Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: E, si mos besoj tek Zoti?

| E marte, 06.06.2023, 06:27 PM |


E, si mos besoj tek ZOTI?

(tregim i jetuar)

Nga Përparim Hysi

Prolog

Unë i takoj atij brezi që rritur në vitet e pasçlirimit qemë. si të thuash: të një "prerjeje"! Të gjithë ZOTIN e quanim veç një krjim të"mendjeve të sëmura" dhe aq. Ne qemë rritur e brumosur me frymën e partisë që kjo, partia, dhe,  mbi të , shoku ENVER qenë kriteri i së vërtetës,  Aq më tepër qe rrënjosur bindja"se nuk ka ZOT; as kishë, teqe apo xhami,  pas fjalimit"programatik" të 6 shkurtit 1967,  kur u bë batërdia mbi gjithë objektet e kultit dhe, vende-vënde,  batërdia edhe mbi klerikët ku "kosa" më e rëndë ra mbi klerikët katolikë. Pikërisht, në këtë kohë, unë isha ushtar në një repart ushtarak të ARTILERISË BRGEDETARE. E kam parë me sytë e mi"Kuvendin e dytë të LEZHËS më 2 mars 1967"(u quajt kështu se i pari është mbajtur më 2mars 1444 nga SKËNDERBEU), sado që krahasimet  dhe aluzionet në histori, jo vetëm nuk ngjasojnë, por më tepër janë të qëllimshme). Për të parin, s'ka shqiptar, qoftë dhe me pak shkollë që nuk ia di vlerën, për të dytin(atë 2 mars 1967, jam jo vetëm dëshmitar, por dhe një nga"lektorët" që bombardova  fenë, nën dritën e mësimeve të partisë e shokut Enver. Aty pashë me sytë e mi, atë"paradë folklorike" të të gjithë LEZHËS me gjithë rrethina, por,  në të njëjtën kohë,  hasa në një klerik shumë të guximshëm( qe  tamam një martir), Qe PRIFTI i LEZHËS që kishte atë vilën e bukur, në të djathtën e URËS SË DRINIT, kur shkon për SHKODËR. U mblodhën"vullnetarët" dhe me priftin u zhvillua ky dialog:

Padre, hiqe kryqin që ke mbi vilë!

-Jo, mor, as mos e çoni ndërmend!

Organizatorët urdhëruan dy të rinj:- Hipni dhe hiqeni atë kryq. Ata bënë ashtu siç i urdhëruan dhe, mes atij entusiazmi aq folklorik,  e mori fjalën prifti.

- A e hoqët, a? I thoni partisë, - foli pa ia bëri syri tërr, - që unë e kam kryqin"çetu" dhe shënoi me dorë zemrën.

A mund të harrohet një guxim i tillë?  A kishe si mos besoje në ZOT, nga një shembull i tillë?

*      *     *

Fjala e shokut Enver qe programatike dhe ja tek mbrriti porosia tjetër:" Cilido, fa frikë e me gërma të mëdha, të shkruajë e të informojë partinë se çfarë mendon për njerëzit". Ky slogan u bë si një lloj stampe dal nga fabrika ideologjike. Nisur nga ky slogan, u lëshuan me letra drejt Komitetit Qendror e shokut Enver letra, letra dhe letra, aq sa shoku Enver u paraqit dhe më afër popullit:" Unë, -shkruante ai, - e filloj punën time çdo mëngjes duke lexuar letrat e popullit". Dhe paska qenë e vërtetë, se...

*       *     *

Ra kambana e  alarmit lufarak. Unë punoja në"Zyrën sekrete" dhe mbylla zyrën me shpejtësi për t'u  rreshtuar me shokët. Kur hodha sytë tek sheshi, para Komandës së SHtabit, pashë që kishin mbrritur dhe ushtarë të nënrepartit nga larg. Oficerët në krye dhe, sa po bëheshim gati të merrnin armët, na u dha urdhër që të uleshim.

U vendos një tavolinë e madhe dhe, krahas komandantit e komisarit të repartit, në mes tyre një EPROR nga MINSTRIA E MBROJTJES( në kohën e gradave.ky qe Gjeneral  Major dhe tani KOMISAR I FROCAVE USHTARAKE-DETARE). Ky, pra, gjenerali e mori fjalën.

"Kam ardhur këtu nga Tirana me porosi nga lart.  Një ushtar i këtij reparti,  me emër e mbiemër i ka shkruar sh.Enver se oficeri X... që është nj nga komandatët tuaj,  ka bërë plan që të arratiset!!!". Krahas falnderimeve për ushtarin, kemi ardhur që ta diskutojmë problemin me ju.

Ushtari që kish bërë letrën qe shoku im i vjetër dhe qemë ulur aty bashkë. As që dija gjë për letrën e tij, por, sado shok, e quaja shumë të nxituar veprimin e tij dhe, ngaqë jam natyrë shumë impulsive,  e mora fjalën i pari.

-Ky është nxituar në këtë akuzë dhe duhet t'i kërkoj falje oficerit.Unë shok këtë kam, por oficeri është MYZEQAR den baba den dhe nuk ka myzeqar që arratiset dhe, sidomos, oficer.Oficeri e futi një natë në burg dhe ky, në inat e sipër,  e akuzon rëndë. GJeneralit duket i pëqeu fjala ime dhe ngaqë askush tjetër nuk foli kundër të akuzuarit, tha:- E falnderoj atë ushtarin dhe porosia ime është kjo:"Forconi vigjelencën dhe cilido ka të drejtën për të sinjalizuar qoftë dhe për çdo dyshim, sado të vogël". U dha urdhëri të shpërndaheshim  dhe, tek po kthehesha me atë shokun tim, i them atij:-Po çfarë qe kjo proçkë që vërvite kështu? I re mëqafë atij oficerit të shkretë?

Ai:- Pse mësonte italisht, ai, myzeqari yt? Pak për të qeshur,  domosdo...

*     *     *

Kur u bë "ky gjyq" ka qenë ditë e enjte e muajit tetor 1967. Dy ditë, pas"këtij gjyqi",  më vjen oficeri  dhe, ngaqë ishte e shtunë mbasdite(ishim të lirë), më fton për të më falnderuar që i zbardha faqen.U futëm në klubin e vetëm të qytezës dhe me ne u bahkua dhe një civil. Unë i njihja se i pajisja me fletët e zborit.Ky, civili, punonte motorist në një nga anijet e peshkimit.Pimë atë të shtunë dhe në çdo gotë, oficeri pinte për shëndetin tim.E kundërshtoja me politesë dhe i thosha, Të mbrojta, se një akuzë e tillë aq e rëndë jo nga ty, por zor të pranohet edhe për ndonjë të dyshuar çfarëdo.

-Kaq sa pimë sot, nuk është asgjë, - tha oficeri. Por nesër është e dielë dhe me këtë (ishte fjala për motoristin e anijes së peshkimit) e kemi lënë kështu: në mëngjes do hipim në anije dhe, ndërsa ky do çojë peshkatarët për të hedhur rrjetat për gjah, ne të tre do kënaqemi duke ngrënë peshq të pjekur mbi tjegull.Birrat  i mora që sot dhe kemi për të bërë qejf.

-Jo, jo, - kundërshtova unë.Peshkun e dua, por nuk vij unë të rri në në nje vend tërë ditën. Nuk vij, por ju pres mbasdite  dhe ma sillini pjesën

Civili:-Kush po të la ty mos me ardh, hej? Veta po të hudh kalakiç e fill në anije! As mos u mundoni kot, - kundërshtova. Qëllofshi dhe  ma rueni pjesën (këtu iu drejtova civilit në të folmen e tij.

Dhe kot nuk thonë:"Ç'bie sahati,  nuk sjell moti".

*   *   *

Erdhi e diela. "Miqtë" u nisën me anijen e e peshkimit, unë qeshë "valencë e lirë" dhe, për qefin tim, shkova në zyrë, sado që e kish pushim. S'kish më qetë se  atje, se edhe në ditët kur punohej,  me status të veçantë në zyrë veç meje, mund të

hynte SHEFI I SHTABIT, KOMISARI apo KOMANDANTI.

Ndenja deri në drekë atje dhe, pasi hëngra drekën, dola  në qytezë.Aty nga ora 4(katër) pasdite, hapej kinemaja.Doja të shihja filmin dhe, pastaj, prisja"miqtë" për "peshkun në tjegull". Mbaruar, pa mbaruar dokumentari kur një ushtar, hyri brenda dhe bërtiti:"Ushtarët në repart! Alarm luftarak!". Vrapova drejt zyrës(aty mbanin pistoletat oficerët e shtabit) dhe, kur mbrrita atje, mu tek dera, shefi i shtabit.

- Hys, - foli i murrtyer ai, - hape zyrën dhe merr makinën e shkrimit. Është arratisur "Myzeqari yt!!!".

Shefi  vërtet qe eprori im, por ne qemë bërë miq në këto tri vjete shërbim.Sidoqoftë,  ai ma dha mesazhin se në ç'ngatërresa qeshë futur vetëm e vetëm se besoja në njerëz që nuk i njihja mirë. Me makinën e shkrimit unë dhe bashkë me mua, shefi i shtabit dhe një nënoficer, se procesverbali duhej me tri firma. E hapëm derën e dhomës ku oficeri flinte bashkë me një kolegun e tij dhe mbi tavolinë ku vendosa makinën, shkrova: "... u hap forcërisht dera e X... dhe u gjet një letër e shkruar me dorë nga ai. "Unë po arratisem. Kolegu të më falë që po i marrë koburen me 24 -fishekë. Katër mijë lekët mbi tavolinë janë të Y... që ka radhën e lotarisë. Peliçja kineze me llush që nuk e kam veshur t'i jepet bashkëfhsatarit tim, M... që rron në qytezë. Asgjë tjetër. E firmosëm që të tre dhe e arshivova tek operativi që kish shërbimin. Reparti kaloi në gadishmëri Nr.1  dhe për një muaj ne flinim , me gjithë këpucë, se, siç flitej, ai, i arratisuri mund të vinte me një skalion armiqësh...

Tërë natën e së dielës askush nuk mbylli sy. Rrufeja binte mbi mua. "Tani do të shoh se si do ta mbrosh atë që akuzova kot, " më sëmboi me fjalë  shoku im. Dhe aty nga ora 10.oo, mbrriti gjenerali me shpurën e tij.Prapë në të njëjtin vend, por, mua më shumë se këdo,  po më kruhej koka. Sado qeshë fajtor pa faj , por qeshë para një fakti të kryerë. Sa zumë vend, gjenerali mori fjalën.

- S'kemi pse të zgjatemi më. Një ushtar i bëri një shërbim  të madh partisë dhe ATDHEUT dhe rikthehem për ta rifalnderuar dhe tjetri jo vetëm u bë parzmorja e armikut, por dhe e mbrojti atë.

Çohu, shok ushtar dhe bilbilzo siç bëre para tri-katër ditësh.

U çova si puna e atij të vdekurit që i thonë:"Çohu.o i vdekur, që të hashkë pulë të pjekur. Veç kësaj në vend të"pulës së pjekur" do haja "peshk në tjegull".

U çova dhe ZOTI që dikur nuk e besoja, ashtu siç më "foli në vesh" për mos shkuar për"peshkim", sikur më solli në vesh një citat të  Enver Hoxhës. U kapa pas këtij citati, si ai i mbyturi pas fillit të kashtës dhe, befas, ky"fiilkashte" u bë si salvaxhende që më shpëtoi nga"mbytja"

-Unë e mbrojta oficerin jo se e kisha mik.Mik dhe shok kam ushtarin që e  akuzoi.Unë e mbrojta se besoj tek fjala e shokut  Enver, - thashë.

-Për ç'fjalë të shokut  Enver e ke fjalën?- i mshoi zërit gjenerali.

Myzeqari, -ka thënë shoku Enver, - është dru që nuk e ha mola!!! Pllakosi një heshtje dhe kjo fjali sikur  u vuri kapakun të gjithë dyshimeve. Në opinionin e gjeneralit foli vërtet një ushtar, por që dinte nga ato fjalët e shokut Enver që nuk kishin nevojë për vulë. Askush nuk foli më.Gjenerali dha urdhër që"Gadishmëria nr.1" duhet të vazhdonte dhe për të tjerat do shiheshin më vonë. Me gjithë atë, dikush e pësoi nga kjo"arratisje" dhe më keq, bashkëfshtari që mori"Peliçen me llush". Mua më hoqën nga zyra sekrete për një dy javë e më rikthyen prapë.

Epilog

Kam shkruar dhe një herë tjetër për këtë përjetim, kur fare për pak. shpëtova nga një e keqe e madhe.Oficeri qe beqar, kurse unë jo vetëm qeshë i martuar dhe kisha djalin katër vjeç në këtë kohë.As do pranoja të shkoja me ta dhe, padyshim,  do më hidhnin në det ku peshqit s'kishin nevojë të më piqnin në tjegull. Ata u arratisën me atë anijen e peshkimit dhe mbrritën në Tivar.Pas një muaj jugosllavët e kthyen anijen  dhe, pasi ia hoqën  simbolet e dikurshme, i ndërruan dhe emërin.

Po e risjell si tregim se"Myzeqari" rron në USA dhe xhëku duket në shkrimet e mia  në FCB.

Jam i ndërgjegjshëm që ka për ta lexuar dhe, pavarësisht, të tjerave, i uroj shëndet.Tani i ka kaluar, të tetëdhjetë e tre vjeçët.

Tiranë, 6 qershor 2023