| E shtune, 22.04.2023, 06:55 PM |
Rrëshqitja e Republikës së Kosovës kah islamizmi dhe zhbërja e saj
Nga
Skender Jashari
Pasiqë
Kosova-Dardania ishte për shekuj të tërë e pushtuar nga pushtues të ndryshëm,
kjo bëri që edhe secili nga këta pushtues të krijonte një shtresë lojalistësh,
simpatizantësh, servilësh e poltronësh, e të dobësonte identitetin tonë
kombëtar. Duke qenë se Serbia ishte pushtuesi i fundit, e që tashmë fliten edhe
hapur për shifra prej disa mijërash të bashkëpunëtorëve shqipfolës gjoja të
publikuar e sa e sa të tjerë ende të padekonspiruar, e të cilët si në kohën e
regjimit serb, ashtu edhe në periudhën e rezistencës dhe luftërave tona për
liri, ishin në shërbim të pushtuesit. Prandaj vetëkuptohet që në raste të
tilla, pushtuesi në forma e mënyra të ndryshme bënë përpjekje që të përfitoj
besnikërinë dhe nënshtrimin e popullatës së pushtuar.
Pas
12 qershor 1999 deri në vitet 2010-të, qytetarët shqiptarë të Republikës së
Kosovës dhe më gjerë, radhiteshin ndër më optimistët në botë. Të gjithë
shqiptarët shpresonin që të shndërrohej Kosova në një vend demokratik,
përparimtar, të zhvilluar etj, e të anëtarësuar në NATO dhe në BE, në aleancë
të përhershme me SHBA-në dhe Perëndimin.
Serbia
historikisht ka një përvojë të thellë e të gjatë, në instrumentalizimin e
islamizmit dhe ideologjive të tjera orientale, të cilat kryesisht i adopton të
njejtat që paraprakisht i praktikon Rusia. Pa hyrë në histori, e njejta vërehej
edhe nga vitet 1990-ta e në vazhdimësi, që Serbia përgatiste hoxhallarë;
infiltronte edhe në luftërat dhe rezistencën tonë kombëtare edhe agjentë
islamik, e pastaj propagandonte gjoja luftërat dhe rezistenca jonë kombëtare
ishte terroriste islamike, etj etj.
Hygo
Groci thoshte, që në “luftë flasin armët, heshtin ligjet”, me përfundimin e
Luftës në Kosovë, realisht “heshtën armët e zjarrit, heshtën ligjet dhe filluan
zjarrin armët speciale”. Kurse pasi e pa që në Luftën e Kosovës, Serbia
përfundimisht dështoi ta implementonte projektin e saj shovenist islamist, siç
ishte dalë e kënaqur në Bosnje e Hercegovinë, duke krijuar Republikën Srpska me
49% të territorit.
Atëherë,
të ndihmuar nga Rusia dhe aleatët e saj, të inkorporuar në kuadër të KFOR,
UNMIK por edhe të ardhur si funksionar të organizatave të ndryshme, operuan
lirisht dhe gjerësisht. Dy “Boshte” kyçe që kanë vepruar në këtë drejtim janë:
boshti serbo-ruso-kinezo-sllavo-ortodoks dhe ai
turko-srpskimuslimano-islamiko-arab. Të dy këto “Boshte”, bashkëpunonin dhe
bashkëvepronin në kundërshtimin, luftimin dhe zvogëlimin e çdo ndikimi të
Euro-Amerikanëve në Kosovë dhe rajon apo në përhapjen e ndikimit të tyre.
Boshti
serbo-ruso-kinezo-sllavo-ortodoks kryesohet në të shumtën e përpjekjeve dhe
rasteve nga Serbia, por në shumë raste edhe nga Rusia, Kina, qarqet tjera
ortodokse dhe sllave. Subjektet që kryejnë veprime të tilla janë: institucionet
dhe zyrtarët e shtetit, kishës ortodokse, organizatave qeveritare dhe
joqeveritare, e rëndësi të veçantë i japin shërbimeve inteligjente, organizatave
kriminale dhe huliganëve, si dhe radikalëve ortodoks e sllav. Varësisht nga
subjektet e sipërthëna, zyrtarët e institucioneve të shtetit, kishës ortodokse
apo organizatave qeveritare a joqeveritare, edhe qëllimet e veprimeve të tyre,
mund të jenë: politike, fetare, ekonomike, financiare e zakonisht të përziera.
Veprimet e tyre qoftë të lejueshme a edhe të palejueshme( përfshirë edhe ato
agjenturore, subversive dhe kriminale), drejtohen kundër Kosovës, qytetarëve të
Kosovës, Interesave Kombëtare të Shqiptarëve dhe Kosovës etj, e që mund të
ravijëzohen në qëllime serbe, ruse, kineze, ortodokse, sllave.
Boshti
turko-srpskimuslimano-islamiko-arab, gjithashtu kryesohet në të shumtën e
përpjekjeve dhe rasteve nga Serbia, gjegjësisht zyrtarë të sigurisë së Serbisë(
sidomos agjensive informative dhe njerëz të komunitetit shqipfolës por të
lidhur me lidhje të ndryshme me zyrtarë të Serbisë), që ndikojnë në vendet
islamike, organizatat islamike për të kryer veprime që janë në interes të
qeverisë së Serbisë dhe njëkohësisht edhe të shtetit a organizatës islamike.
Duke qenë se miqësia dhe lidhjet e Serbisë, janë thellësisht të rrënjosura edhe
më herët në kohën e ish-jugosllavisë, më së shumti me botën arabe. Pasiqë si
Rusia që kishte projektuar me kohë( gjatë shekujve) qasjen kuazimiqësore me
botën ortodokse dhe njëkohësisht edhe me botën islame-arabe, të njejtën
praktikë e adoptoi edhe Serbia, por kjo në nivel rajonal shumë më të vogël,
kryesisht ndaj sllavëve të jugut( maqedonasëve, malaziasëve, sllovenëve, kroatëve
etj) dhe ndaj muslimanëve të ballkanit( specifikisht shqipfolësëve dhe
boshnjakëve). Natyrisht edhe shtetet arabe, organizatat islamike qofshin ato
fetare, humanitare, kulturore a qofshin edhe të dyshimta për lidhje me
terrorizmin islamik, të cilat vendet e Ballkanit i kanë si trampolionë apo si
destinim përfundimtar, janë tërësisht në interes të qeverisë dhe njerzëve të
lidhur me qeverinë a institucionet e Serbisë.
Në
kuadër të këtij boshti, janë dalluar sidomos: Serbia, Turqia, disa dhjetëra
vende arabe( përfshirë edhe Arabinë Saudite); disa dhjetëra organizata
islamike, humanitare, kulturore a edhe të dyshimta për lidhje me terrorizmin
islamik kryesisht nga vendet islamike dhe arabe. Subjektet që kryejnë veprime
të tilla janë: institucionet dhe zyrtarët e shtetit, klerikë dhe pseudoklerikë
islamik dhe pseudoislamik(agjent), organizatave qeveritare dhe joqeveritare, e
rëndësi të veçantë i japin shërbimeve inteligjente, organizatave kriminale, si
dhe radikalëve islamik e turkofil. Varësisht nga subjektet e sipërthëna, edhe
qëllimet e veprimeve të tyre, mund të jenë: fetare a gjoja fetare, politike,
humanitare a gjoja humanitare, kulturore, ekonomike, financiare e zakonisht të
përziera. Veprimet e tyre qoftë të lejueshme a edhe të palejueshme( përfshirë
edhe ato agjenturore, subversive dhe kriminale), drejtohen kundër Kosovës,
qytetarëve të Kosovës, Interesave Kombëtare të Shqiptarëve dhe Kosovës etj, e
që mund më shumë mund të duken sikur qëllime thjeshtë fetare islame, por që
qëllimet kryesore të tyre zakonisht janë të fshehura nga ajo që deklarohen.
Historikisht
dhe në mbarë botën, njihen disa shtete që e kanë instrumentalizu islamizmin por
edhe fe të tjera( kryesisht ortodoksizmin), dallohet Rusia, Perandoria
Osmane-Turqia, Serbia etj. Të shkruhet për instrumentalizimin e islamizmit nga
Rusia, të cilën vazhdimisht e ka kopju Serbia, e që edhe në dekadat e fundit
është duke e bërë të njejtën gjë, do merrte hapësirë shumë të madhe. Por
argumentet më të pakundërshtueshme janë: dinarët, dokumentet dhe armët e
Serbisë, të konfiskuara tek disa hoxhallarë( si në rastin e Shefqet Krasniqit);
“vizitat” e shpeshta e të papenguara të hoxhallarëve radikal vehabist nga
Trojet tjera Shqiptare për në Luginë të Preshevës, që aspak e asnjëherë nuk
janë pengu nga Serbia etj.
Duke
qenë se rezistenca dhe lufta për Liri dhe Pavarësi të Kosovës dhe Trojeve tona,
kanë qenë tërësisht vullnetare dhe aspak institucionaliste dhe as mirë të
organizuara në hierarki, kjo bëri që “luftën e bënë heronjtë, qeverisin
maskarenjtë, ndërsa përfitojnë horrat.”-Hygo. Pasiqë edhe Lirinë dhe fitimin e
luftës, e deklaronin si faktori politik paqësor ashtu edhe krahu politik i
UÇK-së, mund të fitohej vetëm me mbështetjen e perëndimit, e në veçanti të
SHBA-së, kjo tregonte qartazi për reflektimin që mund të kenë në proceset
politike, shtetformuese, funksionimit të institucioneve etj. E njejta qasje
vazhdoi edhe pas përfundimit të kësaj lufte, nga të gjitha subjektet politike,
duke kaluar në luftë politike kundër partive kundërshtare, shpesh edhe duke
kryer veprime të dëmshme jo vetëm për kundërshtarin e tyre politik, por edhe
për vetë Interesin e Kosovës dhe Interesin Shqiptar. Mos të flasim më për
ndonjë lustracion a publikim dosjesh të bashkëpunëtorëve të regjimit, e mos të
flasim më për hetim dhe gjykim të tyre, madje të tillët u “peshkuan” nga
pothuajse të gjitha partitë politike shqiptare. Pas një euforie gjoja si
ndjekje shtrigash ndaj ish bashkëpunëtorëve të regjimit serb, e cila shumë
shpejtë devalvoi në luftë të flliqur politike ndaj kundërshtarëve politik
shqiptar.
Themeli
i Drejtësisë, Paqes dhe Funksionimit të Shtetit dhe Shoqërisë, është Sundimi i
Ligjit, pa të, çdo gjë tjetër dështon.
Misionet
ndërkombëtare e në veçanti Misioni i EULEX-it, kishte si detyrë primare
sundimin e ligjit-por kishte dështime, sabotime dhe subversione të tmerrshme.
Pasiqë element të dy “Boshteve“ të sipërthënë, sidomos në UNMIK, por edhe në
kuadër të EULEX-it( siç i kam emërtuar edhe më parë, si Fraksioni
politiko-kriminal i EULEX-it). Por me fillimin e krijimit të Institucioneve të
Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës, e vazhduan pastaj njejtë edhe në
Institucionet e Republikës së Kosovës, këto dy “Boshte” maksimalisht ishin
angazhuar në punësimin e “simpatizantëve, bashkëpunëtorëve të tyre” shqipfolës
lokal, në pozita nga nivelet më të ulta e deri në nivelet më të larta të çdo
institucioni ashtu edhe në jetën shoqërore.
Në
çdo institucion u punësuan:
? Të gjithë njerëzit e
ish-regjimeve jugosllave dhe serbe, qofshin si bashkëpunëtorë a simpatizant të
tyre, u privilegjuan;
? Turkofilëve,
sllavo-serbofilëve, islamofilëve etj dhe nostalgjikëve të Turqisë-Perandorisë
Osmane, Serbisë-Jugosllavisë etj.
? Servilëve, nepotikëve,
poltronëve, karrieristëve dhe jomeritokratëve etj.
Prandaj
pas 2010-ës, me shpejtësi filluan të shfaqen pasojat, e që ishin të panumërta,
si në Kosovë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare në lidhje me Kosovën. Mes të
cilave: ikje masive e rinisë dhe qytetarëve të Kosovës për në vendet
perëndimore; papunësi të madhe dhe ngecje ekonomike; radikalizim dhe
ekstremizim të islamistëve që kulmoi edhe me akte terroriste dhe me Luftëtarë
të Huaj Terrorist sidomos në ISIS; rënije të cilësisë së mësimit, stagnim të
nnjohjeve dhe heqje të njohjeve të shtetësisë së Kosovës etj.
SHBA
dhe Perëndimi, me rastin e kërkimit që sa më shpejtë të përfundoj dialogu
Kosovë-Serbi, një ndër shkaqet kryesore është që Serbia është shkaktari kryesor
që tenton për ta dështu shtetësinë e Kosovës, gjegjësisht ta zhbëjë Pavarësinë
e saj-mos të harrojmë ka shumë shtete që kanë ekzistu e më nuk ekzistojnë.
Derisa poltikanët e Kosovës, ende vazhdojnë luftërat e tyre politike kundër
kundërshtarëve politik, duke i shku përshtati interesit të Serbisë. Ajo që mund
të them me siguri, e që shumica e shqiptarëve të Kosovës, e besojnë është që nëse
SHBA dhe Perëndimi nuk e rishpëton Kosovën, situata vetëm do të përkeqësohet.
Prandaj është koha e fundit, që të gjithë Shqiptarët, e veçmas intelektualët të
angazhohen në Rilindjen Kombëtare Shqiptare.
Më:02.04.2023
Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.