| E marte, 25.04.2023, 07:58 PM |
POEZIA IME NË UKRAINË
DHE
KOHA ËSHTË ME LUFTË…
-
mbresë dhe rrëfim -
Nga
Visar Zhiti
Nga
qielli me luftë i Ukrainës, - e ndjeva kështu dhëmbshëm, - më erdhi online
revista letrare “Kyiv”, numri më i ri i saj… Ma dërgonte poeti ukrainas, Dmytro
Chystiak, shoqëruar me këtë copëz letër në anglisht:
“I
dashur Visar,?????????? Ju lutemi, gjeni këtu
përkthimet e mia të poezisë suaj prekëse në gjuhën ukrainase në Revistën
"Kyiv", në fq. 139-141, bashkë me mirënjohjen time më të ngrohtë për
artin tuaj dhe mbështetjen e Ukrainës.????? Me urime miqësore,?????????më të mira të miat,?????????Dmytro.”
S’kisha
patur ndonjë lajm prej tij së fundmi. Pra, ai është… mirë. Dhe paska përkthyer
poezi të miat në gjuhën ukrainase!
Më
kapi një si trazim, gjithsesi i bukur. Vërtet, del revistë letrare tani atje në
kohë lufte? Ndonjë buletin ushtarak do ta besoja, me statistika nga
fushë-betejat me avionë e raketa… e gjak
yjesh.??????????
Po
shfletoja revistën në pdf, ja, poezi plot, prozë, ese, kritikë…! Mrekulli! Atje
ku plasin bomba e vriten jetë, ndanë gërmadhave me rrugët që i shtypin
zinxhirët e tankeve… shtypet dhe kjo revistë letrare… Duhet, për t’i bërë ballë
tmerrit… Faqja 139… fletët e mia… arrij të lexoj shkronjat cirilike. Akademia
Evropiane e Shkencave, e Arteve dhe Letrave prezanton… fotografia ime… dhe pak
biografi… Shih, "Rapsodia e jetës së trëndafilave”, libri për të cilin u
dënova e nuk u botua kurrë… pas burgut, pas rënies së diltaturës punoi këtu e
atje… në Kuvend dhe.. e po pastaj?… aktiv në mbështetjen e Ukrainës në
masmedian në gjuhën shqipe në vende të ndryshme të botës…???
M’u
shpeshtua frymëmarrja… një e dhënë e re në CV time… s’e dija që e dinin, e çmoj
që e çmojnë… po është aq pak kjo imja, asgjë… e njoh braktisjen dhe
mosmbështetjen, njëlloj si e njeriut duhet të jetë dhe ajo e vendeve, duhet të
marrësh anën e atij që pëson padrejtësi e vuajtje… e di ç’është dhe ushtari me
armë para teje, i gatshëm të të qëllojë, megjithëse tek ne lufta ishte e
ftohtë, delir dhe ankth dhe asgjë, me të keqen dhe marrëzitë… pa të huaj, kur
dhe vetja të bëhej e huaj… E njoh qendresën… Ukraina po lufton me një monstër
euroaziatike…. për Europën, shkruante Dmytro që në fillim gjithandej… ndoshta
prandaj personazhet në fund të romanit tim të ri, “Këpuca e aktorit”, dy të
dashuruar, nisen për në Ukrainë, në luftë… është ndihma ime, i të qenit pranë.
Në
Kosovë të gjithë ishin me Ukrainën, sipas disa të anketave, kurse në Shqipëri
kishte dhe kripto-pro-putin-ër, nostalgjikë enveristo-stalinistë të Bashkimit
Sovjetik, besoj revanshistë të Realizmit Socialist, që dhe po forcohen… u
ndjehen dhëmbët dhe helmi… A thua nga që Kina po bëhet superfuqi? ????????????
Që
të ndërprisja këtë valë të menduari, u hodha të shoh se ç’poezi kishin zgjedhur
nga unë ukrainasit? Rrekem të kuptoj titujt:?????
Koha,
- kur ti mbetesh veç i dashuruari i saj… buzëqesha. Në detin e Homerit – tjetra,
këpucët bëhen anije të eksodit… shih, dhe poezi burgu: Çastet… që ikin dhe
mbetesh luftëtar pa luftra… zogu te hekurat e frengjisë… Anti nina-nana e
dënimit… dhe… dhe… Dielli i dytë, prapë, që e kam shkruar kur isha student, e
kam dhe në akt-akuzë, do “diell të dytë” ti, - më bërtiste hetuesi netëve, kur
më arrestuan, - diell a nuk kemi Partinë? Pra ti, armik, do tjetër parti?…???????????
Po
dhe në Ukrainë po kërkojnë një diell tjetër.
Kush
i përzgjodhi këto poezi? Dmytro Chystiak sigurisht, ai më njeh. Nga anglishtja
i ka përkthyer, nga libri “The condemned apple”, botuar në SHBA… edhe si sfidë…
jo vetëm ndaj atyre që më denoncuan mua, që lajmëruan Komitetin Qendror,
Enverin vetë, por dhe ndaj uzurpstorëve të Kremlinit. E keqja ndodh të ketë
vetëm një qendër për popujt…??????????
Po
i jepja hov vetes të fantazonte. Nga burgu poezitë e mia shkuan si pëllumbat
korrierë në një gjuhë tjetër të një populli që po derdh lotë dhe gjak bashkë,
që po përleshet dhëmb për dhëmb me pushtuesin… ????
E
ç’t’i shkruaj Dmytro-s, që jam gëzuar, por ndërkohë dhe prekur? Që ju lumtë,
nuk po e lini poezinë as tani, në luftë? Ne na dënuan për poezinë e ju dënoni
me poezi? Dhe ju duheshin dhe të miat? Më vjen mirë, patjeter. Sikur ju kam
dhënë dhe unë ca municion shpirtëror.
Befasia
si ato raketat që hedhin fronteve të luftës, po edhe në rrethimet e burgjeve
për të ndriçuar për pak çaste mjedisn përreth, se ç’dogji brenda meje…???????
A
t’i tregoj Dmytro-s për fqinjët ukrainas në pallatin tim larg? I kemi te dera
përballë. S’kanë shumë që kanë ardhur. I ikën luftës për të shpëtuar fëmijët,
janë të vegjël, engjëj… Ua dëgjuam zërat në korridor. ???Po ktheheshim në mbrëmje në shtëpi, s’ishte aq vonë.????
-
S’paskan fjetur, - tha Eda ime dhe nxitoi. Me t’u futur në apartanentin tonë,
hapi frigoriferin dhe nxori ca ëmbëlsira, tortën, i vendosi në kuti të bukura.
-
Janë ende ditë Pashkësh, - shtoi, - t’ja u japin fëmijëve - dhe trokiti te dera
e tyre.???????????
E
hapi i zoti i shtëpisë, një burrë i ri dhe po na shikonte pa kuptuar. Nxori
celularin dhe e vuri në “Google translate” me zë. I dëgjoi fjalët e Edës të
përkthyera në gjuhën e tij, “Happy Easter!” - u dëgjua të na thotë. Tre
vogëlushë të bukur u afruan. Vajza e madhe me flokët e artë si gruri i
Ukrainës, na shikonte me adhurim. Ata kuptonin anglisht, shkonin në shkollë.
Salloni i tyre dukej pothuajse bosh. ????????S’m’u durua dhe nxora
celularin dhe unë, i tregova ekranin me imazhin e kopertinës së revistës me
emrin “Kyiv”, të kryeqytetit të vendit të tyre, e shtyva me gisht te fleta
tjetër, “përmbajtja e lëndës”, ai u hutua edhe më, pastaj i vura para syve
fotografinë time, po lexonte poshtë saj, nisi të buzëqeshte, patjetër prej
fjalëve në gjuhën amë, pa nga unë, e kuptoi që ngjaja me foton, buzëqeshi
prapë: ?? ??, ? ????????… - kështu më doli se kishte thënë, kur e kontrollova
me “google translate” dhe qesha unë tani. Mori leje të fotografonte me
celularin e tij faqet e revistës në ekranin e celularit tim. Po qeshnin dhe fëmijët.??
-
????, ????!
??????????- ???...???????????
Si
po na afronte poezia, ja ashtu si fëmijët që i bashkojnë ëmbëlsirat…?
A
t’ia shkruaja këto Dmytro-s? Apo t’ia thosha kur të takoheshim ndonjëherë, se
lufta do të mbaronte patjetër. E kishin ftuar atë në shtëpitë e tyre miqtë
poetë në Itali, në Francë, ai ishte dhe profesor i frengjishtes në
universitetin “Taras Shevçenko” në Kiev, e kishin ftuar në Zvicër, në Austri,
të rrinte tek ata deri sa të mbaronte lufta, edhe në Kosovë, miku i tij, poeti
Jeton Kelmendi e deri dhe larg në SHBA, edhe unë i kisha thënë, por ai nuk
donte të largohej, në Ukrainë, përgjigjej, edhe sikur të jetë dita e fundit.???Kam shkruar për Dmytro Chystiak, që në shtëpinë e tij në
Kiev, dritaret I kishte të mbyllura me raftet e librave, që të mos dukej drita
jashtë dhe e shikonin agresorët dhe hidhnin predhat për andej. Dhe shtoja se në
atë barrikadë librash, mes tyre, duhej të kishte dhe ndonjë nga të mite… se
ndryshe nga do t’i merrte poezitë që përktheu. Ja, që i qenkëshin dashur dhe në
luftë, në mbrojtje të qytetërimit dhe të dritës, siç i pëlqen të thotë shpesh
nëpër intervista poeti Dmytro Chystiak.???????
-
Mos është ca si i tepërt ky ngazëllim imi kështu? - i mërmërita Edës time, por
më shumë vetes, kur ishim brenda në shtëpinë tonë. Ajo po më vështronte me
mallëngjim.?????????
Gëzimet
tona kështu i kemi tani, mbi mallëngjime. E ç’na ka mbetur më tepër,
njëri-tjetri dhe poezia. Prandaj mbase dhe i ndjej më fort dhe ndryshe
mbërritjen e poezive te mia në Ukrainë. Thashë, kam provuar dhe robin, telat me
gjëmba në mish, tytat e armëve të ngritura kundër meje në burg, e di mundin e
pabesueshëm të qëndresës në zi, përpëlitjet e lirisë dhe tragjedinë, që ma
trand tokën nën këmbë dhe qiellin mbi krye, kryqin e Birit, që e ngrin kohën
llahtarshëm dhe e bën të mos vijë e ardhme, vetëm e shkuar pafund, ripërjetojmë
gëzimet që patëm, i bëjmë të tanishme dhe bëj çudi se si shpesh ka përreth nesh
që na e harrojnë këtë, jo vetëm që s’dinë të vënë dorën dhembshurisht mbi supet
e tjetrit, por s’kanë as mirësi në të folur, përkundrazi, dhe më çudi bëj se si
arrij t’u përgjigjem si i barabartë, kur vetë nuk ndjehem i këtushëm. E di,
është nderim për tjetrin, si një vetvete tjetër, etj, etj. ????????????
Po
duart e mia janë plot me Ukrainë, me atë metaforë dhe dëshpërim dhe fletët e
poezive, ato më kanë mbetur, janë si flatra shpirti që… më afrojnë apo më
largojnë?