| E enjte, 20.04.2023, 07:56 PM |
DJEMTË E BALLIT
(Fragment
nga romani Luftës 2001:
“ME
TRE VARRE”, Shkup, 2002).
NGA
KALOSH ?ELIKU
E
mbylla shfletimin e gazetës të “vëllazërim-bashkimit”, dhe dola te Rrapi, në
Shkup. Gjokun e lidha nën hije te Rrapi historik, i vara armët në një degë.
Vapë. Uji i Shatërvanit gurgullonte gur më gur. Kamarieri m’i solli dy shtama me verë. Matanë rrugës
rrallë, shumë rrallë kalonin kalimtarë
të rastit nëpër “Bit-Pazar”.
O
Imzot, sikur t’i kishte përbirë toka. Po, ku humbi i gjithë ai popull shqiptarë
nëpër sokaçet e “?arshisë të Shkupit?!
Shumica i kishin mbyllur edhe dyqanet. Tavernat. E kishin braktisur Qytetin e
qyqeve. Papritur e kujtuar, duke ikur nga sytë këmbët nëpër botë. Thanë: është
“Ramazan”. Nesër, e presin “Bajramin” edhe në Shkup.
Alo,
tungjatjeta! Me kë kam nderin të flas në telefon?
Me
të ashtuquajturin “Kryeterrorist”. U përgjigja, pasi e njoha zërin e Patriotit
të Vonuar.
Ehë…
Ehë… Ehë... E, këndej telit është: Patrioti Vonuar. Ja, sa u ktheva nga Kosova.
E,
si kalove, zoti “Patriot”?
Shkëlqyeshëm.
E kreva një punë me rëndësi patriotike. Po, kur u ktheva këtu në vendlindje, e gjeta belanë me katundarët primitivë të
partive politike.
Hë,
çka është puna?
E
kanë përhapur nëpër qytet, se: unë, kam ikur nga lufta.
Thashetheme.
Edhe, atë: për cilin, Zoti Patriotin e Vonuar?!
Jo,
vetëm kaq. Po, gjoja se: unë, e paskam lëshuar edhe mëzatin nëpër kopshtet e
hallkut nëpër katund për “zullume” fshatare…
E
pamundur?! Nuk e thotë, Zoti Madh. Patrioti Vonuar një gabim
të tillë ta bëjë në këtë kohë lufte. Tjetër?
Nëna
Parti ka mbajtur edhe mbledhje me rend dite për mëzatin e patredhur.
Hi-hi-hiii…
E paskan tepruar në politikë… A, kanë bërë edhe ndonjë marrëzi politike?
Po?!
E,
çka, po?! Thuaje!
Në
katund, në emër të UÇK -së i kanë dërguar edhe 70 qefinë… Një nga ato qefinë
edhe mua si Patriot i vonuar shqiptar.
E
pamundur. Sigurisht, e kanë bërë këlyshët e Nënës Parti për t’i përçarë
shqiptarët. Edhe, ashtu të përçarë me “Din e Iman”.
Jo,
vetëm te ne, po edhe në disa katunde të Kërçovës i kanë dërguar, diku 50, diku
40 e diku 30 qefinë para dere të shtëpive.
E,
çka bëre ti me qefinin?!
Dihet,
ia lidha mëzatit të patredhur për brirësh. E meritonte dënimin, kishte bërë
dëme. Ja, edhe pse duhej ta shihte e gjithë bota si “tradhtar”.
Hi-hi-hiii…
Nëna Parti, me siguri paska vendosur edhe ta dënojë me vdekje. Ose, ta dërgojë ministër
në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”?! Nuk mora përgjigje.
E
mbylla telefonin dhe u arratisa në mendime. Provinca e mirrte njeriun më qafë. Njerëzit
nuk kanë me çka të merren, ku ta humbin kohën. Në rend dite të mbledhjeve partiake
të Nënës Parti e shtinin në debate edhe mëzatin. E dënonin për dëmet që kishte
bërë gjatë luftës. I kishte shkelur rregullat e Nënës Parti. Fat, që në këtë
parti politike nuk është anëtar “i ashtuquajturi“ Destan Balli, se do t’ia
lexonte dënimin para popullit: thikën në qafë.
Dhe, për tri ditë rresht do ta hante me Djemtë e Ballit nën hijen e
Lisit midis Livadhit.
Natë.
Terri jashtë çdo gjë e ka mbështjellë me ferexhenë e zezë. Edhe me shami në
kokë. Hoxhallarët fluturuan nga minaret e xhamive si shejtanët e Dexhallit. E
zbritën veten Ditën e Madhe në mes të “xhematit” për të përhapur
“shqiptarizëm”. Thanë: Flamuri kombëtar shqiptar, është “basme” (leckë). Shqiponja
dykrenare – “zog”. Fytas u rrokën me Haxhi Deputetin, (ish Ministrin e
Kulturës) që i luteshte Zotit për mëkate, në rendin e parë, përpara këmbëve të
Hoxhës. I vunë në përdorim grushtat në vend të Kur’anit të shenjtë, se: cili do
ta falë “xhematin” në Shtëpinë e Allahut. E kujt është Xhamia e Madhe. “Allahu”
me keqardhje, vetëm i shikoi nga qielli këto “besimtarë muslimanë”. Përçudi,
nuk u zemrua me këta shejtanë arapi, që tinëz i kishin hyrë në xhami, t’i kapi
“toptan” me gjithë xhami t’i hudhë bythekrye në Vardar, t’i përcjellë me lumin
në Greqi. Haramët, që nuk dinë ku e kanë kokën e ku bythën. Përditë si halldupë
turku i ngrejnë bythët në hava edhe në mes të rrugës. E në anën tjetër:
ditënatë e torturojnë popullin me kërcnime, vjedhje, drogë, spiunim e vrasje
pas shpine. Në emër të “Allahut” punojnë për shërbime të huaja sekrete
antishqiptare. Përmëtepër, policia i merr në mbrojtje gjoja si misionarë fetar
që përhapin “dashuri dhe paqe” përpara syve të tyre në xhami.
O
Imzot! A ka ndonjë “Xhehmnem” (Ferr) më i rëndë se ky i sotmi, në Shtetin e “përbashkët
demokratik”? Jo, nuk ka. Shkaku, se: ky nuk është dënimi më i vështirë i “Allahut”
(Zotit). E dini pse?! Edhe këtë nuk e dini?! Pash më pash dua t’i bie Ferrit!
Myslimanët e vërtetë le të thonë: “Xhehenemit”!
Edhe
dy-tri fjalë si te ajo kënga popullore shqiptare, të cilën shpeshëherë poeti
bohem Mirko Gashi, na e këndonte në manifestimet kulturore poetike, në Kosovë: “Përpara
se shpirti i ka dalë, i ka thënë dy tri fjalë”… Shqiptarët nuk hanë
bar. Dhe, vazhdo ta lëvdosh ish Minisitrin e Kulturës (Haxhi Deputetin) në
gazetë si të ”sukseshëm” para këmbëve
tua si “hoxhë”! Unë e di, edhe një histori të dhimbshme, kur Haxhi Deputeti yt
“musliman” ka qenë Ministër i Kulturës, dhe ia ka “blerë” dy piktura profesorit
dhe mikut tim të nderuar Adem Kastratit. Pikturat edhe sot e kësaj dite janë të
papaguara. Miku im, me “honorarin” e atyre dy pikturave, iku nga mesi ynë në
kushte të vështira ekonomike pa e pirë edhe një kafe nga Ministria e Kulturës. “Shpërblimin”
e pikturave e trashëgoi dhe e “mori” djali i tij A. K. me dënimin gjygjësor të
SHGB “ASDRENI”, autorit të librit F. C. recenzenti I. B. me pagesën e dënimit
disa mijëra euro për publikimin e Ditarit të Babait: “Kështu mendonte, fliste e
shkruante Adem Kastrati” (2009). Përmëtepër, sipas shtetit ligjor, përsëri
futni edhe një çotek (dajak) të mirë këtij “besimtari musliman” të “Allahut”,
që para këmbëve të Hoxhës i falë pesë vakte në xhami! Shkaku, se: e ka pak çotekun
e autorit të këtij shkrimi publik, ai me shokë ka vendosur t’i lajë mëkatet, jo
në atë Dynja, po në këtë Dynja, edhe atë: në Xhaminë Shqiptare.
Pasmesnate,
aty – këtu bën dritë ndonjë fener rruge, që ende nuk e kanë thyer rrugaçët e “Çairit”
të Shkupi. Njerëzit, herët janë mbyllur nëpër banesa. Shtëpi. Ndërtesat kanë
humbur në errësirë. Rrallë, shumë rrallë ndonjë dhomë ende bënë dritë. Ora, një
pasmesnate. Dhoma ime ende i ndez-shuan dritat. Përpiqem t’i shtij edhe ndonjë
fragment këtij libri për luftën e 2001 -it. Kot, kur “besimtarët e Allahut”
përhapin tmerr dhe frikë në popull. Ora, katër pasmesnate. Shumica në gjumë. Hëna,
nuk delë në dritare. Larg, Agimi. Matanë dritareve, dëgjohet një rafal automatiku.
Lehja e qenëve përtej gardhit. Përsëri,
heshtje.
Errësirë.
Edhe njëherë dëgjohet automatiku: Ka-kaa-kaaa. Heshtje. Qetësi, varri që i
futet natës si pykë. E marr në telefon Miken me ferexhe.
Alo,
urdhëroni?!
Mirëmëngjes.
Hë, a ta prisha gjumin?!
Po.
A, të kam thënë që pasmesnate të mos më paraqitesh në telefon? Nesër, herët jam
në punë me lajmet e përditshme të partive politike.
E
di, po thash: të ta dëgjoj zërin… Çka bënë pasmesnate?
Ja,
po kërcej… Mbrëmë e kam bërë atë punë… U kapa…
E
poshtër, kurvëz… Vazhdo të kapesh!…
E
ti, a u ktheve nga mali?!
Po,
vendosa ta përfundoj romanin për luftën e 2001 -it: “ME TRE VARRE”.
E,
si i ke punët me lekë? A ke nevojë të të dërgoj ndonjë thes me para?
Katastrofë.
E kam thënë moti unë, se: mua më duhet një grua pasanike! E ty, një burrë
sheik. Ose, hoxhë me çallmë turku në kokë. Shkaku, se: Hoxha me kësulë të
bardhë në kokë, e ka vështirë të të mbajë Ty si Grua putane kombëtare.
E,
a ta gjej unë një burrë asgan me dy kobure në brez, që të na mbajë të dyve?
Jo,
ta gjej unë një Grua aristokrate, që të na mbajë të dyve.
I
poshtër… Kurvar… E kam në disponim një arap… Katran, është i zi.
Edhe
ky na mungon tashti t’i dalë zot Atdheut me çifteli… E kënaqën hoxhallarët e “Allahut”.
Tashti, i ka mbetur radha edhe këtij “kreshniku” t’i nxjerrë armët nga brezi,
rroki në dorë. Merre me mend, zezaku i vogël se çfarë patrioti… Shtatë vjeç
djalë, e bënë copë-copë çiftelinë duke i kënduar Skendërbeut… Flamurit kuqezi …
Atdheut…
Hajde
më, boll i dole zot Rrapit… E shpalle edhe “Zonë të lirë” te “Parku i Grave” në
Shkup, dil në aksion, nëse nuk do t’i këndojë zezaku Mëmëdheut me çifteli!
E
poshtër… Epabesë... Nesër, do të nisem
edhe më këmbë, vetëm e vetëm që zezaku të mos i këndojë Mëmëdheut me çifteli.
Nesër?!
Atëherë të të pres, ta përgadis fushëbetejën?
Patjetër.
Gjallë, a vdekur: Nesër, do t’u bie “Sarajeve të Pashait”… Ditën e mirë!
Ditën
e mirë! Përgjigja, matanë telit!
E
mbylla telefonin. Dhe, i hoqa perdet e dritares. Përtej maleve të Çelvjollcës,
zbriste më këmbë Agimi. Dielli me rreze. Edhe njëherë e përcolla Natën… Thashë,
me Vete: Djemtë e Ballit, ende janë gjallë në Trojet Etnike Shqiptare...