| E diele, 25.06.2023, 07:44 PM |
Kultura popullore e Salzburgut (Salzburger Volks.kultur) së bashku me qytetin e Salzburg-ut, me datën 18 qeshor 2023, mbajti ,Festën e kulturave të popujve‘ (Fest der Volkskulturen), si simbol të bashkëjetesës paqësore dhe të dobishme të popullsisë së larmishme të qytetit të Salzburgut.
Në
këtë festë, shoqata Austriako-Shqipëtare ‘Aleksandër Moissi‘ me kryetaren
e saj zonja Lulavere Dasch, prezantoj kulturën e popullit shqiptar. Ansambli
Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve "Shota" magjepsi publikun plotsisht,
sëbashku me maestron shqiptar Gazmend Freitag i cili prezentoi „10 Portraits of
Albanians“.
Gazmend Freitag:
Kam
pasur shum knaqsi, që isha pjesmarrs në 'Festën e kulturave të popujve‘ në
Salzburg. Këtu prezentova 10 portrete të Personaliteteve Shqiptarenga sfera e
literatures, historis, filmit e artit… që kan ndikuar mendjen dhe zhvillimin
tim si piktor: Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Alexander Moissi, Ibrahim
Rugova, Esad Mekuli, Mother Teresa, Anton Çetta, Bekim Fehmiu, Nexhmije
Pagarusha, Ali Podrimja.
Lumturinë
ma të madhe e përjetova në takimin me Ansamblin Shota të cilët me
formën tradicionale të muzikes dhe vallëzimit sollën gjithë publikun në
levizje. Unë për një moment të gjatë e kisha ndjenjën, sikur isha në
vendlindjen time në Kosovë, në shoqërim me shokë të mirë!