| E diele, 11.06.2023, 07:39 PM |
Vladimir Shyti
Tregim
M
A R I A
Vajza
e dërrmuar nga veprime ngacmuese seksuale në qëndrën e masazheve nga një klient
banonte, që prej nja dy muajsh në një nga rrugicat më të neveritshme të
kryeqytetit.Përtej rrugës të Barikadave e ngjitur pas murit të një pallati të
rrënuar, kjo ndërtesë, e sovatuar keq, e ngushtë me dy kate, e merrte dritën
nga rruga dhe i shëmbëllente mjaft një shkopi papagalli.Kjo shtëpi gjysmë
shekullore kishte një palë shkallë të ndriçuara çuditërisht nga shtalka
dritaresh , aty banonin me qera dhe shumë të ardhur nga vendet e tjera të
Shqipërisë.Kjo banesë e ndyrë-një nga veçoritë më të shëmtuar të Tiranës,
administrohej nga një vejush mesogrua me një pamje krenarie dhe me një paruke
të verdhë, që kurrë se hiqte nga kryet.
Aty
nga ora tre pasdreke, zonja me paruke që e kishte pikasur vajzën e ardhur nga
një fshat i thellë rreth orës dy të mëngjezit, ishte e merakosur për mosdaljen
e saj nga shtëpia, ajo dilte gjithmonë herët në mëngjes.Vejusha po pëlciste që
s’kishte mundësi të shkonte e të shihte se ç’po bënte ajo vajzë e mbyllur në
kthinën e katit të dytë, ku e ndante hyrjen me një grua topolake, e cila kishte
disa ditë që ishte zhdukur pa lënë gjurmë.Mbas disa minutash një burrë, i
mbështjellë me një kostum të hijshëm e pyeti për zonjushën Marie.Vejusha atëhere
u sigurua plotësisht, heshtja dhe qetësia e vajzës së mbyllur brenda u bë fare
e qartë për të.Vizitori ngjiti shkallët e katit të dytë dhe ajo vuri re tokzat
si prej argjendi që zbukuronin këpucët e tij llustrafine.Trokiti, po nuk mori
asnjë përgjigje, pastaj e shtyu derën me sup me një fuqi të rrallë, që të jepte
përshtypjen se ishte një dukuri e vjetër.U turr në të ndarën e dytë dhe pa
përpara një Virgjëreshë të Shenjtë prej allçie të ngjyrosur, ku anësh buzëve po
i rridhte një lëng jeshil përzier në të verdhë, puntoren e masazhit e mjerë të
shtrirë me duar të lidhur në gjoks, të shëmbur përdhe.
Në
derën e hapur u dukën fqijët të trembur nga zhurma e mëparshme si, edhe
administratorja e shtëpisë, që vuri kujën kur pa vajzën e shtrirë në pllakat e
dyshemesë.
-Njoftoni
urgjencën e spitalit!-tha me nxitim burri i veshur shik, duke ngritur vajzën,
që ende shkumonte nga goja e hapur dhe e vendosi në një shtrat dalëboje
portativ.
Vejusha
njoftoj urgjencën, më pas edhe rrajonin e policisë, duke zbritur shkallët teje
e tensionuar me një frikë të pakuptueshme për të edhe për fqijët.
Burri,
që dikush e mori si padronin e puntores, mbeti në këmbë, i humbur me mendime të
zymta, i prekur nga bukuria hyjnore e kësaj femre, gjeti në një karrike peshqir
të lagur dhe i fshiu buzët me kujdes.Një grua trashalaqe e ktheu në brinjë, ku
u dallua një shishkë farmaciotike dhe disa kokrra ilaçesh të shpërndarë përdhe.
-Eshtë
helmuar e gjora, shpejt më sillni ujë të ngrohtë!-bërtiti gruaja me shikim nga
banorët e tjerë.
-Ka
vdekur?-u dëgjuan zërat e fqijve.
-Jo,
më sillni ujë!-ulëriti trashaluqja, duke e fërkuar pas qafës viktimën.
Sakaq
u dëgjua sirena e autoambulancës, që kishte arritur në oborrin e
shtëpisë.Vejusha printe para mjekut duke iu marrë fryma, ndërsa burri i veshur
me kostum humbi midis banorëve dhe nxitojë nga një parkim privat , ku
mbizotronin plehëra të hedhura sa andej-këtej.
***
Maria
zotëronte një ndërgjegje jo të lëvruar, për shkak të moshës së re, po edhe të
ambientit ku kishte jetuar e rritur, ende nuk ishte e aftë të bënte vëzhgime
inteligjente dhe intuitive në realitetin objektiv.Shkolla e mesme, që kishte
mbaruar në provincë ndryshonte dukshëm në një qytet të madh, ku kishte vendosur
të jetonte sipas mendimit të vet.Figura e saj rinore zotëronte linja elegante,
sytë e zinjë magjeps rrëzëllenin nga një shprehje zgjuarsie natyrore.Ajo
përgjithësisht ishte vajzë e bukur dhe joshëse, ndaj edhe i afruan punë
menjëherë, duke parë tek ajo naivitetin dhe pa përvojë në artin e koketërisë së
shpenguar, por që kujdesej shumë për pamjen e jashtme dhe e armatosur dobët nga
përfitimet personale.
Vajza
u përmend në mbrëmje, kur dielli po i linte lamtumirën ditës plot
andralla.Maria gjeti veten në një kthinë të pavionit spitalor e vetme, ku një
shishe e vizuar hidhte ngadalë serum në damarët e saj.Ajo, befasisht e me
dhimbje në shpirt, vrejti se ndodhej në një qendër reabilitimi dhe, i erdhi
turp nga vetja.Mbas pak minutash hyri një infermiere, duke tundur vithet e
pyeti nëse ishte mirë dhe, kur mori përgjigjen e duhur u largua sakaq
mospërfillse.Pacientja u përhumb, iu duke vetja një hiç para atij metropoli të
hareshëm dhe kjo e pikëllonte.E kishte menduar ndryshe jetën këtu, por siç
dukej nuk bënte për të.U dëgjua një kërcitje e lehtë dere dhe brenda hyri burri
me kostum shik me një pamje serioze, ku trasportonte një llojë frike.
-Kjo
ishte marrëzi, moj vajzë, -i foli qetësisht.-Ardhja ime në atë apartament të
qelbur të ktheu në jetë.Nuk do të banosh më atje!Të kam gjetur një hyrje
luksoze pranë Bllokut, aty janë ndërtuar pallate gjigante, ti e meriton.
-Ah,
jo, do të kthehem atje nga kam ardhur, -kundërshtoj vajza dhe sytë e zinjë iu
bënë tepër aktiv.
-Në
të vërtetë nuk jam i sigurtë me vendimin e marë, bëre gjithë atë sakrificë duke
u larguar nga familja dhe tani ç’u pa!?
-Unë
erdha për të kërkuar punë, zotni…
Fjalët
që shqiptonin, kurrsesi nuk pasqyronin atë çka zhvillohej mes tyre.Ai nuhaste
te ajo vajzë një kënaqësi turullosëse, që ia bënte më ngashënjyese bukurinë.
-Unë
të afrova punë, dhe më duket se ramë dakort, -shtoj tjetri njëherësh gazment,
duke besuar në thjeshtësinë e saj, siç ndodh rëndomtë me vajzat provinciale.Kjo
e trembi ca, por duke parë mospërvojën e saj, që akoma nuk kishte studiuar
dredhitë e shumta, që femrat mbulojnë ndjenjat e vërteta, ai vijoj;-Dhe, të bëj
me dije se, ai ose ajo që të ka shqetësuar do ti dëngdis prapa diellit.
-Nuk
më ndalni dot në vendimin tim, unë do të largohem dhe pik.
Padroni
drejtoj sytë nga ajo, hetojë lotë mallëngjimi e dhimbje që i rridhnin nëpër
mollzat e faqeve të broncta.
-Ju
falenderoj që tregoheni kaq mirënjohës.Po ju lutem shkoni tani!-tha Maria në
mes të lotëve dhe ktheu kryet me krela nga ana tjetër e shtratit.
Burrin
e tërhiqte shumë ajo vajzë me pak njohje, akoma e përcipët, e bënte të ndjente
një siguri të turbullt.Duhej të përdorte tërë artin e tij për ta hedhur në
rrjet këtë gjah të majm.Një vajzë fshatare pa asnjë lloj eksperience, me atë
paraqitje ç’ndrojte duhet të kishte ai me gjithë atë përvojë?Ehu, me ç’femra të
rrafinuara kishte pasur të bënte dhe kishte dalë fitimtarë?Përsëri zuri të
flasë, por Maria thuajse nuk dëgjonte.Befas e pushtojë frika, duke menduar se
ajo mund të fliste me ndonjë nga inspektorët e policisë.Mallkoj në heshtje
tutorin menaxhues, i cili ishte nxituar për ta kaluar aq shpejt dhe pa u bindur
në klientët e seksit, që fshiheshin pas reklamës “Masazhe për të dy gjinitë”Ky
ishte një zhgënjim…një zhgënjim të cilin ai nuk e pranonte.E mbërtheu, dora e
tij e hekurt i shtrëngojë krahun për ta porositur se duhej të mbante një
heshtje të përjetshme.
Ajo
fatzezë u kthye me rrëmbim, si dikush që dëgjon se po i flasin dhe uli kryet si
një njeri në agoni që jep frymën e fundit.
-Do
të heshtësh ose të mbyta!-iu kanos padroni, duke nxjerrë nga xhepi brendshëm
një shuk me para.-Unë jam i kënaqur prej teje, ja dhe shpërblimi yt.
Maria
u godit si nga një rrufe e beftë, nuk dha përgjigje, vetëm tundi kryet në
shenjë miratuese.Shuku me para poshtë jastëkut po i digjte shpirtin, në ato
çaste nuk kishte njeri, që ta ndihmonte.Hija e zezë u largua duke i përkëdhelur
krelat e rënë në fytyrën e saj engjëllore.E kishte pushtuar frika, duke menduar
se ishte krejt e vetme, larg shtëpisë prindrore.Tani ajo e kuptoj se në diçka të
rëndësishme kishte bërë lëshim, ndoshta në sferën e vetmbrojtjes, ku zakonisht
femrat janë të paepëshme.Lëshimi saj po i garantonte llumit njerzor fitoren.Ajo
notoi në detin e thellë, por nuk u mbyt, ndaj dhe e bëri publike ndodhinë e
vet.