| E hene, 24.04.2023, 07:41 PM |
Pa e dashur vendin nuk mundesh me qeverisë mirë më shtetin!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ndjehem me fat dhe i privilegjuar që kam lindur
në Kosovë, në vendin më të bukur dhe më të pasur me të gjitha të mirat që mund
t’i ketë një vend në rruzullin tokësorë. Me një natyrë të bukur, me fusha e
male, me lumenj dhe liqene, me bjeshkë të pasura me minerale, me kështjella dhe
shpella magjepse që s’i ka asnjë vend i botës.
Në politikë miqësisë i
paraprinë interesi
Pasuritë
e shumta natyrore dhe ato nëntokësore e bëjnë Kosovën e vogël vendin më të
pasur në Ballkan dhe njërin ndër vendet më të pasura në Evropë dhe Botë. Kjo
është arsyeja e aspiratave hegjemoniste të fqinjëve tanë!
Si
pasojë e çasjes së gabuar të politikanëve kosovar rreth zhvillimit ekonomik të
vendit, Kosova e vogël me pasuritë më të mëdha thëngjillore për prodhimin e
energjisë elektrike në Evropë dhe dhe ndër pesë të parat në Botë, edhe pas 24
vitesh nga përfundimi i luftës, ende përballet me krizë energjetike!
Edhe
përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, kriza energjetike u bartë nga
njëra qeveri tek tjetra.
Pas
çdo ndërrimi të Qeverisë, qytetarët shpresonin për ndryshime dhe për jetë më të
mirë në Kosovën e pavarur, mirëpo të gjitha ju dolën mashtrime elektorale të
politikanëve për vota. Qytetarët nuk e kanë pritur të pamundshmen, por e priten
të mundshmen dhe realen. Qytetarët nuk kanë pritur të ushqehen me “lugën e
artë”, por të ushqehen me dinjitet nga djersa dhe puna e tyre në vendin e vet
të shenjt!
Liderët
shtetërorë pa dallim nga i pari e deri tek i fundit, asnjëri nuk punoj për të
mirën e qytetarëve, por vetëm për një kategori qytetarësh servil përmes të
cilëve u pasuruan mbi kurrizin e popullit.
Kusarët e pangopshëm politik
Qeveritarët
apo më mirë të themi lakmitarët e pushtetit nga shërbëtor të qytetarëve, që në
fakt duhej të ishin, u kthyen në kusarë të pangopshëm politik, të cilët rropën
e ç’rropën gjithçka gjetën para vetes, duke e trajtuar Kosovën si plaçkë lufte
e jo si atdhe të tyre.
Ndodhi
pikërisht kështu për faktin se shumicës së politikanëve ju mungoi dashuria për
vendin dhe respekti ndaj qytetarëve. Shteti është sikurse shtëpia dhe
anasjelltas, pa e dashur nuk mundesh me e qeverisë mirë dhe me ndershmëri.
Secila
garniturë qeverisëse në vend të ekspertëve të fushave të caktuara nëpër
ministri, afër vetes tubuan familjarë të tyre dhe militant partiak, në vend të
intelektualëve dhe akademikëve i përzgjedhen servilët dhe injorantët e skajshëm
politikë.
Mungesa e diplomatëve të
karrierës e ndali hovin e njohjeve, rrezikon ekzistencën e shtetit
Shkaku
i moszgjedhjes së njerëzve të duhur në vendin e duhur në qeveri dhe në stafin
diplomatik, ka ndikuar në rënjen e njohjeve dhe rritjen e ç’njohjeve për
Kosovën. Nëse i referohemi Agjensisë së Lajmeve ANSA, e cila raporton për
rënjen e njohjeve të Kosovës nga 116 në 84, atëherë ky duhet të jetë shqetësim
për të gjithë ne, por në radhë të parë për politikanët pa dallim, në pushtet
dhe opozitë!
Nëse
kjo del të jetë e vërtetë, atëherë ky duhet të jetë një alarm i “kuq” për
‘Qeverinë’ e cila pretendon ulësen e Kosovës në OKB. Për shkak se nga 193
shtete që janë anëtare të OKB-së, vetëm 84 janë njohëse aktuale të shtetit të
Kosovës. Kjo i bie që as që jemi në listën e shteteve për t’u bërë antëtar të
OKB-së!
Kjo
dikujt mund t’i duket gjë e parendësishme, por duhet rikujtuar faktin se
Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ende është në fuqi dhe e njeh
sovranitetin e Serbisë ndaj Kosovës.
Ky
realitet i hidhur dhe tragjikomik për Kosovën e ka ndryshuar përceptimin
ndërkombëtar ndaj Kosovës. Ka plot shtete të botës të cilat e konsiderojnë ende
Kosovën si provincë të Serbisë, kurse pavarësinë e 17 shkurtit 2008 si të
njëanshme, në mesin e tyre edhe disa shtete njohëse të Kosovës!
Egzodi i ditëve të
sotme, më i rëndi gjatë gjithë historisë
Të
rinjët e lindur pas lufte në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë të dëshmorëve, u
rriten dhe u shkolluan në vendin e tyre të lindjes, por mosha e pjekurisë po i
gjenë në shtetet evro-perëndimore.
Kjo
për mua është dhëmbja më e madhe shpirtërore, është brenga dhe shqetësimi,
shqetësim i cili nuk po më lë të qetë ditë e natë, minutë e orë që kalon. Nuk
ka si të jetë ndryshe për secilin atdhetarë që ia ka kushtuar tërë jetën lirisë
dhe pavarësisë së atdheut të vet.
Nuk
ka dhëmbje më të madhe për secilën qenje njerëzore që gjykon me zemër, kur
djali ia kthen shpinën vendit për të cilin babai i tij ka rënë dëshmorë për
lirinë e atdheut, kurse vet tretet rrugëve e metropoleve evropiane në kërkim të
një jete më të mirë, pasi shteti nuk i siguron asgjë, nuk i siguron punë dhe as
mirëqenje familjare, nuk i siguron as të drejtën elementare për të jetuar i
barabartë me të tjerët në vendlindjen e tij.
Për
secilën qeveri që erdhi në pushtet deri më sot, përparësi në shkollim dhe
punësim kanë familjarët e tyre, militantët partiak dhe servilët (sekserët) e
tyre, kurse të tjerët që nuk janë pjesë e tyre konsiderohen qytetarë të rendit
të dytë dhe të tretë. Për fatin e keq, kohëve të fundit një dukuri e tillë
është duke u shpërfaqur edhe në ceremonitë shtetërore. Për këtë arsye nuk është
i rastësishëm largimi masiv i të rinjëve nga Kosova.
Florim Zeqa
13.04.2023