| E marte, 04.07.2023, 07:40 PM |
Urim me mjaltin e shpirtit: Elitë e shkollës "Elita"
-
vjershëz urimi për mbesën time të parë Perla Habazaj, që mbaroi klasën e parë
dhe sot mbushi 7- vjeçe -
Nga
Albert Habazaj
Ndër
galaktikat me yje
Që
kemi parë a dëgjuar,
Më
të bukurën e tyre
Zoti
na e ka dhuruar.
I
tha Nikut edhe Edës
Ju
meritoni shpërblim,
Edhe
fati prapa derës
Erdhi
i mbarë, plot gëzim.
Zemrat
tona lulëzim
Shpërthyen
ujëvara mali,
Yjësinë
më me shkëlqim
Porsi
një princeshë na fali.
Tre
korriku ne na bëri
Më
të pasurit në botë,
Para
7 vjetësh zëri
Kumboi
ëmbël, kaltër, ngrohtë.
Nuk
qe zanë, as yjësi
Nga
ato ç'ka unë përmenda,
Perëndia
vetë e di
Pse
mua më gufon zemra.
Kur
na dërgoi thesarin
E
bekoi dhe na vështron,
3
korriku bën beharin
Stinë
për në medaljon.
Vajza
me emrin e çmuar
Perla
se është perlë vërtet,
Çdo
ditë, duke princëruar
Rritet
e denjë në jetë.
E
mbylli klasën e parë
Shembullore
në çdo lëndë,
Ajo
ndrin e ne krenarë
Jemi
e i thurim këngë:
Pupurushe,
moj Pupurushe
Moj
më e mira në klasë
O
gjerdan i artë për gushe
Se
ti shoqet i le pas.
Ti
je krenari e shkollës
Je
elitë te "Elita",
Po
ti dhe shkronjat e dorës
I
shkruan aq bukur, si drita.
Ti
Purushe je e madhe
Sa
shumë e do Amin motër,
Për
të ti je kujdestare
Po
ndonjëherë e quan lodër...
Kur
vjen komandant i vogël
Mares
gazmor takon motrat,
Ç'gjuhë
flet mosha me moshën
Një
botë e tërë te lodrat.
Të
lumtur jemi vërtet
Mbushur
mjaltë na ngjan shtëpia,
Presim
të na bëhen çetë
Nga
Tirana, Italia...
Ju,
kështu gufon gëzimi
Më
shumë si gjyshër ç'kërkojmë?!
Qetësi
e edukimit
Na
jep krahë të fluturojmë...
Perla
shkon në klasë të dytë
Dhe ne gëzojmë sa deti
Ju
duam sa të dy sytë
Gjyshe
Mejua, gjysh Alberti.
Vlorë, e hënë,
03.07.2023