| E hene, 12.06.2023, 07:50 PM |
Përqafimet djallëzore dhe kurrizthyerit e politikës
Nga
Nue Oroshi
Mbushja
e kupës herë pas here paraqet një rrezikshmeri për arsyen se gjërat shpeshherë
kanë kaluar kufirin e kryqit te vdekjes apo Crus Mortis siç thonë latinët e
vjetër.Përqafimet djallëzore dhe kurrizthyerit e politikës shpeshherë i kemi
pas më shumicë ne shqiptarët. Është një gjë e pa shkruar se sa herë që çështja
shqiptare fillon të dalë në rrugën e duhur dalin në shesh politikanët djallëzor
dhe kurrizthyer të cilët përgaditën nga armiqtë tanë shekullorë qoftë ata
karpatian qoftë ata aziatikë.E flasin e flasin pa u ndalur.Ata mbrojnë
tradhëtitë e tyre si ide te reja a në fakt vetëm sillën në rrethet vicioze te
politikës së Qubrilloviqit, Garashaninit, Andriqit e Millosheviqit, kurse pjesa
tjetër me ngulm brohorasin: "duam
babën e jo shkabën duam baba Sulltanin e jo shqiponjën dykrenare".
Të
parëve tua shashë Titon, Millosheviqin e Qubrilloviqin kërcejnë sikur zorrët në
prush.Vrapojnë edhe sot e asaj dite, ditën për diell e natën për hanë nëpër
Beograd dhe qytetet e tjera të Serbisë duke
iu shërbyer interesave antishqiptare. Këta politikan nuk vrapojnë vetëm,
ata kanë edhe ndërmjetësit e tyre disa gazetar e publicist që prej se qohën në
mëngjes e deri kah mesi i natës angazhohen kundër interesave shqiptare dhe
mbrojnë projektet antishqiptare. Një pjesë e mirë e tyre janë edhe të angazhuar nëper shërbimet
e huaja sekrete antishqiptare.Derisa te parët janë të lidhur ngusht për
Beogradin dhe politikën e tyre kemi pjesën tjeter që janë të lidhur ngusht për
Stambollën. Atyre me jau sha Erdoganin jo vetën që kërcejnë si zorrët në prush
por kërcejnë sikur ai vaji që është i përzier me ujë dhe ka mundësi edhe ti
qarrojnë sytë.
Ata
e shajnë flamurin kombëtar ,e shajnë kombin shqiptarë dhe pushtimet osmane.
Deshirojnë ti imponojnë si çlirim me moton: "duam babën e jo shkabën".Si
te parët ashtu edhe te dytët bashkëpunojnë shumë ngushtë më njëri- tjetrin.Dhe
kur të parët nxihen ngushtë mbrohën nga të dytët.Kur te dytët e humbin
përkrahjen në popull ju ndihmojnë të parët duke i dhënë hapësirë nepër mjetët e
informimit që ju financon bashkarisht Beogradi,Stamolla e Moska. Por më së
vështiri është sot të mbetësh shqiptar i kulluar. Sepse të mbetësh shqiptar
atdhetarë duhet ti kritikosh si të parët ashtu edhe të dytët.Të dyja këto
kancere që e kanë kapluar kombin shqiptarë. I kanë edhe rrenjët e tyre
historike qoftë në aspektin ideologjik apo në aspekte tjera.E shtrohet pyetja:
Pse aq shumë shqiptarë veprojnë e punojnë kundër vetvetës?! A është ky veprim
kundër vetvetës si frytë i një ADN-e të përzier që mund ta ketë bartur pushtimi
pesë shekullor osman dhe pushtimi një shekullor serb.Apo ky veprim antikombëtar
i tyre është i përzier edhe me interesa ekonomike dhe financiare. Të tillët
janë pasuruar shumë por pasurinë e tyre të krijuar me marre e faqe të zezë do
ta lënë në këtë botë dhe do të shkojnë në atë botë dikush cullak i vendosur në
tabut dhe i mbështjellur me një qefin e
dikush me një komplet rrobash dhe i vendosur në arkë.Asgjë nuk do të marrin me
vete përveç faqës se zezë dhe tradhëtisë që do ti shënohet në historinë e
biografive të tyre si shërbyes krajlash e sulltanash.