| E diele, 18.06.2023, 07:04 PM |
Mos
firmos Albin...!
Nga Ibrahim Kabili
Pasi Kosova fitoi pavarësinë, marrja e Mitrovicës së veriut
dhe komunave veriore me shumicë serbe do ishte ëndërr edhe për Millosheviçin.
Ai diku dhe Vuçiçi sot do ishin fatlum dhe do ta pranonin me shumë dëshirë "njohjen"
në këmbim të ndarjes së Kosovës. Jo vetëm ai por të gjithë "içët",
"viçët" "çiçët" e dikurshëm dhe ato të sotmit do ta
pranonin me dëshirë një zgjidhje të tillë. Ata janë në të drejtën e tyre sepse
me pushtime kanë rritur territorin dhe krijuar shtetin e tyre. Pyetja është :-
Çfarë bëjmë ne shqiptarët? Sipas mendimit tim ne jemi të ndarë, të përçarë, të
shthurur dhe shpesh kemi rënë pre e politikave të tyre. Këtu e kam fjalën për
politikën dhe politikanët. Jo për politikanët e sojit të Albinit por për llojin
tjetër që pushteti i errëson sytë dhe e vjel çdo ditë për të shtuar pasurinë.
Për ngjarjet në veri Kurti ka meritën për prezencën dhe
vendosjen e rendit për herë të parë atje. Nga ana tjetër ai ka edhe gabimet e
tij për mos kordinimin e punës me aleatët. Por një gjë është e sigurtë; nuk
është Kurti shkaktari i kësaj krize, atje. Shkaktari i vërtetë është Serbia dhe
presidenti i saj Vuçiç. Kurti si kryeministër është në të drejtën e tij të
vendosë rendin kushtetues në gjithë territorin e Kosovës. Ai erdhi në pushtet
duke mbrojtur Kosovën dhe çështjen kombëtare. Rifitojë zgjedhjet dhe erdhi në
krye të qeverisë duke premtuar se me firmën e tij nuk do të falte më
asnjë centimetër katror toke të Kosovës, Serbisë. Ky veprim tregon se ai
është burrështetas. Paraardhësit e tij falën 8200 ha tokë dhe nuk iu bën fare
përshtypje... Ai premtoi se do luftonte korrupsionin dhe vetë do të ishte i
pakorruptueshëm. Kështu rezulton ai sot. Sa bukur! Sa idealist! Ky është
patrioti dhe heroi i Kosovës! Një kontrast i madh mes tij dhe politikanëve
paraardhës të cilët kush më shumë e kush më pak abuzuan me pushtetin. Ky është
Kurti, prandaj fitoi bindshëm ndaj kundërshtarëve të tij politik. Me fjalë të
tjera populli pa tek Kurti; shpëtimtarin e Kosovës, heroin për mbrojtjen e
sovranitetit të saj, udhëheqësin e duhur për Kosovën, njeriun e
pakorruptueshëm. Në këto kushte Kurti filloi nga puna për zbatimin e programit
të tij për qeverisjen e vendit. Për fatin e keq Kurtin dhe shtetin e Kosovës po
e pengon dhe saboton në vijimësi, Serbia. Kjo ka qenë e pritshme nga Serbia
pasi qëllimi i saj është çbërja e shtetit të Kosovë dhe ndarja e territorit të
saj. Dihet që Serbia është një shtet i mirëorganizuar dhe me potenciale të
fuqishme ushtarake dhe ekonomike. Qeveria Kurti është munduar sipas fuqisë së
saj për të penguar veprimtarinë armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës dhe shpesh
iu ka kundërpërgjigjur asaj. Lufta e Kosovës është një sfidë e madhe edhe për
të ardhmen ndaj Serbisë. Kjo sfidë do varet shumë edhe nga ndihma e aleatëve
dhe kryesisht e SHBA-së dhe BE-së. Kurti ka kundër disa politikanë, kryesisht
të opozitës.
Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë kanë qenë në
dëm të Kosovës dhe favor të Serbisë. Ata në vend të kërkojnë falje për qasjen e
gabuar ndaj marrveshjeve me Serbinë, hidhen në sulm... Por kur?
Në kohën kur Serbia në një formë apo një tjetër kërkon me
çdo kusht ndarjen dhe për rrjedhojë mundohet të thellojë përçarjen. Kjo
përçarje e politikanëve shqiptarë është vepër e pastër e skenarëve të Serbisë
politike. Këto skenare nuk janë të reja por të njohura edhe më parë. Ndaj është
parësore bashkimi i forcave politike të Kosovës rreth Kurtit dhe qeverisë së
tij. Situata e krijuar kërkon të bashkohen edhe politikanët këtej kufirit për
të përballuar situatën tepër të rrezikshme të krijuar nga Serbia dhe presidenti
i saj Vuçiç.
Mendoj se institucionet, instancat përkatëse, duhet:
? Kuvendet e dy vendeve tona të dënojnë gjenocidin serb ndaj
shqiptarëve të Kosovës dhe të miratojnë rezolutat përkatëse për këtë problem.
Këtu do të niste e ardhmja zotërinj pushtetarë...
?Të rritet bashkëpunimi midis dy qeverive dhe të ndërpritet
lufta politike ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
?Të mbështetet Kurti në qëndrimet e tij dhe t'i rekomandohen
hapa përpara apo dhe kthime pas për të rikuperuar ndonjë gabim të mundshëm të
tij rreth situatës.
?Institucionet e shtetit shqiptar të dalin me notë proteste
ndaj qeverisë së Serbisë, dhe të kërkojë sqarime nga qeveria e saj dhe
presidenti Vuçiç për situatën në veri, të krijuar nga grupet ekstremiste atje.
?Qeveria e Shqipërisë të kërkojë prej grupit negociator që
marrveshja finale të ketë në qendër NJOHJEN RECIPROKE.
?Ka ardhur koha që Qeveria e Shqipërisë dhe kryeministri
Rama të deklarohen hapur kundër ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të
territorëve. Ky është moment kritik që i kalon interesat e qeveritarëve,
cilëtdoqofshin ato.
?Qeveria e Shqipërisë dhe personalisht kryeministri
Rama të bëjnë çështë e mundur të ndihmojë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe
sipas kushtetutës të bëhet palë me të.
?Presidentja e Kosovës Osmani, dhe ai i Shqipëtisë Begaj të
kenë kontakte të vazhdueshme me presidentin Biden. Zgjidhja vjen nga Ai dhe
vetëm prej atij...
?Kosova të forcoj ushtrinë për mbrojtjen vendin në rast
përballje me Serbinë...
?Kurti si kryeministër të mbaj premtimin e tij dhe në asnjë
mënyrë të mos firmosë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me kompetenca
ekzekutive. Kjo do sillte ndarjen. Pranimi i saj do ishte tradhëti kombëtare.
Kurti edhe pse duket i vetëm nuk duhet ta nënshkruaj tradhëtinë. Ajo që jepet
me firmë nuk merret më, zoti Kurti. Nuk duhet ta firmosësh ndarjen zoti Kurti
pasi ke me vehte popullin, ai të zgjedh përsëri.
?Aleati jonë i fuqishëm duhet të ndëshkojë Serbinë dhe
Vuçiçin.
?Opozita e Kosovës ta ndërpresë luftën për pushtet kundër
Albinit dhe ti bashkohet kauzës kombëtare.
?Nuk duhet të sakrifikohet Mitrovica dhe Veriu i Kosovës me
"demek" të bashkimit të Saj me Shqipërinë. Bashkimi do të vijë si një
proçes organik në kohën e duhur por Jo duke i lënë Serbisë Trepçën me të
ardhura që arrijnë rreth 60% të produktit të përgjithshëm kombëtar. Teza që për
të arritur një marrveshje një herë të jepet mundësia ta bësh, është tepër e
gabuar. Eshtë e gabuar pasi kësaj here firmos e ke gishtin e mesit nga prapa...
?Për shqiptarët ka ardhur koha të bashkohen. Ndoshta është
koha të krijohet një Besëlidhje si ajo e Prizrenit dikur...
Ibrahim
Kabili
Tiranë më 17.06.2023