| E enjte, 01.06.2023, 07:55 PM |
Ndue Ukaj:
Kur
jemi te patriotizmi - si virtyt me dashtë tënden pa e urrejtë tjetrin -
mjerisht historia është ajo që na përgënjeshtron.
Kombin
tonë e kanë shkallmuar dy ideologji shkombëtarizuese: osmanizmi e komunizmi,
prandaj as sot nuk kemi shkollë kombëtare politike e besa as vetëdije
shtetërore e kombëtare.
Prandaj,
ne kemi fare pak lëvizje në shenjë e
me
cilësi të mirëfillta patriotike: të fundit u shkëputem prej dergjës osmane dhe
të fundit dolëm prej murtajës komuniste: prej dyjave dolëm të sakatosur dhe
pasi u shkatërruam, u vramë, u dhunuam; të varfër, të prapambetur e në mjerim
të pafund.
Prej
dyjave dolëm pasi na dha dorën e fortë perëndimi.
Dhe
këto dy trashëgimi kund nuk gjejnë shprehje në Europë më shumë se në mjediset
tona.
Dhe
kjo është vërtet tragjedi.
Dhe
përbrenda këtyre trashëgimive gjen shprehje e gufon gulçi antiperëndimor.
Këto
dy trashëgimi të këqija vërtet janë digat ma të forta që kanë ndalë e ndalin
hovin e përparimit kombëtar, vetëdijesimit e unitetit, te dyjat janë ideologji
që i kanë largu shqiptarët prej vetvetes e prej perëndimit dhe iu kanë lanë
mërzi e mjerim pafund.
Në
historinë politike shqiptar, ishte Rugova ai që u shkëput prej këtyre dy
trashëgimive dhe në saje të punës së tij kulturore e politike, bota e përparuar
e përqafoi kauzën tonë dhe bashkë me ta kemi realizuar edhe ato synime që për
shumë shqiptarë trutharë para tridhjetëvjetëve dukeshin të paimagjinueshme e të
pamundshme.
Shqiptarët
sa herë janë shkëputë prej perëndimit, kanë përfunduar në ferr dhe këtë të
vërtetë e provon historia jonë dhe këtë të vërtetë e kanë pohuar intelektualët
e patriotët më të shquar shqiptarë.
Prandaj,
shigjetat e sotme kundër perëndimit nuk janë patriotizëm, janë shigjeta të
helmatisura kundër shqiptarizmës, sepse antiperëndimorizmi është
antishqiptarizëm i pastër.