| E merkure, 14.06.2023, 07:18 PM |
HORIZONTEVE N? FLUTURIM
Rreth
vepres ”valle dardane” të poetit Ramush Nikçi
NGA
VLASH PRENDI – STUDIUES
Këto
ditë, poeti nga Rugova Ramush Nikci, botoi librin e tij të pestë me poezi
“Valle dardane”, të cilin pata fatin t’a lexoj në dorëshkrim. Mësuesin dhe
krijuesin e mirënjohur e kam njohur para pak kohësh, kur më ra në dorë një
libër i tij me poezi “Melodi kujtimesh”, botuar në vitin 2022. Për hir të së
vërtetës duhet të theksoj se na njohu miku ynë i përbashkët prof. Ali Daci,
veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare shqiptare dhe mësues i gjuhës
shqipe nga Rozhaja. Poeti Ramush Nikci ka lindur në vitin 1961 në fshatin
Stupeq të Rugovës, ku mori edhe mësimet e para. Vazhdoi shkollën e mesme “Bedri
Pejani” në qytetin e Pejës dhe pastaj përfundoi studimet në Fakultetin e Gjuhës
dhe të Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar në shkollën 9
– vjeçare “Përparimi” në fshatin Drelaj të Rugovës për rreth 20 vite si mësues
i gjuhës dhe letersisë shqipe, duke dhënë një kontribut të rendësishëm në
edukimin e brezave me dashurinë për atdheun. Duke patur një aktivitet të dendur
patriotic, edukativ dhe krijues, emri i tij ishtë bërë tashmë i njohur në
rrethinat e malësisë së Rugovës dhe më gjërë, si mësimdhënës me vizion të
gjërë, si poet me përvojë dhe mbi të gjitha si njeri. Mësuesi dhe atdhetari i
mirënjohur Ramush Nikci ishte shembulli më i shkëlqyer i njeriut të formuar me
personalitet dhe kulturë njerëzore. Janë pikërisht këto cilësi tepër të vyera
që me nxitën të hedh në letër këto radhë për jetën, punën, aktivitetin dhe
veprën e këtij njeriu me shumë vlera në fushën e arsimit dhe krijimit.
E
kam njohur, kam komunikuar dhe kam shkëmbyer mjaft mendime dhe ide me mësuesin
dhe krijuesin Ramush Nikci në kohë dhe situate të ndryshme dhe kurdoherë
mendimiet e tij kanë qenë me mjaft interes shoqërorë. Të komunikosh dhe të
shkëmbesh mendime për problem të ndryshme me poetin Ramush Nikci, është sa e
lehtë edhe aq e vështirë. Ështe e lehtë, sepse sipas komunikimeve që kemi pasur
me të, kam konstatuar se është njeri me vlera të padiskutueshme, me kulture dhe
vizion perendimorë, tepër i përgatitur, i aftë për punë educative dhe mësimore,
njeri emocional, me vizion të gjërë për jetën, familjen dhe shoqërinë. Ishte e
vështirë sepse poeti dhe shkrimtari Ramush kishte lindur i talentuar, ai donte
të punonte, megjithse në kushte të vështira, në momente të tilla kur
vështirësitë e kohës nuk e favorizonin, i ndizej më shumë dëshira dhe pasioni
për të ushtruar profesionin e krijuesit.
Kujtimet,
mbresat dhe përshkrimet për punën, veprimtarinë krijuese dhe jetën e tij, të
rrëmbejnë, sepse janë aq interesante dhe të thjeshta, saqë edhe lexuesi më i
zakonshëm përjeton me emocion problemet dhe vështirësitë, hidhërimet dhe
gëzimet qe pati kaluar ai, prandaj edhe jeton me shqetësimet e tij dhe të
popullit të tij në çdo moment. Ka ngjarje të bukura mbreslënëse në jetën dhe
veprimtarinë krijuese të një krijuesi, ka ndodhi të gëzueshme, por edhe të
hidhura që të zgjojnë kujtime të zymta për të kaluarën, por edhe mbresëlënëse
për të tashmen, të cilat poeti ynë, në shumë raste i ka pasqyruat perms
krijimeve poetike në veprat e tij dhe lexuesi tashmë i ka në dorë. Në shumë
raste, përmes bisedave me miq, shokë dhe kolegë të tij, lartësohet figura e
edukatorit dhe krijuesit Ramush Nikci, këtij njeriu me vlera të mëdha, punën
dhe veprimtarinë e të cilit e kujtojnë me aq dashuri njerzit e thjeshtë,
shokët, miqtë rugovas dhe njerëzit e kolegët e tij të dashur nga qyteti i Pejës
ku punon dhe jeton. Kështu, mes miqsh dhe shokësh, sot jo rrallë përshkuajn
plot emocion dhe ndjenjë momentet më të bukura të jetës, veprimtarisë, punës
plot përkushtim të mësuesit të apasionuar dhe poetit tashmë të njohur, ku iu
përkushtua krejtësisht punës së bukur me librin, me krijimtarinë, me edukimin,
jo vetëm për të gjallëruar jetën kulturore në shkollë dhe komunitet, por edhe
atë krijuese. Pikërisht në këtë periudhë lindën edhe veprat e tij aq të bukura
dhe me vlera shoqërore dhe letrare si “Melodi kujtimesh” – poezi 2022, “Shtigje
ëndrrash të trishta” – poezi 2022 dhe “Jehonë bjeshke” – poezi 2022, “Etje
gurrash” – poezi 2023, ndërkaq autori sapo ka botuar edhe veprën e pestë me
poezi “Valle dardane”. Duke patur parasyshë këtë punë me shumë vlera, është i
justifikueshëm emocioni me të cilin miqtë, kolegët dhe shokët e tij përshkruajn
sot njohjen dhe punën plot pasion dhe përkushtim me krijuesin Ramush Nikci,
këtë figurë të njohur të fushës së letrave në Rugovë, Pejë dhe më gjërë, i cili
i dha një hov të ri traditës krijuese në këtë trevë me tradita ku paten punuar
dhe jetuar shkrimtarë dhe poetë të njohur në mbarë trojet shqiptare.
Poeti
dhe krijuesi Ramush Nikci u dallua për praktikimin e metodave të reja në fushën
e poezisë dhe ndërthurjen e temave reale me ato historike, krijimin e një
poezie sa tingëlluese, aq edhe narrative dhe me vlera artistike. Kështu u
forcua respekti për këtë njeri me vlera, pasi ishte njeri me veti të rralla,
fjalëpakë, i shkathët, i prerë, me vizion të qartë për të ardhmen, e këto cilësi të vyera synonte t’i transmetonte edhe
tek kolegët, miqtë dhe shokët e tij. Poezia ishte në qenien e tij, në shpirtin
e tij, prandaj shpertheu me vëllimin poeti “Përkundim kalatë në djepe
legjendash”. Poezitë e këtij vëllimi të tërheqin, të futin në mendime, të
“detyrojnë” që t’i përsëritësh dhe t’i mësosh edhe përmendsh. Nuk nisemi
thjesht nga mendimi se duhet të shfaqin disa fjalë vlerësuese dhe të mira për
poezitë e një vëllimit, që gjithsesi duhet përshëndetur ngrohtësisht, por se në
to shohim zjarr, të cilin lexuesit, e sidomos ne që merremi me krijimtari dhe
shkrime, kemi pasionin dhe dëshirën t’i fryjmë këtij zjarri krijues, që ai edhe
në ardhmen poetike të Ramush Nikcit, të shndërrohet në zjarr edhe më të madh e
më të frytshëm, për çështjen e atdheut, të lirisë, të popullit. Mbase më shumë
se në të gjitha gjinitë e artit, poezia nuk komentohet, nuk rrëfehet, nuk
tregohet si një episod, por ajo ndjehet, ajo gjallëron brenda shpirtin dhe
zemrën e lexuesit, ajo të shkakton drithërima dhe mes vargjeve të saj, e sheh
jetën disi ndryshe nga qe ke parë e ke menduar, sheh këndvështrime dhe anë të
panjohura e të bukura të jetës. Dhe kur ndjenjat e poetit harmonizohen me
ndjenjat e lexuesit, atëherë lexuesi përulet me nderim përpara bukurisë së
artit të poezisë.
Poezitë
e këtij vëllimi kanë burim të pashtershëm zemrën e poetit, ai ka shprehur në
vargje ndjenjat poetike në momente të caktuara meditimi e krijimi, prandaj dhe
ato janë tërheqëse, prandaj dhe mjaft prej tyre të krijojnë ndjesinë e
peisazheve të freskëta dhe mbresëlënëse, aq sa ndonjëherë të duket sikur je
përpara një piktori që po hedh me vrull
e me një frymë në telajo ngjyrat e jetës, ngjyrat e natyrësë, kaltërsinë e
qiellit, blunë e detit, valëzimet e lumit dhe këngën e tij melodike, erën e
fresët të pranverës dhe të vjeshtës, këngët e zogjve, pasqyrimin e diellit,
rrezatimin e ngrohtë të hënës dhe harkylberet e stinëve, e që të gjitha këto
bashkohen me bukurine e shpirtit njerëzor. Këto mbresa i ndjen në poezitë e
librit në fjalë, por i ndjen edhe tek poezitë fabula që teksa fshikullojnë vese
dhe dukuri të shëmtuara të jetës njerëzore, të cilat japin mesazhe të forta dhe
zënë vend mjaft natyrshëm në këtë libër. I ndjen natyrshëm penelatat plot
frymëzim tek poezia “Rrëzë Shkelzenit”, ku bukuritë e natyrës shkrihen
natyrshëm me dashurinë njerzore: “Fryni një freski, rrotullak veriu, / E hedhi
nektarin, në bjeshkë e në vërri, / Dalë nga vezë shqiponjesh me foto njeriu, /
Shpërndau aromë lulesh me ngjyrë kuq e zi. / Fare pa kufinj, pa ia var
regjimit, / Kudo nëpër skuta nga moti luhajë, / Marrë nga qielli blu dritnajën
e synit, / Bart rrezet e dritës n'fushën e përvajë...”. Apo tek poezia “Gati”,
ku spikat shpirti i bardhë i poetit, i pastër si drita që do të mirën dhe të
bukurën, që gëzon si fëmijë, entuziazmohet dhe përkulet me nderim përballë
bukurisë hyjnore e cila lind përmes vargjeve fare natyrshëm dhe e vetvetishme,
plot harlisje dhe tinguj të hareshëm e vjeshtarak, kur thotë: “…Me zemër gëzimi
riparon shtëpinë, / Ngrohur nga mëngjezi me syrin dylbi, / Me krahë të
skyfterit ta forcojë çatinë, / T'i savatojë muret me ngjyrë kuq e zi, / Shpresë
si në përralla t'përkundë lumturinë, / Dielli ngroh për mua, hana shndritë për
ty. Poeti e ndjen se suksesi i një krijimi ka bazë sinqeritetin e të
shprehurit, deri në bardhësinë e dëborës, e cila reflekton qartas te vjersha
“Dita ime”, ku poeti përshkruan këndshëm natyrën e freskët dhe dukuritë e saj
me dashurinë njerëzore duke krijuar një lidhje analogjike me ditëlindjen, që e
ngazëllen lexuesin sikurse po aq e ndjere është poezia “Marsi”, ku poeti heq
paralele artistike mes muajit të parë të pranverës dhe përpjekjeve të popullit
kosovar për liri, sepse edhe shqiptarët, ashtu si gjithë kombet e tjera e kanë
dashur dhe e duan lirinë dhe e kanë mbrojtur me gjak. Motivi i lidhjeve të
kosovarit me lirinë është i njohur në poezinë e sotme, por merita e poetit
Nikci është se e jep atë nga një këndvështrim disi ndryshe, me zërin e tij të
sinqertë dhe pa teprime, pa bujë e zhurmë por këndshëm dhe me ndjeshmëri zemre,
ajo rrjedh e qetë dhe me ndjenjë, duke pasqyruar ndjeshmërinë dhe dallgët e
shpirtit poetik të poetit. Prandaj dhe: “Në betejë lavdie me serb grykë me
grykë, / Nga kulla fortesë tri netë e tri ditë, / Me zemra dragojsh, me gjokse
në topa
Nga
guximi shkëmb u habit Europa! / Me këngë bashkë me krisma, aty derdhej gjaku
Atdheut
që na rriti, kështu i lahët haku! / Si kreshnik legjendash komandant
Ademi, / Gjakun t'pastër lot, borxh vendit ia kemi…”. Poezitë e vëllimit
rrjedhin varg njëra pas tjetrës si valëzimet e një liqeni kur fryjnë erërat e
prillit, teksa mendimi ynë dëshiron të ndalë edhë një çast frymëmarrjen tek
poezia mjaft e ndjerë “Pleqëri të mbarë”, ku poeti në mënyrë mjaft njerëzore shprehet
me dashuri dhe me fjalët e shpirtit për të moshuarit. Për të gjithë njërëzit,
respekti për të moshuarit është i pazëvendësueshëm, një respekt njerzorë që
njeriu e mban brenda vetes gjatë gjithë jetës ashtu siç mban guaska një
margaritar të rrallë, të ndritshëm e vezullues. Prandaj me vargje të bukura si:
” Urime, urime kurrë mos t'u ndaltë dora, / Vitet shkojnë e vinë, natyra
ndryshon, / Me zërin shterrak sot këngën e mora, / Bota gënjeshtare herë bie,
herë zgjon, / I prirë nga frymëzimi kët poezi nxora, / Dikush qesh me vitet,
dikush këngë këndon...”, poeti u thur atyre një monument artistik të ndjerë,
duke lartësuar vlerat e tyre njerëzore që burojnë nga thjeshtësia e jetës, duke
i bërë jehonë shpirtit të tyre të madh, dashurisë për jetën, njerëzit.
Poeti
Ramush Nikci, i ndërton poezitë e tij sipas një vizioni të qartë artistik
bazuar në rrëfim ku në çdo detaj të rrëfimit mund të zbulosh një mendim, një
ndjenjë, një qëndrim ndaj realitetit,
përmes së cilës ai hap një udhë të re për të konceptuar më mirë të
ardhmen, perspektivën, natyrën, njeriun e së ardhmes. Prandaj themi se poezitë
e tij janë jetësore, kanë gjallëri, kanë lëvizje. Është kjo gjallëri, ky veprim
i matur i poetit Ramush Nikci, që ka sjellë pasqyrimin e thellë, të plotë dhe
ideoemocional të jetës, por dhe fakti që krijimet e këtij autori lexohen me
endje dhe vlerësohen aq shumë është një dëshmi e rëndësishme e kësaj force
krijuese letrare gjithnjë aktive. Këtë shije artistike e ben të mundor edhe
përdorimi me mjeshtëri i disa fjalëve të rralla si: kamish, Llullë, kmesë,
zhbij, grah, sorrak, ndjellakeqe, orëkatili, gaca, çufarrak, zallinë etj, të
cilat ia rrisin vlerat artistike këtij libri. Kjo menyrë të shprehuri dhe
trajtimi real e bën lexuesin të konkludojë se autori Ramush Nikci e koncepton
artin e të krijuarit si një praktikë artistike, shoqërorë dhe njerëzore që ka
specifikën e vet të të shprehurit dhe historinë e saj. Ai ka arritur që përmës
krijimit në vargje, të japë bukur filozofinë e lëvizjes, atë filozofi që e sheh
tek personazhët e konceptuara artistikisht në poezi, forcën krijuese dhe
lëvizëse të zhvillimit shoqëror. Në këtë kontekst autori çon përpara përvojën
jetësore dhe natyrshëm ndjen nevojën për t’ua transemetuar brezave këtë përvojë
të bukur.
Poeti
Ramush Nikci, përmes kësaj krijimtarie, mbetet njeri i vlerave të mëdha,
shembull i shkëlqyer i tipareve njerëzore, nga duhet të marrin shembull
ideatorët e sotëm të fushës së letersisë, si dhe shoqëria njerëzore në ditët e
sotme. Gjithsesi i tillë është krijuesi i nderuar Nikci, njeri i nderuar, poet
i pasionuar, krijues me vlera dhe mbi të gjitha njeri i respektuar. Njerëz të
tillë lindin për shoqërinë dhe i përkushtohen asaj për t’i sherbyer me
devotshmëri, prandaj mbeten përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e lexuesit.