| E marte, 09.05.2023, 06:03 PM |
Mirë
e kurrqysh hiq!
Shkruan:
Florim Zeqa
Këtë
shkrim po e nisi nga një ngjarje e vërtetë e para disa ditëve më parë.
Ndodhesha për ngushëllime në një ceremoni mortore në kryeqytet, erdhi një i
moshuar duke u mbajtur në një patericë në dorën e djathtë, pasi u ulë e pyetën
qysh je o bal, plaku u përgjigj shkurt, “mirë e kurrqysh hiq”!
Rrëfime trishtuese të
qytetarëve në prag të largimit nga vendi
Më
bëri përshtypje përgjigja e plakut, andaj më kurreshtje e dëgjova përgjigjen e
tij. E fillojë rrëfimin për gjendjen e tij shëndetësore, por më e trishtë ishte
gjendja shpirtërore e plakut të tronitur pas largimit të familjarëve të tij në
mërgim!
Ky
ishte vetëm një rrëfim i një prindi të vetmuar, i një shpirti të trazuar i cili
tërë jetën ia ka kushtuar ardhmërisë së fëmijëve, nipave dhe mbesave të tij në
Kosovë, porqë e papritura në shtetin e lirë e sprovoj me sfida të mundimshme
dhe të pakapërdishme në moshën e pleqërisë.
Ditën
tjetër me rastin e një vizite mjekësore në një qendër spsecialistike në një
qytet tjetër të Kosovës, gjatë bisedës me një punonjës shëndetësorë u zhgënjeva
akoma më keq nga rrëfimi i tij për ditët e numëruara në Kosovë, po citoj; “Të
lumtë ju që jeni në perëndim, këtu politikanët s’na kanë lanë vend për me
jetue, na kanë shkatërruar çdo përspektivë të jetës. Jam në pritje, në momentin
që ta marrë të bekuarën vizë do të largohem menjëherë për të mos u kthyer më
asnjëherë në këtë vend”, e përfundojë rrëfimin e tij i riu 24 vjeçar i puësuar
në sektorin privat shëndetësorë!
Për
të riun tjetër 28 vjeçar, përfundimi i studimeve me suksese shëmbullore e gjenë
pa asnjë shpresë për punësim në sektorin publik në profesionin e tij me
titullin ‘Doktor i Shkencave’. “Për neve që nuk jemi të lidhur me krerët e
partive politike, as si pastrues nuk na pranojnë në institucionet publike”,
kurse familjarët e politikanëve me rezultate të dobëta në studime dhe pa asnjë
kriter profesional punësohen si drejtues nëpër institucione të larta shtetërore
dhe publike”.
Por,
akoma më rrënqethëse janë rrëfimet e mjekëve dhe infermierëve në sektorin
publik shëndetësor, të cilët punojnë me paga të ulëta dhe pa kushte elementare
për punë. Poashtu të trishta janë rrëfimet e të punësuarëve në sektorin privat,
të cilët detyrohen të punojnë si skllëvër, me orar të stërzgjatur dhe më paga
të ulëta, pa shujta, pa sigurime shëndetësore dhe pa asnjë të drejtë të
garantuar nga punëdhënësi dhe as nga shteti.
Dashuria e pafundme e
mërgimtarëve për vendlindjen
Për
ne mërgimtarët e viteve të ’90-ta që jetojmë prej dekadash në vendet e huaja,
ëndërra për kthim në atdhe na shoqëron për çdo ditë dhe në çdo hap të jetës, na
i ushqen shpresat për kthim të shpejtë në vendlindje.
Ne
kur vijmë në Kosovë çdo gjë na duket e mirë në këtë vend, duke filluar nga
rrezet e ngrohta të diellit e deri tek aroma e luleve të Pranverës, e mirë për
ne është gjithçka që frymon në këtë
vend, filluar nga më të dashurit që e i kemi këtu, pra nga familjarët, miqët e
farefisi i gjërë e deri tek të panjohurit që i takojmë në rrugë.
Por
ne kemi mallë e nostalgji edhe për varret, vendin ku prehen të qetë prindërit
dhe gjyshërit tanë, të cilëve ju rrëfehemi pranë varrit për ndryshimet e thella
shoqërore, për të gjitha të arriturat dhe sukseset, por edhe për aspektet
negative të shoqërisë sonë dhe për gjithka të keqe që ka ndodhë pas shkuarjes
së tyre në botën e amshueshme, siq janë: humbja e respektit dhe dashurisë
ndërvëllazërore, e humbjes së bujarisë dhe besnikërisë, e humbjes së humanizmit
dhe solidaritetit njerëzorë e deri tek largimi nga traditat, doket dhe zakonet
e bukura popullore.
Krahasuar
me vitet e ’90-ta, kur përveq prangave të robërisë gjithçka tjetër ishte në
binarët e shëndoshë të një shoqërie njerëzore, tri dekada më pas gjithçka duhet
riparuar dhe rikthyer në binarët normal të funksionimit të shoqërisë sonë.
Përseri po më shfaqen
fjalët e plakut; “Mirë e kurrqysh hiq”!
Mirë
në Kosovë është vetëm për politikanët e nivelit të lartë dhe familjet e tyre,
përkatësisht për pushtetarët e të dyja niveleve të qeverisjes (qendrore dhe
lokale) dhe për familjet e oligarkëve ekonomik, por jo edhe për qytetarët e
zakonshëm të cilët mezi arrijnë të mbijetojnë nga ngritja e çmimeve të
artikujve ushqimor.
Kjo
e shtron nevojën imediate që të mirën ta bëjmë të plotë dhe të gjithanshme, në
mënyrë që njerëzit në këtë vend ta ndjejnë vetën mirë pavarësisht moshës dhe
gjinisë, pavarësisht përkatësisë partiake apo fetare.
Këtë
nuk do ta bëjnë asnjëherë ata që e sollën në këtë deregje këtë vend dhe këtë
popull të mirë dhe fisnik që se gjen dot në rruzullin tokësorë.
Ky
vend i bukur dhe ky popull i mirë nuk
meriton të qeveriset edhe më tutje nga kjo klasë kusarësh politik
(pushtet dhe opozitë) të cilët mendojnë vetëm për xhepat e tyre, për punësimin
e familjarëve dhe militantëve partiak por jo edhe për mirëqenjen dhe trajtimin
e barabartë të qytetarëve.
ADN shkëndijë shprese
për ndryshim
Me
ADN-në, thënja e plakut që e ceka në fillim “Mirë e kurrqysh hiq” do të kthehet
në “Më mirë nuk bën hiq”.
Ndryshimin
që do ta bëjë Alternativa Demokratike për Ndryshim (AND), nisma e re politike e
përmasave të alternativës politike e viteve të ’90-ta, rreth vetës do të tubojë
të gjitha shtresat e shoqërisë, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë
njerëzit e kësaj hapësire gjeografike.
Alternativa
Demokratike për Ndryshim (ADN) është një nismë e re politike, është një
shkëndijë shprese për qytetarët e zhgënjyer nga mashtrimet serike të
politikanëve aktualë.
ADN
do t’i bëjë qytetarët e këtij vendi që të ndjehem mirë dhe të barabart në të
gjitha aspektet e jetës.
Me
ADN-në nuk do të jetë e largët dita kur shteti i Kosovës do të bëhet vend i
dashur dhe tërheqës për të jetuar në të dhe vend i sigurtë për investime të
mërgatës dhe investitorëve të jashtëm që dëshirojnë të zhvillojnë veprimtari
afariste në vendin tonë.
Tri
shkronjat e arta ‘ADN’ simbolizojnë ADN-në politike të shqiptarëve në trojet
etnike, të cilat do të ndalojnë katandisjen e mëtutjeshme dhe do ta kthejnë
shtetin kah e mbara, bashkë me ketë edhe shpresën e qytetarëve për jetë
dinjitoze në Republikën e Kosovës.
Florim Zeqa
01.05.2023