E enjte, 28.03.2024, 08:31 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Kopështi Zoologjik

E enjte, 11.05.2023, 06:51 PM


KOPËSHTI ZOOLOGJIK

NGA KALOSH ?ELIKU

KOPËSHTI ZOOLOGJIK

Herët në mëngjes, alarmi i telefonit ma prishi gjumin. E hapa, ishte Nusja e djalit Xaka:

-Babi, sot mos ha mëngjes nën Rrap! E kam përgaditur një pite me groshë si në Katund. Dhe, ecë te ne në Sofrën Shqiptare!

-Faleminderit, iu përgjigja. Vetëm, se: unë sot, pas “armikut të padukshëm” Koronavirusit dhe Pandemisë me masa të ashpra qeveritare, ende i burgosur në Karantinë, desha ta vizitoj Panairin e Librit 2023, në Shkup!

-Ama, e di si është puna, të kërkojnë fëmijët: Gonxha dhe Fisi ta hani së bashku mëngjesin.

-Nuk ka problem, i përgjigjem, për ta do ta ndryshoj edhe planin e ditës të festimit librit. Drekën e mëngjesit do ta presim në verandë. Nesër, do ta vizitoj Panirin e Librit 2023, në Shkup. Nuk ka ku ikë më larg se, te Kopështi Zoologjik.

Edhe, pasi i mora hapat (barërat) e përditshëm të mëngjesit dy - tri gota raki rrushi, dhe dy shtama me verë i lash për drekë, u hudha një sy mjeteve të informimit në Internet: gazetave dhe portaleve elektronike. Thashetheme. Në fund, e mora rrugën e gostisë për ta pritur mëngjesin në verendë. Gonxha dhe Fisi më prisnin te dera e verandës. Erdhën edhe Babi Taçi, dhe Xaka për ta shtruar piten me groshë mbi tavolinë. Pak më vonë, erdhi dhe Goni Rrugaçi.

Nuk vonoi shumë, arriti edhe specialiteti im i preferuar: Byreku me groshë kërçovar. Kësaj radhe, ishte pita me groshë tetovare. E shtruam si në Katund. Babi Taçi, gjatë mëngjesit, hudhi edhe një ide kulturore - turistike:

-Sot, do ta vizitojmë edhe Kopshtin Zoologjik! A, do të vish me ne?

-Nuk ka problem, i thashë. Moti kohë, nuk kam qenë në Kopshtin Zoologjik. Që, nga vitet e fëmijërisë juaj, në Shkup. Dihet, kam qenë edhe unë herë pas here me Babain si fëmij pesëvjeçar, sa herë që i vizitonte miqtë e tij në Shkup, më merrte edhe mua me vete sugarin. Kujtime, që nuk mund t’i harroj edhe sotekësajdite. Ende, e mbaj në mend biberonin tënd asaj kohe, sesi mezi ta hoqëm nga goja dhe të ndamë nga gjiri Nanës. E hoqëm qafe, kur Mami dhe Unë ia dhamë majmunit. Edhe, ai i lumtur me biberon në gojë, kërcente tra më tra duke na e nxjerrë gjuhën. Vetëmse, nuk dimë si ta heqim qafe Facebook -un, Instagram -in dhe TitTok -un?! Qeshën, gati të gjithë në sofër. Vetëm, unë nuk qesha. Shkaku, se: e dija çka do të thotë nxjerrja e gjuhës.

Përqeshjen e majmunit do ta mësoni gjatë këtij shkrimi publicistik. Vite, duheshte të kalonin me veprimin e majmunit, që ta kuptonte lexuesi im besnik Ditën e Nesërme. Ditën e Sotshme, e kuptoi përqeshjen e tij ironike, por ishte shumë vonë me vite. Ne, kishim menduar, se: e kemi mashtruar majmunin me biberonin, por në realitet ai, na kishte mashtruar mesdite.

Problemi, nuk është as kjo përqeshja e majmunit, po Kopështi Zoologjik dhe Panairi i Librit 2023, në Shkupin shqiptar. Që, në fillim, ballë të Panairit librit, nuk më pëlqeu tabela vetëm në gjuhën maqedonase me shkronja qirilike. Së paku, ta kishin qëndisur edhe në një gjuhë botërore. Pakrëndësi ka, në gjuhën shqipe në shtetin e “përbashkët”?! Edhe pse, partitë politike në pushtet, nateditë fotografohen para kamerave televizive, se: edhe Gjuha Shqipe është “gjuhë zyrtare”. E populli, mëkot turret dhe vritet mes vete për të drejta të barabarta gjatë zgjedhjeve vendore dhe parlamentare pas posteve partiake qeveritare.

I vizituam të gjitha strehet e gjalla dhe të braktisura në Kopështin Zoologjik të kafshëve buta dhe egëra: lopët, kuajtë, gomarët, delet, dhitë, lepujtë, pulat, patat, gjelat e detit... Edhe, të egëra: ujqërit, luanët, tigrat, Arinjtë, dhelpërat dinake... Edhe, të krokodilëve, gjarpërinjëve, boave me flokë, që posa i kishin hequr këmishat në kafaz... Përçudi, mungonin edhe disa kafshë shtëpiake: politikanët, rrufjanët, analistët politik...

Asgjë, nuk përfitova nga ky Panair i librit 2023, në Shkup. Përveç, këtij shkrimi publicistik. Përmëkeq, u dëshprova. Kulminacionin e organizimeve të panaireve librit, që e kishim arritur gjatë sistemit komunist, tashti e përgëzonim me libra fetarë të kishave dhe xhamive. Edhe, atë: i jepnin falas. Përveç, një Shtëpie Botuese nga Tirana “FAN NOLI” (Shqipëri), asnjë Shtëpi Botuese nga Republika e Kosovës. Dhe, dy shtëpi tjera botuese: “ALBAS” dhe “NOBEL” nga Maqedonia e Veriut. Shtëpitë tjera botuese ishin maqedonase, dhe fetare. Pasqyrë reale e Ministrisë Kulturës, që e finianson materialisht këtë Panair të Librit 2023, dhe organizatorit: ku i kanë Dy Shoqata të Botuesve Shqiptar në Maqedoninë e Veriut?! Shtëpitë Botuese Evropiane dhe Botërore, Shtëpitë Botuese me qindra në Gjuhën Shqipe?! Shkrimtarët shqiptarë. Përgjigja: I kanë shuar duke themeluar institucione partiake. Nuk i kërkoj në nivelet e Panaireve të Librit në Frankfurt dhe Lajpcing (Gjeramni), ku: e gjithë Gjermania me çadra shpërnguleshte në Lajpcing. Panair i Librit, në të cilët kam marr pjesë edhe vetë si shkrimtar, por së paku le të jenë afër atyre festave të librit.

Papritmas, në stendën e Shtëpisë Botuese “FAN NOLI” erdhi edhe një Bjondinë. Djaloshi ia afroi një liber të Kadaresë.

-Jo, reagoi Bjondina. Nuk e dua Kdarenë. Dikur, gjatë ofertës tyre te stenda, ndërhyra edhe unë në bisedë me Bjondinën. Tha, se: edhe ajo shkruante poezi dhe prozë. Por, ende nuk kishte botuar libër. Në bisedë e sipër, tha:

-Ti, je Kalosh ?eliku?

-Po, iu përgjigja.

-I lexoj dhe më pëlqejnë librat tu në poezi e prozë.

-?ka ke lexuar nga unë si shkrimtar?

-Mjaftë. Librat me poezi: “Loja e syve”, “E përcolla Natën”, “Edhe Ajo nuk ishte xheloze”, “Mbrëmë fjeta me Vjeshtën”, “Vdekja më deshi më pak se Ti”, “Engjëlli im është Grua”, “Zonjën Vdekje do ta marr për Grua”, “Rrugaçja”,  Burri Grave”... Dhe, romanet: “Gratë e mia besnike”, “Shtëpia Publike” dhe “Djemnusha”. Thashë, me vete: Dorën në zemër, edhe unë përfitova një lexuese besnike të librit, që nuk e donte Kadarenë, po Rilindasët shqiptar: Naimin, Fishtën, Asdrenin, Faik Konicën, ?ajupin, Fan Nolin, Lasgush Poradecin...

-Edhe pse, ti nuk e do Kadaren, nuk ka problem. Unë të dua Ty si lexuese besnike! E hapa çantën, dhe Bjondinës i dhurova dy libra: “Burrat i përzë me burra, e mua me gra” (poezi), “Shtriga doli nga përralla” (pjesë teatrore”. Dhe, revistën letrare “STILI ‘97” 2021, që i kisha me vete atë ditë. Harrova ta pyes: a, e donte si shkrimtar Rexhep Qosjen?!...

Dallimi, mes Kopshtit Zoologjik dhe Panairit të librit 2023?!

Kafazet, shpellat e kafshëve të buta dhe egra, shumica ishin të zbrazura. Shkreta. Stendat e Panairit të librit 2023 në Shkup, i kishin pushtuar kafshët e buta shtëpiake. Edhe, ku i gjeta këto kafshë shtëpiake me dy këmbë?! Vërtet, nuk i gjeta në Kopshtin Zoologjik, por i gjeta mes librave në Panairin e librit 2023, në Shkup. Kafshët e buta dhe të egëra në Kopshtin Zoologjik i kishin mbyllë në burg pa ushqim e ujë. Përkujdesje. Higjienë personale. Shkrimtarët e “rrezikshëm” për shtetin e “përbashkët”, i kishin rrasë në Karantinë?!

Kafshët e egëra politike të uritura, i kishin lëshuar “sallmadi” në liri...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora