| E shtune, 01.07.2023, 07:59 PM |
MBROJTJA E SOVRANITETIT NUK ËSHTË KRYENEÇËSI, ËSHTË DETYRË
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Dyshimi
i bazuar: Çfarë mund të fshihet pas Draft-statutit për Asociacionin, të
kryeministrit Edvin Rama, të propozuar presidentit Macron dhe kancelarit
Scholz? Pse nuk u konsultua me Kurtin
njëherë, po e dorëzoi fshehurazi këtë propozim?! A mjafton të besojmë me
përfoljet se Ramës i pëlqen protagonizmi, personalizimi, bujëshmëria, qoftë
edhe me daljen e tij "nudo", lakuriq në plazhin publik, duke qenë
pedagog dhe figurë publike?!
"Drafti
për Asociacionin është konfendicial, pjesë e organizimit të jetës të Kosovës.
Por nuk do të bëhet kurrë publik", - deklaron kryeministri Rama!? Dhe, kjo
ngjallë jo vetëm kërshërinë, për ta zbuluar brendinë e tij, por edhe dyshimin e
madh e konspirativ, për dokumentin në fjalë, që "nuk janë deklarata, por dokumente
që qarkullojnë",- shton ai.
Vizita
e Ramës, në shoqërim të presidentit Vuçiq, në qytetin më të afërm kufitar, në
Nish, më 2018, kur lobimi i Hashimit, kulmoi edhe me pagesë zyrtare të një
axhensie në Paris, pikërisht, për ndarjen e Kosovës, vizitë kjo e denoncuar nga
kryetarja për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.
Një
dyshim tjetër, koxha i bazuar, është edhe përpjekja e Ramës, për ta shpëtuar
Vuçiqin nga vet serbët e tij, të cilët, përtej një jave, kanë vershuar në
proresta rrugëve e shesheve të Beogradit, me kërkesën e rrëzimit të autokratit
Vuçiq, i cili ka shkatërruar opozitën serbe, njësoj si Rama rrënimin e
pluralizmit politik në Shqipëri.
Kundërshtia
dhe kërkesat e Ramës ndaj Kurtit, janë të njëjtat me ato të Vuçiqit:
1. Duhet tërhequr policia e Kosovës
menjëherë nga veriu, sepse aty është KFOR-i;
2. Të largohen kryetarët shqiptarë të
komunave, çfarë duan atje;
3. Duhen shpallur zgjedhjet e reja menjëherë
dhe "xhevahire" tjera "alla Rama"!
Kryeministri
Rama nuk vlerëson fare ngritjen, për herë të parë, të flamurit të Kosovës, në
godinat komunale. Dhe, as nuk merakoset se me largimin e policisë, flamurët do
të hiqen e perdhosën nga bandat kriminale serbe, duke mos mbetur asnjë shenjë
sovraniteti, duke e lënë veriun e Kosovës në mëshirën e pamëshirë të
"milicisë fashiste të Beogradit"!
Detaje
domëthënëse nga Drafti i Ramës: "Nuk merret fare me njohjen e Kosovës nga
Serbia! Pra, Drafti s`ka lidhje me njohjen, do zgjidhë çështjen e Asociacionit.
Asociacioni zgjidhë nyjen gordiane!" Pikërisht, në këto kërkesa ngulmon
edhe Vuçiqi me serbët e tij!
Disa
fakte që dëshmojnë për miqësinë e kryeministrit shqiptar, Rama, me Sorosët
senior dhe junior, janë shqetësuese për shqiptarët. Së fundi, babë e bir,
miratojnë pretendimet e Serbisë për Trepçën, e, ndoshta, edhe për Ujëmanin.
Konspiracionin e Ramës me grekërit-amerikanë, e kishte denoncuar me kohë kreu i
të djathtës shqiptare, Prof. Dr. Sali Berisha.
Afera
e Ramës me ish-shefin e FBI-së, McGonigal, tashmë, i arrestuar në Amerikë, janë
pjesë të intrigës, për të dhënë informacion tërësisht të gabuar DASH-it
amerikan, me qëllim të shpalljes "non grata" të Dr. Berishës me
familje! Në njërin nga televizionet shqiptare, të kryeministrit Rama, ishte i ftuar
një avokat, enkas, nga Kosova, i hershëm në
miqësinë me pushtetarët serbë, i cili fliste në emër të popullit të
Kosovës, pa qenë fare i autorizuar, se "Kosova e ka mirëpritur dhe
aprovuar shpalljen "non grata" të Sali Berishës me familje!"
Shkrimtari
dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, i pyetur, në një
emision, për pasurinë e ish-presidentit Berisha, ai përgjigjet prerazi:
"Po, e di, sa i pasur është Dr. Berisha, ka dy dhoma e një kuzhinë!" Ndërkohë, pasuria e fëmijëve
të Berishës ka qenë çështje hetimi nga Gjykata e Tiranës. Rezultoi lehtësisht i
hetueshëm, punë-dhënës UNMIK-u, me dëshmi pagese mujore, nga një Bankë e
Prishtinës. Dhe, zero korrupsion!
Megjithatë,
DASH-i amerikan, edhe pas intrigës të zbuluar, të "Trojkës": Rama-Soros-McGonigal,
ende nuk ka kërkuar falje, për një ndëshkim të padrejtë, që shqiptarët e
përbotshëm kurrë nuk e aprovuan, përjashto Ramën me horrakët e tij. Opinioni
intelektual akademik dhe politik amerikan, kanë reaguar ashpër, duke shprehur
habinë e madhe, për ndëshkimin e pamerituar të mikut të madh dhe të sinqertë të
Amerikës, Prof. Dr. Sali Berisha!
Kryeministri
Rama del hapur palë me Serbinë. Dihet, "Ballkani i Hapur", rivalizon
"Procesin e Berlinit", e vë të parë Serbinë në drejtimin ekonomik dhe
politik në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që garanton tregun e Rusisë në këtë
rajon. Njësoj, sikur ndryshimi i kufijëve, përkatësisht, ndarja e Kosovës,
përmes Asociacionit, që prodhon një "Republika Srpska", si ajo brenda
Bosnjës, është nismë e krijimit të "Botës Serbe". Për rrjedhojë,
krijimi i preçedentit, që Rusia të aneksojë shtetet sllave, të ndara nga
Federata Ruse, duke krijuar "Botën Ruse", më saktë, "Perandorinë
Ruse", thënë troç - Supërfuqinë Ruse"!
Stopimi
i çfarëdo Asociacioni njëetnik, brenda Kosovës, do të ishte barriera e parë,
për dështimin e planeve ogurzeza serbo-ruse, për të krijuar "Botët" e
tyre serbe dhe ruse. Ky plan, tashmë, është qartazi i lexueshëm, andaj BE dhe
SHBA duhet ta parandalojnë, si një tragjedi të pritshme, jo vetëm për shtetet
ballkanike, por edhe për Evropën. Urtësia na mëson: "Këmbanat bien për ata
që kanë veshë për të dëgjuar"!
Referenca
tek - Klausula Sic Stantibus Rebus", si normë juridike ndërkombëtare, për
prishjen një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë
ndryshuar rrënjësisht dhe dëmi që sjellë zbatimi i një marrëveshje të tillë,
është fatal për vendin, shtetin, siç është Asociacioni njëetnik. Qëllimet janë
të errëta, me prapavijë bërjen hisedare të Serbisë, duke krijuar një "Republika
Srpska", e cila paralizon funksionimin normal të shtetit të Kosovës, deri
në shkëputjen e një pjese të saj.
Nënshkrimi
i Marrëveshjes të Asociacionit është konspirativ, i fshehtë, i bërë me shantazh
me dosje krimesh. Për ta shmangur humbjen e lirisë, burgun, nënshkruesi, Hashim
Thaçi, ka zgjedhur sakrifikimin e territorit të Kosovës! Andaj, Klauzola e
cituar është domosdo të vihet në veprim.
Funksionimi
i shtetit ligjor filloi me ndalimin e kontrabandës, ndërmjet kriminelëve të
"Listës Serbe", me disa komandantë kriminelë të Kosovës.
Ndërkombëtarët përshëndetën aksionet kundra-kontrabandë në veriun e Kosovës,
duke shpallur "non grata" disa kriminelë faktikë në veri. Por, DASH-i
amerikan veproi njëanshëm, sepse kontrabandistët kriminelë në pjesën tjetër të
Kosovës, jo vetëm që nuk i ndëshkoi, por as nuk i denoncoi!? Tani, këta janë më
të zëshmit, kinse, në mbrojtje të ndërkombëtarëve dhe kërkojnë dënimin, deri në
linçim, të kryeministrit Albin Kurti!
Marrëveshja
për ndërrimin e targave ishte arritur më parë, por kurrë nuk ishte zbatuar. Kur
filloi zbatimi, pasoi kundërshtimi. "Keni të drejtë",- i thanë Kurtit
ndërkombëtarët, sepse askund në botë nuk lejohen targa të huaja, ilegale për
makina, në një shtet legal! Serbët reaguan me mospërfillje të urdhërit
qeveritar, për pajisje me targa legale të shtetit të Kosovës.
Ndërkombëtarët
befasuan, duke thënë "targat janë teneqe!" Serbët u trimëruan, u
barrikaduan. Dhe, ky veprim u përligj nga ndërmjetësuesit! KFOR-i dhe EULEX-i
thonin se "jemi këtu për të garantuar të drejtat e njeriut, për lëvizjen e
lirë të qytetarëve". Ndodhi bllokimi një mujor, rast unik në botë, bandat
bënin ligjin në Veriun e Kosovës! Ndërkombëtarët bënin sehir, madje filluan
kritikat kundër qeverisë!
Tellalli
i Ramushit, këshilltari Halil Matoshi, me lukuninë e tij, thotë se "nuk
hiqen targat me dhunë!?" Realisht, vet ligji është dhunë demomkratike.
Mbajtja e targave të një shteti tjetër, është dhunim i shtetit të Kosovës.
Përndryshe, targat e huaja hiqen nga përdorimi me dhunën e ligjit, me tri
shkallëzime:
Së
pari, vërejtje me shkrim, me heqje të afatizuar të targave;
Së
dyti, gjoba që përcakton ministria përkatëse;
Së
treti, sekuestrimi i makinës, e cila lëvizë me targa ilegale, në territorin e
shtetit të Kosovës.
Një
bandit serb kishte shtenë me armë, kundër policisë në detyrë. Policia e Kosovës
e arrestoi. Në shenjë proteste në 4 (katër) komunat e veriut serbët bojkotuan
punën zyrtare; policia zhveshi, me ceremoni, uniformat, deputetët dorëzuan
mandatet! Të gjitha këto u bënë me udhër zyrtar nga Beogradi, personalisht nga
presidenti Vuçiq, me qëllimin e qartë, për ta "rritur pazarin" në
dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Në
ujdi me ndërkombëtarët, Kosova organizoi zgjedhjet në 4 (katër) komunat e veriut.
Zgjedhjet, edhe pse u bojkotuan nga shumica serbe, ndërkombëtarët i pranuan dhe
i përshëndetën. "Pavarësisht nga bojkoti i "Listës Serbe",
zgjedhjet janë të ligjshme ",- deklaroi ambasadori amerikan Hovenier dhe
të tjerët. Kur kryetarët donin të fillonin punën, Beogradi reagoi me mosnjohje
të zgjedhjeve.
Për
çudë, ndërkombëtarët kishin kërkuar falje, fshehurazi, Serbisë, pse kanë
aprovuar zgjedhjet në veri. Denoncimin për këtë -kërkim-falje- e bëri
personalisht presidenti Vuçiq! Pabesi dhe hipokrizi e radhës! Kjo sjellje e
ndërkombëtarëve nxiti reagimin, me protestimin e dhunshëm të serbëve, duke
lënduar 30 ushtarakë të KFOR-it, djegie e dëmtim të makinave të policisë dhe të
medieve, kur Qeveria Kurti tentoi t`i vendoste kryetarët në objektet komunale.
"Sepse godinat dhe zyrat janë pronë e Kosovës dhe jo të "milicisë
fashiste të Beogradit", - justifikonte, zëshëm e botërisht, kryeministri i
Kosovës, Albin Kurti.
Dhuna
enorme, stupca e plumba, u përdorën kundër ushtarëve të KFOR-it. Mirënjohje dhe
falenderim për djemtë e NATO-paktit, të cilët duruan shumë dhe kursyen
Specialen e Kosovës, që situata mund të eskalonte në përgjakje, me humbje
jetësh. Sepse, për këtë skenar ishte përgaditur Beogradi dhe Moska.
Bëra
këtë kronologji faktike, për rebelimin e porositur të bandave serbe, në veriun
e Kosovës, nga Beogradi zyrtar, me qëllim të aneksimit, në tavolinë, të një
territori të caktuar të Kosovës. Nga kërkesa për Asociacion me kompetenca
ekzekutive, për komunitetin serb në Kosovë, kalohet në kërkesën për autonomi e
deri ke referendumi për shkëputje të veriut të Kosovës.
Dhe,
thuhet e shkruhet në Draft statutin të paraqitur në Bruksel, nga një palo
komision serb, për menaxhim. Dhe, tragjikja qëndron tek vlerësimi i turpshëm e
kriminal, që bënë sllovaku Lajçak, për Draftin në fjalë, se "është një
pikënisje e mirë për bisedime!?" Qeveria e Kosovës duhej të protestonte
fort, madje ta refuzonte ndërmjetësimin e tij të mëtejmë, me akuzën për
anëshmëri skajore.
"Është
i pakuptueshëm qëndrimi i Kosovës! BE dhe SHBA ka të drejtë, ndërsa Kurti nuk
ka të drejtë", - shkreton kryeministri shqiptar Edvin Rama, duke u bërë
palë në akuzë me ndërkombëtarët dhe Serbinë! Cili është mëkati i Kurtit dhe i
qeverisë së tij? Pse mbronë sovranitetin e Kosovës, në kufijtë e saj klasik?!
Të mësuar me lëshimet fatale e tradhtare, të komandantëve sundimtarë të
shantazhuar, me dosjet e krimeve vrastare e korruptive, të cilët nënshkruan
marrëveshje fatale për Kosovën, ndërkombëtarët kërkojnë zbatimin e tyre
verbërisht, pa llogaritur pasojat e dështimit të shtetit të Kosovës, të cilin
vetë e krijuan me mirësi e përkushtim.
Opozita,
sidomos PAN-i kriminal, është i zëshëm në kritika. Partitë-banda e kanë
përgjakur Kosovën, duke ia shtuar jetimët Atdheut. Dhe, kurrë nuk janë
ndëshkuar për krimet e tyre. Në një shtet-ligjor, ato duhet të shpalleshin të
kundër-ligjshme, qoftë për krimet numerike vrastare dhe hajninë zyrtare
industriale, qoftë për pazaret e bëra me territorin e Kosovës.
Në
mënyrën më të turpshme e kriminale, vazhdojnë të mashtrojnë dhe të gënjejnë se
gjoja "ne kishim shtrirë sovranitetin në veriun e Kosovës!" Në vend
të sovranitetit, pushtetarët e djeshëm, kishin rënë në ujdi me bandat e
"Listës Serbe", duke ushtruar kontrabandën shpengueshëm, nga veriu në
jug dhe anekënd Kosovës. Këtë e ka dëshmuar DASH-i amerikan, me shpalljet
"non grata" të kriminelëve në veri, por vazhdon të heshtë për ata në
jug e gjetkë në Kosovë. Sepse pa treg, nuk ka as kontrabandë.
"Albin
Kurtin e fajson bota e tërë demokratike! Kurtin e dënon e tërë bota
demokratike", - shfrynë, gjithë mëllef e vrerë, kryeministri shqiptar,
Edvin Rama! Një urrejtje patologjike, pse kryeministri Kurti po lëndon miqësinë
e Ramës me Vuçiqin, pavarësisht se Vuçiq është një armik i egër i Kosovës, flet
e vepron për ngulfatjen e saj, deri në tkurrjen e mundshme.
Këtë
vlerësim paushall, të porositur dhe qëllimkeq të Ramës, e demanton, madje
bindshëm, mbështetja e shqiptarëve të përbotshëm, dhënë Kurtit. Sepse mbrojtja
e sovranitetit nuk është kryeneçësi, por është detyrë parësore e çdo shqiptari.
Dhe, jo vetëm shqiptarët miratojnë qëndrimin e kryeninistrit Albin Kurtit, por
e gjithë bota demokratike e paqëdashëse e përparimtare botërore.
"Shtëpia
ma miq nuk mbahet",- një porosi e artë e urtakut Rugovë. Shqiptarët e
përjetuan këtë urtësi hyjnore. Përjetësisht mirënjohje miqve tanë botërorë, për
lirinë që gëzojmë sot! Urojmë për mirëkuptimin e tyre, edhe në momentumin
aktual, për ekzistencën tonë jetike, qoftë edhe në këto troje, skajshëm, të
tkurrura, pikërisht, nga fqinjt lakmiçarë! Andaj, hap e kujdes, në bindjen dhe
koordinimin me shtetet mike evropiane dhe Amerikën, si kupolë çlirimtare
faktike të Atdheut tonë - Kosovë.