Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Diell qershori

| E hene, 05.06.2023, 07:22 PM |


Xhevahir Cirongu

Diell qershori

Nuk  di se ku shkoj  dielli

Dhe pse qershor  ai  s’të ngroh,

Mos vallë  pas  një reje fsheur  rri

E si padashur më ulet mbi krah.

Në këto çaste vrapova dhe unë

Me përkëdheljen e tij në sy,

E  kapa  rrezen , e futa në gji

Ajo rreze vërtetë në trup mbet aty.

Mëngjes qershori me pak re

Si një gonxhe shege , si për çudi,

Dhe qielli ndizej në sytë e një reje

Gjithë rrezet e diellit putheshin me ne.

S’desha të largohesha nga  ai diell

S’ po dija në ishte dimër apo verë;

Retë në qiell i largoi  ajo  erë

E tek ne la puthjen e diellit  si nga herë!

Durrës dt 3 qershor 2023