Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Dedaj: Rrëzimi i tokës

| E merkure, 07.06.2023, 05:55 PM |


Ndue Dedaj

METAMORFOZË

Burrat e shtetit kanë vdekun tash pesëqind vjet

Pasardhësit e tyne luajnë sheshit tallava,

Gjithë natën shohin andrra me Skanderbeg

E në mëngjes zgjohen Hamza!...

RRËZIMI I TOKËS

U rrëzova në lisnajë

Rashë sa gjatë - gjanë,

Toka m’u rrotullua...

Nuk isha rrëzuar unë,

Ishte rrëzuar toka

E kishte rënë mbi mua...

KAMBANAT

Kambanat bien me na kujtue

se duhet me u zgjue jo vetëm andrrat,

lutjet, alarmet brenda nesh.

Këmbanat nuk bien asnjëherë njësoj

dhe pse të njëjtat....