| E merkure, 07.06.2023, 07:45 PM |
Ndue Ukaj:
Shkrimtari
Franz Kafka ka shkruar një prozë të shkurtë me titull “Hiq dorë."
Ky
tregim flet për një personazh që po shkonte në stacion dhe tek sheh orën e tij
dhe e krahason me orën e madhe e kupton se është vonë dhe i trembur nga ai
zbulim, i duhet të nxitojë.
Por,
duke nxituar ky personazh i trembur e humb rrugën dhe takon një polici, të
cilit i kërkon të kuptojë rrugën që duhet ta ndiqte.
Polici
buzagaz i thotë më mirë hiq dorë dhe ia kthen shpinën “si njeriu që qeshë pa e
parë askush.”
Njeriu
që sot udhëheq me vendin tonë i ngjan këtij personazhi.
Ora
e tij është prapa në krahasim me orën e madhe.
Ai
është në rrugë të gabuar, prandaj i duhet të heqë dorë në qoftë se s'do ta futë
krejt Kosovën në këtë rrugë.
Në
fakt, Kosova s'besoj se e ndjek rrugën pakrye të këtij sharlatani politik dhe
vërtet besoj se ai s'është shprehje e popullit të Kosovës që di të vlerësojë
rolin e pazëvendësueshëm dhe jetik të perëndimit për liri dhe pavarësi.
Kosova
sot është plandosë në një gjendje të rëndë mërzie për shkak të injorancës
politike dhe mendjekëqijve ideologjilkë.
Por
kurrë s'është vonë heqja dorë prej
marrinave e budallaqeve, përkundrazi, është vlerë perëndimore, është shenjë
qytetërimi, sepse thelbi i njohurive qëndron te kuptimi i injorancës sonë,
thonë të mençurit. E kësaj aksiome sokratiane perëndimi i beson.
Kurti
ka gabuar rëndë, shumë rëndë.
Ai
tashmë duhet të kuptojë injorancën e tij të thellë dhe vërtet të fillojë të
lexojë si ata nxënësit e dobët që rrëzohen përtokë dhe për t’u ngritë e dinë se
duhet punë e madhe.
Ai
duhet tani të lexojë orën dhe të kuptojë rrugën ku është që ora e tij e ligë të
mos bëhet orë e ligë e Kosovës.
Prandaj,
hiqni dorë prej orës së ligë dhe rrugës së gabuar.
Hiqni
dorë prej budallaqeve e marrinave, hiqni dorë prej farsave neveritëse
patriotike, sepse historia jonë është plot orë të liga dhe s'na duhen të tjera,
hiqni dorë e mos u ktheni - siç thonte Fishta në "rriqna e mikrobe të
zi."