| E diele, 18.06.2023, 07:44 PM |
Rritja
artificiale e Albin Kurtit!
Nga
Kimete Berisha
-
Si domatet që duken të freskëta por që për 1 orë qelben;
-
si pulat që i stimulojnë me hormone për të bërë vezë jonatyrshëm, sa më
shumë...
-
si mollët e vjetra të lyera me dyll...
Albin
Kurti, u rritë këto ditë.
-
U rritë nga hormoni i testosteronit që stimulon agresivitetin, dhunën;
u
rritë nga stupci, nga gjaku, nga plagosja, nga eshtrat e thyer,
nga
kidnapimi, nga uzurpimi, nga forca...
-
Pra, nuk u rritë nga ndonjë punë e mirë dhe e mbarë, nga paqja e nga qet?sia.
U
rritë nga shamjet, nga ofendimet, nga përqeshja dhe përndjekja e perendimit.
-
U rritë duke e zbuluar fajtorin e trishtimit të shqiptarëve, që sipas Albin
Kurtit është KFOR-i.
-
NATO po bombardohet nga Albin Kurti, në Veri!
-
I viktimizoi policët e varfër, të leckosur e të mërzitur që Albin Kurti ua
zvogëloi rrogat;
-
i viktimizoi gazetarët, nuk u tregoi gazetarëve se populli në Veri janë të
armatosur,
-
e viktimizoi KFOR-in (duke e joshur të hyjë në luftën e Albin Kurtit.
E,
pasi KFOR-i nuk e pranoi komandën e Albin Kurtit për të nis luftën - ky i
shpalli armiq)....
-
dhe shkoi te nanat e policëve të rrëmbyer e i përdori lotët e tyre për ta
ujitur me ta 'pjellën' e tij anti-perendimore.
-
Shumë shqiptarë u gëzuan që kanë një kryeministër që s'e bën hesap Amerikën. As
NATO-n, as BE-në!
-
E rritën.
Por
është rritje artificiale.
Anipse
është rritje e lindur nga nevoja për hakmarrje dhe urrejtje, kjo rritje Albin
Kurtit po i kryen punë.
-
Opozita nuk e bën dallimin.
Duke
dashur të mos zvogëlohen edhe më shumë, opozita e kanë zbutur gjuhën ndaj Albin
Kurtit.
Dhe
pikërisht zbutja i bën petë edhe më shumë.
-
Vet nuk dinë të rriten, dhe për këtë Albin Kurti nuk u ka faj.
-
Në momentin kur popullata u thonë mbledhësve të sondazheve se e mbështesin
Albin Kurtin për pushtimin e botërave dhe nënshtrimin e Amerikës, ata janë duke
ikur nga Kosova për në perendim.
-
Albin Kurti po rritet nga zemërimi
i
popullit që po largohet nga Kosova.
Nga
helmi dhe nevoja e vjetër për hakmarrje
ndaj Serbisë.
Kjo
është rritë e deformuar, rritë e helmuar.
-
Në qeverisjen e Albin Kurtit kanë ikur nga Kosova 120 mijë shqiptarë.
Kaq
e mirë u bë Kosova.
U
mbyllën mijëra biznese, u varfërua populli...me nihilizëm e nënçim, u
shkatërrua çdo arritje e Kosovës.
-
Opozita nuk duhet të pyes pse po rritet Albin Kurt!
Pyet:
pse s'po rritesh ti.
-
Nga dhuna lindi Lëvizja, dhuna e mban në lëvizje.
Albin
Kurti e di se shqiptarët janë të zemëruar, të tërbuar dhe të palumtur.
Janë
populli më i varfër në Evropë.
Dhe
mllefin e vjetër nuk e kanë nxjerr nga fundi i barkut, sepse e kanë pritur
Drejtësinë...
Drejtësi
s'ka pasur kurrë, prandaj u pëlqen dikush që e gjuan djallin
me
çfarë i ka qëlluar në dorë.
U
pëlqen mangupi, vrasësi, krimineli, hakmarrësi që ia tregon vendin armikut...e
këta e shikojnë nga larg.
-
Albin Kurti e shfrytëzon Veriun si teatër absurdi ku zbrazet mllefi.
E
mllefi, mendon se nuk e kalon lumin në Jug, mllefi mbetet në Veri, NATO nuk e
lë të rrjedh.
-
Gufimi i Albin Kurtit (anipse artificial), tregon se shqiptarët e duan një
'vrasës' të Amerikës dhe perendimit dhe atë 'vrasës' e kanë gjetur.
-
Paradoksi është se nevoja për ta 'vrarë' Amerikën, NATO-n dhe perendimin në
Kosovë 'ka lindur' në Amerikë dhe në perendim, aty ku jetojnë shqiptarët, që
ëndërrojnë ta vrasin 'padronin' e tyre në Kosovë.
-
Robi ëndërron ta vras 'zotëriun e tij'.
-
Unë i kisha lënë të lirë ta pushtojnë botën!
Sot
kundër Amerikës, NATO-s dhe perendimit është Putini, Albin Kurti dhe Vjosa
Osmani!
Kjo
e fundit, ndoshta pa vetëdije.
P.S.
Ky shkrim u shkrua pasi vendosa të mos shkruaj më.