| E marte, 30.05.2023, 07:59 PM |
Qeveria
Kurti ra sot!
Nga
Kimete Berisha
1.
Albin Kurti i përdori edhe ushtarët e KFOR-it për t'u flijuar për egon e tij të
sëmurë.
Derisa
policë e ushtarë përballeshin me dhunën e bandave serbe, dhe të shtrirë në
asfalt i lidhnin plagët, kryeministri
Kurti pinte birra në Pejë.
A
ka simptomë më të rëndë se kjo, që tregon për gjendjen e një kryeministri, pa
ndjenja, që freskohet me birra derisa policë e ushtarë digjen në flakë.
2.
Albin Kurti është bashkëfajtor për sulmin e bandave serbe ndaj ushtarëve të
KFOR-it.
Ai
do bum.
Do
gjak.
Do
luftë..ku për të vdesin të tjerët.
Ai
mendon se ushtarët nuk duhet të rrinë kot, duhet ta arsyetojnë rrogën e
tyre...!
Me
gjak gjjthmonë e ka 'përtrirë' partinë e tij!
-
Kësaj radhe, bota e pa se çfarë hataje do ta bënte sikur ky të kishte ushtri.
3.
Aq shumë e ka motivuar Lëvizjen e tij kundër Amerikës, të cilën me urrjetje të
madhe e quante 'Amelikë', sa që dy mjeranët e tij (kryetarët e komunave
veriore) me indiferencë superiore refuzuan ftesën për takim të ambasadorit
amerikan.
Kush
është këtu superfuqia!
Ai
që është Amerikë, apo ai që e refuzon Amerikën!
-
Në çmendinë je i lirë ta konsiderosh veten 'njeriu më i fuqishëm në botë'!
A
e kuptoni çka do të thotë për neve që njëfarë Ati?i e refuzon Amerikën në emrin
tonë! !
4.
Albin Kurti e di se Kosova pa mbrojtjen amerikane nuk mund të ekzistojë.
Prandaj,
gjithmonë e ka mohuar shtetin e Kosovës, derisa e ka marrë në dorë që ta zhbëjë
me duart e veta.
5.
Ky sillet sikur e ka personale me Amerikën.
Sikur
Amerika po e pengon madhështinë e tij.
Ky
dhe Amerika.
A
kupton shqip?
Jo
Kosova dhe Amerika.
Por,
ky do që të thuhet se 'Amerika u hidhërua me Albin Kurtin'.
Këtë
do Albin Kurti, një armik të madh që ta bëj të ndjehet 'më i madhi' i të gjitha
kohëve!
6.
Asnjë superfuqi botërore nuk e injoron Amerikën.
Ghithkujt
Amerika i duket e madhe, superfuqia e botës, përveç Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.
Ata
i tregojnë Amerikës se si duhet të sillet dhe çfarë duhet të thotë.
As
Rusia as Irani...askush në botë nuk e injoron Amerikën, përveç Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
7.
Albin Kurti në emrin e Kosovës i refuzon këshillat zyrtare të Amerikës.
Dhe
jo veç që i refuzon, por edhe tallet me ta.
Kjo
tallja e tij serike dhe cinizmi i neveritshëm me perendimin, e ka nervozuar
Amerikën.
Amerika
e sanksionoi Kosovën, duke e përjashtuar nga 'Defender Europe'.
Tha
se më nuk ka disponim të merret me një idiot që luan me zjarr, me ymyd që
zjarrin ia shuan KFOR-i
Por,
ta sanksionosh Kosovën për Albin Kurtin - nuk më pëlqen.
Qeveria
e Kosovës mund të trajtohet si luftënxitëse, armike e paqes, provokatore...
duhet
të sanksionohet Albin Kurti drejtpërdrejt, sepse ai e ka vendin në Listën e
Zezë të Amerikës.
8.
Presidentja Osmani është e magjepsur me Albin Kurtin aq shumë, sa që po e jep
Amerikën për të.
E
burri i saj, bisbiq, e shfrytëzon uniformën e ushtrisë inekzistente për t'u
ndjerë burrë në paqe.
Më
i mjerë se ai është veç Faton Peci, i cili zgërdhihej në Leposaviç me kryetarin
e ri, dhe e quante 'Sherifi i ri në qytet'...
E
kryetari shqiptar i serbëve, i frustruar
e i ngazëlllyer shkoi në zyren e komunës dhe bujti atje...prej tutës!
9.
Nuk e di unë çka thithin paramilitarët e Albin Kurtit që po ia tregojnë
Amerikës vendin.
P.S.
'Libri i proverbave' thotë se s'ka armik më të madh në jetë se sa arroganca dhe
vetëbesimi i tepruar.
https://www.facebook.com/kimete.berisha