| E diele, 11.06.2023, 08:00 PM |
90 VJET NGA VRSJA E HASAN PRISHTINËS
Vjena ishte
vendstrehimi dhe aktiviteti politik i Hasan Prishtinës për disa vite nga jeta e
tij
Përkujtim me rastin e 90 vjetorit të vrasjes
së tij
Nga Hazir
MEHMETI, Vjenë
Hasan Prishtina qëndroi
herë pas herë në Vjenë së bashku me gruas së tij, Igballen. me ndërprerje duke
filluar nga prilli i vitit 1913, kur shpëton nga burgu i Kalemegdanit në
Beograd.
Ai e donte jetën aktive në shërbim të çështjes kombëtare, për çka territori i Austro-Hungarisë ishte më i volitshëm se sa vendlindja e pushtuar nga ushtritë armike serbe, bullgare e malazeze. Vjena ishte në atë kohë qendër e refugjatëve politik shqiptarë, të cilët kishin themeluar grupin politik në Vjenë me emrin ,,Indipendent”, me të cilët Hasan Prishtina takohet. Në kontaktet me Hasan Prishtinën u shqua familja e ushtarakut të lartë Modestus Urban dhe gruaja e tij Marie Urban, me të cilën kishin në pronësi ëmbëltoren në Vjenë, ku ajo punonte. Vjena është vendi ku Hasan Prishtina përjetoj shumë kundërthënie e peripeci nga jeta e tij aspak e lehtë.
Në vitin 1931 ai i
shkroi nga Vjena sekretarit të
përgjithshëm te Shoqatës së Kombeve, Enrik Drunandit në Romë, ku pika e parë i
kushtohet shkollave shqipe: ”Afër një milion shqiptarë të banuar në Kosovë dhe
Maqedoni nuk kanë asnjë shkollë në gjuhën amtare. Ju është ndaluar të
themelojnë shkolla me mjete private”. Çështjen e arsimit të popullit shqiptar
ai e shtronte më parësoret në shoqëri.
Nga ana tjetër Hasan Prishtina prej rilindësit të kohës Josif Bageri, konsiderohej shpëtimtari i çështjes
shqiptare. Kurse, Hil Mosi, i cili ishte
përfaqësues i qendrës kulturore
shqiptare “Dija” në Vjenë, i fton
bashkatdhetarët të merrnin “për shembull ndershmërinë e deputet të Prishtinës, i cili pasurinë e tij e përdor për lulëzimin
e kombit, e kështu pasi që do vdesim një herë, emri i juaj do të rrojë i pa
vdekur, gjersa të rroj Shqipëria”.
Largpamësia e Hasan
Prishtinës u pa me qëndrimin e tij: “Arsimi është shpirti i një kombi” Duke e
ditur gjendjen e mjerueshme të popullit shqiptar analfabet ai u angazhua me të
gjitha forcat në themelimin e shkollave shqipe dhe arsimimin e shqiptarëve kudo
që ndodhën. Dhe, ishte i veçantë në fushën e arsimit kombëtar. ”Kontributi i
tij për zhvillimin e arsimit kombëtar është i madh dhe nuk mund të gjendet
krahasim, jo vetëm në historinë e popullit shqiptar, por edhe në historinë e
popujve tjerë”(Shkruan M. Pirraku, historian). Ai me këmbëngulësinë, oratorinë
dhe pastërtinë si deputet i Prishtinës në Parlamentin Turk, bëri që të
aktualizohet arsimi i shqiptarëve në gjuhën shqipe. Me financimin e tij privat
ai hap shumë shkolla dhe i ndihmoj shumë nga ato që ishin themeluar më parë.
Duke e ditur se Vjena ishte qendër e kulturës, vend fillimi i albanologjisë,
mbajti lidhje të vazhdueshme me intelektual që vepronin aty. Në përpjekjet e
tij për hapjen e shkollave shqipe, Hasan Prishtina do shprehej: “Arsimi është
shpirti i kombit”, andaj e ndihmoi gjithkund ku ishte nevoja. Shembuj të tillë
janë pjesë e përditshmërisë së tij. Pasi
vet e themeloi orkestrën frymore në
Vushtrri, me mjetet e tij materiale, ai dërgoi në Vjenë për të blerë
instrumentet muzikore Izet Badivukun, Latif Agë Fonden dhe Abit Novolanin.
”Hasan
Prishtina, çështjen e arsimit të popullit e shtronte më parësoret të shtetit. Në këtë ishte shumë
konkret dhe praktik duke u nisur nga vetja. Ai ndanë 5% nga të ardhurat e tij
për arsim. Kjo shumë ishte e lartë dhe e siguronte mbajtjen e dhjetë shkollave
në Kosovë dhe 60 nxënës nga Kosova në Normalen e Elbasanit”.
Gazeta,
Ora e Shqipnisë shkruan rreth patriotit
Hasan Prishtina në artikullin e saj me titull:
Gazeta e kohës “Ora e Shqipnisë” në Vjenë me 23 prill 1928 shkruan artikullin me titull: Kuburja e tiranvet e gjoksi i patriotvet!
Artikulli jep të dhëna rreth gjendjes në atdhe nën sundimin
e satrapit Ahmet Zogu ku ndiqen e vriten personalitet kombëtare që dhanë shumë
për lirinë e vendit. Mes tyre i madhi Hasan Prishtina. “… kur
Presidenti i soçem i Shqipërisë pinte salep ndër hallvaxhitë e Stambolles e turqit e ri nën maskën e reformave filluen
me martirizuar popullin shqiptar me tepër se sulltani I vjetër, Hasan
Prishtina, ishte i pari shqiptar që në parlamentin e Turqisë çoj zanin e tha: “Mekenëse terorizma vazhdon
e se nuk u epen të drejtat politike shqiptarvet, unë kam me kenë i pari që kam
me marrë në dorë flamurin e revoluconit
kundër qeverisë së turqvet të rin”[1]…
,,Ai
ishte personaliteti më kryesor dhe më me autoritet në vendosjen e
alfabetit. Në Parlamentin Turk, rreth
formë së alfabetit, do përgjigjet:
“Ç’duhet bërë do ta bëjmë, sepse qëllimi ynë është vetëm për fitim të
atdheut... .Hasan Prishtina u printe ithtarëve për alfabetin latin. Për këtë
sahanlëpirësit e kuzhinës turko-arabe, që për alfabet e merrnin atë arab,
Hasanin e quanin spiun të Vjenës. nga rilindësit e kohës siç ishte Josif
Bageri, Hasan Prishtina, konsiderohej
shpëtimtari i çështjes shqiptare. Lufta e tij njihej edhe jashtë tokave etnike
shqiptare, qe nga Amerika e largët.
Hasan
Prishtina në Vjenë e ndihmon materialisht botimin e revistës “Djalëria”
dhe një grup studentësh shqiptar të
cilët kishin mbetur në gjendje të keqe materiale. U ndihmon atyre duke ua hequr të gjitha
shpenzimet dhe ishte interesuar për t’ua zgjedhur problemet e shkollimit në
tersi” . Akti i tij i shkrimit të testamentit të fundit kur ishte i rrethuar
nga tradhtarët e kombit të dërguar nga Zogu, Mbreti i Pulës, me të cilën tërë pasurinë e tij qe
disponoi, qe nga Stambolli, Selaniku, Shkupi, Prishtina, Tirana, Vushtrria, ia
lente shkollës kombëtare, tregon se ai ishte apostull i shenjtë i shkollës
kombëtare. Kudo që ai shkoi shndriti me punën e tij, qëndrimin e tij prej burri
e patrioti, edhe në Vjenë.
Sot me krenari nderohet emri i tij nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Emri i tij nderon institucione, rrugë dhe vepra tjera duke frymëzuar brezat e kombit. Ai e kuptoj ndër të parët se dija e një kombi është arma më e fuqishme e tij dhe shkriu të gjithë pasurinë e tij për shkollën, kulturën dhe lirinë e kombit. Lavdi veprës madhore të Heroit të Kombit, Hasan Prishtina!