| E shtune, 27.05.2023, 06:55 PM |
Ëndrra arabe e Albin Kurtit!
Nga
Kimete Berisha
1.
Politika amerikane, ashiqare, po anon kah Serbia.
Po
duket sikur do t'ia jepnin pak Kosovë- Serbisë, për t'ia marrë Serbinë -
Rusisë.
Është
e frikshme që në krejt Evropën dhe Amerikën të mos
gjendet
një njeri që i dënon sulmet e bandave serbe të Vuçiqit në Veri.
Të
gjithë, pa përjashtim e dënuan qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunave të
veriut i quajtën 'masa të dhunshme'.
2.
Je 'masë e dhunshme' nëse u imponohesh si kryetar shumicës që nuk të kanë
votuar.
Bojkoti
i serbëve nuk është zgjidhur me zgjedhje.
Albin
Kurti e di që serbët e Veriut nuk i pranojnë kryetarët që nuk i kanë zgjedhur vetë, prandaj i dërgoi atje me
dhunë, për të nxitur dhunë.
Ndoshta
ka shpresuar (logjikisht), se bota demokratike do t'i dënojë sulmet e
kriminelëve serbë dhe jo mbrojtjen e policisë së Kosovës.
Por,
ja që askush nga perendimi nuk e ka ndërmend të luftoj për Albin Kurtin!
3.
Mbasi që Albin Kurti u ngrit kundër Amerikës, BE- së e NATO - s, a do të thotë
kjo se ky është më i forti në botë!
Ndoshta
është më i forti.
Ndoshta
është psikopat.
Psikopat
je, nëse të karakterizon:
-
sharmi sipërfaqësor,
-
inteligjenca e lartë,
-
gjykimi i dobët dhe dështimi për të mësuar nga përvoja,
-
egocentrizmi patologjik dhe paaftësia për dashuri,
-
mungesa e pendimit ose turpit,
-
impulsiviteti,
-
ndjenja madhështore e vetëvlerësimit, - gënjeshtra patologjike,
-
sjellja manipuluese etj.
4.
Është abnormale, sëmundje e rëndë mendore, është halucinacion të kundërshtosh
Amerikën, KFOR-in dhe BE-në, e të sillesh si superfuqi - kur nuk je as shtet.
Kosovën
e bën të quhet shtet Amerika, dhe e ruan NATO.
Amerika
e di se buxheti i Kosovës vjedhet cent për cent.
Kosova
është shtet kriminal në duart e hajnave dhe mafisë politike.
Gjithmonë
ka qenë kështu.
Politikanët
vjedhin, populli mbetet i varfër.
5.
Prandaj, të çohesh kundër Amerikës, të injorosh këshillat amerikane (edhe kur
duken absurde), është gabimi më i madh që mund të bëhet.
Është
krim shtetëror të veprosh krye në vete.
T'ia
tregosh forcën Amerikës - kjo nuk bëhet pa qenë psikopat.
6.
Nuk thyhet dera e hapur.
7.
Kosova nuk ka ushtri. Ushtria e Kosovës është si 'Terracotta', ushtarë
skulptura që e 'ruajnë' varrin e perandorit.
8.
Edhe sikur të kishte ushtri, Kosova nuk do të mund të fitonte asnjë luftë pa
perendimin.
Luftën
e fiton ai që është me Amerikën.
Pa
Amerikën e humb Kosovën, jo veç Veriun që e ke të humbur.
9.
Ti je askushi.
Pa
të ardhme.
Pa
pare, pa edukatë, pa shprehi të punës.
Je
dembel.
S'ta
zë muaji - muajin.
Jeton
me ndihma.
E
vetmja shpresë e jotja është të largohesh nga Kosova.
Je
më i varfëri në Evropë.
Kjo
tregon më së miri kush të udhëheq ty.
10.
Pse kryeministri Kurti kërkon luftë me Serbinë?
-
Për ta zgjidhur kompleksin e burrërisë!
Pse
e injoron Amerikën?
-
Për ta kënaqur sindromin e Zotit nga i cili vuan!
Derisa
policia ishin në flakën e Veriut, ky lëmohej, lëpihej dhe endej rrugëve me
jeep, për pak e shkeli dikë duke lozur me shpejtësi.
Neron
ka lozur me violinë derisa e ka shikuar Romën të digjej.
Motivi?
Ta krijoj një Romë të Re.
P.S.
Shqiptarët i motivon kundër Amerikës vetëm prirja kah ekstremizmi fetar.
Kushdo
që e mbështet Albin Kurtin në luftë kundër Amerikës është ekstremist: Ëndërron
ta bëj Kosovën - Arabi.
Paradoksale:
Mbështetja kundër perendimit i vjen nga shqiptarët që jetojnë në perendim.
https://www.facebook.com/kimete.berisha