Mendime
Florim Zeqa: Prot(f)estat në Veri!
E diele, 11.06.2023, 06:46 PM
Prot(f)estat në Veri!
Protestat e serbeve në veri tashmë kanë hyrë në
javën e tretë dhe kanë marrë përmasat tragjikomike për Kosovën. Ato filluan në
menyrë të vrullshme dhe të dhunshme ndaj forcave të KFOR-it, Policisë së
Kosovës dhe mediave, per t'u kthyer se fundmi në protesta paqesore dhe festë
njëkohësisht!
Shkruan:
Florim Zeqa
Prot(f)esta e serbëve në
kundërshtim me vendimet e ‘Qeverisë së Kosoves’
Në
fillim u përleshën dhunshëm me KFOR-in, por tani, duket sikur e kanë gjetur
mirëkuptimin me ta, me ç’rast gjatë ditës zhvillojnë edhe aktivitete sportive
me pjestarët e KFOR-it, të cilëve serbët ju ofrojnë edhe pije freskuese.
Kësaj
çfarë po ndodhë tani nuk i thuhet më proteste por puro festë në perballje me
qeverinë e Kosovës. Festa çdo herë është shenjë e fitores e jo e humbjes. Kur
festohet nuk protestohet!
E
quajta kështu për faktin se serbët protestën e kthyen në fitore politike të
tyre dhe jo vetëm.
Nuk
ka si të mos jetë ndryshe, kur BE dhe SHBA e trajtojnë Serbinë partnere në
bisedime, e në të njëjtën kohë Kosovën e konsiderojnë jo bashkëpunuese, kurse
kryeministrin e vendit e tonë e konsiderojnë destruktiv dhe të padëshiruar në
bisedime!
Kjo
është një situate tejët e palakmueshme për Kosovën.
Pozicionimi
i kryeministrit tonë kundër rekomandimeve të miqve ndërkombëtarë, në veçanti
SHBA-së, ka bërë që këta të fundit të përgatisin sanksione të reja kundër
shtetit të Kosovës!
Sanksionet
në ardhje ndaj Kosoves janë produkt i një hendeku të paparë politik mes Kosovës
dhe SHBA-ve.
Situatë e rëndë dhe
sfiduese për Kosovën
Situata
është më serioze saqë mendohet. Përafrimi i BE-së me Serbinë nuk është risi dhe
as befasi, por befasi dhe papritur mbetët përafrimi i SHBA-ve më shtetin të
cilin 24 vitë më parë e bombarduan për ndaljen e dhunës dhe gjenocidit serb në
Kosovë.
Kjo
bëhet akoma më zhgënjyese për Kosovën, kur dihet se presidenti aktual i
Serbisë, Aleksandër Vuqiq ishte ministër dhe këshilltarë i parë i Millosheviqit
24 vite më parë, atëherë kur makineria vrastare e tyre kryente krime dhe
masakra gjithandej Kosovës.
Ky
ndërrim i kursit politik për 360° i SHBA-ve, aleatit numër 1 të Kosovës, përveq
ndërrimit të rrethanave gjeostrategjike pas luftës në Ukrainë, është produkt
edhe i gjuhës së ashpër dhe aspak diplomatike të kryeministrit Albin Kurtit në
raport me amerikanët, i cili e injoron sekretarin e shtetit amerikan dhe jo
vetem, i kundërshton të gjitha propozimet e tyre dhe i kundërshton të gjitha
rekomandimet ambasadorëve të shteteve të Quint-it të akredituara në vendin
tonë, dhe as që i merr në konsideratë emisarët evropian dhe amerikan si
ndërmjetës të dialogut me Serbinë në Bruksel.
Na
mbetet të shpresojmë që kryeministri ynë të këndellet 5 minuta para orës 12 për
të mirën e shtetit të Kosovës, duke i pranuar të gjitha rekomandimet e mira të
SHBA-ve, në të kundërten, Albin Kurti me kryeneqësinë e tij do t’i shkaktojë
dëmin më të madh historik, e ndoshta të pariparueshëm në këtë fazë kritike nëpër
të cilën po kalojmë si shtet.