| E enjte, 01.06.2023, 07:54 PM |
Ndëshkimi
i papritur për Kosovën!
Përçasje
rreth realitetit politik
Shkruan:
Florim Zeqa
Me
të (pa) drejtë të gjitha shigjetat janë drejtuar kah kryeministri Albin Kurti,
jo pse nuk ka të drejt në shtrirjen e sovranitetit të shtetit edhe në veri të
vendit, por për faktin se ky i hypi nga bishti e jo nga koka e “Kalit të
Trojes” në Veri.
Njëanshmëri e (pa)
pritur e amerikanëve
Të
vetmit që i kemi llogaritë miq të vërtetë i kishim amerikanët, por edhe këta
kanë nisë me na lëshu prej dore, e ne nuk kemi kah ja mbajmë tjetër kah, veç me
u lidhë me besa-besë për mëmëdhenë e me e shpëtu atë që është e mundur të
shpëtohet në këto momente.
Atë
çka e ka hëngër ujku nuk kthehet më, kurse ne kemi mbetë si çyçja n’rremë pa
asnjë strategji dalëse nga ky labirinth i rrezikshëm politik!
Pa
përkrahje ndërkombëtare nuk bëhet, por edhe vartës të ndërkombëtarëve nuk bën të
mbetemi përgjithmonë! “Ra ky mort e u pamë” (popullore), ranë trazirat e serbëe
në veri dhe u zhveshën edhe amerikanët, për evropianët e kemi ditur gjithmonë
se nuk i kemi miq!
Pra,
për Evropën e kemi ditur se ishte dhe është në mbështetje të Serbisë, por
asnjëherë nuk e kemi pritur këtë njëanshmëri të amerikanëve në mbështetje të
serbëve protestues në veri!
Pse
është Amerika partner kaq i fuqishëm i Serbisë nuk?!
Pergjigja
në këtë pyetje është e gjatë dhe thellë, por po i bie shkurt. Përderisa ne
shqiptarët e Kosovës për 24 vjet nga çlirimi kemi vrapuar vetëm pas interesave
personale, serbët kanë punuar vetëm për shtetin e tyre!
Përjashtimi i Ushtrisë
së Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Evrope 23”
Situatën
e kemi më të keqe se asnjëherë më parë që nga përfundimi i luftës e deri më
sot. BE-ja po na mbanë të izoluar dhe në “Geto” që 15 vite nga shpallja e
pavarësisë, së fundmi as Amerika nuk po na “do” siq na deshi në të kaluarën!
Kemi
mbetur shtet në udhëkryq të madh historik dhe pa alternativë të qartë për të
ardhmen!
Është
i vështirë dhe sfidues për ne konfrontimi me perendimin, por nuk kemi qare pa i
sfidue ngapak edhe miqtë tonë, për t’u siguruar se a i kemi aleatë të vërtetë
apo jo!
Për
shkak se në politikë, për të mos thënë fare, ka pak miqësi e më shumë interes!
Fati
ynë për t’u çliruar më shpejtë dhe më lehtë nga Serbia ishin interesat e
supërfuqisë botësore, SHBA-së, përkatësisht NATO-s, aleancës më të fuqishme
ushtarake dhe politike në botë të cilat ishin të ndërlidhura me fatin tonë,
ndryshe, jo vetëm se lufta nuk do të përfundonte lehtë dhe shpejtë, veç Zoti e
di në çfarë rrethanave do të ishim sot si komb, ngase nocioni shtet për Kosovën
nuk do të ekzistonte në hartën gjeopolitike të Evropës.
Ne,
për ndihmën e pakursyer të miqve e kemi treguar dhe dëshmuar në vepër
falenderimin dhe mirënjohjen tonë deri në përulje për SHBA-të, NATO-n dhe
shtetet e BE-së.
Ne
kemi bërë e vepruar gjithçka që na kanë sugjeruar miqtë tonë, duke pranuar
kompromise të dhimbshme në dëmin tonë, gjë e cila na u kthye dhe po na kthehet
bumerang ndaj të ardhmes së shtetit tonë.
Ne
në vijimësi i kemi respektu dhe plotësu të gjitha kërkesat e miqve gjithnjë
duke besuar në vlerat sublime të demokracisë dhe civilizimit evro-perëndimorë.
Përjashtimi
i FSK-së nga stërvitja e NATO-s për qëllime politike, është goditja më e madhe
për Kosovën si vend nikoçir i këtij evenimenti të madh ushtarak! Përjashtimi i
Ushtrisë së Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Evrope 23”, përveqse
lajm i keq, është edhe alarm i kuq për Kosovën.
Mirëpo
edhe përkundër këtij veprimi, e vetmja forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe
integritetit territorial për Kosovën mbetet NATO (SHBA) dhe e vetmja garanci
për Kosovën është anëtarësimi në NATO!
Pse ndëshkim i papritur
për Kosovën
Askush
përeq pesimistëve më të mëdhenj dhe armiqve tonë shekullorë nuk e ka pritur që
të ndëshkohet Kosova në vend të Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare! Në vend që
të ndëshkohet dhe të gjykohet Serbia për krimet e luftës në Kosovë, po ndodhë e
kundërta në Gjylatën Speciale të Hagës!
Në
vend që të ndëshkohet Serbia për obstruksionet e vahzdueshme në implementimin e
marrëveshjeve edhe ashtu të dëmshme për Kosovën, po ndodhë e kundërta e saj,
por po ndëshkohemi ne që e ulëm qafën para çdo presioni ndërkombëtar!
Deri
kur kështu?!
Deri
atëherë kur ne të vetëdijësohemi si popull në radhë të parë, derisa të piçemi
politikisht dhe derisa të forcohemi ekonomikisht.
Deri
atëherë duhet të bëhemi unik kur është në pyetje interesi i shtetit dhe i
kombit. Nuk ka vlerë asnjë parti politike, asnjë pikëpamje ideologjike, ka
vlerë ndjenja e jonë shpirtërore, gjegjësisht ndërgjegjësimi ynë i përgjithshëm
kombëtar.
Vetëm
atëherë kur ne jemi të unifikuar dhe të flasim me një zë para bashkësisë ndërkombëtare,
atëherë do të ndërroj çasja e tyre ndaj nesh.
Ata
që e duan veten i do edhe Zoti!
Zot
bekoje bekoje popullin tim me mend dhe atdhedashuri!