.
a)Fiset pravosllave: Grasharët (2
shtëpi) – banorë të ardhur shumë herët. Lashtësinë e saktë nuk e dijnë. Kanë të
afërt në Jegunoc. –Kromidarët (7 shtëpi). Kanë ardhur nga Peshtera, tani fshat
i braktisur në Zheden, prej ku kanë ikur “nga gjarpërinjt”. –Rikall(ët)ovci (2
shtëpi). Këtu jetojnë qe 130 vjet. Shpërngulet themeluesi i fisit Riste nga
Kuçkova e Luginës së Shkupit (Stojan – gjallë, 70 vjet – Anto – Stole – Risto,
i cili shpërngulet. Themelues i fisit Risteja në Kuçkovë “vret një turk” dhe
për këtë detyrohet të aratiset. Nga ky fis gjashtë familje shpërngulen në
Jegunocë dhe një në Prelubishtë (shqip: Përlibisht). – Mitrevci (nga Dhimitri,
3 shtëpi). Shpërngulen në Podbregje (Nërbregi) në vitin 1916 nga Vërbeshtica në
Siriçinë. Këtu janë ngulmuar në tokën agrare. NJë familje shpërngulet në
Kopanicë. – Sinik(ovci) (2 shtëpi) vijnë nga Sevca në Siriniçë. Këtu kanë
ardhur në të njëjtën kohë si familja paraprake. – Orloçevci ose Velovci (2
shtëpi) – njësoj si Mitrevcët. – Sane (1 shtëpi), në vitin 1916 vijnë nga
Raotinca. Atje I kanë takuar fisit Mladenoi (24 shtëpi). Prejardhja më e
hershme e tyre është nga fshati arbanas Liseci në Sharr. – Jovçeski ( 2
shtëpi), kanë ardhur nga Vratnica më 1917 dhe këtu I kanë takuar fisit
Vasilevci. Vendin e kanë blerë. Ata dikur kanë jetuar në Moravcë, tani
vendbanim tërësisht I braktisur jo larg Vratnicës. – Bogdan(ët)oski (1 shtëpi)
kanë ardhur nga I njëjti vendbanim dhe në të njëjtën periudhë (vit) si familja
Jovçeski. Para kësaj, të parët në Vratnicë kanë ardhur nga Stara sellë. –
Savevci (2 shtëpi), kanë ardhur në vitin 1920 nga Bellovishta. Tokën e blejnë.
Në Bellovishtë I kanë takuar fisit Marko(vci). – Jankoski ( 1 shtëpi), vijnë
këtu në vitin 1920 nga Odri. Atje kanë kushërinjtë. – Peroski (1 shtëpi), me
prejardhje nga Morava e Epërme. Së pari (Angjelko) shkojnë në Tetovë, mandej në
Bërvenicë, kurse në vitin 1938 vijnë këtu. – Bogojeski (1 shtëpi), në vitin
1942 vijnë nga Odri. I pari i fisit ka ardhur këtu “ i birësuar ”.
b) Romët (Kështu i paraqet Shqiptarët
pseudo-historiografia sllave. S.E.) : Tahiri (3 shtëpi), vijnë si çifçi në
fillim të shek. XX nga Kaçaniku i Vjetër (Kosova). Në vitin 1946 fitojnë tokën
agrare. Tani flasin arbanashki (shqip). – Sadria (1 shtëpi), vijnë këtu në të
njëjtën kohë dhe nga e njëjta zonë – si çifçinj. Në vitin 1946 fitojnë tokën
agrare. Flasin arbanashki (shqip). – Sinanoi (1 shtëpi), vijnë në të njëjtën
kohë si Tahiret dhe Sadriet nga fshatrat e Drenicës – si çifçinj. Edhe këta
flasin arbanashki (shqip).
c) Turqit: Abazoj (1 shtëpi), vijnë
nga Tetova. Deri më 1946 në Podbregje (Nërbreg) kanë poseduar çiflik.
Sipas ardhacakëve të cilët i kam
potencuar më lartë, kuptova se nga ky vendbanim janë shpërngulur familjet:
Pash(ine) – në Leshkë (4 shtëpi) që rrjedhin nga kollovari i cili shpërngulet
nga Podbregje (Nërbregi). Po ashtu kuptova që edhe një familje turke e quajtur
Streg (1 shtëpi) që tani jeton në Nerasht, këtu shpërngulet nga Podbregi.
NJË DËSHMI E RUAJTUR NË KËNGË
Në këtë anë të Pollogut të Poshtëm, është e njohur edhe një këngë epike mbi 500 vjeçare: “Krali Marki ene Mus' Arbanasi”, ku përmenden edhe shumë vendemërtime arbërore mesjetare dhe dëshmohet prezenca e elementit arbëror në Iliridën e moçme, këngë kjo e kënduar nga rapsodët e Kopanicës që në vitet 70-ta të shekullit të kaluar, të cilën e kam përfshirë në librin tim me titull: "Këngëzime folklorike dyzërëshe" , në vitin 2022. Ja në vazhdim po e paraqes një pjesë të dëshmisë së “fermentuar” në këngë:
“...Hej, për Arbin-o ato kur jan nis-e
N’vend kobijën e kan kurdis-e
N’Krejenejk kaurët kur jan dal-e
E kan ba n’at vend nji kajar-e
N’at vend raçet-o i kan mar-e
Ene shajkat
n’vend i kan ndru-e
E qilahet n’kreje i kan vu-e
Kapërcejn-o shkijet mal e kodra
Si me shku-e xhith si krush me lodra
N’Kaçanejk-o pak për pa shku-e
E jan hunxh-o pak me pushu-e
N’ Lugj të Bardh-o jan rahatu-e
Xhumi rand-o i kish kotllu-e, o he...”