| E premte, 16.06.2023, 07:30 PM |
PLAGËT E RELIEVIT
SIPAS
NJË POEZIE TË SABIT RRUSTEMIT
Nga
Timo Mërkuri
I -Poezia
"Reliev me plagë" e poetit kosovar Sabit Rrustemi është një shprehje
poetike e thellë dhe imagjinative që përshkruan një rrugëtim në historinë e
kombit tonë, mbetur me “gjysëm shtëpi”,
“gjysëm tapi” e “një haraç të ri” në një “botë të rreme që flinte në
qetësi/si varret nën një fije bari”. Pikërisht te këto vargje ndjejmë e
kuptojmë se “relievi me plagë” është vetë Kosova dhe përdorimi i metaforës "Reliev me
plagë" ndihmon në të përshkruar Kosovën në një mënyrë të përshkallëzuar
dhe emocionale, duke përdorur imazhe të dhimbshme dhe të rënda për të shprehur
gjendjen dhe ndjenjat që vendi ka përjetuar. Ky lloj përdorimi i metaforës ndikon
në forcimin e impaktit emocional të poezisë dhe krijon një ndjesi të fortë për
lexuesin. Poezia e Sabit Rrustemit "Reliev me plagë" përdor këtë
figurë letrare për të shprehur thellësinë e vuajtjeve dhe përvojave të Kosovës
nëpërmjet një imazhi të fortë dhe tërheqës..
Poezia fillon me
vargjet:
"Një
sy gjumë më mbeti në breg
Relievit
me plagë
Dhe
një baladë"
vargje që
përshkruajnë historinë e popullit që nuk vuri gjumë në sy për të mbrojtur kufijtë por dhe për të rindërtuar “shtëpinë” që digjej nëpër
luftëra, që ngjanin si balada qoftë nga koha e gjatë e zhvillimit (me vite)
qoftë dhe nga përmasat e zhvillimit të tyre. Këtu lind dhe pyetja e madhe në se
luftërat janë zhvilluar si në balada apo baladat flasin për luftërat reale.
"Tevona
Sa
gurë e dhe e dru
Përziva
për një shtëpi"
duke përshkruar me
tre vargje pak fjalëshe se ishte munduar gjatë gjithë jetës së tij “për një
shtëpi”, të cilën dikur e kishte patur (Iliria, Arbëria) , por befas, duke
shprehur ndjenjat e tij të humbjes së përjetuar:
"Një
mal jetë kalova
Nëpër
prishendreqje
Kur
u ngrita
Eh
si u ngrita
Desh
më ra pika
Me
një gjysmë shtëpi
E
gjysmë tapi
Dhe
një haraç të ri"
duke na tronditur me
faktin se dikur e pa veten : “Me një gjysmë shtëpi/E gjysmë tapi/ Dhe një
haraç të ri” dhe ne jemi ne gjendje që kesaj “dikur” t’i vëmë datën 1913.
Ketu e ndjejme dhe kuptojmë pse poeti vijon me vargjet :
“Bota
e rreme flinte në qetësi
Si
varret nën fije bari”
duke përdorur si
figurë letrare shprehjen e njohur “I heshtur (apo fle) si varri”. Nga
struktura dhe figurat e përdorura, edhe
kjo poezi dallohet që është e
viteve 90, kohë kur poeti dhe shokët e tij u paraprinin ndërgjegjësimit të
masave për organizimin e revoltave, por që në vitet ‘99-2000 ka shtuar me
tingull preludi vargjet :
"Rrënjët
e mia prej antike
Buluan
në piptha të rinj
Një
nga një i çmendën
Imja
shtëpi u rinua
E u
përtëri
Në
miliona dashuri"
ku veç me cilësorin
“rrënjët e mia antike” shfaq hershmërinë dhe autentitetin e kombit tonë.
E parë në këtë
kontekst poezia jo vetëm është shkruar në dy kohë por edhe shfaq situatën në dy
kohë, pavarësisht se përsëri mbetëm në “dy shtëpi” pranë e pranë, por së paku
nuk kemi ndonjë “gardh” në mes.
Duke ecur në linjën e
optimizmit të poetit ndjejmë se së afërmi do jemi “një shtëpi e madhe” në
qytetin Europë. Për këtë ju siguroj unë, pavarësisht erërave të forta që fryjnë
tani, pranvera dhe për kombin tonë do vijë shumë shpejt dhe lulet ne
oborrin dhe saksitë tona do çelin.
II –Poeti përdor një gjuhë poetike të
thjeshtë, por shprehëse të thellë dhe të ndjeshme, duke i dhënë lexuesit një
udhëtim emocional dhe reflektues nëpër histori. Imazhet e përdorura në poezi
krijojnë një atmosferë të mahnitshme dhe të ngazëllyer, duke lejuar lexuesin të
ndjehet pjesë e udhëtimit të poetit dhe të identifikohet me ndjenjat dhe
përvojat e tij. Përdorimi i termave të thjeshta si "reliev me plagë",
"gurë", "dru", "mal", "prishendreqje"
dhe "piptha të rinj" krijon imazhe të gjalla të situatave të ndryshme
të përjetuara nga autori.
Poezia "Reliev
me plage" është një shembull i fuqishëm i shprehjes së ndjenjave personale
dhe transformimit emocional nëpërmjet poezisë. Sabit Rrustemi me këtë poezi
shpreh aftësinë e tij për të kapur thellësinë e emocioneve dhe për të shprehur
ato në një mënyrë të bukur dhe të ndjeshme.
III –Në poezinë "Reliev me plage" të
Sabit Rrustemit, gjejmë shumë figura artistike që përdoren për të shtuar fuqinë
emocionale dhe për të krijuar imazhe të thella. Poeti ynë është mjeshtër i
përdorimit të metaforave, jo si zbukurim por si shprehje e mendimit poetik,
shpesh herë metaforik. Psh, metafora “Reliev i plagosur” tregon se autori
ndjehet i plagosur dhe i trishtuar, pse ashtu është dhe vetë atdheu.
Nëpërmjet
imazhit "Sa gurë e dhe e
dru/Përziva për një shtëpi" autori paraqet veten në një situatë të vështirë,
madje duke shfaqur gurët dhe drunjtë si simbole të qëndrueshmërisë dhe pjesë e materialeve për të ndërtuar NJË
Shtëpi të Vetme e të forte, përballë kohëve.
Personifikimi
"Bota e rreme flinte në qetësi/Si varret nën fije bari" është shfaqja
më e butë e botës në gjumë, ose më saktë angazhimi pro shqiptar i saj
Sabit Rrustemi përdor
mjeshtërisht edhe hiponimin: përdorimi i fjalëve më specifike në vend të
fjalëve më të përgjithshme i cili ndihmon në krijimin e imazheve të detajuara
dhe të thella., psh."Rrënjët e mia prej antike/Buluan në piptha të
rinj", ku autori përdor "piptha të rinj" për të përshkruar
rrënjët e tij të rinovuara dhe të ringjallura, lindjen e filizave të rinj.
IV-Poeti Sabit Rrustemi përdor një gjuhë
poetike të thjeshtë, por me fuqi të madhe për të shprehur ndjenjat dhe përvojat
e tij në poezinë "Reliev me plage". Le të shohim disa nga fjalët dhe
elementët gjuhësorë që ai përdor në poezi:
Poeti, edhe në këtë
poezi, ka aftësinë që fjalët e thjeshta
t’i shfaqë të ngarkuara emocionalisht dhe me fuqi për të përshkruar gjendjet
dhe ndjenjat e tij. Fjalët si "plagë", "drurë",
"shtëpi", "mal", "dashuri" etj. janë fjalë me
kuptim të thellë dhe ndikim emocional.
Poeti përdor një rimë
të lehtë dhe një ritëm të qetë, që ndihmon në krijimin e një atmosfere të
veçantë dhe të harmonizuar me temën e poezisë. Ky stil poetik ndihmon në
përqëndrimin e lexuesit dhe në forcimin e emocioneve që transmetohen në vargje.
Gjuha që përdoret në
poezinë e Rrustemit është e pastër, e qartë dhe e ndjeshme dhe e kuptueshme nga
masa e gjerë e lexuesve me arsim të niveleve të ndryshme.
Në aspektin
fotografik, poezia ngjan me një filiz peme të drejtë që synon lartësitë dhe jo
gjerësitë, duke i ngjarë një filiz lisi.
V- Poezia “Reliev me plagë” u zgjodh prej meje
nga vëllimin poetik “Ëndrra që puthet”, (Rozafa, Prishtinë 2001) për
qasjen me situatën aktuale duke parë
që domethënia e saj shtrihet në
tre kohë.
Sarandë,
më qershor 2023