| E hene, 22.05.2023, 07:55 PM |
KOMENT PËR DY LIBRA
TË 200 VITEVE MË PARË
[Tjetër
kush nuk bëhesh, mos e harroni vendlindjen e të parëve-Shqipërinë]
Nga
Fahri Dahri
Qëllimi i shkrimeve që ndërmarrim për ti pasqyruar
në mediat e ndryshme, nuk lidhet me konkurencat ndaj specialistëve të fushave
përkatëse studimore dhe shkencore, por me nevojën për të zbuluar të vërterat
historke që vazhdojnë të glorifikohen duke manipuluar, mashtruar dhe shpifur.
Në këtë rast bëhen thjesht për tre arësye:
a) shfrytëzojmë mundësitë që na krijon koha për të
mos lejuar boshllëqe, të cilat gjumashin disa pak energji të mbetura (përpjekje
për të mos lejuar që truri të na myket);
b) ato njohuri që arrijmë t'i marrim për vete, e
ndjejmë të nevojshme dhe të përshtatshme për të informuar lexuesit që
dëshirojnë njohuri, por nuk kanë mundësi kohore të mjaftueshme për të lexuar
apo hulumtuar.
c) me mbarimin e cikleve shkollore, kishim mangësi
njohurish për lashtësinë tonë. Interesimi për të plotësuar mangësitë historike,
më shtynë për të lexuar dhe hulumtuar. Njohuritë që përfitoj, m'i plotësojnë
disa nga mangësitë, të cilat dëshiroj t'i mësojnë edhe lexuesit që kanë
interes. Kur shkruhet me dëshirë, me vetvullnet, ngjarjet, përfundimet dhe
mendimet kanë vlera të veçanta, mbasi thuhen vetëm të vërtetat që burojnë nga
një ndërgjegje e pastër me synim zhbërjen e mashtrimeve duke siguruar saktësitë
në ekuivalencë me metodat shkencore që kanë nisur të gjurmohen me ADN-në.
???
Materiali që paraqitet është komentim i dy librave
të dy studjuesave të nivelit të lartë me rrënjë të etnisë shqiptare, me arsimim
në shkolla të huaja, kontribues atdhetar gjatë gjysmës së shekullit XIX, si dhe
fraza nga autorë të ndryshëm. I përmbledhur në ligjërata të drejta dhe të
zhdrejta, por i pranuar për vërtetësi dhe saktësi edhe në arësyetimin,
interpretimin dhe gjykimin tim intelektual. Shkrimet janë të periudhës kur
territoret shqiptare ishin nën perandorinë osmane dhe quheshin troje
perandorake. Më poshtë do njihemi me të dhëna shkencore të përmbledhura për
vendin tonë të shkruara afërsisht dy shekuj më parë: shtrirja e trojeve etnike
shqiptare, fiset, gjuha, traditat, karakteri.
I
Arbëreshi Vinçenco Dorsa(1) në librin e tij:
"Mbi shqiptarët" (Hulumtime dhe gjykime-1847, shtypur në
"Reklama", përkthim i Qemal Velija, viti 2021.
Në faqet 12,13, të librit të studjuesit Vençenso
Dorsa lexohet: "Shqipëria zë në kohën e sotme atë pjesë vendi të Turqisë
Europiane (territoret tona ishin nën pushtimin perandorisë osmane-fd) që, e
kufizuar në veri nga mali Sharr apo Prizreni dhe nga lumi Drin, në jug nga
gjiri i Artës, në lindje nga Maqedonia e Thesalia, dhe nga Adriatiku e Joni në
perëndim,- duke e vënë në përqasje me pozicionet e lashta,- përfshin në
shtrirjen e saj një pjesë të Maqedonisë, një pjesë të Ilirisë dhe Epirin.
(Aristoteli- Meteor...,1.14) dhe shkrimtarë të tjerë, thonë se Mollosia në Epir
dhe Thesalia ishin pjesë e një krahine të vetme). Në të vërtetë, Iliriku-
Maqedon ishte në kohët e vjetra vendi ku ngrihet Durrësi (Dion Kasi thotë:
"Durrësi dikur gjendej mes partinëve (fis ilirë), dhe tashmë gjithashtu
përfshihet në Maqedoni"), deri në Keraune, dhe Epiri ruan ende sot emrin
parak (fillestar-fd) të tij". "Prej kësaj, vazhdon Vinçenco Dorsa,
del qartas si rrjedhojë se kombi shqiptar, në epokën e parë, të historisë, u
ngjiz nga njerëz të të trea këtyre provincave.
Prandaj duke folur për albanezët, [shqiptarët] e
kohëve të lashta, do të kuptojmë me këtë si ilirët dhe maqedonët ashtu dhe
epirotët, e, duke folur për ata të kohës së sotme, do t'i shënojmë pa dallim
herë me emrin e albanezëve- shqiptarëve, herë me të epirotëve".
"Është e sigurtë, vazhdon Vinçense, se gjuha e grekëve të kohës para
Homerit, domethënë ajo që rregjistron Heziku(8), ndryshon shumë prej asaj të
Greqisë së mëpasme. Është e sigurtë po ashtu se një numër i madh popujsh të
huaj zbritën në kohë të ndryshme të mbushin Peloponezin.Kështu erdhi si
rrjedhojë shkrirja e zakoneve dhe e gjuhëve të shumë popujve, prej nga zënë
fill pastaj zakonet dhe gjuha e Helenëve. Këtu kuptohet dallimi që bën Dorsa
mes, grekeve dhe helenëve: ndërsa të parët janë ata që banuan Greqinë e vjetër
dhe konsiderohen si grup etnik i dallueshëm; të dytët (helenët-fd) janë fryt i
përzierjes së të parëve me popujt dyndës në Greqi, që krijuan një realitet të
ri multietnik, me gjuhë, zakone e tipare të ndryshme prej të parëve, si,
rrjedhojë e kësaj shkrirjeje të grupeve etnike të ndryshme". [Shënime të
përkthyesit]. "Kjo është e qartë, dhe Tuqiditi në Hyrje e cek këtë gjë,
kur thotë se grekët kishin braktisur jo vetëm gjuhën, u tha më lart, ishin
Pellazgët; por pasi ishin të përzier në Greqi dhe të pastër në Dodonë, gjuha e
tyre degjeneroi nga burimi i parë, në dorë të Helenëve që e përpunuan, ndërsa
mbeti e paprekur në Maqedoni e në Epir".
Nga sa u tha më sipër Dorsa, arrin në përfundim se:
"Nëse ne pra në gjuhën e Epirit e të Maqedonisë, e cila është pikërisht
gjuha shqipe e kohëve të sotme (kuptonë kohën e V. Dorsës- shek.19), do ta
gjejmë të themeltë e të shpjeguar pikpamjen e Herodotit, do të arrijmë qartë me
siguri:
1. se gjuha e shqiptarëve është ajo barbare e folur
në Greqi (kupto periudhën e kulturës greke, jo shtetin grek) para Homerit;
2. se ajo është një mbetje e asaj të pellazgëve.
II
Dijetari tjetër shqiptar, Sami Frashëri (2), i
shekullit 19, kur Shqipëria ishte pjesë e perandorisë osmane, shkruan në librin
e tij: "Personalitetet shqiptare" botim "aulona 2",
fq 27 informon se pellazgët, d.m.th. shqiptarët e
lashtë, ishin të ndarë në katër degë:
1) Ilirët. Ishin të përhapur që nga kufiri i
Greqisë së Vjetër deri në pikën më në veri të gjirit të Adriatikut, dmth në
Shqipërinë e tanishme (flitet për kohën e Samiut), në Bosnjë e Hercegovinë dhe
në Dalmaci. [Në tekstin origjinal lexohet "Arnautllëk" që nënkuptonte
trojet etnike shqiptare].
2) Maqedonasit (e lashtë-M.P.); banonin në
pjesën e Maqedonisë që shtrihet nga mali Pindos dhe mali Sharr e deri në malin
Rodop, lumi Karasu (shqip: Uji i zi) dhe Detin Egje, dmth në anën e Selanikut,
Manastirit, Shkupit e Serezit (në verilindje të Selanikut).
3) Thrakasit, banonin në anët e vilajetit të
Edrenesë, Bullgari e, mbase, deri në anën e djathtë të lumit Danub.
4) Frigiasit (frixhiasit) ishin të përhapur në
pjesët nga bregdeti i Anadollit deri në Ankara e Sivas(3).
Për të katër këta popuj, Samiu spjegon se është
argumentuar bindshëm që janë degë të popullit pellazg. Vetëm se shumë më të
afërt, si në gjuhë, si në veti dhe zakone, ishin ilirët me maqedonasit,
në njërën anë dhe thrakasit me frigasit, në anën tjetër. Veçanërisht gjuha
e ilirëve me gjuhën e maqedonasve ishte si një gjuhë e vetme.
III
Nga
njohja e situatës së para 2 shekujve, le të shikojmë ndryshimet e ndodhura,
arritjet dhe humbjet deri ditët e sotme, brenda kontekstit të shprehur në
librin e Vinçenso Dorsa.
? Mendoj se jemi dakort me konkluzionin e Vincenco
Dorsës që: "Me komb nuk kuptohet tjetër veçse ajo përbashkësi
njerëzish të cilët njohin një origjinë dhe një gjuhë të vetën, zakone dhe
tradita të vetat". Ky përcaktim i kombit rezulton se nuk qenka i
sotëm për ne, por edhe para Lidhjes së Prizrenit (6), ku lindi ndërgjegja
kombëtare, e cila u mbështet tek forca e bashkësisë fisnore. Qëndrim i cili
është unik e me bazë gjenetike.
"Njohja e një vendi ka rëndësi mjaft të
madhe kur faktet e historisë lexohen të gdhendura thellë mbi malet e tij,
liqenet e tij, fushëtirat e tij. Atëhere ai është një libër i madh i hapur
kujtimesh që duhet shfletuar pashmanshmërisht për të arritur në rezultate mjaft
të dobishme".
Po ashtu e mendoj të drejtë edhe mendimin që,
"Kombi shqiptar nuk ka pasur shkrimtarë, pasi, i dhënë vetëm pas armëve,
nuk u gjend në mundësinë të lëvrojë letrat: prandaj, me sa di unë, shkruan
Dorsa, asnjë bashkëkombas, nuk është marrë siç duhet me atë shtrirje hulumtuese
që dëshirohet për një histori të plotë".
Mungesa e shkrimeve të shqipes, dihet nuk lidhet me
karakterin e popullit tonë, ato ishin masat drastike të perandorive, që me
urdhëra, predikime dhe me fermane të veçanta ndalonin shkrimin e gjuhës shqip.
Këtë e vërteton fakti i dukurisë së inteligjencës gjenetike të shqiptarit, në
të gjitha prezencat e personaliteteve të shumta të këtij kombi në çdo
perandori, të cilët, në mungesë të arsimimit në vend, janë shkolluar në shtete
të tjera?
? E gjithë hapësira e territoreve shqiptare, me
male, me kodra, me ultësira, me lugina, lumenj e përrenj, është dëshmitare e
gjitha luftërave, pushtimeve tepër të egra gjatë këtij dymijëvjeçari. Në gjithë
vendin është derdhur gjaku shqiptar në mbrojtje të territoreve. Ky fakt
vërteton thëniet e Vinçenso Dorsës, ku për historinë tonë më shumë kanë folur e
shkruar të huajt, ndërsa ne, në vend të shkrimeve tona, kemi të ruajtura
ngjarjet e ndodhura në malet, fushat, kodrat, lumejtë, në gjithë trojet
tona. Gjithçka që lidhet me vendlindjen, edhe kur je larg tij, kur e shikon në
televizion, foto, apo dikush i përmend emrin, na pushton entuziazmi, na rrëmben
ngazëllimi, emocionohemi dhe themi duke buzëqeshur: "Ky është mali ynë,
kjo është kodra jonë, lumi, fusha etj, etj, pastaj vjen dhe na pushton malli
për të tërat e vendit tonë". Kjo forcon bindjen se çdo pjesë e
territorit kombëtar, mbart historinë tonë të pashkruar. Besoj nuk është nevoja
për shemuj, sepse janë të vërteta që dihen .
Të lexuarit vëmëndshëm rrjeshtat e librit, me plot
argumente shkencore, fillon e "bluan" me mendime, në vitet dhe kohën
që flet autori.
"Është e sigurtë, thotë ai, se gjuha e grekëve
të kohës para Homerit, domethënë ajo që rregjistron Heziku(8),
ndryshon shumë prej asaj të Greqisë së mëpasme.
Është e sigurtë po ashtu se një numër i madh popujsh të huaj zbritën në kohë të
ndryshme në Peloponez.
Dyndjet e popujve të ndryshëm ndikuan në shkrirjen
e zakoneve dhe të gjuhëve të shumë popujve, prej nga zunë fill pastaj zakonet
dhe gjuha e Helenëve.
Kuptohet qartë dallimi që bën Dorsa mes, grekëve dhe
helenëve: ndërsa të parët (grekët-fd.) janë ata që banuan Greqinë e vjetër dhe
konsiderohen si grup etnik i dallueshëm, të dytët (helenët-fd.) janë fryt i
përzierjes së të parëve (grekëve) me popujt dyndës (të ardhur-fd.) në Greqi, që
krijuan një realitet multietnik të ri, me gjuhë, zakone e tipare të ndryshme
prej të parëve, si rrjedhojë e asaj shkrirjeje të grupeve etnike të
ndryshme". "Kjo është e qartë, dhe Tuqiditi në "Hyrje" e
cek këtë gjë, kur thotë se grekët (pellazgët siç u tha më lart) kishin braktisur
jo vetëm gjuhën; por pasi ishin të përzier në Greqi dhe të pastër në Dodonë,
gjuha e tyre degjeneroi nga burimi i parë, në dorë të Helenëve që e përpunuan,
ndërsa mbeti e paprekur në Maqedoni e në Epir".
Nga ky fakt, kuptohet se gjuha që mbeti në Epir,
pavarësisht nga zilitë, është gjuhë proto, e cila ruan të gjallë
pellazgjishten. Historia tregon se në trojet shqiptare nuk ka patur dyndje
popujsh të ndryshëm që të jenë ngulur, prandaj nuk ka ndikime në
"shartimin" etnik, si rrjedhojë nuk ekziston rrënimi i racës së
vjetër që të lindëte një racë tjetër nga popujt pushtues. Këto të vërteta
flasin për autoktoninë e pastër pellazge të etnisë tonë edhe në ditët e sotme.
Nuk lodhen fallsifikatorët e historisë, të cilët vazhdojnë të trumbetojnë duke
hedhur fletushka se ne, shqiptarët jemi turq, kaukazianë etj. Kur popullsia e
Greqisë, të paktën, e sigurtë nga viti 1923 e në vazhdim, është e vërtetuar një
përzierje, një konglomerat popujsh, ku peshën specifike, afro 47% e përbëjnë
arvanitasit, etnikisht shqiptarë; ndërsa të përcaktuarit e kombit sipas
ortodoksisë, konvertohen në komb grek.
Me këto fakte të historike, arrihet tek e vërteta
që zbulon mashtrimin. Theksojmë se "me Greqi të Lashtë duhet të
kuptojmë një qyteterim të lashtë të gadishullit të Ballkanit".
Greqia është qytetërimi që i përket periudhës së
historisë së lashtë që zgjati nga Periudha Arsilike e shekullit të 3-të deri në
atë të 6-të para Krishtit dhe deri në vitin 212 para Krishtit pas pushtimit nga
Roma në Betejën e Korintit. Kjo kupton se toponimi "Greqi e lashtë"
nuk është emër i përveçëm, i veçantë i një shteti, por tregon një
kulturë-qytetërimi të popujve të Ballkanit. Në antikitetin klasik, periudha
helenistike mbulon kohën në historinë e Mesdheut pas Greqisë Klasike, midis
vdekjes së Aleksandrit të Madh në 323 para Krishtit deri në vdekjen e
Kleopatrës VII (7). E ndjekur nga shfaqja e Perandorisë Romake, që nënkupton
Betejën e Actium në 31 pes dhe pushtimi i Egjyptit Ptolemeik një vit më pas.
Fjala greke e lashtë Hellas u njoh gradualisht si emri i Greqisë, nga e cila
rrjedh fjala helenistike. "Helenistik" dallohet nga
"heleni" në atë që kjo e fundit i referohet vetë Greqisë, ndërsa e
para, fjala helenistik, përfshin të gjitha territoret antike nën ndikimin grek,
në veçanti Lindjen pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh. Kultura e grekëve të
lashtë, së bashku me disa ndikime nga Lindja e Afërt e lashtë, ishte baza e
artit, filozofisë, shoqërisë dhe arsimit, deri në periudhën perandorake romake.
Romakët ruajtën, imituan dhe përhapën këtë kulturë në Evropë, derisa ata vetë
ishin në gjendje të konkurrojnë me të, dhe bota klasike filloi të flasë
Latinisht dhe Greqisht.
Kjo bazë kulturore greko-romake ka qenë
jashtëzakonisht ndikuese në gjuhën, ligjin, politikën, sistemet arsimore,
filozofinë, shkencën, luftën, poezinë, historiografinë, etikën, retorikën,
artin dhe arkitekturën e botës moderne. Gjuha e tyre degjeneroi nga
burimi i parë (pellazgjia), në dorë të Helenëve që e përpunuan, ndërsa gjuha
pellazge mbeti e paprekur në Maqedoni dhe në Epir".
Për ta kuptuar më thjeshtë dhe qartë po e
konkretizojmë me shartesat tek pemët. Kur shartohet një gorricë me fidanë
molle, në ish trungn e gorricës konvertohet molla dhe pas kësaj ajo pemë e humb
identitetin dhe nga gorricë identifikohet në mollë. Po kështu ndodh edhe me
ndërzimin e kalit me gomaricën ose anasjelltas. Pasardhësi nuk quhet as kalë,
as pelë, as gomar, e as gomaricë, e humbet identitetin duke u quajtur mushkë.
Kështu ka ndodhur me grekët e lashtë, të cilët duke u përzier me popujt të tjerë,
e humbën identitetin e grekëve të lashtë (pellazgëve) duke u identifikuar në
helenë. Ndërsa banorët pellazgjikë të ndodhur në Epir dhe Maqedoninë e lashtë,
nuk u përzienë me popujt të tjerë, si rrjedhim ruajtën të pastërt prejardhjen
pellazgjike. Si të tillë nuk kishin asnjë arësye për të kërkuar ndonjë
identitet tjetër kombëtar; ndërsa helenët, në rastin e analizës tonë, mbasi e
humbën identitetin e tyre fillestar, filluar kërkimet për të gjetur një emërtim
për popullin e tyre të përzier. Për këtë u erdhi në ndihmë besimi fetar
ortodoks me të cilin krijuan kombin grek. Një variant emërtimi mbi të cilin u
krijuan kombet e shteteve të tjerë Gadishullit Ballkanik, me përjashtim të
etnisë së shqiptarëve që bazohet tek elementë të sigurtë, realë, si gjuha,
territori, zakonet, karakteret, antropologjia, veshjet. Dy përcaktime të
ndryshme për kombin që nuk përputhen dhe as mund të takohen në një pikë, ashtu
siç ndodh në gjeometri me dy vijat paralele. Këtu na vjen në ndihmë edhe
dallimi mes dy përcaktimeve kombëtare, ku njëri ka bazë objektive, natyrore
territorin, hershmërinë e prejardhjes, autoktoninë, gjuhën e pa tjetërsuar,
zakonet, veshjet dhe ushqimin të përfituar nga toka përkatëse; ndërsa
përcaktimi me kriter besimin fetar, bazohet në kushtet subjektive, tek besimi
fetar, krijesë e njeriut, e ndryshueshme në vartësi të ndikimeve të zhvillimit
ekonomiko- shoqëror dhe në përshtatje të interesave të grupimeve të caktuara
shoqërore.
? Në kohën e Vinçenso Dorsës dhe të Sami Frashërit,
bashkëjetonte dhe historiani francez, albanologu Dumont. Gjatë një udhëtimi që
kishte ndërmarrë nëpër Shqipëri dhe Greqi (1870-1871), me temë studimi:
"Ngjashmërinë e antikitetit grek me shqiptarët e malësisë së veriut".
Në librin “Ballkani dhe Adriatiku”, bot. i vitit 1875, pasqyron origjinën e
shqiptarëve, tiparet, karakterin, zakonet, gjendjen ekonomike dhe shoqërore.
Dumonti vë në dukje racën e pastër shqiptare. I tërheqin vëmëndjen malësorët e
Mirditës, Kelmendit e Kastriotit. Ndalet në traditat luftarake të tyre dhe thekson,
se shumë shqiptarë u rreshtuan në ushtritë e mbretërisë franceze, angleze e
gjermane. Flet edhe për kontributin e shqiptarëve në revulucionin grek. "Nuk
ka në Evropë, racë më të lashtë se shqiptarët", konkludon në studimet
e tij. Lidhur me numrin e shqiptarëve ai shprehet se nuk e dinte saktësisht se
sa frymë përbëhej në atë kohë raca shqiptare, mbasi përpjekjet e rralla për
regjistrim të bëra nga turqit, i ndajnë përherë shtetasit sipas kriterit fetar.
Këtë kriter kanë përdorur e përdorin edhe grekët. Madje duke mos patur
kriter të drejtë në përcaktimin e kombit, gjoja në emër të të drejtave të
njeriut, kanë zell të përdorin deklarimin vullnetar individual për identitet.
Megjithëse kjo linjë nuk është aspak demokratike, por diktaturë e pastër që
vërtetohet edhe tek detyrimi i ndërrimit, konvertimit të emrave të emigrantëve
nga besimet e tjera në atë të besimit ortodoks. Gjetje këto që përkojnë me
shfrytëzimin e situatave jo të mira ekonomike dhe politike të hallexhinjëve.
Nga të gjitha kërkimet e Dumontit, rezultonte se
raca shqiptare mund të përllogaritej gjithësej rreth një milion e tetëqind mijë
frymë brenda Shqipërisë së Epërme dhe të Poshtme. Ndërsa në lindje, deri në
kufijtë e Maqedonisë, në Dalmaci, pranë Zarës, mjaft fshatra banoheshin prej shqiptarëve.
Statistika e sllavëvë të jugut, i vlerësonte në 46.000 shqiptarë që jetojnin në
zonat serbe dhe boshnjake. Në Mbretërinë helene përllogariteshin 173.000; në
Italinë jugore 85.000, që kishin lënë vendin e tyre në shekullin XVI. Sipas
Vinçenso Dorsës, me shifrat e mësipërme, në kohën e Vinçensos numuri i
shqiptarëve etnikë, rezultonte në 2,104,000 frymë (1,800.000+ 304.000
=2,104,000).
Asnjë dëshmi klasike, nuk flet për epokën që të
tregojë kohën se kur shqiptarët të kenë ardhur në gadishullin e Ballkanit. Ata kanë qënë të vendosur aty qëkur, shumë më përpara se pushtuesit
sllavë të zbrisnin nga Danubi, pa dyshim që kanë qënë aty, shumë shekuj më
parë….". Shqiptari, vazhdon Dorsa, ka një dallushmëri të përkryer: kokë e
vogël, hundën fine, sytë e gjallë, të çelur si bajame, qafën të gjatë, trupin
të dobët, këmët e gjata dhe të shkathëta, që të kujton tipin e parë të njeriut,
siç paraqet skulptura arkaike në mermerët e Eginesë.. Deri tek veshja, që të
kujton lashtësinë. Fustanella e bardhë, sjell ndër mend si duhej të ishte pala,
që nga brezi, dollakët e gjatë që mbështillnin këmbët deri në gjunjë janë
knemide të kohëve heroike. Veshja nuk është e fryrë dhe valëvitëse, si në kohën
e greke, por shihet qartë në vazot e stilit të lashtë, se helenët e dikurshëm
nuk i kishin këto zakone të bashkohësëve të Perikliut. Pikërisht në Shqipëri,
duhet kërkuar sot shpjegimi i kostumeve më të lashta "helenike".
[Përmendja e emërit "grek", lidhet jo me etninë, por me kohën e
kukturës të periudhës së bukur greke-fd]. Mes fiseve të ndryshme në shqipëri,
nuk ka patur lidhje, shkruan Darsia. Ato flasin dialekte pak të ndryshme, kanë
emër të përbashët, bashkohen kundër armikut të huaj.
Në kohë paqeje, secili prej tyre rri i mëvetësuar
në mallin e vet. Vendi është i ndarë në klane që administrohen sipas dëshirës
ose më mirë, që jetojnë sipas dëshirës, nga që fjala “administrohen” nuk shkon
në këtë rast. Asnjë organizim nuk është më i thjeshtë, pleqtë apo plakat merren
me çështjet e rralla që mund të paraqiten, për shembull, për kohën kur çohen
bagëtitë në kullotë, për ndarjen e këtyre kullotave, për mosmarrveshjet me
klanin fqinj, zënkat midis dy banorëve etj. Nuk ka patur ligj të shkruar, apo
rregull të vendosur.
Në të shumtën e rasteve, nuk është e nevojshme të
zgjidhen krerë të rinj; por kur lind nevoja për armët dhe vendoset për një
ekspeditë të largët, duhet zgjedhur një prijës me shumë autoritet.
Në jetën e një klani të vogël, ideja e principatës
s’ka pse ekziston; ajo lind vetiu, sa herë që shqiptarët kanë dashur të
ndërmarrin një veprim të përbashkët. Këto veprime kanë qenë gjithnjë
afatshkurtra, pa bërë të mundur që mbretërimi të institucionalizohet.
Epirotët
Epiri i Vjetër dhe Epiri i Ri
Hapësira e Epirit të Vjetër (Epirus Vetus) i përket
periudhës së viteve 67-285 e.s. dhe përafërsisht mbulonte tokat nga Gjiri i
Artës deri në Vlorë. Me riorganizimin e ri perandorak romak në vitet e mëpasme
mbi hapësirën e Epirit të Vjetër u shtua hapësira e Epirit të Ri (Epirus Nova)
që shtrihej nga lumi Vjosa deri në Lezhë. Midis shek. IV-VII e.s., hapësirat e
Epirit qenë pjesë e Prefekturës Pretoriane të Ilirisë (Prefectura Praetorio per
Illyricum). Në vitet 318-379 e.s., Prefektura Pretoriane e Ilirisë përfshinte
tokat që nga Austria e sotme e deri në Kretë, Detin Egje, ndërsa në lindje
kufizohej nga Lumi i Shtruar (Danubi) dhe Thraka.
Le të sjellim këtu edhe mendimin e historianes
greke znj. Eleni Arveler, e cila shkruan: "Të gjitha faktet provojnë se
jo vetëm Epiri i Veriut por edhe ai i Jugut dhe e gjithë Greqia e sotme kanë
pasur gjithmonë vazhdueshmëri etnico historike shqiptare".
Eleni Arveler(9) është një ndër bizantinologet më
të mëdhenj dhe është e para rektore femër në Universitetin e Sorbona-s (France)
pas 700 vitesh themeluar. Epiri në lashtësi përfshinte Kaoninë e Mollosinë që
ndodhet nga lindja drejt veriut; Thesprotinë mbi detin Jon; dhe Akarnaninë në
jug.
Popullsi e atyre fiseve ishte tërësisht barbare dhe
hiç fare nuk kishte përzierje as me grekë dhe me as kënd tjetër. Thashethemet i
ka marrë dhe i merr era.
Më të shquar, sipas Strabonit (L.VII), ishin
thesprotët dhe mollosët. Historianët tregojnë se i pari që zotëroi mbi 'ta,
mbas përmbysjes së Madhe, ishte Faetonti (Phedoni), i cili ishte njëri prej
atyre që kaluan bashkë me Pellazgun në Epir. Thuhet se bashkë me mollosët kanë
ndaluar të banojnë Deukalioni dhe Pirra, pasi patën ngritur tempullin e Dodonës
(Plut.,Vita di Pirro).
Fakti historik i sigurtë që lidhet me Pallazgët në
Epir dhe lashtësinë e tyre që i përket dyndjeve të para nga lindja, mbetet
përherë i pandryshuar dhe i pa tundur.
Në rrjedhat e kohës Pirro Neoptolemi i biri i
Akilit, e pushtoi Epirin dhe la atje një farë mbretëruesish të prejardhje
së tij, të cilët quheshin Pirridë. Me shkatërrimin e Trojes priti pranë vetes
Helenin, birin e Priamit të cilin e bëri Zotëri të Kaonisë dhe e martoi me të
venë e Hektorit - Andromakën. Prej këtu e kanë zanafillën kolonitë frige dhe
dardane në Epir, prej këndej si rrjedhojë rezulton dhe mikpritja që iu bë
Eneut, kur ai kaloi andej për në kërkim të tokave latine. Dinastia e Pirridëve
zgjati për nëntë shekuj pa u kërcënuar, deri në pasardhjen e Akilit. Tarriba qe
i pari që zbukuroi qytetet me zakone, me letra, me ligje të mira për njerëzit
(popujt), prej të cilave bë i famshëm. Nga Tarriba lindi Alketa, nga Alketa
erdhi Arriba. Nga Arriba eTrojada lindi Eakidi i cili u martua ne Ftian, të
bijën e thesalit Menon (u shqua në luftën Lamiake dhe më pas Leostenit) që pati
dinjitetin të madh mes bashkëluftëtarëve. Prej Eakidit dhe Ftias lindën dy
vajza, Deidamia dhe Trajada, si dhe djali që u quajt Pirro, heroi i popullt të
lashtë shqiptar, që ashtu si Filipi dhe Aleksandri kanë lënë emër kaq shumë të
ndritur në analet e historisë. Pirro vdiq në vitin 272 para Krishtit. E pasoi
në fron i biri i tij Aleksandëri II, dhe këtë e pasuan të bijtë Pirro dhe
Ptoleme, të cilët ishin të fundit të asaj fare të shquar. Mbretërve të Epirit
iu humbet zëri rreth kohës së zbritjes në Epir të galëve (shih).
Kur Pal Emili pushtoi Maqedoninë, pasi Epiri
lulëzonte prej pasurisë dhe fuqisë, Roma për ta shtënë nënvete, me një
senat-konsultë (viti 585) e shpalli pre të ushtarit të duhishëm (vrullshëm) e
të pangopur. Kjo politikë e rrënoi Epirin, i cili iu nënshtrua Romës.
???
Në shek. XI Shqipëria ra nën pushtimin e Normanëve.
Robert Guskardi(4), pasi pushtoi Durrësin, kaloi në Kostur dhe prej andej me
ndihmën e të birit, Bohemundi, pushtoi edhe Artën, të cilën ja la të birit për
ta qeverisur. Në luftë me perandorin Aleks, u detyrua të hiqte dorë. Mbas
luftrash të ndryshme mes perandorëve të Bizantit dhe mbretërve të Siçilisë, të
cilët donin ti rimerrnin ato toka, mbretëresha Konstancë e martuar me Henrikun
e VII, perandor i perëndinit, arriti të përfitonte një tribut vjetor ndaj tyre.
Atë të drejtë e humbi me vdekjen e Henrikut. Mbas largimit të sundimtarëve
normanë në Shqipëri, erdhën Svevët(5) pasi Manfredi, i fundit i familjes së
svevëve, i martuar me Helenën të bijën e Mikelit (despot i Epirit dhe Etolisë)
kishte marrë si prikë një pjesë të asaj province.
Pas vdekjes së Manfredit, qeverisjen e Shqipërisë e
mori Filip Kinardi, i dërguar nga mbretëresha vejushë e Siçilisë. Despoti Mikel
nga ndruajtja e hoqi qafe Filipin, por ushtria siçiliane ju kundërvu Mikelit
dhe vendosën në qeverisje Karlin D'Anzhu, i njohur në atë periudhë mbret i
Siçilisë. Karli dërgoi në Epir forca të mëdha dhe bëri premtime. Pas vdekjes së
tij, qeverisjen e pason i biri Karli II. Nga konfliktet e shumta me perandorinë
Karli, të drejtat që kishte mbi ato toka ja kaloi Filipit, princ i Tarantit,
djalit të dytë të tij. Ky u martua me Itamarën, bijën e Niqifor Komnenit
(despot i Etolisë), ai i zgjeroi zotërimet e tij në Shqipëri, por Gjoni, vëllai
i tij, duke i pretenduar ato, me luftë pushtoi Durrësin dhe mori titullin Dukë
dhe u quajt Dukë i Durrësit. Prej tij zbritën Karlët dhe Gjonët që hypnin në
fronin e Napolit. Kështu vazhduan të mbretërojnë Anzhuinët, deri sa Durrësi ra
më duart e Venedikasve. Në atë periudhë del në skenën e historisë Despotati i
Artës. I cili ishte një despotat i themeluar nga sundimtarët shqiptarë gjatë
shekullit të 14-të, pas disfatës së despotit lokal të Epirit, Nikefor II
Orsini, nga fiset shqiptare në Betejën e Achelous në 1359 dhe pushoi së
ekzistuari në 1416, kur kaloi në Carlo I Tocco.
Gjatë trazirave dhe luftërave që mbanin të okupuar
mbretërit e Napolit, shumë zotërinj shqiptarë kishin vendosur sundimet e
tyre mbi trevat e ndryshme të Shqipërisë. Ndër këta renditen:
1- Arianit Topia Golemi, vjehërr i Gjergj Kastriot
Skëbderbeut. Ai qeveriste trojet që shtrigeshin nga lumi Vjosa deri në gjirin e
Artës.
2- Gjergj Stresi, një tjetër i tillë që i a bashkon
Krujën, Lezhën, të fituara nga i ati i tij Gjergj Balsha, që ishte bërë kryezot
i feudit të Durrësit.
3- Lekë Zaharia, qeveriste qytetin e Danjës dhe
trevën e Zadrimës.
4- Andrea Topia, trevat e quajtura Sueria,
Muzakiema, Kerabi dhe Himara.
5- Pal Dukagjini, vendin përtej Drinit.
6- Pjetër Spani dhe Lekë Dushmani, trojet e
Peonisë, Pelagoninë, Drishtin, etj.
7- Kastriotët, zotëronin Emantian, që përbënte
pjesën qëndrore të Shqipërisë
Kryezotët ishin krerë të familjeve të mëdha dhe
zotër tokash të zgjeruara. Pushtimet e huaja, nuk arritën të ndikonin në
vendosjen e ligjeve themeltare në përcaktimin e të drejtave dhe detyrave të
sundimtarëve dhe qytetarëve. Sistemi feudal që ishte në fuqi pranë Normanëve
apo Svevëve, Anzhuinëve e Spanjollëve, për shkak të kundërshtisë së
shqiptarëve, nuk arritën të hidhnin rrënjë.
Kjo ishte, pak a shumë, gjëndja e Shqipërisë nga
shek XI deri në shekullin XV. (Fa 55,56,57, sipas Vinçenso Dorsa, (shif librin
e tij: "Mbi shqiptaret").
—------
Po e mbyll këtu kltë koment apo interpretim për dy
librat e shkruara në shekullin XIX-të, duke theksuar edhe me një dëshmi e
trishtuar, mes shumë e shumë të tjerave, lidhur me mënyrat dhe metodat e
përdorura për poshtërim të autoktonëve etnik shqiptarë, nga të ardhurit
në Greqi, jo autoktonët, nga ata që nuk kanë etni. Këtë na e tregon një
shqiptar, banues jashtë trojeve të R.Sh. Gëzim Mekuli…"Më vonë ca shokë
shqiptarë filluan të më kritikonin dhe më thoin se “dukesha” i prapambetur, jo
qytetar dhe “sealak”- katundar. Sipas tyre, unë duhej të flisja serbisht që të
“dukesha” i kulturuar dhe më “qytetar". Realisht kjo ishte një mënyrë
mbrojtje për ekzistencë, padyshim jo e pranueshme, por e përdorur nga disa
shqiptarë për të "hedhur lumin". Qendrim i njëjtë ndodhi edhe
me të ardhurit nga rajoni etnik shqiptar i Çamërisë, ku propaganda
greko-komuniste lëshoi ndaj tyre gjithë arsenalin shpifës, manipulues dhe
mashtrues. U diktua heshtje, mos përmendje të asaj zone dhe poshtërimi i
banorëve të dëbuar dhunshëm nga shteti ortodoks grek.
Janë teori të njohura se kur nuk ka e nuk gjenden argumenta,
vërtiten rreth fjalëve qesharake: turkoshak, tradhëtar të kombit grek (kupto
nga mos pranimi i konvertimit në besimin ortodoks), gjoja të ardhur nga
Turqia, Kaukazi, etj.
Harrojnë për veten e tyre, që një pjesë e banorëve
të sotëm të shtetit ortodoks grek, rreth 15-17%, mendohet se janë të vërtetë;
rreth 46-48% janë arvanitas (shqiptarë të konvertur) dhe pjesa prej rreth
35-40% përblhet nga ortodoksët e ardhur mbas vititt 1923 nga Azia e Vogël, si
dhe vëllah, çifutë, turq, bullgarë etj.
Harrojnë gjithashtu se peshën specifike më të
madhe, të të ashtuquajturit komb grek, e përbëjnë arvanitët (shqiptarët).
Nëse përfshihen në llogari edhe arvanoi (emigrantët
shqipëtarë pas 1991)), rezultati është tepër i hidhur për "iso
propagandën" greke të tellallëve me dhe pa pagesë.
Ndërsa shqiptarët, në vendin e tyre autokton, si
dje në katër vilajetet edhe sot në Shqipëri dhe Kosovë, përbëjnë 85-90% të
popullsisë, banorë etnikisht të pastër pasardhës të pellazgjisë.
Të gjitha sa u tha më lart janë fakte dhe faktet
janë kokë fortë. Është ky argumenti që ka ndalur synimet për zhdukjen tonë të
të gjithë pushtuesave, të cilët kanë përdorur kundër kombit tonë forcat
ushtarake, ekonomike, politike, luftërat e mbidheshme e të nëndheshme, fetare,
mashtruese, manipuluese, po që nuk kanë arritur në asgjësimin etnik të kombit
shqiptar. Besoj se të ecurit drejt strategjisë dymijëvjeçare për zhdukjen e
kombit shqiptar, është rrugë pa krye, prandaj lypset që t'i thërrasun pak
mendjes që të kuptojnë se ky komb nuk ka lindur për tu zhdukur. Në
horizont duket qartë ardhja e periudhës për rivendosjen e emrit të hershëm të
gadishullit, nga Gadishulli Ballkanik, në Gadishulli Ilirik.
???
Shënim(1): Vincenzo Dorsa (26 shkurt 1823 - 04
dhjetor 1885) ishte një studiues, shkrimtar dhe përkthyes arbëresh.
Shënim(2): Sami bej Frashëri ose ?emseddin Sâmi
ishte një shkrimtar, filozof shqiptar osman. Lindur, më 01/06/1850 në Frashër,
Përmet, Shqipëri. Vdiq: 18/06/1904, në Erenköy, Stamboll, Perandoria Osmane.
Shënim(3): Sivasi ndodhet në verilindje të
Selanikut.
Shënim(4): Robert Guiscard (lindi rreth 1015-vdiq
më 17 korrik 1085) ishte një aventurier norman i kujtuar për pushtimin e
Italisë jugore dhe Siçilisë. Roberti lindi në familjen Hauteville në Normandi,
u bë kont dhe më pas dukë i Pulias dhe Kalabrisë (1057-1059), Duka i Siçilisë
(1059-1085), dhe shkurtimisht princ i Beneventos (1078-1081) përpara se t’i
kthente titullin papatit.
Shënim(5): Svevët. Ishte një familje e vogël, u
rrit gradualisht në pushtet dhe nga sundimi i një qarku alpin, në veriperëndim
të Italisë kaloi në sundimin absolut të Mbretërisë së Siçilisë nga viti 1713
deri në 1720, kur atyre iu dorëzua ishulli i Sardenjës, mbi të cilin ata do të
ushtronin sundim direkt në vazhdim.
Shënim(6): Ka qenë një organizim politik i parisë
së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare për nga popullata, në
Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878.
Shlnim(7): Kleopatra VII. Ishte mbretëreshë e
Mbretërisë Ptolemeike të Egjiptit nga viti 51 deri në 30 para Krishtit, dhe
sundimtari i fundit aktiv i saj. Pasardhëse e themeluesit të saj Ptolemeu
I Soter, gjeneral dhe shoqërues i Aleksandrit të Madh.
Shënim(8): Heziku i Aleksandrisë, gramaticien i
shek V pas Krishtit.
Shënim(9): Helene Glykatzi-Ahrweiler; lindur më 29
gusht 1926) është një bizantinologe akademike greko-franceze. Gjithashtu një
ambasadore e vullnetit të mirë të UNICEF-it për Greqinë. Në shfaqjen Grekët e
Madh të vitit 2008, ajo u emërua në mesin e 100 grekëve më të mëdhenj të të
gjitha kohërave.
Fahri Dahri. Maj 2023.