| E diele, 25.06.2023, 09:53 PM |
Barbarët!
Nga
Kimete Berisha
Kur
në fillim të këtij viti u bë Mitrovica jugore det nga vërshimet, në rrugë më
ndali një ushtar i FSK-së.
-
Kimete, më fal, por të lutem shkruaj,
kjo
po ndodh sepse, ti nuk e di: shqiptarët gjuajnë në lum frigoriferë, shporetë, i
kanë bllokuar kanalizimet, kanë bllokuar çdo gjë me mbeturina.
-
Gjjthë bota neveritet me shqiptarë.
-
Shikoje anën jugore dhe anën veriore të Mitrovicës.
Armiq
të shqiptarëve po, ama armiq të qytetit jo.
Aty
jam rritur, në veri, secili qytetar, secili kalimtar ka qenë roje e luleve dhe
pemëve në rrugë.
-
Shqiptarët e duan vendin e tyre shumë, ama vetëm duke e bërë pis, duke e
dhunuar dhe duke e shkatërruar.
Luftuan
për ta çliruar vendin nga armiku i huaj, për ta shkatërruar pastaj vet, sipas
qejfit.
-
Detin e fëlliqin, e shfrytëzojnë si nevojtore!
-
Lumenjtë i kanë shndërru në kontenjerë.
Shko
shiko lumin Ibër.
Në
të dy anët është i bllokuar nga mbeturinat.
-
Të gjithë lumenjtë, pa përjashtim, shfrytëzohen nga shqiptarët për mbeturina.
-
I kanë shkatërruar malet. I kanë prerë. I kanë vjedhur.
-
E kan? betonizuar tokën e bukës.
S'ka
rregull.
Mafia
e ndërtimit.
Mafia
e kulturës.
Mafia
politike.
Giithçka
është e mbushur me mbeturina të arkitekturës, mbeturina të kulturës, mbeturina
politike.
-
I kanë shkatërruar parqet.
Karriget,
lodrat, lulet i kanë shkelur dhe nxjerr me rrënjë.
Është
mentalitet barbar.
-
E kanë shndërruar Drejtësinë në nevojtore.
Nga
dënimi i përjetshëm për vrasje, papritmas vrasësi lirohet nga burgu.
-
Kosova është parajsë për kriminelët. Kurrë asnjë vrasje nuk është ndriçuar.
-
Vjedhin pare në gypat e ujit.
Në
gypat e kanalizimit.
Katundet
e Kosovës nuk kanë kanalizim.
E
politikanët jetojnë në lagje luksoze.
-
Vjedhin pare në ilaçe.
Kanë
vjedhur pare në maskat e Covidit.
E
vjedhin mishin e pacientëve në spital.
-
Gjuajnë bërllok nga ballkoni.
E
qërojnë pasulin në ballkon e kokrrat e prishta i gjuajnë nga ballkoni.
E
gjuajnë bukën bajat nga dritarja.
I
prejnë thonjtë të ulur në karriget e sheshit të Prishtinës.
Natyrën
e shfrytëzojnë si shpuzore.
-
Nënat këqyrin seriale e trashen, fëmijët i lënë në rrugë t'u bëjnë zullume
komshinjëve.
-
Kosova është e ndyrë dhe e shkretë. Veç ushtria mund ta çlirojë nga mbeturinat.
P.S.
Kryetari i Pejës është një shpicllov klasik,
s'di
pse është kryetar dhe s'di pse nuk jep dorëheqje....
por
askush nuk e shpëton shqiptarin nga mentaliteti primitiv, nga vetëshkatërrimi.