| E shtune, 27.05.2023, 07:53 PM |
Kosova “multietnike”, eksperiment ndërkombëtar!
‘Pakoja e Ahtisarit’ përmes së cilës Kosova e
shpalli Pavarësinë e 17 Shkurtit 2008, në preambulën e së cilës shkruan,
“Kosova shtet multietnik” me mbi 95 përqind të popullatës shumicë autoktone
shqiptare në trojet e veta, e paraqet paradoksin dhe padrejtësinë më të madhe
historike ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Shkruan:
Florim Zeqa
Projeksionet e ndërrimit
substancial të popullsisë në Kosovë
Pranimi
me lehtësi i termit “multietnik” për shtetin më etnik në Ballkan dhe Evropë,
ishte gabimi më fatal i klasës së atëhershme politike të Kosovës! Të gjithë ju
gëzuam ri-shpalljes së pavarësisë së 17 Shkurtit 2008, por nëse i analizojmë me
kujdes të gjitha zhvillimet politike dhe demografike, 15 vjet më pas, Kosova
është krejt ndryshe nga ajo që ishte në vitin 2008!
Në
Kosovë ka ndryshuar gjithçka në dëm të shqiptarëve.
Përgjatë
kësaj kohe kanë ndodhur dy gjëra të dhimbshme; përmes emigrimit të vazhdueshëm
të shqiptarëve drejt vendeve evroperëndimore ka rënë dukshëm numri i shqiptarve
rezident në Kosovë dhe ka ndodhur ngritja dhe avancimi i pakicëse serbe në
Kosovë.
Projeksionet
e disa organizatave ndërkombëtare të cilat merren me çështjet demografike, tregojnë
se brenda 5-6 viteve të ardhshme Kosova do të mbetet në vetëm në 700 mijë
banor!
Ky
parashikim i frikshëm pritet të jetë real pas heqjes së vizave në fillim të
vitit të ardhshëm, me ç’rast gradualisht do të kemi ndërrim substancial të
strukturës së popullsisë në Kosovë.
“Kosova
Multietnike” është eksperiment ndërkombëtar për heqjen e identitetit kombëtar
të shteteve dhe popujve. Suksesi në Kosovë i bashkësisë ndërkombëtare do t’i
motivojë këta të fundit për aplikmin e multietnicitetit edhe në shtetet tjera
të rajonit dhe më gjërë.
Albin Kurti e ç’montoi
në tërësi personalitetin e tij!
Kryeministri
aktual i vendit tonë, Albin Kurti gjersa ishte në opozitë admirohej nga
qytetarët për parimet e fuqishme dhe premtimet e tij joshëse, kurse me ardhjen
në pushtet i harroi parimet dhe premtimet e dhëna para qytetarëve.
Me
ardhjen e Albinit në pushtet, qytetarët po e shohin një Albin tjetër nga ai i
djeshmi si opozitarë! Albini i sotëm si pushtetarë nuk e mbajti asnjë parim dhe
premtim të Albinit të djeshëm si opozitarë!
Përveq
mos mbajtjes së premtimeve, pas ardhjes në pushtet, gafet e Albinit ngarendin
njëri pas tjetrit. Se a është kjo mungesë e përvojës politike apo mosdijes, u
mbetet ta vlerësojnë lexuesit e këtyre rreshtave.
Por
akoma më keq se kaq, Albini dështoj me deklaratën e tij skandaloze për
shfajsimin e Aleksandër Vuçiqit për krimet e Serbisë millosheviqiane dhe
përkujtimet që i bëri për kriminelët serb! Me këto veprime Albin Kurti e
ç’montoi në tërësi personalitetin e tij.
Albin kështu hapen dyert
e historisë!
Mirëpo
tek Albin Kurti vërehet qartë dëshira për të hyrë në histori. Meqenëse e ka
shumicën në kuvend mbase edhe mund ta bëjë një gjë të tillë. Por, jo me
deklarime gojore dhe akuza për dështimet e qeverive të kaluara, por me
ndërmarrjen e veprimeve konkrete.
Albin
Kurti mund të hyjë në histori nëse arrin t’i bëjë këto gjëra; që ta heqë nga
preambula e Kushtetutës së Republikës së Kosovës termin “Shtet Multietnik”, ta
anulojë në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes së 19 Prillit 2013 në Bruksel për
Asociacionin (Zajednicën), t’ia merr në Kuvend mandatin e Gjykatës Speciale, ta
shkarkojë Gjykatën Kushtetuese dhe ta zgjedh në Kuvend një përbërje të re e
cila e anulon vendimin e kësaj gjykate për eks-territorialitetin e kishave dhe
manastireve serbe, me theks të veçantë për marrjen e 24 hektarëve tokë
Manastirit të Deçanit, në mënyrë që ato prona t’i kthehen dy ndërmarrjeve
“Apiko” dhe “Iliria” dhe pronat e tyre si asete shtetërore dhe të futen në
kuadër të Fondit Sovran, të cilin e ka themeluar vite me parë ‘Qeveria e
Kurtit’, për të vazhduar me Kishën në pronën e Universitetit të Prishtinës, në
Pjeterq të Klinës, Banjë të Pejës, Kllokot, Gurakoc të Istogu, Vitomericë të
Pejës, Bernjakë të Rahovecit dhe shumë vende të tjera gjithandej Kosovës.
Albin
mund të hyni në histori me anulimin e të gjitha vendimeve antishtetërore dhe
antikombëtare të qeverive paraprake në Kuvendin e Republikës së Kosovës e
assesi me deklarime dhe frazeologji të bukura përplot demagogji.
Florim Zeqa
26.05.2023