| E diele, 25.06.2023, 07:56 PM |
“Nëse do të krijoni statuja për njerëzit e rëndësishëm,
krijoni
për mësuesit. Ata janë heronjtë e shoqërisë tonë”.
Guy Kawasaki
FRYMA
ATDHETARE NË PENËN E BAJRAM HALIL GASHIT
“Kosova,
Andrra e Jetës Sime”.
(Monografi).
Kushtuar
Heroit Bajram Sali Gashi
Nga
Kadri Tarelli
Këto ditë Qershori 2023, autori Bajram Halil Gashi botoi librin e tij më të ri: “Kosova Andrra e Jetës Sime”, (Monografi), kushtuar mësuesit dhe luftëtarit Bajram Sali Gashi, “Hero i Kosovës” dhe “Dëshmor i atdheut”.
Po
e them që në fillim, pa pritur fundin e asaj që ndjej: Fryma atdhetarie që
përshkon të katër librat e këtij autori: I
pari: “Një shekull në udhën e
dijes”. Histori e shkolls së ShënaVlashit, në Durrës. I dyti: “Ah Shqipni mos thuj mbarova”,
kushtuar legjendës së folklorit shqiptar, Dervish Shaqa, Demush Neziri, Merushe
Badolli dhe “Grupit Kosovar”. Libri i
tretë: “Haki Taha në kufi të legjendës. Dhe së fundi, “Kosova Andra e Jetës
Sime”. (Monografi).
Ajo
që bie në sy, që në faqet e para të librit, është: Njohja me jetë e heroit Bajram
Sali Gashi, e mbushur plot përpjekje për t’u arsimuar, në kushtet e vështira të
kohës. Bëhet fjalë për vitet 1920 e më tej. Më pas jeta si mësues dhe drejtues
shkolle, që nuk vazhdoi gjatë, sepse ngjarjet historike, lufta e II-të
botërore, pushtimi i Shqipërisë, bashkimi i trojeve shqiptare (1941-1945), e
thirrën për të përmbushur detyra të reja si atdhetar e misionar. Vrapoi, duhet
thënë fluturoi bashkë me mijëra të tjerë, për t’i dalë zot arsimit, vatanit dhe
bashkimit të kombit. Jeta e tij ishte e shkurtër (33 vjeç), por plot atdhetari
dhe heroizëm: duke “Këmbyer penën e
diturisë, me pushkën për liri të Dardanisë”.
Nuk
kam ndërmend të jap hollësi, pasi lexuesi do t’i gjejë në faqet e këtij libri,
që të mbush plot me krenari dhe atdhetari shqiptarie. Në këto kushte, po
përpiqem të ndaj me lexuesin ndjesi dhe përjetime, që na shtyjnë në ato kohe të
vështira lufte, por që na bëjnë të mendohemi gjatë edhe për kohët që po jetojmë
sot: “Dardania e pavarur”, por misioni i kombit i pa përmbushur, në tejkalim të
pengesave që na sjell koha, si litarë që na pengojnë të përmbushim “Andrat
tona”.
Prej
kohësh lexoj dhe redaktoj librat e kolegut tim Bajram Halil Gashit, mësues dhe
drejtues shkolle, tashmë edhe si bashkudhëtar në shkrimtari historie.
Duke
qenë në një mendje dhe dëshirë atdhetarie, miqësisht dhe shoqërisht kam punuar
mbi të gjithë librat e këtij autori. Madje kam marrë pjesë në të gjitha
përurimet, si këtu në Durrës ashtu e dhe në Istog, Deçan, Pejë, Gjakovë, pikërisht
aty në dheun e Dardanisë, të vaditur me gjak heronjsh.
Besoj
se cilido kështu do të vepronte, kur ndeshet me libra, ku jeton e gjallon heroizmi
dhe fryma kombëtare. Kjo ide më shtyn të bëj një vlerësim përgjithësues, duke
gjetur atdhetarizmin, si filli tejet i dukshëm, që e përshkon dhe e ndriçon të
gjithë veprën. Nuk e teproj të shprehem, se është ndjenjë e fuqishme e shpirtit
të autorit, të ushqyer në biseda dhe në oda e burrash, me shumë dashuri për
trojet Arbnore, duke veçuar si “Vend të shenjtë”, Dardaninë, Pejën, Istogun,
Uçën, vendlindja e prindërve të tij, që u detyruan dhunshëm të lëshojnë ato
vise Dardane, për afro 100 vjet më parë.
“Ka një hap të parë”, siç thotë një i
ditur, kur Bajrami nisi të grumbullojë material për historikun e shkollës së
Shënavlashit, fshat fare pranë Durrësit. Veç dokumenteve që janë të
domosdoshme, Bajrami zbuloi se në këtë shkollë kishin punuar si mësues Bajram
Sali Gashi dhe Haki Taha, dy bij nga Dardania jonë shqiptare. Nuk e mbante
vendi nga kënaqësia, por vetëm kaq, asgjë më tepër, pasi prej gati gjysmë
shekulli, as që ishte kujtuar dhe dëgjuar emri i tyre. Kush guxonte…..? Hakiu
vrau Miladin Popoviçin, mikun e Partisë, ndërsa Bajrami u vra me pushkë në dorë
kundër ushtrisë serbe, që ripushtoi Dardaninë mw 1945. Të dy këta mësues, sapo
u bë e mundur bashkimi kombëtar, më 1941, (për fat të keq shumë pak kohë),
vrapuan drejt vendlindjes për t’i shërbyer kombit. Çuditërisht, koha i bashkoi,
i burrëroi dhe i lartoi, për të qenë bashkë edhe në përjetësi. Ata dhanë jetën
për lirinë e Dardanisë, që në muajt e parë të vitit 1945.
Autor
Bajrami, e ndjente se kishte zbuluar dy gurë të çmuar të atdhetarizmit
shqiptar. E hante meraku, si mund t’i hiqte pluhurin që i kish mbuluar prej kaq
kohesh dhe të shndrisnin madhërisht? Ai, veç përgjegjësisë, ndjente një lloj
pasigurie, sepse nuk kishte ku të mbështetej dhe ku të kërkonte, pavarësisht se
e dinte po aq mirë, se: “E vërteta vonon,
por nuk harron”, siç thotë populli. Po guximi dhe durimi bën çudira,
përfshirë edhe në fushën e studimit dhe shkrimtarisë. Ai u dashurua me jetën
dhe veprën e heronjve të Dardanisë, ndërsa unë mrekullohem me librat e
Bajramit, sepse aty gjej jetë, heroizëm dhe atdhedashuri të vërtetë.
Shpesh
në disa shkrime kushtuar studimeve historike, meqenëse jam i fushës, kam
shprehur një shaka e shqetësim dashamirës: “Është kokë krisur ai që fillon e
merret me histori, por më shumë ai që nis të shkruajë monografi”. Këto ia them
vetes, ndërkohë Bajramit nuk ia thosha dot këto fjalë, për më tepër e nxisja të
mos thyhej e të linte në mes punën e nisur.
At
zef Pllumi, na ka lënë dy falë të arta, që tingëllojnë si amanet: “Rrno për me
tregue”. Fjalë që duhen mbajtur si yll ndriçues për cilindo atdhetar, shkrues
dhe krijues, sepse këtu mund të gjejë frymëzim, ushqim shpirti, trimëri,
vullnet, guxim e durim pa kufi.
Më
vjen mirë që ëndrra, më pas mendimi për një libër kushtuar mësuesit Bajram Sali
Gashi, dhe Haki Tahës, nisi sapo mbaroi “Historikun e shkollës”, rreth 10 vjet
më parë. Mirëpo udha e krijimtarisë shumë herë nuk përfundon ashtu siç e
parasheh, aq më shumë kur bëhet fjalë për monografi. Këtu mund të shtoj se
ishte menduar që ky libër të dilte në dritë para dy vjetësh, Ja që koha e solli
që, më parë të botohet libri kushtuar Heroit legjendë Haki Taha.
Çdo
kush, që e njeh sado pak historinë, e di mirë, se pa shembuj apo simbole
heroizmi, nuk mbahet gjallë ndjenja e lirisë dhe aq me shume fryma e
rezistencës dhe e luftës për mëvetësi. Ata dhanë gjakun për ëndrrën e madhe,
ndërsa të rinjtë besuan, guxuan, luftuan dhe fituan Dardaninë e lirë e të
Mosvarme, pas gati një shekull të ndarë, të shtypur e të dhunuar.
Fjalët
janë të varfra për të shprehur kënaqësinë e përfundimit të një libri, sidomos
kur i kushtohet një heroi. Nuk ka gjë më të bukur për çdo autor, se, kur në
letrat shqipe, heronjve u nge monument përjetësie në histori. Zëri dhe vepra e
tyre, për brezat është pasuri kombëtare.
Më
lind e drejta të mendoj dhe të shpreh dëshirën time, për të qenë i pranishëm në
përurimin e këtij libri, që mund dhe duhet të organizohet pikërisht në Istog,
qyteti ku shpalos një memorial kushtuar heronjve të luftës: Bajram Sali Gashi,
Ram Alia dhe Sali Rama. Të tre nga familja e madhe “Muzliaj”. Dëshira shkon më
përtej: përurim në Prishtinë, Pejë, Prizren, Shkup e Tetovë, Tiranë e Durrës,
sepse heronjtë i përkasin gjithë kombit.
Edhe
vetë autori është i bindur se në histori dhe sidomos në monografi, askush nuk
ka vulën e përfundimit. Bajrami, si “Misionar i dijes”, hodhi hapin e parë, të tjerë
guximtarë kokëkrisur le të vazhdojnë ta pasurojnë jetën dhe veprimtarinë e
heroit dhe heronjve të Dardanisë.
Në
fund po vendos disa vargje, shkëputur nga poezia ime, “Djemt e Podgurit do ta mbajn’ Bajrakun”
………………………………..
-Vëllezër!
Un’ për Kosov’, sot po e fal gjakun!
Se djemt’
e Podgurit, do ta mbajn’ bajrakun!
Çka thotë
Sali Rama e bab’ Ram Alia,
Kosova
asht’ e jona! Ç’do këtu Serbia?…………
Urime i
nderuar Bajram! Në libra, ju i ngritët mësuesve “Përmendore Lavdie”.
Dardania
dhe shqiptaria, ta gëzojnë lirinë dhe mëvetësinë!
Kadri Tarelli
Durrës. Shkurt 2023.