| E diele, 18.06.2023, 06:46 PM |
Kopertinën e romanit e ideoi dhe punoi Prof. dr. Fatmir Terziu
Nga
Sh.B. Europrint
Një roman për të gjithë që nxit atdhedashurinë dhe ruajtjen identitetit
kombëtar.
Para pak ditësh
doli nga botimi romani “Gjuha e Zemrës” e shkrimtares, Vilhelme Vrana
Haxhiraj. Romani flet për luftën e ashpër të serbëve ndaj shqiptarëve të
trojeve etnike që ruanin racën, gjuhën dhe traditat e të parëve pellazgë-ilir
në Dradaninë hyjnore. Mbi të gjitha vlera të veçanta ka qëndresa e burrave,
grave dhe fëmijëve për të ruajtur etninë e tyre shqiptare.
Mirënjohje e autores!
Shpreh mirënjohjen time të thellë për dy Personalitete të Shquara të
Kombit:
*Prof.dr. Eshref Ymeri, akademik dhe Personalitet i shquar i
Labërisë, për analizën e mirfilltë e trajtuar sipas situatave në fushën
historike të kombit.
*Prof.dr. Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh, dekoruar me Urdhrin “Naim
Frashëri i Artë”, i cili në përputhje me temën ka analizuar në mënyrë
profesionale dhe filozofike romanin “Gjuha e Zemrës”. Gjithashtu meritë e tij
është dhe kopertina. Gjithashtu
nuk mund të le pa shprehur mirënjohjen time për stafin që nxori në dritë këtë
roman të bukur për shijet e të gjithë atyre që u dhemb për kombin tonë të
drobitur.
Për realizimin e botimit të romanit “Gjuha e Zemrës”, falënderoj të
gjithë bashkëpunëtorët e mi të kualifikar dhe të palodhur, redaktoren, Lejla
Gorishti, formatuesen, Blerina Ndreu, dizenjatorin Jorgo
Saqellari, menaxherin e bashkëshortin tim Fitim Haxhiraj dhe ShB Europrint!
“Eh, babai im i
shtrenjtë!
Mua ma ka fajin zemra që më është plagosur
nga një ‘syzezë dhe vetulla pë.”
Vivra
Autorja shkruan:
Nga ç’ motive u nisa për shkrimin e romanit “Gjuha e Zemrës”
Këtë roman ia
kushtoj një çifti ideal që u bë simbol dashurie edhe pse ishin me kombësi të
ndryshme. Historinë e dy të rinjve të viteve ’30 të shek XX, e njihja qysh para
disa vitesh. Ai ishte një student shqiptar, kurse ajo ishte një vajzë rumune,
të cilët u dashuruan qysh me shikimin e parë. Ndjenjat e tyre ishin aq të
sinqerta dhe të forta, sa ata nuk pyetën as për racën, vendlindjen, gjuhën apo
zakonet e njëri- tjetrit.
Madje vajza e
rritur me pekule, për hir të dashurisë shkoi të jetonte në fshat me të dashurin
dhe u ambjentua me natyrën e ashpër por tejet të bukur të Krahinës Verilindore
të Shqipërisë. Ishte ndjenja më sublime ajo e dashurisë që ajo u përshtat me
jetën e vështirë, me zakonet e rënda, duke u bërë model për gratë dhe vajzat
shqiptare të një zone të thellë malore. Vajza rumune jo vetëm mësoi gjuhën
shqipe, por ajo ua mësoi edhe fëmijëve të saj. Ajo i edukoi ata me dashurinë
për gjuhën shqipe, për historinë e lashtë dhe vetmohimin për vendin e tyre.
Pikërisht kjo sakrificë sublime e
saj dhe e bashkëshortit për të mbajtur gjallë racën, gjuhën dhe dashurinë për
vendlindjen, për atdheun e të parëve, bëri të mundur që në këto treva arbërore,
me etni shqiptare, nën sundimin serb, të ruhet e gjallë autoktonia, gjuha dhe
tradita e bukur shqiptare. Aurelia nuk kishte gjak shqiptari, ajo lindi fëmijë
shqiptarë të cilëve u mësoi, dashurinë për kombin, u mësoi adshurinë për gjuhën
e të parëve pellazgë dhe traditat e bukura të malësisë Tetovare, duke u bërë
shembull virtyti i një bashkëshorteje dhe një nëne me zemër të madhe. Ky çift
që meriton nderim janë, Ajvaz Voka nga Shipkovica e malit Sharr, në
trevën e Tetovës dhe Aurelja Graur, rumunia nga Transilvania. Pas
martese ajo u quajt Aishe Voka, e cila edhe pse ishte me kombësi tjetër,
u bë një nënë e dhemshur, një nismëtare për emancipimin e gruas dhe shoqërisë
në Shipkovicë e më gjerë.
Z. Baki, duhet të
jeni krenar për prindërit tuaj dhe duhet të ecni në gjurmët e tyre!
Vivra