| E enjte, 15.06.2023, 09:00 PM |
KRYEMINISTRI
I TURPIT
Nga
Leonora Laçi
Po
i ndjek me shqetësim ngjarjet e fundit të Kosovës dhe duket që Kosova nuk po
gjene qetësi dhe kjo jo për faj të saj por të fqinjve që duan lëshime
vazhdimisht. Por po aq sa është
shqetesuese kjo situate, shqetesimin ma shton qendrimi zyrtar i Kryeministrit
të vendit tim Edi Ramës që po mundohet të bëj ndermjetësuesin aty ku duhet të
mbante qendrim të palëkundur njëzëri me qeverinë Kurti. Edi Rama do të bëj
rregullatorin në një çështje të brendshme të Kosovës dhe ka gjetur kohën e
gabuar.Pse nuk e bëri rregullatorin e ndermjetësinë për komunat shqiptare në
Serbi dhe mohimin e te drejtave të tyre?!
Ai
nuk është kryeministri im dhe kurrë s’ka për të qënë. Ai nuk përfaqëson
shqiptarët dhe s’mundet kurrsesi që ne të pajtohemi me qendrimet e tija zyrtare
lidhur me Kosovën. Kosova është shtet i pavarur dhe për Shqipërinë ka nevojë
vetëm si Aleat.
E
gjitha kjo nuk është asgje e re, e prisja. Kryeministri ynë Edi Rama i kthen
shpinën Kosovës. Këtu s’kemi pse çuditemi por do të ngelet si pjesë e historisë
se turpit që përpara Kosovës zgjodhi Serbinë si aleat.
Ai
i ka kthyer shpinën shtetasve të vet. Shqiptarët e Shqipërisë Londineze kanë
lënë Shqipërinë për një jetë më të mirë sepse i ka vrarë shpresat, i ka vrarë
ëndrrat, i ka vrarë të ardhmen.
Në
vend që Shqipëria dhe Kosova të ecnin dorë për dore sebashku drejt rrugës
Europiane, në vend që këto të ishin njëzëri për politikat e jashtme të njëra-
tjetres. Kryeministri ynë po e ha turpin me bukë në sofren e Vuciqit.
A
e di Kryeminstri ynë historinë e kombit shqiptar?!
A
e di Kryeministri të kaluarën tonë që kemi luftuar për të njejtat ideale
kombetare?! Kryeministri Edi Rama me anullimin e mbledhjeve te dy qeverive
shqiptare planifikuar në Gjakovë(edhe pse këto mbledhje bombastike s’kanë pasur
rezultate të dukshme bashkëpunimesh dhe as na kanë afruar as larguar më tepër,)
dhe me gjithë kursin politik qe po ndjek kohët e fundit po shihet hapur që
qendrimi i tij nuk është në mbështetje të Qeverisë Kurti dhe ai po i shërben
një axhende tjetër që nuk i pershtatet interesave kombëtare shqiptare. Ekziston
nje dashuri e fshehte e partise socialiste si pasardhese e PPSH-se me Beogradin
por harrojne qe Beogradi gjithmonë vetem i ka perdorur shqiparët dhe i ka bërë
mish për top.
Shqiptarët
e Shqipërisë Londineze duhet të reagojnë fuqishëm që të ndergjegjesojnë
kryeministrin tonë që e ka humbur rrugën.
Kosova
e Shqipëria duhet të jenë të pandashme për çdo çështje kombëtare e
ndërkombëtare që cenon integritetin territorial, pavarësinë dhe demokracinë e
njera-tjetres.