| E hene, 08.05.2023, 07:22 PM |
Nji pllambë "Mirditë" në New York!
Nga
Artan Lleshi Gjomarkaj, Mirditë
Miqtë e mi è dinë se e kam dashur unë librin qysh prej kopertinës e deri
në shpirt të kuptimit fletë për fletë deri në të fundit faqe. Ata që ma ngjiten
këtë "sëmundje të ambël" kanë qenë shkrimtarë të përmasave , poetë e
burra të gjurmëve e të fjalës së artë .Kam njohur për pak kohë të madhin poet
Frederik Rreshpja e me kujtohet fort mirë tryeza e çelçit plot dorëshkrime e
gota përzier e kurrë nuk i harroj përqafimet atnore të Frederikut ,ato
përqafime që për fat të keq kurrë nuk m'u dha rasti t'ia kthej janë ditët e
tija të vështira.Sa herë dilja nga ajo lagje , nuk shqitesha kurrë pa u
përshëndet edhe me at' Zef Pllumin.
Kam qënë fort i ri ato vite kur me
një turrë rimini në sy , kapesha herë pas here tek klubi i poetëve ku më të
preferuarit ndër miqtë e mi ishin fisniku Zyhdi Morava , i mençuri e i
rralli PanoTaçi dhe i mrekullueshmi ati i poezisë së re ,Fatos Arapi të cilin
nuk e ulnim dot në tryezë sepse ai nuk pinte kurrë verë , ndoshta se pse vetë
Fatosi ishte vlimi ma i bukur i poezisë shqipe.
Ju betohëm ,miq lexues e ju premtoj
se do të ndalem shpesh ndër stacionet e këtyre gjigandëve duke menduar se ksaj
radhë rreshtat e mi i përkasin një zhanri paksa ndryshe , zhanrit të letërsisë
historike me muzë Kombi përzier , sikur kam gjetur në në një përmbledhje
shkruar larg viseve nga mjeshtër të artë të mendimit të sotëm.
Dikush ende jeton plot shëndet e
vision fisnikërie ,virtyt e traditë malësori dhe burrat e mërgimit i
thërrasin në emër , baca Tomë Mrijaj. Emri i tij ishte për zgjedhur fshehurazi
dijes se tij nga historiani i njohur z.Nue Oroshi dhe është sjell në librin: "
Tomë Mrijaj – Një jetë në shërbim të nacionalizmit ,humanizmit dhe kulturës
shqiptare ", botuar në Prizren nga shtëpia botuese
"Lumbardhi" , me redaktim të prof.dr Muhamet Shatri, recensent Eugjen
Merlika dhe Klajd Kapinova , me interesim dhe shpenzimet e kryera nga shoqata
patriotike "Trojet e Arbrit" me seli në Prishtinë dhe Kiel të
Gjermanisë.
Libri sjell pranë lexuesit
"fytyrën" engjëllore të një njeriu të madh të ditëve tona, të cilin
nuk e shohim ndër televizione sepse ai merrët me punë të zakonshme dhe me
patriotizëm.Rrënjët dhe origjina e patriotit Tomë Mrijaj janë Mirdita e
vjetër nga ku dy shekuj më parë , të parët e tij mërguan në Gjakovë.Sikurse
mërgimi u bë plagë për trojet shqiptare ,qysh shumë vite më parë,edhe Toma
largohet prej vendit të tij të lindjes dhe vendoset në shtetin e Lirisë se të
gjitha lirive , në Amerikë.
Për vite e vite, Tomë Mrijaj ka
qëndruar pranë fisnikëve të Mirditës në New York, kapidan Ndue Gjomarkaj dhe
Monsinior Zef Oroshi, ku kapidan Ndue Gjomarkaj ka qënë drejtues i Bllokut
Kombetar Indipendent ndërsa at' Zef Oroshi ka qënë themelues i kishës katolike
"Zoja e Shkodres" në New York .
Unë e kam njohur Tomën pas daljes së
librit të jetëshkrimit të tij,dhe nga ai shtrëngim duarsh kam kuptuar arsyen
pse një mori shkrimtarësh e publicistësh i janë kushtuar me kaq zell jetës dhe
veprimtarisë se tij patriotike dhe nacionaliste.
Në libër sjellin përshtypjet ,
emocionet dhe përshkrimet e tyre autorët e dëgjuar si: Prof.dr Muhamet Shatri,
Prend Buzhala, Eugjen Merlika, Klajd Kapinova , Bianka Gjomarkaj, Mërgim Korça,
prof.dr.Riza Sadiku, Msc.Kristinë Oroshi, dr.Ermelinda Kashah, dr.Besim Morina,
Pal Canaj, Sadri Morina, Beqir Sina, Selman Etemi, prof.Isuf Bajraktari, Pjetër
Nikolla,
Astrit Tota skenograf, Avni Bilalli,
Mr.sc Rezehana Hysa, Prend Gjokë Prendi, Leonora Laçi, Lekë Mrijaj, Mikel
Gojani, Laureta Mrijaj dhe përmbledhësi e organizatori i librit,Mr.sc.Nue
Oroshi.
Kjo larmi e jashtëzakonshme autorësh
përshkrues e sinkronizim librin në një trup të vetëm letrar me të njëjtin
qëllim dhe subjekt personazhi por me modele e stile të veçanta përshkrimi
duke arritur më së miri në zbulimin e ngjyrave dhe notave të rralla të
patriotizmit, cilës i që veshin imazhin e ktij atdhetari të shquar ashtu
sikurse edhe në realitet.Është rast i rrallë në letërsinë shqipe kur një
detektiv autorësh bien heshturazi në të njëjtën gjuhë, secili me stilin e tij
në përshkrimin e të njëjtit personazh dhe prapë më i rrallë mbetët rasti se pse
autorët janë të krahinave të ndryshme e pa te njëjtin angazhim të përditshëm ,
të gjithë pikasur e nuhatur me mjeshtri nga përmbledhesi i librit,
z.Nue Oroshi e bashkuar ne një vepër të vetme.Për mendimin tim këtë rast
më shumë se asgjë e ka sjellë të ndodhë fakti i nevojës së vetë letërsisë
shqipe për t'u përshtatur me realitetin e sotëm historik si fazë letrare sepse
vetëm kjo fazë e ndihmon letërsinë shqipe të shkëputet pa shenja e dëmtime të
penës nga realizmi stoik socialist.Në një rast të tillë , letërsia kuptohet siç
duhet në misionin e saj në raport me shoqërinë ,letërsia bashkë udhëton
gjithashtu në një hap me shoqërinë dhe fiton luftën mbi personazhin
imagjinar të shterrur e sajuar si dhe i jep nxënësit dhe lexuesit shembullin e
freskët të mishërimit të cilësive të mira të personazhit me qëllim dhënien e
kuptimit të së sotmes kombëtare duke diktuar llojin e intelektualit dhe të
patriotit të cilit ende i rreh zemra për vendlindje e atdhe.
Kushdo është kurioz për këtë vepër
të vyer,le të kërkojë adresën time sepse do t'ua mundësoj më kopjen edhe pse
për momentin kopjen që më është nënshkruar mua un po ja dhuroj redaksisë së
gazetës "Nacional" në shenjë respekti e mirënjohje për punën e vyer
të mbledhjes dhe vlerësimit të letërsisë së sotme shqipe ,edhe kjo në fazat më
të vështira të saja për të gjitha arsyet.
Tek ky libër un kam zbuluar një copë Mirditë të herëshme në New York e
ju falemnderës të gjithë autorëve të cilët kanë përcjellë me aq mjeshtri në faqet
e librit frymën dhe rolin e rëndësishëm të njeriut të vlerave si shembull të
gjallë për secilin bashkëkombas pavarësisht se ku ai aktivizohet e jeton.