E enjte, 28.03.2024, 11:11 PM (GMT)

Mendime

Klajd Kapinova: Shën Nënë Tereza nuk mbante burqa të xhihadit islamik dhe nuk ishte otomane e arabe

E hene, 08.05.2023, 06:25 PM


Shën Nënë Tereza nuk mbante burqa të xhihadit islamik dhe nuk ishte otomane e arabe

“Unë gjeta tek Nënë Tereza drejtimin e jetës, që kam kërkuar gjithë këto vite.” - Princesha Diana

Nga Klajd Kapinova

Dy foto të ndryshme në New York dhe Tiranë kundër njera-tjetrës

PHOTO 1: Çfarë është kjo shtatore ghost!? Ku e ka ftyrën Shën Nënë Tereza!? Shqiptarja etnike Gonxhe Bojanxhi, kur ka lindur në qytetin e Shkupit (sot Maqedonia Veriore), është rritur dhe është dorëzuar si murgeshë qysh në moshën e adolishëncës (në shërbim të Zotit dhe popullit të Tij), asnjëherë nuk ka mbajtur Burqa, veshje karakteristike e vendeve sheriatiste islame arabe dhe Lindjes se Mesme…

Sikurse dihet qytetin i vjetër i Shkupit, është territor dhe popullsi etnike e paster shqiptare dhe jo territor apo popullsi emigrante otomane apo arabe.

Kjo statujë turpi fatkeqsisht realizuar nga një “artist” shqipfolës, e paraqitet para botës shqiptare dhe mbarë njerëzimit se Ajo shenjtëreshë (Nënë Tereza) nuk është shiptare etnike, por arabe apo otomane, që s’kanë asnjë lidhje arkeologjike, historike me territorin, popullsinë, gjuhën, traditat dhe zakonet e lashta iliro-shqiptare...

Unë e kam parë shumë herë afër Shenjtëreshën, në qytetin e Shkodrës, tek Shtëpia apo Misioni i Motrave të Bamirësisë, të themeluar dhe drejtuar me përkushtim dhe përvujtëri nga vete Ajo, duke u lutur në një kapele të improvizuar, pranë këtij qyteti. Tek Missioni i Bamirësisë çdo ditë vinte vazhdimisht një prift katolik shkodranë ose kosovarë, që çonte meshë për misionarët e Urdhërit dhe disa gra shkodrane, që shërbenin aty falas…

Shën Nënë Terezës, i kam kushtuar edhe një libër me titull: “Engjëll vuatjeje dhe shprese”, botuar nga Shtëpia Botuese “Camaj-Pipa”, Shkodër, 2002…

Kjo “skulpturë” është jashtë realitetit!? Statuja ose shtatorja, është si rrobat apo veshjet për Halluin e pelqyer shumë nga për femijët, e cila festohet këtu në SHBA.

Të njejtën gjë (fyerje me paramendim), kanë bërë për herë të parë me ish shtatoren e vendosur me ceremoni të madhe në Aeroportin Ndërkombëtare “Nënë Terezanë Rinas (Tirana, Albania), që për çudi mban emrin e saj. Shalgjati si çdo pune tjetër të mbrapsht e përuroj fyerjen e dytë kundër Nënë Terezës… Turp!!!

Para shumë vitëve Kryemyftinia muhamedane në Shkodër, nuk ka dashtur, që të vendoset një statujë apo monument i Nanës Tereze, kurse për vendosjen e bustëve dhe përkujtimore të turpit, në nderim të pushtuesve mizorë otomanë, ka qenë ajo që ka nxitur dhe insistuar vendosjen e tyre në trojet shqiptare dhe Shkodër… Edhe ajo statujë, që u lejuar dhe vendos më pas dhe është edhe sot para PTT ose në Piacë është turpi i kulturës dhe respektit për shkodranët dhe besimin katolik atje…

Krejt ndryshe paraqitet pamja për nderimin dhe respektit e thellë, që amerikanët kanë treguar dhe shfaqin edhe sot për shën Terezën e Kalkutës. Këtu në shtetin e New York-ut dhe më saktë në 5 qytete, si: Manhattan, Bronx, Queens, State Island dhe Brooklyn, figura dhe respekti për jetën dhe veprën e Saj është në maksimum në maksimum…

Për më tepër Nanë Teresa është Qytetare Nderi e SHBA-së dhe ka marrë në Shtëpinë e Bardhë vlerësimin më të lartë që jep shteti amerikan Medalja e Lirisë nga Presidenti Roland Reagan… Kërë titull vlerësimi të lartë e kanë marrë vetëm katër figura botërore jo amerikane…

Në shumë kisha katolike në 50 shtete këtu, ka piktura, fugure dhe skulptura dhe të gjitha fatmirësisht janë me fytyrën e Saj…

Meksika, zë vendin e parë në botë për adhurimin ndaj figurës bamirëse dhe shenjtore të shën Terezës së Kalkutës, ku kudo gjenden skuptura, piktura dhe fugure me Nënë Terezën… Ata e kanë dhe adhuruar edhe sot, njësoj sikurse të ishte simbol kombëtarë apo fetarë i tyre…

E njëjta gjë ndodh në disa shtete të Amerikës së Jugut (Latine) dhe në kontinentin e largët të Azisë, ku më së shumti Ajo është e mirënjohur në Indi, shteti me popullsi më të madhe sot në botë, sikurse edhe në ishujt ekzotik Filipine etj…

PHOTO 2: Kjo skulpturë ndodhet në Kathedralen katolike të shën Patrick-ut në Manhattan, New York. Mentaliteti otoman kundër Nanë Terezës bëri në “skulpturë” një ghost turpi, sikurse kanë bërë 30 vite më parë në qytetin e “djepit” të kulturës otomane Shkodër, me gjoja monumentin ghost të Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës O.F.M. (1870-1940)…

Është interesant fakti, se këto “monumente” ghost, nuk po bëhen asnjëherë për “figurat” e pashave, vezirëve, jeniçerëve, hoxhallarëve otomanë etj., apo sulltanëve në trojet e Arbërit, ku 80% e xhamive otomane fatkeqsisht mbajnë emnat e tyne dhe besimtarët otomanë krenohen me kryepushtuesit dhe objektet e kultit otomanë në trojet tona, qe fatkeqsisht nuk janë as mish as peshk.

Monumentet e sulltanëve, si: Muratit I, në Obeliq të Prishtinës asnjera prej tyre nuk është moderne si ghost, por kanë fytyrën e sulltanit në fjalë…

Edhe sulltan Fetih-u po në Prishtinë, të cilit i kushtohet xhamia më e Madhe në Ballkan, nuk ëshë e realizuar artistikisht si ghost, por ka fytyrën origjinale të sulltanit mizor me shpatë, që është simboli i pushtimit dhe nënshtrimit të banorëve etnik të krishterë dardanë atje…

Ky sulltan xhihadist e ka djegur, gjakosur dhe shkatërruar me ekspeditat ndeshkuese mizore ushtarake dy herë kështjellën Rozafa dhe qytetin antik të labeatëve Shkodrën.

Para disa vitëve Kryemyftinia “tolerante” e Shkodrës, ka kundërshtuar me fanatizëm otoman ndihmën financiare prej 3.000,000 dollarë të Qeverisë Amerikane dhe Ambasadës sonë në Tiranë, për të rindërtuar monumentit e identitetit antik shqiptar…

Nga nëna histori, mësojmë se sulltan Fetih-u ose i vetëquajturi Sulltan Pushtuesi, shkatërroi dhe ktheu në xhami otomane kishën e lashtë katolike të shën Shtjefnit protomartir vendas, që ndodhet brenda në kështjellën antike Rozafa me një histori 3500 vjeçare dhe Myftinia e Shkodrës me kryeneçësi “arnaute” nuk lejoi rindërtimin e objektit etnik të kishës shumë të vjetër katolike shqiptare …

Natyrshëm lind pyetja e logjikshme: Pse monumentin e komandantit pushtues otoman Riza Pasha nuk e kanë bërë artistët islamë në menyrë abstraksioniste ose si kub zbavitës për fëmijët, që me disa levizje me mend e qon në vend, por kjo fatkeqsisht po ndodh vazhdimisht dhe qëllimisht vetëm me figurati e popullit etnik shqiptar!? Edhë aty ku është ngritur munumenti i tij si pushtues otoman, ai është disa herë më i madh, se sa i poetit kombëtar shqiptar At Gjergj Fishtës OFM, i cili fatkeqsisht ndodhet jo shumë metra larg tij… Si për të mos mjaftuar kjo, shohim se aty brenda monumentit kushtuar komandantit pushtues ndodhet edhe flamuri otoman, ku çdo vit pozojnë me krenari muslimanët shkodranë të niveleve të ndryshme shoqërore dhe intelektuale…

Edhe në Tiranë, është ndritur me krenari nga vëllezërit “patriotë” muslimanë të kryeqytetit, monumenti tjetër i turpit përkushtuar komandantit barbarë otomanë Sulejmanit, i cili sikurse dhe shumë të tjera në të gjithë Shqipërinë nuk është bërë nga “artistët”, sipas stilit të artit absurd apo abstraksionizmit, por statuja e pushtuesit është disa herë më i madh se sa i patriotët të flaktë prelati imzot Nikollë Kaçorrit (1865-1917), që ishte arkitekti i Pavarsisë së Shqipnisë dhe zv/Kryemistër i Atdheut tonë asokohe, në kabinetin e Ismail Bej Qemalit, ish deputet për disa dekada i Parlamentit Xhihadist Islam Otoman…

Për të nderuar pushtimin shumë shekullorë të trojeve të Arbërit dhe komandantin e pamëshirshëm otoman, Qeveria Pro Otomane e Tiranës së kuqe e ditëve, ka shpenzuar mijëra dollarë nga fondi i taksapaguesve të varfër dhe fatkeqë shqiptarë, kurse për monumentin abstraksionist të Pader Fishtës Qeveria e Dullës në Tiranë dhe pushteti lokal i Shkodrës nuk ka harxhuar asnjë cent. Kontributin për të ndërtuar një turp dhe antiart përballë Bashkisë së qytetit e kanë dhënë bujarisht shqiptaro-amerikanët në Detroit ose më saktë besimtarët katolikë të kishës katolike shqiptare të shën Pjetrit dhe shën Palit dhe ato të kishës katolike shqiptare “Zoja e Pajtimtare” po në shtetin Michigan…

Fatkeqsisht, dihet se bujarët fisnikë shqiptaro-amerikanë nuk e kanë ditur se çfarë monumenti turpi dhe skadaloz po sponsorizojnë…

Kryeadademiku i epokës së Dullës njifarë Skender Gjinushi lejon otomanologët shqipfolës të mbrojnë poshtërimin tonë, përmes tezës absurde se ky Shalgjati Sulejman si otoman është themeluesi i Tiranës… edhe pse në kryeqytetin gjoja otomanë, arkeologët shqiptarë para shume dekadave kanë gjetur gjurmë faktike dhe relike me objekte të lashta të murëve të epokës apo periudhës së lashtë ilire, ç’ka hedh poshtë fatmirësisht me prova autentike idenë e çmendur të erdoganistëve islam otomanë, se Tirana u “themelua” nga dyndjet e tërbuara pushtuese barbare otomane…

New York City dhe shën Tereza e Kalkutës

Për shumë vite kam ndjekur me kujdes se amerikanët e vlerësojnë shumë gonxhen e shqiptarëve dhe shën Nënë Terezën e Kalkutës dhe botës. Presidenti republikan Roland Regan, e adhuronte shumë për punën e Saj fisinike në shërbim të të varfërve amerikanëve dhe botës. Ajo vetëm në New York ka disa shtëpi dhe më së shumti në Bronx dhe Brooklyn…

Duke shëtitur me kujdes në disa kisha katolike në Bronx, New York dhe shtete të tjera të SHBA-së, kam parë shumë piktura murale me tematikë shqiptaren e madhe të përmasave botërore, të cilat i kam fiksuar me aparat dhe ndoshta ka ardhur koha t’i bëj publike, për bashkëatdhetarët tanë në vendlindje, lexuesit dhe biografët e shën Nënë Terezës etj.

Ajo ishte dhe mbeti e Shenjtë

Tek figura e Saj, evidentohet si element plot vlerë unisimi mes filozofisë së saj humane, përkushtimit shpirtëror, duke dhuruar kompleksin e ndjejave që quhet mirësi njerëzore si veprim, ku, karakterizohet gjithçka si përkushtim, ndjenjë dhe mesazh filozofik, shoqëror e rezatues.

Kjo strukturë shpirtërore vlerash, projekton Atë, jo si moralizuese, por si objekt human, që mishëron diçka më shumë. Ajo, krijoi një filozofi sociale, me një kurs tokësor, me qëllim; kujdesin tokësor dhe jo pranimin e vuajtjes në emër të shpëtimit të shpirtit me një botë tjetër.

I shtrenjtë është ai njeri, i thirrur nga Zoti, në gjithçka që bënte derisa Zoti e mori në krahët mikpritës të Tij.

Butësia, buzëqeshja, identifikohen me devocion ndaj asaj shtrese më të varfër midis më të varfërve, më të përbuzur, mdis të përbuzurve, më të uritur midis të uriturve, njerëzve të braktisur si mbeturina të mbeturinave.

Ajo, u shtriu dorën e përjetshme të mirësisë. I mori në krahët e saj të ngrohtë, duke u thënë mos u merzisni, unë do t’ju mbaj me ngrohtësinë prindërore. Buzëqeshje, lumturi shpirtërore dhe ngrohtësi shoqërore u fali me gëzim përherë Nënë Tereza.

Si një mesazhere humane biblike, shenjtore e gjallë dhe e prekshme, Ajo sillte e përhapte atë gonxhe jete të mrekullueshme si vetë emri i saj, atë dashuri njerëzore kaq të zbehur gjatë shekullit XX, kur përbuzja, mjerimi, lufta e pakuptimta, kërcenin valle si në shtëpinë e tyre.

Shën Tereza e Kalkutës ishte një ushtri e vërtetë dashurie

Thjeshtësia, ishte bashkëudhëtare në jetën e palodhur në shërbim të të varfërve, të sëmurëve me lëbrozë, antikapatëve, jetimëve, të moshuarëve, që padrejtësisht ishin braktisur nga aparaardhësit e tyre, fakirëve të Indisë, me të cilët gjithë jetën ndau vuajtjet e kësaj bote.

E donte thjeshtësinë, sepse njerëzit me të cilët punonte u dhuronte mirësinë me përkushtimin mbinjerëzor, duke ua dhënë me ëmbëlsi aq të dashurën fjalë të nënës - Dashurinë.

Ajo është lart në Qiellin e pavdeksisë së përjetshme, në atë banesë që e ëndrronte drejt lumturisë së pasosur në paqe. Ajo është ulur në tryezën e shenjtorëve të historisë së krishtërimit dhe po kuvendon për jetën tokësore me të cilën ajo u shkëput me dëshirë.

Dje dhe sot

E gjithsesi, bota e krishtërë dhe kisha në veanti, gjatë kësaj periudhe ballafaqohet edhe me herezi të shumta, që të parë në prizmin njerëzor, kanë mundur të jenë edhe fatale.

Por historia është e lavdishme, sepse të tillë e bëjnë njerëzit në Tokë, duke kulmuar më tej me një nga prelatët më të mëdhenj të krishtërimit papa Klementi XI (Gjon Albani), i lindur nga prindërit me origjinë të trungut të mirëfiltë shqiptar në Urbino, duke qenë kësisoj i 250-i papë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Kësaj radhe, Zoti me fisnkëri për Shqipërinë dhuroi plot bujari një Nënë të Madhe, që shquhej për nga forca shpirtërore deri në kufijtë e shenjtërisë.

Ajo u bë e famshme sa trimëria dhe vendosmëria e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit legjendar, që si Atlet i Krishtërimit, u bë mburoja e civilizimit evropian, ndërsa Nënë Tereza e Kalkutës së mjerë, u bë mburojë dhe histori e gjallë feje, përkushtimi, duke ndryshuar fytyrën e botës së mjeruar.

Nëna, jetoi në varfëri, me të varfërit midis më të varfërve, duke përjetuar tërësisht filozofinë e Krishtit. A nuk u shndërrua Ajo si e tillë se qe shqiptare?

Të gjitha këto janë pyetje me përgjigje shembullore të popullit shqiptar. Një Nënë prej gjak shqiptari, që do të lindte trupvogël e imët dhe shëndetlig, do të vinte një ditë që të shpërthente si një trëndafil i mrekullueshëm, të kthehej në trëndafil të dashurisë, duke u dhuruar skamnorëve dashuri të përjetshme.

Gonxhja tronditi botën, duke i apeluar, se kjo substancë e shformuar është pjesë dhe produkt i shoqërisë së sotme, që kontraston me qytetërimin.

Në fund të shekullit XX, Ajo rizgjon imazhin e Jezusit të Nazaretit dhe aksioni i saj human mori sendertim real, duke shpalosur tipare krejt unikale.

Ku ta dinte babai i Nënë Terezës, ky tregtar i thjeshtë shqiptar, se para thjeshtësisë së bijës së tij, do të përuleshin me respekt të thellë mbretër, presidentë, prelatë të kishës dhe të gjithë besimeve fetare në botë!

Ajo kërkonte me ngulm dritën dhe dashurinë. Ajo është një dhuratë e Zotit për t’i shërbyer me përvujtëri vetëm Atij. Me jetën dhe veprën e Saj, na tregoi, se do gjë është e mundur me Zotin. “Mbani qetësinë e zemrave, meditoni, sepse atje do të takojmë Krishtin, sepse edhe ne mund të ecim të takojmë Zotin tonë”, i porosiste vazhdimisht bashkëudhëtarët e Misionit të Bamirësisë kryemurgesha Nënë Tereza.

Nënë Tereza në Harlem (Bronx) dhe Brooklyn, New York

Në dy qytetet e mëdha të Neë York City, Bronx me 2.2 milion banorë dhe Brooklyn me 2.4 milion banorë, ka disa shtëpi të motrave të Nënë Terezës, që shërbejnë edhe sot për të varfërit, të pastregët, të sëmurët, të braktisurit, jetimët etj.

Përkujdesi i motrave, është i madh e i vazhdueshëm. Ajo ka udhëtuar disa herë nga Neë York në Romë dhe anasjelltas edhe pse shpesh nuk ishte mirë me shëndet, sikurse tregon mjeku i Nënë Terezës, dr. Patricia Aubanel. “Pra, ne e konsiderojmë këtë si një mrekulli“.

Ajo rrezikonte shëndetin e saj të dobët, duke fluturuar nëpër botë, për të vizituar njerëzit e varfër në Harlem, të cilët i donte shumë. Një herë Nënë Tereza po ecte me Princeshën Diana në rrugët e Bronx-it.

Këtu ajo hapi Misionin e Saj të parë në vitin 1970, në East 145 Street në jug të Bronx-it.

Në vitin 1997, Nënë Tereza qëndroi në Misionin e Bronx-it për disa javë dhe gjatë muajve maj - qershor të vitit 1997 Ajo u takua për herë të fundit me Princeshën Diana. Disa muaj më vonë, bota po mbante zi të dy ikonat, të cilët vdiqën vetëm pesë ditë larg njera - tjetrës.

Misioni, më vonë i zgjeroi shërbimet e tij në Harlem, ku, aktualisht drejton një strehë për gratë dhe Brooklyn, ku ka një shtëpi për nënat e pamartuara.

Në vitin 1985, Urdhëri i Nënë Terezës hapi një shtëpi në Greenwich, për pacientët me AIDS dhe të shtëpi tjetër për të pastrehët në Newark (New Jersey). “Në ato ditë nuk mund t’i tregoja askujt që po merrej me njerëzit me AIDS“, kujton Gene Principe, 85 vjeç, i cili, ka qenë vullnetar me misionet e Nënë Terezës, që nga viti 1983.

Principe, kujtoi një vizitë që Nënë Tereza bëri në Harlem, disa vjet para se të vdiste. Ishte pas një stuhie të madhe dëbore, dhe pastruese e borës kishin ende shumë punë hapur rrugën në West 127th Street.

Dy djem të rrugës (pa strehë) vrapuan në makinë,” tregon Principe. “Ata e kapën nga krahu dhe e shoqëruan atë. Ajo që më bëri përshtypje më shumë ishte se këta djem kishin kaq shumë dashuri dhe respekt për të…” (James Keivom, New York, Daily News)

Në vitin 2010, me rastin e ditëlindjes së 100-të, të Nënë Terezës, mbështetësit kërkuan të nderonin ikonën e ndjerë me një shfaqje të dritës së Empire State Building, por zyrtarët ndërtesës gjigande nuk dhanë aprovimin e tyre. Kjo ndezi kritika të ashpra në mëdia. Refuzimi asokohe preku shumë komunitetin e madh katolik në SHBA dhe shtetin metropolitan të New York-ut.

Si një ndërtesë në pronësi private, ESB ka një politikë specifike kundër ndriçimit të figurave fetare ose kërkesave nga fetë dhe organizatat fetare”, tregon Anthony Malkin, CEO i ndërtesës dhe presidenti i saj.

Historia e shkurtër e Misionarëve të Bamirësisë

Misionarët e Bamirësisë (The Missionaries of Charity), është një institut fetar i centralizuar katolik i jetës së përkushtuar të së Drejtës Papnore, për gratë i themeluar në vitin 1950 nga Nënë Tereza, e njohur tani në mbarë Kishën Katolike si shën Tereza e Kalkutës.

Që nga viti 2020, Misioni përbëhej nga 5281 anëtarë motra fetare. Anëtarët e Urdhrit caktojnë përkatësinë e tyre duke përdorur inicialet e porosisë, "M.C.".

Sikurse dihet është normale, që një anëtar i Kongregacionit në fjalë, duhet t’u përmbahet premtimeve të dëlirësisë, varfërisë, bindjes dhe zotimit të katërt, për t'i dhënë “shërbim falas me gjithë zemër më të varfërve të të varfërve.” në disa vende të botës.

Misionarët në fjalë, kujdesen për ata që përfshijnë refugjatë, ish-prostituta, të sëmurë mendorë, fëmijë të sëmurë, fëmijë të braktisur, lebrozë, njerëz me AIDS, të moshuar dhe shërues.

Ata kanë shkolla, që drejtohen nga vullnetarë, për të mësuar fëmijët e braktisur të rrugës dhe për të drejtuar kuzhina me supë si dhe shërbime të tjera, sipas nevojave të komunitetit. Këto shërbime u ofrohen, pa pagesë, njerëzve pa dallim feje apo statusi social.

Misionarët e Shtëpisë së Nënës së Bamirësisë me Seli në Kalkuta

Më 7 tetor 1950, Nënë Tereza dhe komuniteti i vogël i formuar nga ish-nxënësit e saj u etiketuan si Kongregacioni Dioqezan i Dioqezës së Kalkutës, dhe kështu ato morën lejen nga Dioqeza e Kalkutës, për t'u identifikuar si një organizatë katolike.

Misioni i tyre ishte të kujdeseshin për (në fjalët e Nënë Terezës) “të uriturit, të zhveshurit, të pastrehët, të gjymtuarit, të verbërit, lebrozët, të gjithë ata njerëz që ndihen të padëshiruar, të padashur, të pakujdesshëm në të gjithë shoqërinë, njerëz që janë bërë një barrë për shoqërinë dhe i shmangen të gjithëve”.

Kështu, ajo filloi me një komunitet të vogël me 12 anëtarë në Kalkuta, dhe në vitin 2020 kishte 5,167 anëtarë që shërbenin në 139 vende në 760 shtëpi, me 244 prej këtyre shtëpive në Indi.

Sot motrat në fjalë drejtojnë jetimore, shtëpi për ata që vdesin nga SIDA, qendra bamirësie në mbarë botën dhe kujdesen për refugjatët, të verbrit, të paaftët, të moshuarit, alkoolistët, të varfërit dhe të pastrehët dhe viktimat e përmbytjeve, epidemive dhe urisë në Azi, Afrikë, Amerikën Latine, Amerika e Veriut, Evropa dhe Australia.

Ata kanë 19 shtëpi vetëm në Kalkuta, të cilat përfshijnë shtëpi për gra, fëmijë jetimë dhe shtëpi për të vdekurit; një shkollë për fëmijët e rrugës dhe një koloni lebrozësh.

Në vitin 1963, vëllai Andreë (ish Ian Travers-Ballan) themeloi Vëllezërit Misionarë të Bamirësisë në kontinentin e Australisë së bashku me murgeshën Nënë Tereza.

Në vitin 1965, duke dhënë një Dekret Lavdërimi, papa Pali VI pranoi kërkesën e Nënë Terezës, për të zgjeruar kongregacionin e Saj në vende të tjera. Kongregacioni, filloi të rritet me shpejtësi, me shtëpi të reja që u hapën në të gjithë globin.

Shtëpia e parë e Kongregacionit (Urdhërit) jashtë Indisë ishte në Venezuelë, të tjera pasuan në Romë dhe Tanzani dhe në mbarë botën.

Në vitin 1979, u shtua dega soditëse e Vëllezërve dhe në vitin 1984 u themelua një degë meshtarësh, Misionarët e Bamirësisë së Etërve, nga Nënë Tereza me Fr. Jozef Langford, duke kombinuar thirrjen e Misionarëve të Bamirësisë me Priftërinj Shërbyes.

Ashtu sikurse me Motrat, Etërit jetojnë një mënyrë jetese shumë të thjeshtë pa televizor, radio ose sende të përshtatshme. Ata nuk pinë duhan e as alkool dhe lypin ushqimin e tyre. Ata bëjnë një vizitë në familjet e tyre çdo pesë vjet, por nuk bëjnë pushime vjetore.

Katolikët laikë dhe jokatolikët, përbëjnë Bashkëpunëtorët e Nënë Terezës, Bashkëpunëtorët e Sëmurë e të Vuajtshëm dhe Misionarët Laikë të Bamirësisë.

Shtëpia e parë e Misionarëve të Bamirësisë në ShBA u krijua në Bronksin e Jugut (South Bronx), New York, ku në vitin 2019 ata kishin manastir si për degët e tyre aktive dhe kishin vendosur 108 motra në provincën e tyre, që shtrihet nga Quebec (Canada) në Washington, DC.

Misioni i tyre i parë rural në Shtetet e Bashkuara, u krijua në vitin 1982, në një nga zonat më të varfra, ish-minierat e qymyrit të Kentakit, ku ata shërbejnë ende.

Në SHBA, Misionarët e Bamirësisë janë të lidhur me Këshillin e Kryesuesve Kryesor të Grave Fetare, një organ fetar femrash, që përfaqëson 20% të motrave fetare amerikane. Ata identifikohen nga veshja e zakoneve fetare dhe besnikëria ndaj doktrinës kristiane të kishës. Deri në vitin 1996, organizata po operonte 517 misione në më shumë se 100 vende.

Në vitin 1990, Nënë Tereza kërkoi të jepte dorëheqjen si kryetare e misionarëve, por shpejt u votua përsëri si Eprore e Përgjithshme.

Më 13 mars 1997, gjashtë muaj para vdekjes së Nënë Terezës, Motra Meri Nirmala Joshi u zgjodh Eprore e re e Përgjithshme e Misionarëve të Bamirësisë.

Në prill 2009, Motra Meri Prema u zgjodh për të pasuar motrën Nirmala, gjatë një Kapitulli të Përgjithshëm të mbajtur në Kalkuta.

Cilësia e kujdesit të ofruar për pacientët me sëmundje terminale në Shtëpinë për të Vdesin në Kalkuta ishte objekt diskutimi në mesin e viteve 1990.

Disa vëzhgues britanikë, në bazë të vizitave të shkurtra, bënë krahasime të pafavorshme me standardin e kujdesit të disponueshëm në bujtinat në Mbretërinë e Bashkuar.

Vërejtjet e bëra nga dr. Robin Fox në lidhje me mungesën e personelit të trajnuar mjekësor me kohë të plotë dhe mungesën e analgjezikëve të fortë u botuan në një kujtim të shkurtër në një numër të The Lancet në 1994.

Këto vërejtje u kritikuan në një numër të mëvonshëm të The Lancet, me arsyetimin se ata nuk morën parasysh kushtet indiane, veçanërisht faktin që rregulloret e Qeverisë në mënyrë efektive përjashtonin përdorimin e morfinës jashtë spitaleve të mëdha.

Në Phoenix, Arizona, strehimi i motrave për 40 burra të pastrehë financohet nga një rrobaqepëse, e paraqitur në Vogue, e cila u rrit brenda disa blloqeve të shtëpisë origjinale të Nënë Terezës për të varfërit, që po vdesin në Kalighat, Kalkuta.

Princesha Diana, e cila ishte shumë e afërt me Nënë Terezën, shkruante se: “Unë gjeta tek Nënë Tereza drejtimin e jetës, që kam kërkuar gjithë këto vite.

Motrat Misionare të Bamirësisë u goditën veçanërisht rëndë nga shpërthimi i COVID-19 në vitin 2020, pasi në vende ato vazhduan të shpërndanin ushqim dhe t'u shërbenin të varfërve, që ishin prekur nga epidemia botërore e virusit kinez...

Në prill 2022, Motra Meri Jozef u zgjodh për të pasuar motrën Mary Prema si gjenerale superiore të rendit, me motrën Mary Christie të zgjedhur si asistente eprore e përgjithshme.

Dhuna kundër misionarëve katolikë të bamirësisë

Në korrik 1998 në Al Hudaydah, Jemen, tre Misionarë të Bamirësisë, dy indianë dhe një filipinase, u qëlluan dhe u vranë ndërsa dilnin nga një spital.

Në mars të vitit 2016 në Aden, Jemen, gjashtëmbëdhjetë persona u qëlluan dhe u vranë në një shtëpi për të moshuarit e drejtuar nga Misionarët e Bamirësisë. Midis të vdekurve ishin katër motra misionare: Motrat Marguerite dhe Reginette nga Ruanda, Motra Anselm nga India dhe Motra Judit nga Kenia. Sipas peshkopit Paul Hinder i Vikariatit Apostolik të Arabisë Jugore, eprori i tyre i shpëtoi dëmit duke u fshehur.

Peshkopi Hinder e përshkroi sulmin si “të motivuar nga feja”. Një prift salezian Siro-Malabar që jetonte në objekt, Fr. Tom Uzhunnalil nga Bangalore, Indi, u kap rob nga sulmuesit.

Të Premten e Madhe, më 25 mars 2016, disa media raportuan se Fr. Tom Uzhunnalil ishte kryqëzuar nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit. Megjithatë, Peshkopi Hinder tregoi se ai kishte indikacione të forta se prifti ishte gjallë dhe ende mbahej nga robëruesit e tij.

Në fillim të shtatorit 2017, Fr. Uzhunnalil u shpëtua pas 18 muajsh në robëri dhe u dërgua fillimisht në Vatikan, për t'u takuar me papa Françeskun.

Për tu bërë një Misionar i Bamirësisë me të drejta të plota duhen 9 vjet. Ekziston një periudhë fillestare afatshkurtër “eja-dhe-shih”.

Ata që konsiderohen kandidatë të mundshëm nga Kongregacioni, mund të hyjnë në Aspiranci, të fokusuar në mësimin e anglishtes (e cila është gjuha e komunitetit), për ata që nuk janë nga vendet anglishtfolëse dhe studimet fetare. Pasohet nga Postulancia (Hyrje në studimin e Shkrimit, Kushtetutat e Shoqërisë, historinë e Kishës dhe teologjinë). Nëse gjenden të përshtatshëm, ata hyjnë në Novitiate, fillimi i jetës fetare.

Fillestarët, mbajnë veshje të bardha pambuku me brez, dhe sari të bardha pa tre vija blu. Në vitin e parë (të quajtur kanonik), ata ndërmarrin më shumë studim fetar dhe mësojnë për jetën si Misionar i Bamirësisë, viti i dytë është më i fokusuar në trajnimin praktik për jetën misionare.

Pas dy vjetësh, ata bëjnë zotime të përkohshme, për një vit, të cilat rinovohen çdo vit, gjithsej për pesë vjet. Ata marrin gjithashtu një kryq metalik dhe një sari, tre shiritat blu të të cilit qëndrojnë për betimin e tyre të varfërisë, dëlirësisë dhe bindjes.

Në vitin e gjashtë, ata udhëtojnë në Romë, Kalkuta ose Uashington D.C për Tertianship, studime të mëtejshme fetare, në fund të të cilit bëjnë profesionin e tyre përfundimtar.

Pasuritë e pakta të një motre përfshijnë: tre sari (një për t'u veshur, një për t'u larë, një për të korrigjuar), dy ose tre zakone pambuku, një brez, një palë sandale, një kryq dhe një rruzare.

Ata kanë gjithashtu një pjatë, një grup takëmesh, një pecetë, një çantë pëlhure dhe një libër lutjesh. Në vendet e ftohta, motrat mund të kenë një triko dhe artikuj të tjerë të përshtatshëm për klimën lokale, si pallto, shall dhe këpucë të mbyllura.

Referencat:

"Mother Teresa of Calcutta". vatican.va. Vatican.

Mother Teresa - Biography". Nobelprize.org. Nobel Media AB. Retrieved 9 June 2011.

"Missionaries of Charity Fathers website: Who we are". Archived from the original on 1 October 2011. Retrieved 7 December 2011.

"Cardinal Prays at Burial of Tëo Missionaries of Charity". Catholic New York. Retrieved 15 May 2020.

Kenning, Chris. "37 years after Mother Teresa came to Appalachia, her nuns return to help the poor". The Courier-Journal. Retrieved 15 May 2020.

"German Elected to Lead Missionaries of Charity". Zenit Neës Agency. 25 March 2009. Archived from the original on 16 May 2015. Retrieved 26 March 2009.

Goldberg, Michelle (21 May 2021). "Opinion/Was Mother Teresa a Cult Leader?". The New York Times. ISSN 0362-4331. Retrieved 21 May 2021.

AsiaNews.it. "Sister of Mother Teresa dies from coronavirus giving food to the infected". www.asianews.it. Retrieved 15 May 2020.

"Southern Arabia bishop: MC nuns killed for religious motives". Vatican Radio. 5 March 2016. Retrieved 29 March 2016. In July 1998, a gunman shot and killed three Missionaries of Charity, as they left a hospital in the city of Al Hudaydah. Two of them were Indians ëhile the third was a Filipina.

Thomas, Prince Matthews. "Pointing Fingers At Mother Teresa's Heirs". Forbes. Retrieved 22 November 2018.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora