E premte, 29.03.2024, 02:39 PM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Troç e truq

E diele, 07.05.2023, 01:47 PM


Blerim Rrecaj

Troç e truq

Në mesditë

U nisa me djalin

Për në objektin e kulturës

Lënë në mëshirë të kohës

Si një gjë e pavlerë

Si mbeturinë e si rreckë

Mbrenda objektit dhe një sallë kinemaje

E pluhurt e ndotur

Që rënkonte keqardhshëm

Kërkonte ca monedha

Sikur një lypsare e vjetër

E ulur me tabak në tokë

Ku e lamë e ku na mbeti

Arsimtar i historisë në fillore

Frazën që e kishte si moto

Dikur në klasë kështu Nolin

Para nesh e citonte

Mua ku më mbeti

Ah po

Erdha me djalin

U ngjitëm shkallëve

Ta marrim “Albumin”

E Fan Nolit

Në Bibliotekën Komunale

Në korridor shtojë rreckamane

E gjelbër prej llastiku

S’ta mbushin synë dyer e dritare

Kushedi se sa vjeçare

Ose mbase edhe i kanë ndërruar

Veç sa për të thënë e kaluar radhën

Hapëm derën edhe hyjmë

Muret blozë të nxira

Që bën me u dezinfektu

Që bën me u qëlqeros

Me u bojatis

Po për kulturë kush s’e çan kokën

Kultura mbet në bisht të sorrës

Si vrimë e fundit e kavallit

Ku e lamë e ku na mbeti

Ah po ne brenda paskemi hyrë

Bibliotekisti i binte kitarës

Nja dy çifteli në kokërr të shpinës

Shtrirë në tavolinë

Librat gatitu nëpër rafte

Që dorën në zemër s’janë të këqinj

As librat e as raftet

Bibliotekisti

La kitarën e pa librezën

Ofroi librin

Dhe kërkoi një nënshkrim

I tha djalit ta kthejë librin

Në datën e caktuar

Pas pesëmbëdhjetë ditësh

U përshëndetëm

Dolëm morën rrugën e kthimit

U përshëndetëm me një të njohur

Që unë e quaj bac

Dikur për të bërë diçka të mirë

U patëm bërë bashkë

Që moti nuk e kam parë

E ai tash këtu

Në hyrje të objektit

Që priste dikënd të një mediumi

Dhe erdhën për t’ia marrë një deklaratë

Për ngjarjet e vitit 1987 e më pas

Kur vlonin tensionet politike të asaj kohe

Pikërisht te kjo ndërtesë e vjetër

Me një ballkon

Ku dikur kërcënonte

Ai i sëmuri ai kasapi i njerëzve të Ballkanit

Që ndordhi me kërcënime në gojë

Po flamuri fitimtar i UÇK-së

Aty krenar qëndron

Era e shiu e puthin e përqafojnë

Vazhduam rrugën e lagur

Shiu ia filloi sërish

Asfalti u bë lumë i çartur

Që doli nga shtrati e përmbysi trotuarin

Diku në një kat përdhesë

Futëm kokën për të mos u lagur

Rrebeshi me vrull vazhdonte

Nuk na ndihmonte dot kjo çadër transparente

Hyri një e tash dhe një tjetër

Dhe shumë shpejt u ngjitën shkallëve

Ne shfletonim librin që morëm

Në një titull në një varg

Sytë e mendjet hodhëm

Matanë dikënd e lagte shiu

Dikush me çadër ecte krenar

Ca të tjerë nën çadra stacioni

Prisnin autobus e taksi për t’i marrë

Shiu vozit me ngadalësi

Tash në të dytën shpejtësi

Edhe ne këmbët në gaz

E u ngjitëm shkallëve

Për të vazhduar për në strehë shtëpie

Rrugës u ndalëm blemë bukë

Bukë e libër tash po bartnim

Kalonim puçilla e këneta

Të shkaktuara nga ky lumë asfalti

Në një kthesë duke kaluar

Nga ligatina pa bretkosa

Pa dallëndyshe e pa rosa

Ku pasqyrohej fytyra e një shumëkatesheje

Mezi kaluam

Në një vig trotuari

U kapëm e mezi u mbajtëm

Për pasqyrën e një veture

Se çfarë ishe nuk e di

Shkodë

Mercedes

Opel Corsa

Çkadoqoftë hedhim hapa

E vazhduam çorapëlagur

Në këtë ditë gati fundprilli

Shiu tash e ndali vrapin

Të lehtësuar çadrën mbyllëm

Një lejlek që mbi një vinç fluturonte

Mezi e kapa pas shkrepjeve që bëra

Dhe në ecje

Nëpër mendje

Vërtitej diç vetëtimthi

Kuturu e kapërcimthi

Derisa mbërrinim hap pas hapi në cak

Më erdh në mend një varg poeti

Që po e marr e e përshtat

Si të ishte titër filmi

Është varg i Frederik Rreshpjes

“Ardhtë një Zot të vër dorë mbi stinët”

Ardhtë e bardhë

Ardhtë e pastër

Të rregulloj këto çrregullime



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora