| E hene, 03.07.2023, 06:50 PM |
Sabile Keçmezi-Basha
ÇMENDURIA
Aty
pran
Qetësi
Dhe
për një fije floku
Çmenduria
të rritet në gishta
Si
nuk ditëm njëherë
Ne
të mos jemi ne
E
bari të rritet në lëkurat tona
Të
ëndërronim vertikalisht
Pa
hy fare në ëndërr
Ti
shtrydhim të gjitha dhembjet
Për
një pikë hemoglobinë
Do
të qëndrojmë sonte, në ugaret kokëforta
Që
të bëjmë gjumë në gjethet e shelgut
Do
të ngrehmi barrikada premtimesh
Që
askush mos të prej udhën
Për
të harruar harresa