| E enjte, 15.12.2022, 01:01 AM |
ARMIKUN HISTORIK
E
KEMI NË SHTËPI
NGA
KALOSH ?ELIKU
Shqiptarët, gjithë jetën u morën me
armikun e jashtëm të shtëpisë: Turqinë dhe Serbinë. Fajin për bashkim kombëtar,
Shqipëri Etnike me shekuj ua hudhin turqve dhe serbëve. Armiqëve historik, që
vetë i mbajtën gjallë në jetë me “shqiptarë të ndershëm” dhe besnik: “turq” dhe
serb. Kryetarë shtetesh, pashallarë, agallarë, kryeministra, ministra e
deputetë të popullit. Aqsa, edhe u martuan me
gra turke dhe serbe, lindën edhe fëmijë. Gra dhe fëmijë kishin në
shtëpi, gra morën dhe lindën fëmijë edhe në Serbi. Shqiptarët, gjatë Luftës
Kosovës (1998 – 1999), nuk i vranë serbët, por fëmijët e tyre kopila që i
lindën me gra serbe.
Aspak, nuk u morën me armiqtë brenda
Shtëpisë: spiunët. Bashkëpuntorët e armikut. Pjellën e tyre si popull
liridashës. E, sa di unë, këtë e ka thënë moti edhe vetë populli shqiptar:
Vështirë, arrihet deri te bashkimi kombëtarë dhe Liria, pa e pastruar bërllokun
para shtëpisë nga armiku i brendshëm. Kotnasikoti mundohesh ta pastrosh nga
armiku i jashtëm me vite dhe shekuj. Prandaj, shqiptarëve edhe u përsëritet
historia. Shtete i kanë bërë armiqtë e
tyre historik. Shtetin e tyre duke e lënë nëpër këmbë, shkatërruar dhe
ndarë copë - copë me armiqtë historik?!
Edhe, kohën e fundit e dëgjoj një
rrufjan përmes valëve të radios, dhe Facebookut, portaleve elektronike: për
rehabilitimin e tij si rrufjan para vdekjes politike dhe fizike me një këmbë në
varr në “Xhehnet”, krah për krahu nga shërbetorët e tij rrufjanë me vende pune
dhe poste partiake. Autorin e “veprës shkencore” jetësore. Libër, me ekipë
shkencor, që SHGB “RILINDJA” e Prishtinës e ka botuar moti në sistemin komunist
(1981). E ky “burri” botës para vdekjes e publikon vetë si “shkencëtar”
partiak?!
Amanetin
dhe porosinë e babait tij serbo-jugosllav, brez pas brezi me poste politike dhe
para nga familja e “vëllazërim - bashkimit” në shtetin e “përbashkët”. Jo, se:
këtë “vepër shkencore”, nuk e kemi pasur si botim i “Rilindjes “ në Prishtinë.
Po, ja tashti e kemi të arnuar arnë përmbi arnë si plagjiaturë edhe nga nji
rrufjan besnik shqiptar, me poste partiake politike jugosllave deri dje
ministër, dhe komunist i flaktë me çmime shtetërore?! Rrufjan, që sot e kanë
shpallur publikisht vetë bashkëpunëtorët e tij komunistë dhe Komisioni lustrues
si spiun besnik i “vëllazërim-bashkimit” me argumente dhe tapi policore në
mjetet e informacionit.
Rrufjani,
nuk pajtohet me shpalljen e tij me dëshmi arhivore si rrufjan, po përpiqet ta
shpëtoj dhe rehabilitojë veten me emisone deklarative policore neokomunsite.
Edhe, atë: argatë Dje i sistemit komunistë, Sot: Neokomunist, me vulë Dexhalli
në ballë.
Përçudi,
sot i doli zot rrufjani i tij partiak i shëtitur nëpër redaksitë komuniste me
poste politike, gjithë jetën me rrogë partiake qeveritare pa asnjë ditë pune në
redaksinë e “pavarur” në gjuhën shqipe të “vëllazërim-bashkimit”. Sot,
“analist” politik.
Rrufjanët,
që sot vdiqën përsëgjalli me brekët nëpër këmbë. Nesër, me siguri pa vende
pune, dhe poste partiake do të hyjnë në histori me këtë testament mbi varr:
Rrufjanët e Djeshëm politik. Spiunë
Që, nateditë i reklamoni emisioneve:
Sot, m’i hiqni nga sytë,“patriotët”!
Shkaku, se: Do t’i vjellë edhe zorrët
Kur, i shoh në fushata parazgjedhore
Me premtime. Dhe, vite për Nesër!
Nuk dua t’i shoh në ekrane televizive
Që, e kanë shitur veten: një torbë
taxhi
Dje, dhe Sot: Egjër, ende përqafe!...