| E diele, 11.06.2023, 07:49 PM |
VMRO
– DPMNE DHE BDI
SOT
BËJNË POLITIKË
NGA
KALOSH ?ELIKU
Partitë politike shqiptare opozitare
dhe qeveritare, me vite, zhvillojnë bisedime për një listë të përbashkët në
zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare, në Maqedoninë e Veriut. Tek,
shtegëtuan edhe deri në Tiranë për t’u bërë bashkë si opozitë ta përcjellin BDI
–në në opozitë. E kënaqën, partitë politike të Shqipërisë në zgjedhjet
parlamentare, e sidomos me oto vendore (2023), në Shqipëri. Tashti, radha u ka
mbetur ta provojnë veten në politikë, edhe partitë politike shqiptare në
Maqedoninë e Veriut me “Din e Iman”. Arsyeja, dihet: BDI -në ta përcjellin në
opozitë, me marrëveshje politike partiake me VMRO -DPMNE?!
Pavetëdije, ose qëllim me këtë veprim
strategjik politik, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pushtetin do ta
fitojnë BDI dhe VMRO-DPMNE. Pozitat, në pushtet i ndërrojnë partitë politike
maqedonase, por jo edhe ato shqiptare. Fushatë parazgjedhore për pushtet me
“kryeministër shqiptar”. Kualicioni i ardhshëm në qeveri: VMRO-DPMNE dhe BDI.
Punemadhe, se BDI: një vit do të rri në “opozitë”. E rëndsishmja ështe, se: BDI
dhe VMRO-DPMNE, dinë të bëjnë politikë. Dhe, LSDM -ën neokomuniste, dhe partitë
tjera politike shqiptare me brekët nëpër këmbë, do t’i lënë edhe disa vite në
opozitë.
Dorën në zemër: Mjaftë, i ka njëzetë
vite në pushtet BDI -ja. Edhe me gabime politike, edhe me suksese partiake.
Fajin, e ka opozita shqiptare. Që, edhe me disa përpjekeje për bashkim ta
rrëzojnë nga pushteti BDI -në, nuk ia arritën qëllimit edhe sotekësaj dite.
Mëkot, u përpoq edhe Edi Rama t’i bëjë bashkë si opozitë, nxjerrë BDI -në, në
opozitë. Atë, që nuk e bënë partitë politike opozitare, e bëri Mickoski me VMRO
- DPMNE. Nëna Parti, se: vetë politika e
opozitës pakrye shqiptare, ia zgjatë jetën me vite në pushtetin e qeverisë të “
vëllazërim-bashkimit”, edhe sotekësaj dite. Edhe, atë: dihet, me politikën
“madhore” në qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Maqedoninë e Veriut ta bëjnë
shtet demokratik, dhe shpiejnë në Evropë. Shkaku, se: historikisht, Kërçova ka
dhënë burra pushke (kaçakë), por jo edhe politikanë. Politikani i parë, që jep
Kërçova është Ali Ahmeti. Jo, me sinqeritetin e tij në politikë, se: në
politikë, nuk ka sinqeritet dhe besë. Tjetër thua, tjetër premton, dhe tjetër
vepron si politikan. Ali Ahmeti, siç duket është largpamës. Nuk është çudi, që
në Maqedoninë e Veriut të kthehet nga azili politik Budimpeshta (Hungaria), si
kryeministër Nikolla Gruevski. Ashtu, siç u kthye para disa viteve nga burgu në
Shqipëri, kryeministër Fatos Nano.
Shqiptarëve, në përgjithësi në Trojet
Etnike Shqiptare: si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, dhe Mal të Zi,
moti kohë u duhet një gjak i ri partiak - politik shqiptar. Edhe, pse në jetën
politike i lindi dhe i përkundi në djep druri një Nënë me emër e mbiemër PPD
-ja. Që, në fillim ka qenë Lëvizje politike atdhetare shqiptare. Dihet, në
gjirin e saj edhe me rrufjanë dhe partizanë komunistë. Parti Politike Shqiptare, që i dihej Nëna,
por jo edhe Baba (Tatkoto). E cila, gjatë jetës politike lindi PDSH -ën dhe BDI
-në. E, BDI -ja dhe PDSH -ja i lindi: Alencën për Shqiptarët, dhe Partinë
Politike “Lëvizja BESA”. “Lëvizja “BESA”, Partinë Politike “Alternativa”. BDI
-ja, kohën e fundit edhe “Grupin e Zjarrit” me të dy këmbët në pushtet. Edhe,
në Shqipëri dhe Kosovë partitë tona politike shqiptare.
Tridhjetë vite me radhë në pushtet,
skenën politike shqiptare, dhe Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit”, duke u
rrokullisur nëpër kabinete e ministri të njëjtit partizanë të pulave me poste
partiake dhe vende pune. E, me Gjuhë Shqipe 20 %?! Vetëmse, çdo katër vite me
moton partiake patetike: për “Ndryshime politike”!? Përditë, i ndërrojnë
partitë politike si kurva burrat në Shtëpinë Publike: postet partiake,
ministritë, dhe vendet e punës.
Edhe, i dalin zot “vëllazërim-bashkmit”
në shtetin e “përbashkët”?!...