Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skender Jashari: Kërkesë drejtuar deputetëve të Kuvendit, Presidentes, Kryeministrit të Republikës së Kosovës

| E shtune, 27.05.2023, 06:56 PM |


Kërkesë drejtuar deputetëve të Kuvendit, Presidentes, Kryeministrit të Republikës së Kosovës

Duke qenë se në vazhdimësi studio, analizoj, përcjell pothuajse të gjitha shkrimet, komentet, videodeklarimet etj, të hoxhallarëve të cilët lidhen me radikalizmin, ekstremizmin, terrorizmin islamik etj. Kisha pa videodeklarimin e zt. Vokrri, ishte tepër skandaloze dhe shqetësuese për mua, sa që deri më sot, ka disa qindëra shkresa që kam dërguar në institucione të ndryshme ndërkombëtare, që trajtojnë çështjen e terrorizmit, e në veçanti terrorizmin islamik.

Fatmirësisht, dita-ditës shohë që reagimi i qytetarëve, medieve etj në Republikë të Kosovës, është shtuar. Por kaq nuk mjafton, dihet se çfarë kërkohet, përgjegjësia politike, përgjegjësia penale dhe marrja e dënimit meritor.

Përmbajtja e letrës dërguar deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

Për: Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Nga: Skender Jashari

Kërkesë:

Për kërkim përgjegjësie dhe shkarkimin e Zëvendës-ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, zt. Arbër Vokrri.

I/e nderuar deputet/e e Republikës së Kosovës.

Fillimisht, më lejoni të iu njoftoj, që unë nuk i kam taku asnjëherë asnjë partie politike dhe nuk kam votuar asnjëherë në Republikën e Kosovës, edhe pse kam shtetësinë. Gjithashtu më lejoni, të iu njoftoj kam qenë pjestarë në disa Luftëra tona Çlirimtare, kam studiuar drejtimin juridiko-penal dhe jam njohës i mirë i rrethanave politike dhe fenomenit të terrorizmit islamik, e që kam qenë viktimë edhe në territorin e Republikës së Kosovës, nga agjentët islamik të Serbisë( si rasti më 27.05.2009).

Ju lutem, keni parasysh që kjo kërkesë e imja, është edhe në emër shumicës së popullit tonë.

Në një tubim privat me rastin e përurimit të disa librave dhe të një darke( iftari) të Shefqet Krasniqit merr pjesë edhe zëvendës-ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal-zt. Arbër Vokrri. Arbër Vokrri, në fjalimin e tij propagandues të “Xhihadit Global” me fjalë tërësisht të një “agjenti islamik të Serbisë”, ku qartë kuptohen, citoj:”fatkeqësisht nuk mundet aq sa dojmë dhe aq shpesh sa kemi dëshirë ta materializojmë në punë të mira, në impakt në shoqëri, në  impakt në kahjen në orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqërisë e kjo uroj dhe shpresoj që gradualisht do të korrigjohet.”

Kuptohet që orientimi i tanishëm Euro-Atlantik i Kosovës, të korrigjohet gradualisht kah orientimi qytetrimor Islamiko-Arabo-Aziatiko-Turk, e që falë këtij orientimi më shekuj të tërë ishim nën robërinë e Perandorisë Osmane në bashkësundim me sllavët( Patrikanën e Stambollit), derisa falë qytetërimit perëndimor dhe SHBA-së, ne fituam Lirinë, Shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës, ka edhe Strategji Kombëtare për Integrimin Europian, thekson:”  Republika e Kosovës, përkatësisht institucionet dhe populli i saj, janë plotësisht të përkushtuar ndaj procesit të integrimit evropian me synimin e qartë për t’u anëtarësuar në BE. Në mënyrë që të përmbushet kjo pritje, është thelbësore që të zhvillojmë më tutje dhe të ruajmë një konsensus mbarëkombëtar dhe vizion për integrimin evropian.” Kjo Strategji ” …pasqyron vizionin dhe qëllimin e Kosovës për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian dhe trajton mangësitë serioze me të cilat Kosova ende po ballafaqohet, si dhe shtjellon synimet që ne synojmë t’i arrijmë për ta afruar Kosovën me BE-në. Prandaj deklarimi i zëvendësministrit në fjalë, është kundër Orientimit të Kosovës, kundër kësaj Strategjie, kundër ekzsitencës së Republikës dhe Shtetit të Kosovës.

Vazhdon më tej, zt. Vokrri, citoj:“Çfarë është përgjegjësia jonë si popull, kur them popull e kam fjalën në radhë të parë për etninë tonë, për Shqiptarët… Ne jemi produkt  i kombinimit të së paku dy qytetërimeve, por kulturalisht elhamdurilah që më shumë se 6  shekuj jemi nën ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam dhe mundemi me thënë me siguri që jemi populli i vetëm me sinjifikancë politike që mundemi me u krenu që jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhap kah perëndimi. Sepse një prej misioneve të islamit është që fjalën e Allahut ta çojmë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor, të jetë busolla morale dhe qytetrimore e gjithë njerëzimit. Natyrisht se kjo, ky nuk është mision i lehtë, natryisht që hasë në pengesa, ndodhin edhe luftëra. E ne shqiptarët, nëse e shikojmë historinë jemi produkt i kësaj përpjekje dhe këtij ballafaqimi, për shkak se nuk kemi ekzistuar si entitet i veçantë me këtë emërtim shqiptar, para se me ndodhë ky ballafaqim në Europë dhe jemi të vetmit, pra i vetmi produkt i gjallë i historisë së islamit dhe prirjes së përhapjes së tij drejt qendrës së qytetrimit që ende frymojmë, që ende zhvillohemi, ende jemi këtu. Pra përgjegjësia e jonë është e jashtëzakonshme edhe si popull. Po rallë shqiptarët dmth e kemi hark kohor prej Spanjës deri në këtë kohë, kur ne kemi mbijetuar për me i ofru diçka botës, pra ne atëherë kemi dështuar qytetrimi që e ka ngritë islami e ka pësu një godiotje të madhe, kështu që si qytetar të vetëdijsum fetarisht e moralisht edhe politikisht duhet ta kuptojmë misionin tonë që ështëg konsolidimi i jo vec i besimit tonë por edhe i ndikimit tonë, së pari në rrethin tonë ma të afërm, familjet tona, mandej në lagjet tona, rrethin tonë e tutje sepse e kemi potencialin dhe Allahu ka një premtim tu na kujtu se shumë grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi grupe të mëdha…”

Arsyetimi

Duke qenë se Republika e Kosovës, është republikë parlamentare dhe se Qeveria e saj është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar( neni 4, paragrafi 4 i Kushtetutës). Derisa në pajtim me nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për sa i përket kompetencave të Kuvendit, mes tjerash paragrafi 8, thekson “zgjedh Qeverinë dhe shpreh mosbesimin ndaj saj.”

Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 4, paragrafi 4, thekson:” Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.” Për të vazhduar me nenin 92, paragrafi 2, të Kushtetutës, “ Qeveria e Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligj” dhe  paragrafi 3 ” Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.

Kurse kompetencat e qeverisë rregullohen në nenin 93, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu edhe neni 94, paragrafi 1, 2, 3,4, prej nga kërkoj që të shkarkoni zëvendësministrin zt. Vokrri. Në nenin 97, paragrafi 2, theksohet ” Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre.

Ligjit NR.08/L-117 Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, neni 27, paragrafi 1, “Gjatë kryerjes së detyrave të tyre, anëtarët e Qeverisë dhe të emëruarit e tyre duhet të sillen në përputhje me standardet e qeverisjes së mirë dhe me legjislacionin në fuqi.”

Ju lutem!

Keni parasysh, se deri më sot, asnjë qeveritarë në Republikën e Kosovës, nuk ka bërë ndonjë deklarim të ngjajshëm. Madje ju lutem krahasojeni dhe kërkoni nëse deklarime të ngjajshme mund të ketë diku në ndonjë vend tjetër, e aq më pak në ndonjë vend me komunitet musliman në Europë. Shikoni gjithashtu a gjeni ndonjë paralele në këtë fjalim me “Xhihadin Global”, terrorizmin islamik, kërcënimet konkrete të terroristëve më të “famëkeq” si Bin Laden, Al Bagdadi, Lavdrim Muhaxheri, Ridvan Haqifi a organizatat terroriste. Deklarativisht dhe publikisht zt. Vokrri, shpallë mision “xhihadin global”, xhihad kundër Perëndimit, duke rreziku dhe kërcënu rendin juridik dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës, ku shumë hapur e tregon në “ orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqërisë e kjo uroj dhe shpresoj që gradualisht do të korrigjohet” pra të drejtohet drejtë lindjes. E kjo është e qartë edhe për qytetarin më të thjeshtë të Republikës së Kosovës, që nënkupton rrezikim të ekzistencës dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës, si dhe kërcënim dhe parapërgatitje për akte konkrete terroriste islamike kundër qytetrimit Europian, kundër  rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës.

Natyrisht, pasojat do vijnë në të ardhmen, e do jemi dëshmitar ocular të tyre dhe benefiteve që Serbia do përfitoj në arenën ndërkombëtare përballë Republikës së Kosovës. Prandaj që këto pasoja të evitohen a minimizohen së paku, nevoitet veprimi institucionale.

Me respekt,

Skender Jashari

Më: 25.05.2023

Nga: Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.