| E marte, 13.06.2023, 07:50 PM |
ZJARR
I MADH NA DIGJET
O
BURRA SOT MBI KRYE
NGA KALOSH ?ELIKU
(Burri Tri Grave)
Në jetë i pata Tri
Gra besnike. Engjëj
Njëra më printe
para, Rrugës:
E, Dy të Tjerat
mbanin përkrahu.
Gji më dhanë me Dy
shtama verë
Ringjallën nga
Zonja Vdekje, në Korçë:
Pasmesnate, në
Përrua. “Qafë-Thanë”.
Gji më dhanë: Dy
shtama verë. Poezi…
(Ditën e Nëntorit Madh 2020
raki rrushi piu celulari Im)
Mes poezive
rebele, me Covid -19
Përçudi?! Celulari
im kishte vdekur.
Gjithë Natën
kishte pi raki rrushi
Dy shtama me verë
Laydi Di.
Unë Poeti: Ende,
isha gjallë në Shkup.
Djali, më
paraqitet në telefonin tjetër
I them: Ka vdekur.
Ka pi raki rrushi.
Vetëm Unë, ende
kam mbetur gjallë
Dhe, ky telefon me
Covid -19:
Sot, do të dalim
te “Parku i Grave”...
(Natën e Madhe të Vitit Ri 2021
laptopi Im piu raki dëllinje)
Natën
e Madhe, të Vitit Ri 2021
«Hakerët»,
e sulmuan Laptopin:
Me,
metoda policore partiake?!
Nuk
mund ta hap, Sot: marr lajme:
Nga
gazetat. Portalet elektronike.
Rrugë.
Dalje, për shtigje. Edhe:
Sot,
m’i fshinë shkrimet. Librat
Urimet!
Nuk ka problem. Çeliku:
Përsëri,
do t’i shkruaj ato Libra.
Urime,
Nesër! Nëse, jemi gjallë
Shkaku,
se: i dhashë raki Dëllinje:
Natën
e Madhe të Vitit Ri 2021.
Dhe,
vdiq. Sonte, nuk merrte frymë
Ditën
e Nesërme, i them Djalit:
Vdiq.
Iku. Ka pi raki Dëllinje?!…
(Përpak shpëtova Natën
nga Ndihma e shpejtë)
Helmuan në
Tavernë, në Shkup
Gati, një orë
pushova në toalet.
Kamarieri, vjen
dhe më pyet:
A, ke o burrë
nevojë për ndihmë?
Jo, i përgjigjem.
Do, ngrihem vetë.
Përpiqem, të çohem
më këmbë
Edhe, kapem për
lavabos: Kot.
Duart i kam krejtë
në rregull
Këmbët, nuk më
mbajnë dot.
Pas pak kohe, dal
disi nga toaleti
Ulem. Edhe, jashtë
dëgjoj një zë:
Thirreni, vrik
ndihmën e shpejtë!
Papritur, vjen
djali Deni. Dhe, më merr
Inspektorit
policisë i them: Faleminderit.
Nesër, do të ta
jap një libër timin dhuratë
Përgjigjet: jo,
burrë. Nuk jam i atyre punëve
Po, të kesh me
veti, ma jep një libër biznesi!
Shpëtova nga
spitali. Toksiologjia. “Parajsa”
Që, pasi do më
“shëronin” nga Pandemia.
Nesër, do dilnin
me diagnozë publikime:
Vdiq nga
“Koronavirusi”. “Armiku i pabesë”...
(Ecë Rrugaçe Vitin e Ri 2021
të pimë te “Parku i Grave”)
Jo, nuk dua verë.
As, ibrikë raki rrushi
Dy shtama me verë
të Mikes Laydi Di.
Përveç, Një
Rrugaçe të çmendur. Shtëpi:
Dy Shamikuqe,
lidhur për brezi. Egër.
Dy shtama me verë,
rrëzoj në shtrat
“Armikun e
pabesë”, ta vras një Natë!
Jo, nuk dua raki
rrushi. Verë me shtama
I dua, Dy shtamat
me verë të Rrugaçes!
Mbi kokë, lidhur
me Dy shami për brezi:
“Armikun e
pabesë”, ta vras në shtratë!...
(Im Atë me Dy “nagëntë” në brez
hyri edhe në varr rrëzë “?uke”
Im Atë, i mbante
Dy “nagëntë” në brez
Arave. Maleve, në
fushëbetejë.
Nëse, nuk shkrep
njëri në pusi:
Shkrep, tjetri me
fishekun në gojë.
“Nagëntë” me të
cilët në brez hyri
Edhe, Isë Boletini
në Londër.
Fytas me armikun,
për Shqipëri Etnike
Fushëbetejë e
pabarabartë politike.
Unë, Sot i mbaj dy
“kashikara” serbi
Edhe, atë në
çantën e zezë lëkurës:
Dihet, një Penë
kryengritëse për Luftë!
Përqafe me libra.
Dhe, raki rrushi:
Burra, dilni në
mejdan! Fushëbetejë.
Iku Babai: Dy
“nagëntë” rrëzë “?uke”
Luftën, ta
vazhdojë nga Varri, Nesër.
Porosi, hyj në
varr edhe: Unë i biri?!...
(Sot karrieristë fushe turren
pas posteve partiake)
Unë Poeti,
popullin shqiptar
Nuk e kam bashkuar
me çifteli:
Politikë. Tallava.
Dhe, Valle.
As, me luftë. Dhe,
dëshmorë
Po, me Penë. Rrugë
ende e gjatë.
Pishtari i
arsimit, Mahmud Dumani
Ka thënë: “Nëse,
popullin shqiptar,
Nuk do arrimë ta
bashkojmë me luftë
Me Penë do të jetë
një rrugë e gjatë”.
Edhe, me këtë
popull të Shkupit
Herët, a vonë: do
të kemi probleme.
Sot, dalin “trima”
partiak. Politikanë
Që, popullin
shqiptar e bashkojnë:
Me politikë.
Karrieristë fushe.
Që, turren me të
katra, pas posteve
Politike në
Qeveri. Kabinete. Pasuri.
Jo, o burra e gra
mejdani partiak
Populli shqiptar,
nuk bashkohet me:
Poste politike. As
me luftë. Po, me Penë...
(Hajdutët e “Haramit”)
Pas Luftës 2001
-shit, Nëna Parti
Në të cilën jetoja
në gjelbërim:
Park plot pemë.
Dhe, pëllumba.
Zogjë. Kanarina.
Qyqe pa fole
Pallate me oborre. Hapsirë. Jetë.
I preu, dogji
drunjtë. Ikën zogjtë
Pëllumbat. Erdhën
sorrat e zeza.
Ferrat, nën
dritare. Dhe, “Hallalli”
Uzurpimi i parqeve
para pallateve:
Mes dite, lindnin
godina biznesi.
Hiç pa plane
ndërtimi urbanistik
Këpurdha. U turra
pas “Haramit”.
Ika. U shpërngula
nga “Harami”
Përçudi, edhe këtu
gjeta “Hallall”?!
“Haram”, Shkupi.
Ana shqiptare
Vardari e ndante
me kufi politik.
Askund, nuk gjeta
birrë “Hallall”
Vetëm “Haram”:
Cocacola. Bozë.
Limonadë. ?aj rusi. Dhe, Fanta
Tollumba. Qengjin,
e hanin hajdutët.
“Hallall”, dihet
kisha vetë në shtëpi
Edhe, kur vinin
miqtë e mi poetë:
Me birra. Raki
rrushi. Dhe, meze.
Hanim e pinim në
oborr. Nën hije
Pasmesnate, i
harronim mbi tavolinë.
Përçudi!
“Hallallin”, ditën e Nesërme
Askushi, nuk e
kishte vjedhur natën.
Hajdutët, në lagje
vidhnin “Haramin”...
(Përçudi ende hapim hendeqe
mes Shqipërisë dhe Kosovës)
Përçudi, e dëgjoj
zërin e Partive politike
Partizanëve tyre,
të shitur një torbë taxhi:
Rroftë Nëna jonë
Parti! Lideri politik.
Jo, i Shqiptarëve.
Rilindasëve Historik
Hendeqe, hapin mes
Shqipërisë. Kosovës
Edhe, atë: Vetëm
për liderët e tyre politik.
Përçudi, bindje
kam, se: Sot, politikanët
Dhe, partizanët e
tyre janë çmendur.
Hendeçe, hapin mes
Shqipërisë. Kosovës
Edhe, atë: Sot,
vetëm për një përdorim.
Jo, o “burra”!
Kjo, nuk është Shqipëria
Sot, nuk i duhen
fare liderët politik:
Po, i duhen
Liderët Shqiptar Historik...
Mos e duaj Kosovën “krejtë”
por duaje Veten - Shqipërinë
Laydi Di, mos e
duaj Kosovën “krejtë”
Po, duaje disi
Vetëveten si beqare!
Edhe, Sot:
Grabite, një burrë azgan
Ndoshta, të shëron
nga partitë politike.
Laydi Di, mos e
duaj Kosovën “krejtë”
Po, grabite: Një
burrë besnik. Nesër:
E, mos ndajë vota
me Nënën Parti!
Sot, zjarr i madh
na digjet mbi krye:
Dhe, shpëto nga
partitë tona politike!...
(Rroftë o burra “LIRIA”)
Sot, kemi plotë
“patritotë kuqezi”
Që, shajnë. Dhe,
shkruajnë pa emër:
E, mbiemër. Në
Facebook. Portale.
Po, “patriotë”
deri Dje, memecë:
Ishin, nëpër
Institucionet e shtetit
“Përbashkët”, me
torbë taxhi përqafe.
Pse, tridhjetë
vite nuk e ngritën zërin
Sot, kur i humbën
pazaret e biznesit:
Vendet e punës,
postet politike në Shtet
Derdhin lotë
krokodili rrëke, në Facebook.
Dhe, portale
elektronike bashibuzuku, se:
Dihet, për
“kulturën” shqiptare partiake?!
Dudumët “kuqezi”,
me një torbë taxhi
Përqafe. Edhe Sot,
në “demokraci”:
Nateditë, që i
luten Zotit në xhami?!
O, burra mejdani!
Sot, më lini të vdes
Nga Koronavirusi.
Masat Qeveritare:
Mes Dy shtamave me
verë të Laydi Di!
Rroftë, o burra:
Dje, dhe Sot “LIRIA”!...
(Shtetit të “përbashkët”
askush nuk i jep vaksinë)
Pakgjë, Sot është
e shëndoshë. Bio
Gjithëçka, është e
sëmurë me plagë.
Institucione.
Shteti i ”përbashkët”
Politikanë. Poetë,
me Libra artistik.
Popull
universitar. “Artistë” partiak
E, shumë pak
krijuesë të Lirë. Gjeni.
Thesi grisur,
mbushur me politikanë
“Artistë” politik.
Janë, me Covid -19.
Shtet i
“përbashkët”, që i mbyllë Sot
Shtëpitë Botuese
të Librit. E, hapë:
Shtëpi Publike.
Dhe, Kazino bixhozi.
Shteti
“përbashkët”, që lufton artistët
Dhe, stimulon:
Kulturofagët e librave.
Pa vlera
artistike. E, Shtëpi Botuese
Profesion, kanë:
Tezgat e tollumbave.
Shteti
“përbashkët” me politikanë
Dhe, “Artistë”.
Është, me Covid -19.
Përçudi, askush
nuk i jep vaksinë?!...
(Autobusi më harroi
te “Parku i Grave”)
Përmes
ëndrrave, gjumë varri. Qetësi
Pasmesnate,
vetë vijnë poezitë. Gratë.
Edhe,
ende nuk di kush m’i përcjellë:
Babashehu.
Apo, Nana. Dhe, Babai
Mes Dy
shtamave me verë Laydi Di.
Qeveria,
më dënon me masa policore
Duart
laj me sapun! Mos dil pa maskë!
Dy
metra, rri larg me Gruan Besnike:
Valle
hiq, këngë te “Parku i Grave”!
Burg,
me Koronavirusin, në karantinë
Edhe,
tinëz ma vodhi Zanën e Malit:
Djemnushën.
Dhe, Ashiken e Rrapit.
Moti,
jam nisur për rrugë. “BabaTomor”
Autobusi,
ikë. Udhëtar, më lë në rrugë:
Te “Parku
i Grave”. Dy shtamave Mikes.
Dhe,
një ibriku me raki rrushi. Pajtohem:
E pres
tjetrin. Nesër, do të vijë në Shkup...
(Tri Nuse m’i shtinë në koçi
dhe pas porte më vënë pusi)
Kurrë,
nuk vëndosa unaza në gisht
As
fejese. Dhe, as martese në kishë:
Katund.
Dhe, Shkup. Prishtinë.
Amani,
mos ta them. Edhe, në xhami
Edhe
pse, si student në Prishtinë:
Nateditë
rrugëve. “Gërmi”. Universitet.
Pesë
gishtat e dorës i pata plot me unaza:
Gjarpër,
Dy plumba, Simbol Vdekje, Zemër.
Dhe,
tri bira plumbi në kokë. Sheshirin e zi
Shkrimin:
Kërkoj një Varr për të vdekur!
Gunën
e zezë, deri në fund të këmbëve
Zingjirë
argjëndi përqafe, gishta e duar.
Hajmalinë
e Baba Shehut të Llagut në gji
Shqiponjën
Dykrenare të Skënderbeut.
Atë:
të Ismail Qemalit. Historisë përmbrapa
Që, i
vinte tinëz edhe në Durrës: Dy-tri hapa.
Engjëllin
Grua para: Dy të Tjerat përkrahu
Prinin,
nateditë në Luftë me Penë për Liri.
Korzo,
përpara “Bozhurit”, në Prishtinë
Herë
pas here, dilja në të dy anët e rrugës:
Asaj
Korzos, anës shqiptare. Dhe, serbe
Pranë
“Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.
Vitet,
Sot: kanë ikur aq Larg. Ika, dhe Unë
Përshkak,
të një pusie për Nuse Lirinë.
Ende,
Sot: jam gjallë mes dy pusive:
Lirisë
Prishtinës. Dhe, Xhadisë Shkupit.
Nateditë,
m’i shtinë Tri Nuse në koçi:
Matanë
Pragut. Tinëz, nën Rrapin Historik
Brez
pas brezi, pas porte më vënë pusi…
(Unë nuk do marr pjesë
në varrimin Tim)
Kurrë,
nuk i kam dashur dot varrimet
Po,
vetëm Lindjet. Luftën me Penë!
Nuk i
dua fjalimet. Nderimet. Lulet
Patetikën
politike, kur qajnë mbi varr:
Me
dy-tre familjarë. Dhe, policë partiak.
Shkaku,
se: Nuk mora pjesë në varrime
Të
miqëve poetë. Pandemisë botërore.
Koronavirusin
nuk e kam pasur armik
Po,
Shtetin e “përbashkët” - mik besnik.
Unë,
nuk do të marr pjesë në varrimin Tim
Shkaku,
se: Ende, nuk kam vdekur:
I
varrosur me katër-pesë veta. Lexuesë.
Koronavirusin,
nuk e kam pasur armik...
(Kufomën Time ende
nuk e keni në Varr)
E keni
pritur me vite: Ringjalljen Time
Në
Shkup. Korçë. Dhe, “Qafë - Thanë“.
Kohën
e fundit, “Armiku i padukshëm“:
Kaq e
kaq të infektuar. Dhjetë viktima.
Mes
tyre, dhe një Poet rebel shqiptar:
Kalosh
Çeliku, vdiq nga Koronavirusi.
Edhe,
atë: Me Dy shtama verë të Mikes
Po,
kufomën, ende nuk e keni në Varr?!
Kaq e
kaq, u shëruan. Vdiqën, në spital:
Lani
duart me sapun! Teshjet me bërryl!
Distancë,
mbani edhe me Gruan besnike:
Në
verandë, hiqni valle me këngë erotike
Aspak,
në kronikat televizive: LINDJE?!
Sotekësajdite,
nuk me do Zonja Vdekje
Pashterkëkuqja:
Nuse, ende pa koçi.
Nuk ka
problem. Marrëzisht, e dua Unë
Duartrokitje,
Sot: Grave, të mia besnike!…
(Nga Libri me poezi: BURRI GAVE - Shkup, 2021).