| E diele, 18.06.2023, 07:55 PM |
Gazmend
Freitag, Sheshi Skënderbej, Tiranë, 2022
Një
letër për piktorin shqiptar Gazmend Freitag
Gratë
që frymëzojnë kryeveprat botërore. A janë gratë udhëheqëse dhe frymëzuese të
dashurisë dhe artit!
Nga
Asie Duka
I
nderuar artist!
Dashuria
dhe pasioni juaj për artin ndjek rrjedhen e gjithë historisë njerëzore përgjatë
shekujve, të cilat e kanë shoqëruar njeriun si forcat më elitare të realitetit
krijues të shpirtit njerëzor, të transformimit të ndjenjave, për ti blatuar ato
në pikturë, duke i shenjtëruar këto mrekulli shpirtërore, këto realitete
krijuese, në vullnete të penelatave të zgjedhura unshëm nga zoti, siç jeni ju
zoti Freitag! Ju merrni nga zemra e njerëzve „të mëdhenj“ diellin që ndez
brenda tyre, sakrificën, dashurinë, vetmohimin, mirësinë dhe fisnikërinë, si
vullnet i adhurimit tuaj për këto krijesa të zgjedhura nga vetë ju, edhe pse
vuani dhe jetoni në „varfëri materiale“, askush si ju nuk e ndjen dhe shpreh
magjinë e artit si shpërblim për njeriun, për t’i ngjitur këta njerëz në
altarin më të lartë të besimit.
Janë
gratë që frymëzuan artistët, kompozitorët, muzikantët, piktorët, që frymëzuan
për kryeveprat e mëdha botërore, pa u djegur në llavën e dashurisë nuk krijohet
nje zjarr, dashuria dhe pasioni lindën kryeveprat. Fatkeqësia mbetet te ato
njerëz që e ndalojnë artin, nuk i japin vlerën e duhur në kohën e duhur, asaj
„esence“, atij thelbi jete, tharmit te këtyre pikturave të realizuara me
dhimbje dhe trishtim, me zjarr dhe pasion, me mund e sakrificë, të paguara me
kohë jete, e cila zgjat sa koha e një përshpërime.
Zemra
e Gazmend Freitag, e këtij mjeshtri të madh të pikturës që ngre dhe lartëson në
perjetësi popullin e tij, figurat e rëndesishme dhe perfaqesonjëse të këtij
vendi, t’i jepet ajo që meriton, në
kushtet në të cilat punon ky „njeri i madh“, ka mospërputhje me mrekullitë qe
pikturon dhe ngjiz, me anë të ngjyrave dhe imagjinatës, realitete që dehin dhe
dhembin njëkohësisht, ju që merrni rrezet dhe ngrohtësinë nga ky përfaqësues
dinjitoz i kombit, dielli shkëlqimtar i adhurimit dhe shijes, për vlerën dhe të
bukurën, ktheni syte nga ai!