| E diele, 07.05.2023, 01:04 PM |
Lirika
maji
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.Ndjenjat dhe mendimet
Ndjenjat
dhe mendimet m'u ndezën flakë
NJë
vetëtimë gëzimi ra mbi zemrën time
Nga
i moshuar që jam,u ktheva çunak
M'u
shfaq një mike e rinisë sime.
Do
të thoni ju:- Po si është e mundur,
Të
të ndizen ndjenjat në këtë moshë të vonë?
Ah,sikur
ta njihnit sa ishte e bukur.
Imazhi
i saj dhe tash më turbullon.
Dhe
për një çast u bëra i lumtur
Se
qe si një dremitje që të lëbyrë sytë
Ah,se
ç'më bëre, o imazh i bukur!
Në
këtë moshë të vonë "mu mbytën gjemitë".
2.Ikën mendimet
Mendime
tokësore ikën nga unë,
Se
tani unë jam në një planet tjetër
Sot
nuk ka më të lumtur (më ka zënë me
shkumë)
Erdhi,o
miq, mikja ime e vjetër.
Ndaj
me të mora arratinë
Dhe
kot më kërkoni rreth e qark
Kur
kam me vete dashurinë
Unë
të marrë në vetull gjak
Ashtu
si ANTEU kur prekte tokën
Dhe
bëhej dy herë më i fortë
Unë
mu tek gjiri i mikes kam vënë kokën
Dhe
mos më kërkoni mbi tokë.
3. U rrite Cigane!
U
rrite.u rrite,moj Cigane!
Je
bërë e tëra si nishane
Sa
nur që ke!Sa sharme!
Ndaj
mendjen ma ngre në alarme.
T'u
rritën qepallat me bisht
Pa
zunë e më shpojnë egërsisht
Po
syri i zi dhe i madh
Gatë
për të bëj"bërdaf".
Buzën
zë lëpin me naze
Jam
gati për të"të marrë saze"
Dua
buzën time ta vë si kapak
Aq
për të kam merak.
Buzëqesh
gati vesh më vesh
Kështu,më
duket, më"përqesh"
Dhe më shumë më vë në ngasje
Ç'ojna,ç'ojna
më paske/
4. Si luledielli
Luledielli
kthen kokën nga shkon dielli
Unë
kthej kokën nga shkon ti
Jam
kapur si peshku nga grepi
Se
nuk duroj,kur shoh një bukuri.
Se
ti ke një bukuri qiellore
Sa
del.gjithçka e magjeps
Dukesh
paksa si hyjnore
Ndaj
të ndjek me neps.
Se
e humbas fare pusullën
Dhe
bëhem gati si i dytë
Sado
që kafshoj fort gjuhën
Më
luajtën burgjitë.
5. Mu në vërs të
pleqërisë
Mu
në vërs të pleqërisë,
Më
erdh maji i djalërisë
Dhe më tundi,dhe më shkundi
Pleqëria,iku...
humbi.
Humbi,humbi
pleqëria
Se
u kthye djalëria
Edhe
nisem,për ku nisem
Mu
tek mikja bitisem.
Mu
tek mikja hane-hane
Po
ku je,o moj jarane!
Por
jaranja paska ojna
Unë
tash,djalë, e marr "hopa".
Hopa
se e marr në krahë
Dhe
e puth ne "oh" dhe"ah"
"Oh"
dhe "ah"... jo vetëm kaq
Marr
gjithçka që më kënaq.
Tiranë, 6 maj 2023