E enjte, 18.04.2024, 08:08 PM (GMT+1)

Mendime

Fahri Dahri: Koment për dy libra të 200 viteve më parë

E hene, 22.05.2023, 07:55 PM


KOMENT PËR DY LIBRA

  200 VITEVE MË PARË

[Tjetër kush nuk bëhesh, mos e harroni vendlindjen e të parëve-Shqipërinë]

Nga Fahri Dahri

Qëllimi i shkrimeve që ndërmarrim për ti pasqyruar në mediat e ndryshme, nuk lidhet me konkurencat ndaj specialistëve të fushave përkatëse studimore dhe shkencore, por me nevojën për të zbuluar të vërterat historke që vazhdojnë të glorifikohen duke manipuluar, mashtruar dhe shpifur. Në këtë rast bëhen thjesht për tre arësye:

a) shfrytëzojmë mundësitë që na krijon koha për të mos lejuar boshllëqe, të cilat gjumashin disa pak energji të mbetura (përpjekje për të mos lejuar që truri të na myket);

b) ato njohuri që arrijmë t'i marrim për vete, e ndjejmë të nevojshme dhe të përshtatshme për të informuar lexuesit që dëshirojnë njohuri, por nuk kanë mundësi kohore të mjaftueshme për të lexuar apo hulumtuar.

c) me mbarimin e cikleve shkollore, kishim mangësi njohurish për lashtësinë tonë. Interesimi për të plotësuar mangësitë historike, më shtynë për të lexuar dhe hulumtuar. Njohuritë që përfitoj, m'i plotësojnë disa nga mangësitë, të cilat dëshiroj t'i mësojnë edhe lexuesit që kanë interes. Kur shkruhet me dëshirë, me vetvullnet, ngjarjet, përfundimet dhe mendimet kanë vlera të veçanta, mbasi thuhen vetëm të vërtetat që burojnë nga një ndërgjegje e pastër me synim zhbërjen e mashtrimeve duke siguruar saktësitë në ekuivalencë me metodat shkencore që kanë nisur të gjurmohen me ADN-në.

???

Materiali që paraqitet është komentim i dy librave të dy studjuesave të nivelit të lartë me rrënjë të etnisë shqiptare, me arsimim në shkolla të huaja, kontribues atdhetar gjatë gjysmës së shekullit XIX, si dhe fraza nga autorë të ndryshëm. I përmbledhur në ligjërata të drejta dhe të zhdrejta, por i pranuar për vërtetësi dhe saktësi edhe në arësyetimin, interpretimin dhe gjykimin tim intelektual. Shkrimet janë të periudhës kur territoret shqiptare ishin nën perandorinë osmane dhe quheshin troje perandorake. Më poshtë do njihemi me të dhëna shkencore të përmbledhura për vendin tonë të shkruara afërsisht dy shekuj më parë: shtrirja e trojeve etnike shqiptare, fiset, gjuha, traditat, karakteri.

I

Arbëreshi Vinçenco Dorsa(1) në librin e tij: "Mbi shqiptarët" (Hulumtime dhe gjykime-1847, shtypur në "Reklama", përkthim i Qemal Velija, viti 2021.

Në faqet 12,13, të librit të studjuesit Vençenso Dorsa lexohet: "Shqipëria zë në kohën e sotme atë pjesë vendi të Turqisë Europiane (territoret tona ishin nën pushtimin perandorisë osmane-fd) që, e kufizuar në veri nga mali Sharr apo Prizreni dhe nga lumi Drin, në jug nga gjiri i Artës, në lindje nga Maqedonia e Thesalia, dhe nga Adriatiku e Joni në perëndim,- duke e vënë në përqasje me pozicionet e lashta,- përfshin në shtrirjen e saj një pjesë të Maqedonisë, një pjesë të Ilirisë dhe Epirin. (Aristoteli- Meteor...,1.14) dhe shkrimtarë të tjerë, thonë se Mollosia në Epir dhe Thesalia ishin pjesë e një krahine të vetme). Në të vërtetë, Iliriku- Maqedon ishte në kohët e vjetra vendi ku ngrihet Durrësi (Dion Kasi thotë: "Durrësi dikur gjendej mes partinëve (fis ilirë), dhe tashmë gjithashtu përfshihet në Maqedoni"), deri në Keraune, dhe Epiri ruan ende sot emrin parak (fillestar-fd) të tij". "Prej kësaj, vazhdon Vinçenco Dorsa, del qartas si rrjedhojë se kombi shqiptar, në epokën e parë, të historisë, u ngjiz nga njerëz të të trea këtyre provincave.

Prandaj duke folur për albanezët, [shqiptarët] e kohëve të lashta, do të kuptojmë me këtë si ilirët dhe maqedonët ashtu dhe epirotët, e, duke folur për ata të kohës së sotme, do t'i shënojmë pa dallim herë me emrin e albanezëve- shqiptarëve, herë me të epirotëve". "Është e sigurtë, vazhdon Vinçense, se gjuha e grekëve të kohës para Homerit, domethënë ajo që rregjistron Heziku(8), ndryshon shumë prej asaj të Greqisë së mëpasme. Është e sigurtë po ashtu se një numër i madh popujsh të huaj zbritën në kohë të ndryshme të mbushin Peloponezin.Kështu  erdhi si rrjedhojë shkrirja e zakoneve dhe e gjuhëve të shumë popujve, prej nga zënë fill pastaj zakonet dhe gjuha e Helenëve. Këtu kuptohet dallimi që bën Dorsa mes, grekeve dhe helenëve: ndërsa të parët janë ata që banuan Greqinë e vjetër dhe konsiderohen si grup etnik i dallueshëm; të dytët (helenët-fd) janë fryt i përzierjes së të parëve me popujt dyndës në Greqi, që krijuan një realitet të ri multietnik, me gjuhë, zakone e tipare të ndryshme prej të parëve, si, rrjedhojë e kësaj shkrirjeje të grupeve etnike të ndryshme". [Shënime të përkthyesit]. "Kjo është e qartë, dhe Tuqiditi në Hyrje e cek këtë gjë, kur thotë se grekët kishin braktisur jo vetëm gjuhën, u tha më lart, ishin Pellazgët; por pasi ishin të përzier në Greqi dhe të pastër në Dodonë, gjuha e tyre degjeneroi nga burimi i parë, në dorë të Helenëve që e përpunuan, ndërsa mbeti e paprekur në Maqedoni e në Epir".

Nga sa u tha më sipër Dorsa, arrin në përfundim se: "Nëse ne pra në gjuhën e Epirit e të Maqedonisë, e cila është pikërisht gjuha shqipe e kohëve të sotme (kuptonë kohën e V. Dorsës- shek.19), do ta gjejmë të themeltë e të shpjeguar pikpamjen e Herodotit, do të arrijmë qartë me siguri:

1. se gjuha e shqiptarëve është ajo barbare e folur në Greqi (kupto periudhën e kulturës greke, jo shtetin grek) para Homerit;

2. se ajo është një mbetje e asaj të pellazgëve.

II

Dijetari tjetër shqiptar, Sami Frashëri (2), i shekullit 19, kur Shqipëria ishte pjesë e perandorisë osmane, shkruan në librin e tij: "Personalitetet shqiptare" botim "aulona 2", fq 27 informon se pellazgët, d.m.th. shqiptarët e lashtë, ishin të ndarë në katër degë:

1) Ilirët. Ishin të përhapur që nga kufiri i Greqisë së Vjetër deri në pikën më në veri të gjirit të Adriatikut, dmth në Shqipërinë e tanishme (flitet për kohën e Samiut), në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Dalmaci. [Në tekstin origjinal lexohet "Arnautllëk" që nënkuptonte trojet etnike shqiptare].

2) Maqedonasit (e lashtë-M.P.); banonin  në pjesën e Maqedonisë që shtrihet nga mali Pindos dhe mali Sharr e deri në malin Rodop, lumi Karasu (shqip: Uji i zi) dhe Detin Egje, dmth në anën e Selanikut, Manastirit, Shkupit e Serezit (në verilindje të Selanikut).

3) Thrakasit, banonin në anët e vilajetit të Edrenesë, Bullgari e, mbase, deri në anën e djathtë të lumit Danub.

4) Frigiasit (frixhiasit) ishin të përhapur në pjesët nga bregdeti i Anadollit deri në Ankara e Sivas(3).

Për të katër këta popuj, Samiu spjegon se është argumentuar bindshëm që janë degë të popullit pellazg. Vetëm se shumë më të afërt, si në gjuhë, si në veti dhe zakone, ishin ilirët me maqedonasit, në njërën anë dhe thrakasit me frigasit, në anën tjetër. Veçanërisht gjuha e ilirëve me gjuhën e maqedonasve ishte si një gjuhë e vetme.

III                                                        Nga njohja e situatës së para 2 shekujve, le të shikojmë ndryshimet e ndodhura, arritjet dhe humbjet deri ditët e sotme, brenda kontekstit të shprehur në librin e Vinçenso Dorsa.

? Mendoj se jemi dakort me konkluzionin e Vincenco Dorsës që: "Me komb nuk kuptohet tjetër veçse ajo përbashkësi njerëzish të cilët njohin një origjinë dhe një gjuhë të vetën, zakone dhe tradita të vetat". Ky përcaktim i kombit rezulton se nuk qenka i sotëm për ne, por edhe para Lidhjes së Prizrenit (6), ku lindi ndërgjegja kombëtare, e cila u mbështet tek forca e bashkësisë fisnore. Qëndrim i cili është unik e me bazë gjenetike.

"Njohja e një vendi ka rëndësi mjaft  të madhe kur faktet e historisë lexohen të gdhendura thellë mbi malet e tij, liqenet e tij, fushëtirat e tij. Atëhere ai është një libër i madh i hapur kujtimesh që duhet shfletuar pashmanshmërisht për të arritur në rezultate mjaft të dobishme".

Po ashtu e mendoj të drejtë edhe mendimin që, "Kombi shqiptar nuk ka pasur shkrimtarë, pasi, i dhënë vetëm pas armëve, nuk u gjend në mundësinë të lëvrojë letrat: prandaj, me sa di unë, shkruan Dorsa, asnjë bashkëkombas, nuk është marrë siç duhet me atë shtrirje hulumtuese që dëshirohet për një histori të plotë".

Mungesa e shkrimeve të shqipes, dihet nuk lidhet me karakterin e popullit tonë, ato ishin masat drastike të perandorive, që me urdhëra, predikime dhe me fermane të veçanta ndalonin shkrimin e gjuhës shqip. Këtë e vërteton fakti i dukurisë së inteligjencës gjenetike të shqiptarit, në të gjitha prezencat e personaliteteve të shumta të këtij kombi në çdo perandori, të cilët, në mungesë të arsimimit në vend, janë shkolluar në shtete të tjera?

? E gjithë hapësira e territoreve shqiptare, me male, me kodra, me ultësira, me lugina, lumenj e përrenj, është dëshmitare e gjitha luftërave, pushtimeve tepër të egra gjatë këtij dymijëvjeçari. Në gjithë vendin është derdhur gjaku shqiptar në mbrojtje të territoreve. Ky fakt vërteton thëniet e Vinçenso Dorsës, ku për historinë tonë më shumë kanë folur e shkruar të huajt, ndërsa ne, në vend të shkrimeve tona, kemi të ruajtura ngjarjet e ndodhura  në malet, fushat, kodrat, lumejtë, në gjithë trojet tona. Gjithçka që lidhet me vendlindjen, edhe kur je larg tij, kur e shikon në televizion, foto, apo dikush i përmend emrin, na pushton entuziazmi, na rrëmben ngazëllimi, emocionohemi dhe themi duke buzëqeshur: "Ky është mali ynë, kjo është kodra jonë, lumi, fusha etj, etj, pastaj vjen dhe na pushton malli për të tërat e vendit tonë". Kjo forcon bindjen se çdo pjesë e territorit kombëtar, mbart historinë tonë të pashkruar. Besoj nuk është nevoja për shemuj, sepse janë të vërteta që dihen .

Të lexuarit vëmëndshëm rrjeshtat e librit, me plot argumente shkencore, fillon e "bluan" me mendime, në vitet dhe kohën që flet autori.

"Është e sigurtë, thotë ai, se gjuha e grekëve të kohës para Homerit, domethënë ajo që rregjistron Heziku(8),

ndryshon shumë prej asaj të Greqisë së mëpasme. Është e sigurtë po ashtu se një numër i madh popujsh të huaj zbritën në kohë të ndryshme në Peloponez.

Dyndjet e popujve të ndryshëm ndikuan në shkrirjen e zakoneve dhe të gjuhëve të shumë popujve, prej nga zunë fill pastaj zakonet dhe gjuha e Helenëve.

Kuptohet qartë dallimi që bën Dorsa mes, grekëve dhe helenëve: ndërsa të parët (grekët-fd.) janë ata që banuan Greqinë e vjetër dhe konsiderohen si grup etnik i dallueshëm, të dytët (helenët-fd.) janë fryt i përzierjes së të parëve (grekëve) me popujt dyndës (të ardhur-fd.) në Greqi, që krijuan një realitet multietnik të ri, me gjuhë, zakone e tipare të ndryshme prej të parëve, si rrjedhojë e asaj shkrirjeje të grupeve etnike të ndryshme". "Kjo është e qartë, dhe Tuqiditi në "Hyrje" e cek këtë gjë, kur thotë se grekët (pellazgët siç u tha më lart) kishin braktisur jo vetëm gjuhën; por pasi ishin të përzier në Greqi dhe të pastër në Dodonë, gjuha e tyre degjeneroi nga burimi i parë, në dorë të Helenëve që e përpunuan, ndërsa mbeti e paprekur në Maqedoni e në Epir".

Nga ky fakt, kuptohet se gjuha që mbeti në Epir, pavarësisht nga zilitë, është gjuhë proto, e cila ruan të gjallë pellazgjishten. Historia tregon se në trojet shqiptare nuk ka patur dyndje popujsh të ndryshëm që të jenë ngulur, prandaj nuk ka ndikime në "shartimin" etnik, si rrjedhojë nuk ekziston rrënimi i racës së vjetër që të lindëte një racë tjetër nga popujt pushtues. Këto të vërteta flasin për autoktoninë e pastër pellazge të etnisë tonë edhe në ditët e sotme. Nuk lodhen fallsifikatorët e historisë, të cilët vazhdojnë të trumbetojnë duke hedhur fletushka se ne, shqiptarët jemi turq, kaukazianë etj. Kur popullsia e Greqisë, të paktën, e sigurtë nga viti 1923 e në vazhdim, është e vërtetuar një përzierje, një konglomerat popujsh, ku peshën specifike, afro 47% e përbëjnë arvanitasit, etnikisht shqiptarë; ndërsa të përcaktuarit e kombit sipas ortodoksisë, konvertohen në komb grek.

Me këto fakte të historike, arrihet tek e vërteta që zbulon mashtrimin. Theksojmë se "me Greqi të Lashtë duhet të kuptojmë një qyteterim të lashtë të gadishullit të Ballkanit".

Greqia është qytetërimi që i përket periudhës së historisë së lashtë që zgjati nga Periudha Arsilike e shekullit të 3-të deri në atë të 6-të para Krishtit dhe deri në vitin 212 para Krishtit pas pushtimit nga Roma në Betejën e Korintit. Kjo kupton se toponimi "Greqi e lashtë" nuk është emër i përveçëm, i veçantë i një shteti, por tregon një kulturë-qytetërimi të popujve të Ballkanit. Në antikitetin klasik, periudha helenistike mbulon kohën në historinë e Mesdheut pas Greqisë Klasike, midis vdekjes së Aleksandrit të Madh në 323 para Krishtit deri në vdekjen e Kleopatrës VII (7). E ndjekur nga shfaqja e Perandorisë Romake, që nënkupton Betejën e Actium në 31 pes dhe pushtimi i Egjyptit Ptolemeik një vit më pas. Fjala greke e lashtë Hellas u njoh gradualisht si emri i Greqisë, nga e cila rrjedh fjala helenistike. "Helenistik" dallohet nga "heleni" në atë që kjo e fundit i referohet vetë Greqisë, ndërsa e para, fjala helenistik, përfshin të gjitha territoret antike nën ndikimin grek, në veçanti Lindjen pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh. Kultura e grekëve të lashtë, së bashku me disa ndikime nga Lindja e Afërt e lashtë, ishte baza e artit, filozofisë, shoqërisë dhe arsimit, deri në periudhën perandorake romake. Romakët ruajtën, imituan dhe përhapën këtë kulturë në Evropë, derisa ata vetë ishin në gjendje të konkurrojnë me të, dhe bota klasike filloi të flasë Latinisht dhe Greqisht.

Kjo bazë kulturore greko-romake ka qenë jashtëzakonisht ndikuese në gjuhën, ligjin, politikën, sistemet arsimore, filozofinë, shkencën, luftën, poezinë, historiografinë, etikën, retorikën, artin dhe arkitekturën e botës moderne. Gjuha e tyre degjeneroi nga burimi i parë (pellazgjia), në dorë të Helenëve që e përpunuan, ndërsa gjuha pellazge mbeti e paprekur në Maqedoni dhe në Epir".

Për ta kuptuar më thjeshtë dhe qartë po e konkretizojmë me shartesat tek pemët. Kur shartohet një gorricë me fidanë molle, në ish trungn e gorricës konvertohet molla dhe pas kësaj ajo pemë e humb identitetin dhe nga gorricë identifikohet në mollë. Po kështu ndodh edhe me ndërzimin e kalit me gomaricën ose anasjelltas. Pasardhësi nuk quhet as kalë, as pelë, as gomar, e as gomaricë, e humbet identitetin duke u quajtur mushkë. Kështu ka ndodhur me grekët e lashtë, të cilët duke u përzier me popujt të tjerë, e humbën identitetin e grekëve të lashtë (pellazgëve) duke u identifikuar në helenë. Ndërsa banorët pellazgjikë të ndodhur në Epir dhe Maqedoninë e lashtë, nuk u përzienë me popujt të tjerë, si rrjedhim ruajtën të pastërt prejardhjen pellazgjike. Si të tillë nuk kishin asnjë arësye për të kërkuar ndonjë identitet tjetër kombëtar; ndërsa helenët, në rastin e analizës tonë, mbasi e humbën identitetin e tyre fillestar, filluar kërkimet për të gjetur një emërtim për popullin e tyre të përzier. Për këtë u erdhi në ndihmë besimi fetar ortodoks me të cilin krijuan kombin grek. Një variant emërtimi mbi të cilin u krijuan kombet e shteteve të tjerë Gadishullit Ballkanik, me përjashtim të etnisë së shqiptarëve që bazohet tek elementë të sigurtë, realë, si gjuha, territori, zakonet, karakteret, antropologjia, veshjet. Dy përcaktime të ndryshme për kombin që nuk përputhen dhe as mund të takohen në një pikë, ashtu siç ndodh në gjeometri me dy vijat paralele. Këtu na vjen në ndihmë edhe dallimi mes dy përcaktimeve kombëtare, ku njëri ka bazë objektive, natyrore territorin, hershmërinë e prejardhjes, autoktoninë, gjuhën e pa tjetërsuar, zakonet, veshjet dhe ushqimin të përfituar nga toka përkatëse; ndërsa përcaktimi me kriter besimin fetar, bazohet në kushtet subjektive, tek besimi fetar, krijesë e njeriut, e ndryshueshme në vartësi të ndikimeve të zhvillimit ekonomiko- shoqëror dhe në përshtatje të interesave të grupimeve të caktuara shoqërore.

? Në kohën e Vinçenso Dorsës dhe të Sami Frashërit, bashkëjetonte dhe historiani francez, albanologu Dumont. Gjatë një udhëtimi që kishte ndërmarrë nëpër Shqipëri dhe Greqi (1870-1871), me temë  studimi: "Ngjashmërinë e antikitetit grek me shqiptarët e malësisë së veriut". Në librin “Ballkani dhe Adriatiku”, bot. i vitit 1875, pasqyron origjinën e shqiptarëve, tiparet, karakterin, zakonet, gjendjen ekonomike dhe shoqërore. Dumonti vë në dukje racën e pastër shqiptare. I tërheqin vëmëndjen malësorët e Mirditës, Kelmendit e Kastriotit. Ndalet në traditat luftarake të tyre dhe thekson, se shumë shqiptarë u rreshtuan në ushtritë e mbretërisë franceze, angleze e gjermane. Flet edhe për kontributin e shqiptarëve në revulucionin grek. "Nuk ka në Evropë, racë më të lashtë se shqiptarët", konkludon në studimet e tij. Lidhur me numrin e shqiptarëve ai shprehet se nuk e dinte saktësisht se sa frymë përbëhej në atë kohë raca shqiptare, mbasi përpjekjet e rralla për regjistrim të bëra nga turqit, i ndajnë përherë shtetasit sipas kriterit fetar. Këtë kriter kanë përdorur e përdorin edhe grekët.  Madje duke mos patur kriter të drejtë në përcaktimin e kombit, gjoja në emër të të drejtave të njeriut, kanë zell të përdorin deklarimin vullnetar individual për identitet. Megjithëse kjo linjë nuk është aspak demokratike, por diktaturë e pastër që vërtetohet edhe tek detyrimi i ndërrimit, konvertimit të emrave të emigrantëve nga besimet e tjera në atë të besimit ortodoks. Gjetje këto që përkojnë me shfrytëzimin e situatave jo të mira ekonomike dhe politike të hallexhinjëve.

Nga të gjitha kërkimet e Dumontit, rezultonte se raca shqiptare mund të përllogaritej gjithësej rreth një milion e tetëqind mijë frymë brenda Shqipërisë së Epërme dhe të Poshtme. Ndërsa në lindje, deri në kufijtë e Maqedonisë, në Dalmaci, pranë Zarës, mjaft fshatra banoheshin prej shqiptarëve. Statistika e sllavëvë të jugut, i vlerësonte në 46.000 shqiptarë që jetojnin në zonat serbe dhe boshnjake. Në Mbretërinë helene përllogariteshin 173.000; në Italinë jugore 85.000, që kishin lënë vendin e tyre në shekullin XVI. Sipas Vinçenso Dorsës, me shifrat e mësipërme, në kohën e Vinçensos numuri i shqiptarëve etnikë, rezultonte në 2,104,000 frymë (1,800.000+ 304.000 =2,104,000).

Asnjë dëshmi klasike, nuk flet për epokën që të tregojë kohën se kur shqiptarët të kenë ardhur në gadishullin e Ballkanit. Ata kanë qënë të vendosur aty qëkur, shumë më përpara se pushtuesit sllavë të zbrisnin nga Danubi, pa dyshim që kanë qënë aty, shumë shekuj më parë….". Shqiptari, vazhdon Dorsa, ka një dallushmëri të përkryer: kokë e vogël, hundën fine, sytë e gjallë, të çelur si bajame, qafën të gjatë, trupin të dobët, këmët e gjata dhe të shkathëta, që të kujton tipin e parë të njeriut, siç paraqet skulptura arkaike në mermerët e Eginesë.. Deri tek veshja, që të kujton lashtësinë. Fustanella e bardhë, sjell ndër mend si duhej të ishte pala, që nga brezi, dollakët e gjatë që mbështillnin këmbët deri në gjunjë janë knemide të kohëve heroike. Veshja nuk është e fryrë dhe valëvitëse, si në kohën e greke, por shihet qartë në vazot e stilit të lashtë, se helenët e dikurshëm nuk i kishin këto zakone të bashkohësëve të Perikliut. Pikërisht në Shqipëri, duhet kërkuar sot shpjegimi i kostumeve më të lashta "helenike". [Përmendja e emërit "grek", lidhet jo me etninë, por me kohën e kukturës të periudhës së bukur greke-fd]. Mes fiseve të ndryshme në shqipëri, nuk ka patur lidhje, shkruan Darsia. Ato flasin dialekte pak të ndryshme, kanë emër të përbashët, bashkohen kundër armikut të huaj.

Në kohë paqeje, secili prej tyre rri i mëvetësuar në mallin e vet. Vendi është i ndarë në klane që administrohen sipas dëshirës ose më mirë, që jetojnë sipas dëshirës, nga që fjala “administrohen” nuk shkon në këtë rast. Asnjë organizim nuk është më i thjeshtë, pleqtë apo plakat merren me çështjet e rralla që mund të paraqiten, për shembull, për kohën kur çohen bagëtitë në kullotë, për ndarjen e këtyre kullotave, për mosmarrveshjet me klanin fqinj, zënkat midis dy banorëve etj. Nuk ka patur ligj të shkruar, apo rregull të vendosur.

Në të shumtën e rasteve, nuk është e nevojshme të zgjidhen krerë të rinj; por kur lind nevoja për armët dhe vendoset për një ekspeditë të largët, duhet zgjedhur një prijës me shumë autoritet.

Në jetën e një klani të vogël, ideja e principatës s’ka pse ekziston; ajo lind vetiu, sa herë që shqiptarët kanë dashur të ndërmarrin një veprim të përbashkët. Këto veprime kanë qenë gjithnjë afatshkurtra, pa bërë të mundur që mbretërimi të institucionalizohet.

Epirotët

Epiri i Vjetër dhe Epiri i Ri

Hapësira e Epirit të Vjetër (Epirus Vetus) i përket periudhës së viteve 67-285 e.s. dhe përafërsisht mbulonte tokat nga Gjiri i Artës deri në Vlorë. Me riorganizimin e ri perandorak romak në vitet e mëpasme mbi hapësirën e Epirit të Vjetër u shtua hapësira e Epirit të Ri (Epirus Nova) që shtrihej nga lumi Vjosa deri në Lezhë. Midis shek. IV-VII e.s., hapësirat e Epirit qenë pjesë e Prefekturës Pretoriane të Ilirisë (Prefectura Praetorio per Illyricum). Në vitet 318-379 e.s., Prefektura Pretoriane e Ilirisë përfshinte tokat që nga Austria e sotme e deri në Kretë, Detin Egje, ndërsa në lindje kufizohej nga Lumi i Shtruar (Danubi) dhe Thraka.

Le të sjellim këtu edhe mendimin e historianes greke znj. Eleni Arveler, e cila shkruan: "Të gjitha faktet provojnë se jo vetëm Epiri i Veriut por edhe ai i Jugut dhe e gjithë Greqia e sotme kanë pasur gjithmonë vazhdueshmëri etnico historike shqiptare".

Eleni Arveler(9) është një ndër bizantinologet më të mëdhenj dhe është e para rektore femër në Universitetin e Sorbona-s (France) pas 700 vitesh themeluar. Epiri në lashtësi përfshinte Kaoninë e Mollosinë që ndodhet nga lindja drejt veriut; Thesprotinë mbi detin Jon; dhe Akarnaninë në jug.

Popullsi e atyre fiseve ishte tërësisht barbare dhe hiç fare nuk kishte përzierje as me grekë dhe me as kënd tjetër. Thashethemet i ka marrë dhe i merr era.

Më të shquar, sipas Strabonit (L.VII), ishin thesprotët dhe mollosët. Historianët tregojnë se i pari që zotëroi mbi 'ta, mbas përmbysjes së Madhe, ishte Faetonti (Phedoni), i cili ishte njëri prej atyre që kaluan bashkë me Pellazgun në Epir. Thuhet se bashkë me mollosët kanë ndaluar të banojnë Deukalioni dhe Pirra, pasi patën ngritur tempullin e Dodonës (Plut.,Vita di Pirro).

Fakti historik i sigurtë që lidhet me Pallazgët në Epir dhe lashtësinë e tyre që i përket dyndjeve të para nga lindja, mbetet përherë i pandryshuar dhe i pa tundur.

Në rrjedhat e kohës Pirro Neoptolemi i biri i Akilit, e pushtoi Epirin dhe la atje një farë  mbretëruesish të prejardhje së tij, të cilët quheshin Pirridë. Me shkatërrimin e Trojes priti pranë vetes Helenin, birin e Priamit të cilin e bëri Zotëri të Kaonisë dhe e martoi me të venë e Hektorit - Andromakën. Prej këtu e kanë zanafillën kolonitë frige dhe dardane në Epir, prej këndej si rrjedhojë rezulton dhe mikpritja që iu bë Eneut, kur ai kaloi andej për në kërkim të tokave latine. Dinastia e Pirridëve zgjati për nëntë shekuj pa u kërcënuar, deri në pasardhjen e Akilit. Tarriba qe i pari që zbukuroi qytetet me zakone, me letra, me ligje të mira për njerëzit (popujt), prej të cilave bë i famshëm. Nga Tarriba lindi Alketa, nga Alketa erdhi Arriba. Nga Arriba eTrojada lindi Eakidi i cili u martua ne Ftian, të bijën e thesalit Menon (u shqua në luftën Lamiake dhe më pas Leostenit) që pati dinjitetin të madh mes bashkëluftëtarëve. Prej Eakidit dhe Ftias lindën dy vajza, Deidamia dhe Trajada, si dhe djali që u quajt Pirro, heroi i popullt të lashtë shqiptar, që ashtu si Filipi dhe Aleksandri kanë lënë emër kaq shumë të ndritur në analet e historisë. Pirro vdiq në vitin 272 para Krishtit. E pasoi në fron i biri i tij Aleksandëri II, dhe këtë e pasuan të bijtë Pirro dhe Ptoleme, të cilët ishin të fundit të asaj fare të shquar. Mbretërve të Epirit iu humbet zëri rreth kohës së zbritjes në Epir të galëve (shih).

Kur Pal Emili pushtoi Maqedoninë, pasi Epiri lulëzonte prej pasurisë dhe fuqisë, Roma për ta shtënë nënvete, me një senat-konsultë (viti 585) e shpalli pre të ushtarit të duhishëm (vrullshëm) e të pangopur. Kjo politikë e rrënoi Epirin, i cili iu nënshtrua Romës.

???

Në shek. XI Shqipëria ra nën pushtimin e Normanëve. Robert Guskardi(4), pasi pushtoi Durrësin, kaloi në Kostur dhe prej andej me ndihmën e të birit, Bohemundi, pushtoi edhe Artën, të cilën ja la të birit për ta qeverisur. Në luftë me perandorin Aleks, u detyrua të hiqte dorë. Mbas luftrash të ndryshme mes perandorëve të Bizantit dhe mbretërve të Siçilisë, të cilët donin ti rimerrnin ato toka, mbretëresha Konstancë e martuar me Henrikun e VII, perandor i perëndinit, arriti të përfitonte një tribut vjetor ndaj tyre. Atë të drejtë e humbi me vdekjen e Henrikut. Mbas largimit të sundimtarëve normanë në Shqipëri, erdhën Svevët(5) pasi Manfredi, i fundit i familjes së svevëve, i martuar me Helenën të bijën e Mikelit (despot i Epirit dhe Etolisë) kishte marrë si prikë një pjesë të asaj province.

Pas vdekjes së Manfredit, qeverisjen e Shqipërisë e mori Filip Kinardi, i dërguar nga mbretëresha vejushë e Siçilisë. Despoti Mikel nga ndruajtja e hoqi qafe Filipin, por ushtria siçiliane ju kundërvu Mikelit dhe vendosën në qeverisje Karlin D'Anzhu, i njohur në atë periudhë mbret i Siçilisë. Karli dërgoi në Epir forca të mëdha dhe bëri premtime. Pas vdekjes së tij, qeverisjen e pason i biri Karli II. Nga konfliktet e shumta me perandorinë Karli, të drejtat që kishte mbi ato toka ja kaloi Filipit, princ i Tarantit, djalit të dytë të tij. Ky u martua me Itamarën, bijën e Niqifor Komnenit (despot i Etolisë), ai i zgjeroi zotërimet e tij në Shqipëri, por Gjoni, vëllai i tij, duke i pretenduar ato, me luftë pushtoi Durrësin dhe mori titullin Dukë dhe u quajt Dukë i Durrësit. Prej tij zbritën Karlët dhe Gjonët që hypnin në fronin e Napolit. Kështu vazhduan të mbretërojnë Anzhuinët, deri sa Durrësi ra më duart e Venedikasve. Në atë periudhë del në skenën e historisë Despotati i Artës. I cili ishte një despotat i themeluar nga sundimtarët shqiptarë gjatë shekullit të 14-të, pas disfatës së despotit lokal të Epirit, Nikefor II Orsini, nga fiset shqiptare në Betejën e Achelous në 1359 dhe pushoi së ekzistuari në 1416, kur kaloi në Carlo I Tocco.

Gjatë trazirave dhe luftërave që mbanin të okupuar mbretërit e Napolit, shumë zotërinj shqiptarë kishin vendosur  sundimet e tyre mbi trevat e ndryshme të Shqipërisë. Ndër këta renditen:

1- Arianit Topia Golemi, vjehërr i Gjergj Kastriot Skëbderbeut. Ai qeveriste trojet që shtrigeshin nga lumi Vjosa deri në gjirin e Artës.

2- Gjergj Stresi, një tjetër i tillë që i a bashkon Krujën, Lezhën, të fituara nga i ati i tij Gjergj Balsha, që ishte bërë kryezot i feudit të Durrësit.

3- Lekë Zaharia, qeveriste qytetin e Danjës dhe trevën e Zadrimës.

4- Andrea Topia, trevat e quajtura Sueria, Muzakiema, Kerabi dhe Himara.

5- Pal Dukagjini, vendin përtej Drinit.

6- Pjetër Spani dhe Lekë Dushmani, trojet e Peonisë, Pelagoninë, Drishtin, etj.

7- Kastriotët, zotëronin Emantian, që përbënte pjesën qëndrore të Shqipërisë

Kryezotët ishin krerë të familjeve të mëdha dhe zotër tokash të zgjeruara. Pushtimet e huaja, nuk arritën të ndikonin në vendosjen e ligjeve themeltare në përcaktimin e të drejtave dhe detyrave të sundimtarëve dhe qytetarëve. Sistemi feudal që ishte në fuqi pranë Normanëve apo Svevëve, Anzhuinëve e Spanjollëve, për shkak të kundërshtisë së shqiptarëve, nuk arritën të hidhnin rrënjë.

Kjo ishte, pak a shumë, gjëndja e Shqipërisë nga shek XI deri në shekullin XV. (Fa 55,56,57, sipas Vinçenso Dorsa, (shif librin e tij: "Mbi shqiptaret").

—------

Po e mbyll këtu kltë koment apo interpretim për dy librat e shkruara në shekullin XIX-të, duke theksuar edhe me një dëshmi e trishtuar, mes shumë e shumë të tjerave, lidhur me mënyrat dhe metodat e përdorura për poshtërim të autoktonëve etnik shqiptarë,  nga të ardhurit në Greqi, jo autoktonët, nga ata që nuk kanë etni. Këtë na e tregon një shqiptar, banues jashtë trojeve të R.Sh. Gëzim Mekuli…"Më vonë ca shokë shqiptarë filluan të më kritikonin dhe më thoin se “dukesha” i prapambetur, jo qytetar dhe “sealak”- katundar. Sipas tyre, unë duhej të flisja serbisht që të “dukesha” i kulturuar dhe më “qytetar". Realisht kjo ishte një mënyrë mbrojtje për ekzistencë, padyshim jo e pranueshme, por e përdorur nga disa shqiptarë për të "hedhur lumin".  Qendrim i njëjtë ndodhi edhe me të ardhurit nga rajoni etnik shqiptar i Çamërisë, ku propaganda greko-komuniste lëshoi ndaj tyre gjithë arsenalin shpifës, manipulues dhe mashtrues. U diktua heshtje, mos përmendje të asaj zone dhe poshtërimi i banorëve të dëbuar dhunshëm nga shteti ortodoks grek.

Janë teori të njohura se kur nuk ka e nuk gjenden argumenta, vërtiten rreth fjalëve qesharake: turkoshak, tradhëtar të kombit grek (kupto nga mos pranimi i konvertimit në  besimin ortodoks), gjoja të ardhur nga Turqia, Kaukazi, etj.

Harrojnë për veten e tyre, që një pjesë e banorëve të sotëm të shtetit ortodoks grek, rreth 15-17%, mendohet se janë të vërtetë; rreth 46-48% janë arvanitas (shqiptarë të konvertur) dhe pjesa prej rreth 35-40% përblhet nga ortodoksët e ardhur mbas vititt 1923 nga Azia e Vogël, si dhe vëllah, çifutë, turq, bullgarë etj.

Harrojnë gjithashtu se peshën specifike më të madhe, të të ashtuquajturit komb  grek, e përbëjnë arvanitët (shqiptarët).

Nëse përfshihen në llogari edhe arvanoi (emigrantët shqipëtarë pas 1991)), rezultati është tepër i hidhur për "iso propagandën" greke të tellallëve me dhe pa pagesë.

Ndërsa shqiptarët, në vendin e tyre autokton, si dje në katër vilajetet edhe sot në Shqipëri dhe Kosovë, përbëjnë 85-90% të popullsisë, banorë etnikisht të pastër pasardhës të pellazgjisë.

Të gjitha sa u tha më lart janë fakte dhe faktet janë kokë fortë. Është ky argumenti që ka ndalur synimet për zhdukjen tonë të të gjithë pushtuesave, të cilët kanë përdorur kundër kombit tonë forcat ushtarake, ekonomike, politike, luftërat e mbidheshme e të nëndheshme, fetare, mashtruese, manipuluese, po që nuk kanë arritur në asgjësimin etnik të kombit shqiptar. Besoj se të ecurit drejt strategjisë dymijëvjeçare për zhdukjen e kombit shqiptar, është rrugë pa krye, prandaj lypset që t'i thërrasun pak mendjes që të kuptojnë se ky komb nuk ka lindur për tu zhdukur. Në horizont duket qartë ardhja e periudhës për rivendosjen e emrit të hershëm të gadishullit, nga Gadishulli Ballkanik, në Gadishulli Ilirik.

???

Shënim(1): Vincenzo Dorsa (26 shkurt 1823 - 04 dhjetor 1885) ishte një studiues, shkrimtar dhe përkthyes arbëresh.

Shënim(2): Sami bej Frashëri ose ?emseddin Sâmi ishte një shkrimtar, filozof shqiptar osman. Lindur, më 01/06/1850 në Frashër, Përmet, Shqipëri. Vdiq: 18/06/1904, në Erenköy, Stamboll, Perandoria Osmane.

Shënim(3): Sivasi ndodhet në verilindje të Selanikut.

Shënim(4): Robert Guiscard (lindi rreth 1015-vdiq më 17 korrik 1085) ishte një aventurier norman i kujtuar për pushtimin e Italisë jugore dhe Siçilisë. Roberti lindi në familjen Hauteville në Normandi, u bë kont dhe më pas dukë i Pulias dhe Kalabrisë (1057-1059), Duka i Siçilisë (1059-1085), dhe shkurtimisht princ i Beneventos (1078-1081) përpara se t’i kthente titullin papatit.

Shënim(5): Svevët. Ishte një familje e vogël, u rrit gradualisht në pushtet dhe nga sundimi i një qarku alpin, në veriperëndim të Italisë kaloi në sundimin absolut të Mbretërisë së Siçilisë nga viti 1713 deri në 1720, kur atyre iu dorëzua ishulli i Sardenjës, mbi të cilin ata do të ushtronin sundim direkt në vazhdim.

Shënim(6): Ka qenë një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare për nga popullata, në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878.

Shlnim(7): Kleopatra VII. Ishte mbretëreshë e Mbretërisë Ptolemeike të Egjiptit nga viti 51 deri në 30 para Krishtit, dhe sundimtari i fundit aktiv i saj.  Pasardhëse e themeluesit të saj Ptolemeu I Soter, gjeneral dhe shoqërues i Aleksandrit të Madh.

Shënim(8): Heziku i Aleksandrisë, gramaticien i shek V pas Krishtit.

Shënim(9): Helene Glykatzi-Ahrweiler; lindur më 29 gusht 1926) është një bizantinologe akademike greko-franceze. Gjithashtu një ambasadore e vullnetit të mirë të UNICEF-it për Greqinë. Në shfaqjen Grekët e Madh të vitit 2008, ajo u emërua në mesin e 100 grekëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Fahri Dahri. Maj 2023.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora