| E hene, 03.07.2023, 07:40 PM |
Dikur kur ishim pjesë e elitës europiane!
Nga
Jahja Drançolli
Mark
Basaiti (1470-1530) piktori i shquar i Rilindjes Europiane , së bashku me
piktorin Viktor Karpaçi dhe skulptorin e arkitektin Andrea Aleksin, formuan
treshen e artistëve më të mëdhenj arbërorë të epokës së Rilindjes Europiane.
Mark
Basaitin e gjejmë së bashku në serinë e piktorëve më të shquar të Shkollës së
Venedikut, si, p. sh. Giovanni Bellini, Gentile Bellini, Cima da Conegliano,
Alvise Vivarini, Giorgione, Tiziano, Tintoretto, etj.
Nga
të gjitha veprat e tij, “Thirrja e bijve të Zebedeut” ("La Vocazione dei
figli di Zebedeo"), është piktura që ka më së shumti pamje nga natyra
malore e Arbërit dhe njerëzit me tipare tipike të trevës sonë. Edhe në pikturat
dhe portretet e tjera ai ka të vërteta, shprehje dhe vitalitet që e bëjnë artin
e tij shumë të afërt dhe komunikues. Veprat e tij plot jetë dhe gjallëri me një
formacion konform kohës që jetoi, e bënë atë të admiruar nga bashkëkohësit dhe
shumë të vlerësuar nga kritikët e mëvonshëm të historisë së artit për një nga
gjenitë e pikturës së Rilindjes!
Mark
Basaiti: “Thirrja e bijve të Zebedeut” ("La Vocazione dei figli di
Zebedeo")